Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    360grade.al/Pse komandant Artan Cuku, u vra pikërisht tani? Kush e porositi plumbin e pestë?

    Analiza/360grade.al/Pse komandant Artan Cuku, u vra pikërisht tani? Kush e porositi plumbin e pestë?
    Analiza/360grade.al/Pse komandant Artan Cuku, u vra pikërisht tani? Kush e porositi plumbin e pestë?
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur më 8 Prill në darkë. Një komisar policie kariere, është qëlluar për vdekje me 5 plumba. Katër plumba në gjoks dhe 1 plumbi i pestë, e ka qëlluar atë në kokë, sepse vrasësit, duhet të raportonin me siguri 100%, vdekjen e komisarit të policisë, Artan Tuku.

    Vrasje “perfekte” që kapi të papërgatitur të gjithë dhe që ka tronditur opinionin publik shqiptar, që ndjehet i pambrojtur disa fish, kur sheh pamjet e një komisari policie shumë të aftë që vritet te dera e shtëpisë, në mënyrë të ftohtë, mizore dhe profesionale.
    Çfarë po ndodh? Pse komandant Artan Cuku, u vra pikërisht tani?
    Kjo padyshim lidhet me nuhatjen e mprehtë që ka krimi i organizuar, në perceptimin që i bën situatës politike dhe shkërmoqjes së shtetit. Kjo padyshim lidhet me amnistinë e muajve të fundit, për dënimet për armëmbajtje pa leje, që nxorri nga burgjet disa qindra vrasës me pagesë, në ngushticë ekonomike dhe në kërkim të “punës” së rradhës. Vrasjen e rradhës.

    Kjo padyshim lidhet me dënimet e buta, shumë të buta, që në Shqipëri bëhen për vrasjet. Kjo padyshim lidhet me “fatin e mirë”, që kanë vrasësit në Shqipëri, ndërkohë që viktimat e tyre kalben nëntokë, sepse edhe sikur të kapen, edhe sikur të dënohen, herë apo vonë, falë parave që kanë bandat ku ata bëjnë pjesë, ata do të lirohen në prag të ndonjë fushate zgjedhore. Ndërkohë që njerëzit do ta kenë mendjen dhe përqëndrimin e tyre, te hallet e përditshme, që u zbraz kujtesën nga vrasjet e tilla të përbindshme. Si edhe harruan vrasjen e bankierit Artan Santo, vrasje e cila nuk u zbardh asnjëherë.

    Plumbin e pestë, që e shndrroi vrasjen e komisarit Artan Cuku, në një ekzekutim të qartë, në të vërtetë e ka dhënë politika e sotme shqiptare, që thërrmon shtetin prej kartoni, që ka mbetur ende në këmbë, vetëm në vitrinë. /360grade.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: 360grade.al/Pse komandant Artan Cuku, u vra pikërisht tani? Kush e porositi plumbin e pestë?

    Dikur shoku Rama thoshte se nuk do kemi me vrases qe do ikin ne drejtim te paditur... Drejtimi ka mbetur i njejte vetem padituria eshte shtuar.

    Eshte per tu habitur se sa i larte eshte numuri i policeve o ish policeve te vrare ne ate vend !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •