Emri:  IMG_7813.jpg

Shikime: 418

Madhësia:  39.9 KB

Në monologun tv, që kryeministri e mbiquan me vetëkënaqësi, ERTV, pra Edi Rama tv, ndodh gjithshka, por nuk pasqyrohet asgjë. Aty del kryeshefi dhe kërcënon armiqtë, u bën ftesë shqiptarëve të ngrihen dhe të shkojnë pas tij, se ai është “drita” dhe të tjerët që nuk janë dakort me të, janë errësira…

Ky televizion i administratës, të cilin Ilir Meta e shpotiti si “one men shoë”, e pra “spektakli i një njeriu të vetëm”, është i hatashëm dhe krejt i përshtashëm, për kryeministrin.

Në këtë ERTV, askush nuk bën pyetje. Askush nuk bën replica. Askush nuk të “çan bythën”, si edhe i ndodhi, për turpin e të gjithëve ne, te Neës24, kur kryeshefi ishte i nervozuar me Ylli Rakipin, se Rakipi i shkuli ca dhëmbë të krimbur dhe për pak nuk i shkarkoi live, ministrin e financave!

Në këtë Tv, publiku as nuk sheh dhe as nuk dëgjon dot gjë, për vrasjen mafioze me pesë plumba dhe te dera e shtëpisë, të komisarit Cuku. Në këtë, Edi Rama television, nuk kapet drogë, 12 tonët e fundit përshembull. As edhe një urim për ata që e kapën këtë drogë, që ishte stvisur në pritje të blerësve.

Në këtë “kazan mediatik” personal kryeministror, ka vetëm një gjel dhe asnjë pulë dhe asnjë gjel tjetër. Në këtë televizion, del “Udhëheqësi suprem” dhe ndan shapin nga sheqeri dhe kur ai jep urdhër, bien rrufe, shi dhe furtunë mbi kokë të armiqve, e më pas, ndërsa çahet qielli me re dhe shfaqet dielli, fillon e ligjëron shoku Rama. Dhe Ay, Udhëheqësi, si edhe e thotë kënga e vjetër popullore, “e mpreh edhe njëherë shpatën për situatën,/ dhe kjo është shpata që u rri te koka,/ të gjithë armiqve që ka Bota!”/

Ky dhe pra është modeli mediatik që ka për zemër kryeministri ynë, ku komentuesit shkruajnë: “Marrsh o shef dhe nga ditët tona!”

Dhe, krejt paturpësisht, kryeshefi-kryeministër, në këtë “kazan television”, apo lavatriçe për shplarjen e truve të turmës, na thotë se Rrugë e Europës, për ku janë nisur të ecin shqiptarët, kalon nga zyra e tij, madje nga ai vetë, sepse Ay, është “Rruga” dhe të tjerët janë humnera.

Këtë mjerim nuk ka penë ta përshkruajë dhe nuk ka gojë që ta përkufizojë, se sa poshtë po rrokullisemi, me këtë kryeministër “progresist”, që kemi. /360grade.al/