Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Postuar më: 11 April 2017 09:47
    Nga Pirro Prifti*

    Në përplasjen konfliktuale dhe aspak normale të akuzave të opozitës të ngujuar në çadër prej disa javësh, krahas akuzave jo bindëse dhe retorikës aspak normale të kryetarit aktual të opozitës, po del në pah tendenca e radikalizimit të zgjidhjeve sa më shumë afron data e zgjedhjeve, e caktuar nga Presidenti i vendit-18 Qershori.





    Kjo përplasje e madhe midis Mazhorancës qeverisëse dhe krerëve të Opozitës së sotme i ngjan fabulës së konfliktit të ujkut me gomarin. Gomari pëlliste dhe i thoshte ujkut se bari që hante nuk ishte i gjelbër por ngjyrë kafe dhe ujku i habitur nga ato që dëgjonte, e kundërshtonte dhe i thoshte: jo o gomar, bari është i gjelbër. Kaloi disa kohë me këtë grindje dhe konflikti u acarua aq shumë sa ujku e hodhi në gjyq gomarin. Në gjyq, kryetar i trupës gjykuese ishte luani. Pasi dëgjoi ankesat dhe akuzat e të dy palëve në të cilat gomari insistonte se bari ishte ngjyrë kafe ndërsa ujku insistonte se bari ishte ngjyrë të gjelbër, pasi mblodhi kolegët me në fund dha verdiktin: Ujku 1 vit burg sepse grindet me gomarin të cilin e njohin të gjithë se është gomar dhe si i tillë nuk duhet bërë debat me të. Ujku u ankimua por luani iu përgjigj, – fajtor je ti që diskuton me gomarin për këto problem, sepse a diskutohet me gomarin? A nuk e dimë që të gjithë që bari është i gjelbër?

    Arsyet se një votëbesim i qeverisë mund të mbyllë një debat të panevojshëm nëse partitë duhet apo jo të marrin pjesë në zgjedhje, dhe se protesta opozitare e çadrës nuk është aspak e domosdoshme për Shqipërinë, konsiston në faktin se Parlamenti është ai institucion në të cilin bëhen dhe realizohen debatet dhe opsionet e ndryshme për projekt-vendimet, propozimet dhe argumentet pro apo kundër qeverisjes.

    Problemet të cilat u diskutuan në të tria panelet e mediave televizive para disa ditësh, argumentonin tezën e gomarit, nëse opozita nuk merr pjesë ç’do të bëhet?; dhe së dyti nëse nuk pranohet qeveri teknike ç’do të bëhet? Të dyja tezat e ngritura nga moderatorët e televizioneve përkatëse janë të pabazuara në ligj e për pasojë nuk mund të insistohet në diçka antiligjore për të zgjidhur një problem ligjor.

    Radikalizimi i ideve për të gjetur zgjidhjen sipas dëshirës së minorancës, jo vetëm nuk i shërben Shqipërisë dhe popullit shqiptar, por vepron në të kundërt, shton mosbesimin ndaj Opozitës dhe hedh hije të rënda dyshimi se disa drejtues të opozitës ngulin këmbë për shkak se u preken interesat personalë se sa preken interesat e popullit.

    Një argument tjetër që po përforcohet gjithmonë e më shumë, është ideja se opozita e sotme, ka përmbushur rolin e vet në kalimin nga një Shqipëri diktatoriale në një Shqipëri demokratike dhe nuk ka ç`të japë më për të ardhmen, pra në fakt është duke mbyllur një cikël çerek shekullor. Për pasojë mos marrja pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit do të përfundonte zyrtarisht ciklin duke hapur horizonte për një cikël të ri betejash opozitare: integrimin në BE, nxjerrjen para përgjegjësisë të shkaktarëve të ‘97, ‘98, Gërdecin, 21 janarin, vjedhësit e floririt të thesarit të shtetit, dëmtuesit e ekonomisë nëpërmjet tenderimeve me shuma të mëdha, si dhe përgatitjen e Programeve serioze me anë të të cilave opozita mund të vijë përsëri në pushtet.

    Një pyetje e rëndësishme mbetet: çfarë problemi ka me anëtaren bashkëqeverisëse të Koalicionit, e cila po luan me dy karrige, njëlloj si në fillimet parazgjedhore të 2013-s?

    A ka të drejtë LSI të kritikojë, të hedhë mocion mosbesimi apo dhe besimi, ndaj qeverisjes ku ajo merr vetë pjesë?

    Pyetja e dytë është, A ka të drejtë ajo të thotë: ne do të marrim pjesë në koalicionin e së majtës por nuk mund të marrim pjesë në zgjedhje nëse Opozita nuk merr pjesë?

    Dhe pyetja e tretë e cila del nga deduksionet e mia është: a duhet të bashkëqeverisë dhe të qëndrojë më në pushtet LSI, e cila është prej 10 vitesh në pushtet me dy Koalicione diametralisht të kundërta për sa iu përket opsioneve të drejtimit të Shqipërisë, të cilat kanë programe dhe vizione të kundërta për Shqipërinë?

    Këto pyetje të rëndësishme për një partner koalicioni mund të marrin përgjigje nëse ofrohet ky opsion, i cili ka dhe titullin e shkrimit.

    Sipas Argumentimit logjik të fakteve dhe të historisë së politikës shqiptare që nga 2013 e më sot, Opozita edhe sot e kësaj dite nuk ka bërë një reflektim serioz për ato që ka menaxhuar gjatë tetë viteve kur ishte në pushtet, dhe për pasojë, nuk i pëlqen as Vettingu, dhe as e ardhmja e saj në zgjedhjet e 18 qershorit sepse me sa duket problemet me të cilat ajo i përdor në Protestën e çadrës janë probleme të cilat i ka brenda vetë partisë së saj:

    – mungesën e transparencës së qeverisjes gjatë tetë viteve;

    – mungesën e dëshirës për të paraqitur se kush janë shkaktarët e dështimit;

    – mungesën e dëshirës për të vënë para përgjegjësisë autorët e Korrupsionit masiv dhe të shkelësve të ligjshmërisë;

    – pa mundësinë për të ristrukturuar Partinë me elementë të rinj me perspektivë, pamundësinë për të bërë një Program të ri elektoral.

    Të katërta këto elemente kanë krijuar një frikë ndaj Vettingut, dhe zgjidhja është gjetur ajo më e lehta `sulmo që të mbrohesh`, dhe `përça kundërshtarin- që të sundosh`.

    Me sa duket kjo zgjidhje nuk është përherë fitimtare kur ke përballë një Parti që është mandatuar me votën e popullit, por më tepër është një qeverisje që përkrahet nga BE dhe SHBA, për sa iu përket masave që janë marrë e po merren me reformimin e vendit, luftën kundër Kanabisit; për të realizuar Vettingun dhe për të integruar Shqipërinë.

    Së fundmi, del pyetja e shumëpritur: Atëherë përse kërkon një votëbesim të qeverisë dhe qeverisjes?

    Mendoj se një votëbesim i qeverisë me ata anëtarë që ka Parlamenti do të asgjësonin gjithë retorikën armiqësore dhe kontrapedale të një udhëheqësi opozitar, i cili akuzon, artikulon radikalizëm, të cilat i shpreh thjesht për interesat e vetë personalë e jo për interesat- as të elektoratit që ai përfaqëson, dhe as të Sovranit.

    Më 18 qershor, Sovrani do të votojë Partitë dhe jo Partitë do të votojnë Sovranin.

    Cila Parti do të ofertojë Programe, Projekte, dhe njerëzit më të mirë, atë Parti do të votojë Sovrani dhe ajo Parti do të fitojë.

    ‘Asnjë gjë të ligë- çdo gjë me ligjë’ (Lumi i Vdekur- Jakov Xoxa).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Meqe jemi tek perrallat, situata e sotme per PD ngjan me perrallen e dhelpres qe shkonte mbas koqeve te dashit. I shikonte ***** e dashit qe tundeshin dhe i shkonte nga mbrapa dashit me shpresen se;"he bien sot e he se bien neser...".

    Ndersa situata e PS ngjan me perrallen e dhelpres qe i beri shurren rrushit. Dhelpra mbasi u ngop duke ngrene rrush tha ; ky rrush nuk me duhet dhe i beri shurren. Kur e mori urija shkoi prap tek ai rrush dhe filloi duke zgjedhur kokrrat e duke thene ; kete kokerr se ka zen shurra, edhe kete se ka zene shurra... deri sa e hengri komplet rrushin e mbetur.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Pirro, kur permend politiken dhe Vettingun, eshte njesoj si te barazosh ferrin me parajsen. Asnje pale nuk e do ate, e aq me pak Rama!
    Ndoshta ky i fundit nxitoi ta fuste ne xhep reformen fal mbeshtetjes Sorosiane, duke deshtuar, por prape ky nuk eshte argument qe Rama eshte pro drejtesise! Historia na ka treguar se e gjithe kjo eshte nje farze dhe vetem kaq.
    Dhe sot qe Rama e ka kthyer ne moto-elektorale fabulen e Vettingut, te kujton po te njejtin sharlatan qe premtonte para 4 vitesh, 300mije vende pune, shendetesi falas, ulje çmimesh e taksash, meritokraci etj etj..
    Nderkohe qe realiteti 4 vjeçar flet per shtegtim masiv te shqiptareve neper bote, avione me droge qe ulen e ngrihen (nganjehere edhe bihen), jeshillek hashashi anembane, Roshra-Doshra-Frrokra-Bushra-Ndokrra, vrasje komisaresh, varferi ekstreme, arrogance dhe burg per te varferit, aleance dhe joshje per kriminelet!!!

    Ne nje vend normal te BE-se, ku ne kerkojme te anetaresohemi, kete palaço kryeminister do e kishin bere lanet me kohe. Mirepo mbetemi ne Shqiperi dhe shikojme akoma njerez normal qe i thurrin lavde kesaj lloj specie anormale...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Pa lidhje puna e Vetingut kur nuk lidh realitetin me mendjen dhe mendjen me gjuhen.Lidhi njehere keto pastaj shohim, ka apo s'ka lidhje Vetingu! Vetingu eshte per gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi, mekanizmi per te rilindur dinjitetin ne marredheniet e gjykatave me njerezit.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Pa lidhje puna e Vetingut kur nuk lidh realitetin me mendjen dhe mendjen me gjuhen.Lidhi njehere keto pastaj shohim, ka apo s'ka lidhje Vetingu! Vetingu eshte per gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi, mekanizmi per te rilindur dinjitetin ne marredheniet e gjykatave me njerezit.
    Ndoshta po ta largosh ndopak informacionin qe merr nga facebooku i Naltgjatesise ne burime te tjera sdo beje keq. Dhe eshte mire te diskutosh me fakte kur kundershton...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    Po opinione jane keto o te nderuar POR
    Demokracia duhet te respektoje ligjet e rregullat. Nuk eshte Demokracia per ti shkelur dhe injoruar sepse ata qe e bejne quhen radikaliste dhe ekstremiste

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një votëbesim i Qeverisë në Parlament zgjidh akuzat e çadrës

    O Pirro,

    Ti te drejte ke. Ne nje vend normal, nje mocion votebesimi ne Kuvend, i jepte zgjidhje dilemes. Por problemi qe thua ti o Pirro eshte se Shqiperia nuk eshte nje vend normal. Kuvendi i Shqiperise nuk eshte i mbushur me deputete njerez me integritet, por eshte i mbushur me mafioze e kriminele. Si thua ti Pirro, nese do te vinte puna tek mafiozet e kriminelet e Kuvendit, keta do te perfaqesonin interesat e qytetareve qe dalin e protestojne ne ate cader, apo interesat e tyre per te cilat u bene deputete: imunitet ndaj ligjit per krimet e tyre per aq kohe sa jane deputete?

    Sa do ta blejme voten ne zgjedhjet e ardhshme: sa nje thes me miell apo sa nje thes me patate? Do ta blejme me parate e Eskobarit te hashashit qe nuk na e kap dot Policia e Rilindjes, apo do ta blejme me ato milionat qe vodhem nga fondet e shtetit ne keto 4 vjet?

    A lum shqiptaret per demokracine e tyre!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •