Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Duke u nisur nga përshkrimet që i janë bërë miqësisë sime me Edi Ramën në vitet ’90 (ku ka shumë manipulim dhe pak thellim për të vërtetën e kësaj miqësie dhe të shkaqeve e dinamikës së prishjes, ndonëse kjo ka qenë goxha publike), një numër jo i vogël të njohurish, në një mënyrë apo në një tjetër, më kanë rekomanduar të rivendos lidhjet me të, tani që është edhe Kryeministër. Më të respektueshmit për mua kanë qenë ata që kanë shprehur mendimin se mund të ndikoj për mirë me kritikat e mia. U kam kthyer përgjigje jo vetëm duke u thënë se kritikat më mirë se kudo i kam shprehur në shtyp, duke u përmendur parimin e Montanelit “larg atyre gazetarëve që hanë e pinë me politikanë”, por edhe duke u thënë se miqësia e vërtetë, prandaj dhe komunikimi i vërtetë, me këtë njeri, ku hyn edhe dëgjimi i kritikave, më ka rezultuar se nuk është i mundur. Madje, për hir të së vërtetës, një tentativë ndërhyrjeje e kam bërë, nën ndikimin e një të njohuri të përbashkët, kur mësova se ky kishte vendosur të prishte Stadiumin “Qemal Stafa”, por duke vënë bast se nuk do të funksiononte. Edhe mënyra se si u soll me Stadiumin ishte provë e asaj që i kisha thënë këtij miku se, që të mund të dëgjojë e pranojë kritika ky njeri, duhet më së pari të kurohet, kurse në kushtet e tij psikike, kjo vetëm mund të prishë punë. Prandaj, kur kam shkruar një shkrim asokohe mbi prishjen e Stadiumit, kam thënë se, që të kryesh një masakër të atillë, përvese “injorant”, “i korruptuar”, “mashtrues i paturp” (dhe “kryeministër”, sigurisht) duhet të jesh edhe i sëmurë psikik. Siç do ta shtjelloj në këtë shkrim, këto karakteristika nuk duhen parë të ndara tek Edi Rama, pasi janë të lidhura ngushtë me sëmundjen e tij psikike.

    ***

    Nuk më shqitet nga mendja një thënie që i atribuohet Paul Miliesi-t, doktorit të Enver Hoxhës, sipas së cilës, kur e kanë pyetur nëse ka konstatuar ndonjë sëmundje psikike te diktatori, ky është përgjigjur se “ka një sëmundje që në krye të familjes ta kesh të bën gjëmën, jo më në krye të shtetit”. “Se non e vero e ben trovato” – thonë italianët. Kush ka lexuar për historinë e shumë njerëzve që kanë bërë keq, në krye të të cilëve shumica do të vendosnin Hitlerin, e di se sa analiza janë bërë duke kërkuar të gjejnë shpjegimin e së keqes te problemet e tyre psikike. Pyetja që kam ngritur shpesh me vete, duke parë manifestimin gjithnjë e më dramatik të simptomave të Ramës, është: në një kohë kur jemi në demokraci, pse duhet të presim të ndodhë e keqja deri në fund, për të folur për sëmundjet psikike të njerëzve që kanë në dorë fatet tona? Më ngacmoi për këtë edhe një letër që një duzinë psikologësh i kanë dërguar “New York Times”-it mbi shëndetin mendor të Trump-it – duke thyer madje një rregull të heshtur midis specialistëve të fushës – në të cilën shkruajnë se “instabiliteti i tij i rëndë emocional” e bën të papërshtatshëm për rolin e Presidentit. Më ngacmoi edhe një shkrim i “Hufington Post” ku, mes tjerash, autori shkruante se Trumpi vuan nga një sëmundje e rrezikshme, “narcizizëm malinj”, që është bash patologjia e Ramës që kam njohur dhe që po e njohim përditë.

    Në shkrime apo prononcime të miat i kam përmendur herë pas here disa karakteristika të sëmundjes së Ramës, duke ruajtur njëlloj etike megjithatë, por edhe duke i shoqëruar me arsyetimin se problemi është se kjo kategori njerëzish, shoqërisht të rrezikshëm, që normalisht duhet t’i çojmë të kurohen, ne i ngremë në struktura pushteti. Vazhdoj të mendoj se problemi mbetet i shoqërisë, por, kur flasim për shoqërinë, duhet të kemi parasysh edhe kulturën tonë të heshtjes ndaj problemeve që krijojnë, që nga familja e deri në jetën politike, të sëmurët psikikë që na rrethojnë.

    Prandaj vendosa ta shkruaj këtë shkrim mbi psikikën e Edi Ramës dhe rrezikshmërinë që paraqet, me shpresën se do të ndërgjegjësojë shumë vetë që ushqejnë patologjinë e tij, pa menduar për pasojat që ajo po i sjell një shoqërie të tërë. Shtoj, nga ana tjetër, se nuk do ta merrja këtë mundim sikur të mos mendoja se nuk kemi të bëjmë me një rast të veçantë, por me një sëmundje shumë të përhapur në shoqërinë shqiptare, pa të cilën fenomene si ai i Ramës nuk do të mund të ndodhnin.

    NARCIZISTI SI BORDERLINE

    Teodor Keko dhe Andi Bejtja, të cilët në vitet ’90 drejtonin të përjavshmen kulturore “Aks”, tregonin asokohe se, një fundjavë që u kishte dalë një punë, ia lanë mbylljen e gazetës Ramës, që ishte bashkëpunëtor i faqes së pikturës. I kishin përcaktuar kryetitujt e faqes së parë dhe thuajse gjithç- ka, por, kur u kthyen, panë se në variantin e dalë nga shtypi Rama kishte ndryshuar gjithçka. Në faqe të parë, ky kishte vënë një foto të madhe të vetvetes dhe në faqen e pikturës, kishte promovuar një ekspozitë të vetën. Mesa më kujtohet, këtë histori e tregonim duke qeshur, madje duke e quajtur të ekzagjeruar vendimin e Kekos që ky të pushohej nga puna që kryente. Por, asokohe askush nuk e mendonte se ky njeri, me çrregullime të dukshme narciziste të personalitetit, mund të dilte në krye të shtetit dhe do të bënte me Shqipërinë atë që bëri me gazetën “Aks” një fundjavë të vetme që iu la në dorë. Ka pasur megjithatë nga ata që e kanë parandier.

    Sipas psikologëve, të gjithë njerëzit duhet të kenë një dozë narcizizmi, që do të thotë një investim të libidos (energjisë së dashurisë) te vetvetja. Kjo lloj dashurie e shëndoshë për veten na bën të jemi më kërkues në jetë – thuaj po deshe më ambiciozë, – por dhe të sillemi në harmoni me principet tona morale. Ndërkaq, kuptohet se te historia e Kekos dhe Bejtes nuk kemi të bëjmë me këtë lloj narcizizmi. Ajo flet për një njeri të cilin dashuria për vetveten e çon në shkapërcimin e normave elementare të sjelljes, ku hyn edhe ndjenja e turpit për t’ua kaluar e hedhur të tjerëve, duke shkelur çdo rregull. Te ky shkapërcim bien në sy qartazi “çrregullime narciziste të personalitetit” që, sipas psikologëve, shfaqen kur dashuria për vetveten përmbyt gjithçka ose, thënë me gjuhë psikologësh, kur te pacienti kemi një hiperinvestim të libidos te vetvetja. Më kujtohet se kur Rama hyri në politikë, një njeri që e kishte njohur shumë mirë thoshte: sikur 0,0001 % të asaj dashurisë së madhe, të stërmadhe, që ka ky për veten ta shpenzonte për t’u dhënë pak dashuri edhe shqiptarëve, do të bënte mrekullira, por ai nuk e ka as atë 0,0001 %.

    PO CILI ËSHTË SHKAKU I KËTIJ ÇRREGULLIMI?

    Pa u zgjatur në teori, aq më tepër duke mos qenë specialist i fushës, do të kufizohem në një skicim të bazuar në leximet e mia, si dhe në vëzhgime të sjelljeve të Ramës.

    Çrregullimet narcizistike të personalitetit bëjnë pjesë në kategoritë që cilësohen me termin “borderline organisation personallity” (organizim borderline i personalitetit). Quhen borderline sepse janë në kufijtë që ndajnë organizimet neurotike të personalitetit (neurotikët kanë një dallim të qartë midis vetes dhe realitetit) me ato psikotike (që i konfondojnë këto). Si të tillë, aftësinë e arsyetimit dhe njëlloj sensi realiteti këta e kanë të paprekur, çka e bën më të vështirë për t’i dalluar si të sëmurë. Është një gjë që vihet re edhe te Rama. Argumentimet e tij janë të kthjellëta, nuk u mungon logjika dhe as mbështetja në fakte. Problemi i borderlineve është se ata kanë vështirësi për të realizuar atë që quhet integrimi i Vetes (identitetit). Integrimi i Vete-s është aftësia për t’i njohur aspektet kontradiktore të vetes sonë (të mirat dhe të këqijat, aftësitë dhe paaftësitë, talentet dhe jo talentet), si dhe për t’i mbajtur ato në unitet. Për shkak, kryesisht traumash që kanë kaluar në fëmijëri, si p.sh. kur kanë pasur prindër joafektivë apo me qëndrime tejet kritike apo deri zhvleftësuese ndaj tyre, këta kanë pësuar një frenim në ndërtimin e identitetit (Vetes) në kuptimin, pra, të integrimit të aspekteve kontradiktore të vetes. Ata ose e idealizojnë veten, ose e zhvleftësojnë, shpesh duke u luhatur nga idealizimi te zhvleftësimi, çka i bën të përjetojnë emocione ekstreme pozitive, ose negative. Kush e ka njohur Ramën nga afër, por edhe kush i ka ndjekur sjelljet e tij publike me këtë këndvështrim, i njeh mirë lëkundjet “e pashpjegueshme” të humorit të tij, nga ekzaltimet që kulmojnë edhe me batare sharjesh, në depresionet deri në marrje fryme dhe vice-versa. Të njëjtën gjë, idealizimin ose zhvleftësimin, borderline-t bëjnë edhe me të tjerët. Ata nuk arrijnë t’i shohin të tjerët në kompleksitetin e tyre, në dritëhijet e tyre, veset dhe virtytet, por ose i idealizojnë, ose i zhvleftësojnë. Këtë Rama e ka edhe më të dukshme, sepse raporti me të tjerët është edhe më i ekspozuar e sa ai me vetveten. Ai është i mirënjohur për faktin se të tjerëve u drejtohet ose me superlativa: “sa i madh je ti” ose me epitete talljeje dhe përqeshjeje. Në fakt, kjo ndarje e anëve negative të vetvetes dhe të tjerëve nga ato pozitive bën pjesë në mekanizmat mbrojtës që përdorin borderline-t ndaj emocioneve negative që provojnë. Kur akuzohen për ndonjë të keqe, këta nxitojnë ta ndajnë atë nga vetja dhe t’ia veshin akuzuesit. Ky aspekt vetëmbrojtës i Ramës duket qartë te reagimet e tij me gazetarët që e intervistojnë. Edhe përballë të vërtetave më evidente, ai reagon duke i akuzuar se janë injorantë, se gënjejnë, apo se punojnë për kundërshtarin.

    NARCIZISTI PATOLOGJIK

    Në rastet ekstreme borderline-t ku dominon vetëzhvleftësimi arrijnë të kryejnë akte autolezionizmi deri edhe vetëvrasjeje, kurse ata ku dominon narcizizmi zhvillojnë forma të rënda dhe të rrezikshme të patologjive narcizistike.

    Rama, ashtu siç e kam njohur dhe ashtu siç e manifeston përditë, hyn në atë nënkategori boderline-sh, të cilët, për t’u mbrojtur nga pasiguritë dhe kaosi i brendshëm, që u buron nga mungesa e integrimit të Vetes, i ikin me sa munden vetëzhvleftësimit duke u kapur fort tek idealizimi i vetvetes. Këta individë zhvillojnë një Vete grandioze patologjike, të cilën e ushqejnë me fantazi grandioze mbi veten dhe të tjerët, kurse çdo shfaqje negative të vetes e projektojnë jashtë saj. Kjo rëndom u zhvillon mitomaninë, që i shtyn të falsifikojnë realitetin duke treguar historira fantastike, me të cilat kërkojnë të tërheqin vëmendjen e të tjerëve për të ushqyer vanitetin dhe nevojën e ekzagjeruar për t’u admiruar. Besoj se gjithkush që e ka njohur, do të konstatojë se po i afrohem edhe më karakterit të njeriut për të cilin po shkruaj, sepse historirat me tregimet e barcaletat e tij të zbukuruara dhe ndryshuara darkë pas darke, sipas mikut që ka në tryezë, janë bërë tashmë proverbiale. Por edhe pa e njohur personalisht, mjafton të lexosh librin “Kurbani” për t’i gjetur këto simptoma. I gjithë libri është ndërtuar në funksion të ndërtimit të Vetes së tij grandioze dhe nevojës për t’u admiruar. Nëpërmjet përshkrimit të situatave apo bisedave të transformuara me fantazitë e tij apo edhe krejt imagjinare, aty sheh se si oligarkët shqiptarë, si Koço Kokëdhima apo Fidel Ylli, të mahnitur nga projektet e tij për Tiranën, filluan të bëjnë punë gratis për pastrimin e Lanës, me paratë që do të kishin dhënë nga ryshfetet që do të kishin paguar, sikur të mos ishte Rama në Bashki. Aty lexon se si e magjepsi drejtorin e Bankës Botërore që vendosi të financojë shtesën e Bashkisë, edhe pse kjo s’përputhej me projektet e Bankës, pasi e bindi se në katin e parë të asaj shtese do të luftohej korrupsioni që gëlonte deri më atëherë në zyrat e Bashkisë.

    Por prapa këtyre historirave fantastike që, jo pa sukses, arrijnë të ngjallin edhe admirim për rrëfimtarin, veçanërisht në njohjet e para, ka edhe një faqe tjetër të errët. Ky lloj i sëmuri lëviz në një realitet të rrezikshëm, sepse ka frikë se në çdo moment ideja e madhështisë që ka për veten mund të zhvleftësohet. Prandaj, nevoja për t’u siguruar, për të mbajtur të paprekur imazhin grandioz që ka për vetveten, më një anë e shtyn të ndiejë nevojën ekstreme për admirim, por, më anë tjetër, për t’u mbrojtur nga “rreziku” i mosadmirimit, e shtyn t’i mbajë larg ata të tjerë që, sipas tij, nuk e vlerësojnë siç meriton. Jo vetëm, por shpesh edhe kjo distancë nuk i mjafton. Për t’u mbrojtur nga emocionet negative dhe ndjenjat e inferioritetit dhe pasiguritë e ngulitura thellë, ai zhvillon një ndjenjë zilie të thellë ndaj këtyre të tjerëve, duke i bërë automatikisht objekte inati dhe zhvleftësimi. Në këtë mënyrë, të tjerët humbasin në vetëdijen e tij çdo ekzistencë jashtë të qenët ose “shpëtimtarë” që ata i shfrytëzojnë për të ushqyer vlerësimin e vetes, ose rivalë të urryer. Kjo ua bën narcizistëve patologjikë të pamundur një ndërtim marrëdhëniesh normale me të tjerët.

    Nga përvoja personale mund të kujtoj se si nga intelektuali “i madh” me të cilin ndante vizione të përbashkëta, ndër të cilat edhe ato për një kthim të Tiranës në identitet, kundër ndërtimeve të larta, u ktheva në “shpifësin profesionist’, “urbanistin popullor” dhe “moralistin” që duhej përqeshur e që, veç tjerash, shkruan edhe aq keq. Në këtë kontekst, po ta shohësh, libri i tij “Kurbani”, si anë tjetër të ngritjes së Vetes së tij grandioze nëpërmjet historirash të sajuara apo zbukuruara, ka edhe zhvleftësimin me lloj-lloj historirash dhe epitetesh denigruese të kritikëve të tij.

    Megjithatë, pa analizuar etjen për pushtet dhe sjelljen në pushtet të Ramës, nuk mund të cekim aspektin më të rëndë të patologjisë së tij. Një narcizist patologjik mund të jetë edhe ai që izolohet nga të tjerët dhe zhytet në një vetmi të thellë madhështie, duke e konsideruar veten si gjeni të moskuptuar; mund të jetë edhe ai që punon për veten në mënyrë tepër egoiste; ai që mburret me prestacionet e tij të jashtëzakonshme seksuale; apo ai që vë në dukje pasurinë e madhe që ka. Mund të ishte edhe thjesht një megaloman mitoman qesharak me historitë e të cilin tallen të gjithë. Do të kishim qenë fatlumë sikur patologjia e Ramës të ndalej deri në këtë nivel mbarëshqiptar të narcizizmit. Por, fatkeqësisht, “aftë- sia” e tij për të manipuluar, gënjyer, mashtruar, intriguar në funksion të kapjes së pushtetit dhe pastaj për të mos mbajtur asnjë fjalë të dhënë, madje për të bërë krejt të kundërtën, pa njohur as ndjenjën e turpit dhe as ndjenja të tilla njerë- zore, si empatia apo ndjenja e fajit, janë simptoma të një patologjie më të rëndë.

    ***

    Por, përpara se të hyj te patologjia e tij, po hap këtu një parantezë që lidhet dhe me synimin e këtij shkrimi. Ky shkrim nuk mund të mos ngrejë një pikëpyetje të rëndësishme. A duhet ta fusim Edi Ramën në atë kategori që në terma juridikë formulohen si “të aftë për të kuptuar rëndësinë e veprimeve të tyre dhe të pasojave që vijnë prej tyre”, apo jo? A duhet ta konsiderojmë atë si “të aftë për t’i kontrolluar veprimet e tij”, apo jo? Në italisht, formula është “capacita di intendere e volere” dhe në thelb do të thotë: a duhet ta konsiderojmë përgjegjës për ato që ka bërë e po bën, apo jo? Sepse një përshkrim i çrregullimeve të personalitetit të Ramës mund të lexohet edhe si një justifikim, apo si një zhveshje nga përgjegjësia, pasi aktet e tij janë kryer nën efektin e patologjisë. “Të kuptosh gjithçka, do të thotë të justifikosh gjithçka” – thotë një fjalë e urtë. Lidhur me këtë aspekt, pa qenë specialist i kësaj fushe ku takohen juristi me psikologun, mendimi im është se kemi të bëjmë me një rast borderline ku përgjegjësia dhe papërgjegjësia takohen. Prandaj mendimi im, i shprehur edhe publikisht më shumë se një herë, ka qenë se ky njeri duhet larguar nga politika. Këtë mendim ia kam shprehur edhe atij veçmas dhe publikisht disa herë. Së fundmi, edhe në komunikimin që përmenda në hyrje të këtij shkrimi, duke i thënë: “uroj të dalësh nga politika për të mirën tënde dhe të të gjithëve se me këtë që po bën me Stadiumin tregon se ke prekur fundin.”

    Duke mos hequr dorë nga ideja se përgjegjësia morale dhe ligjore për heqjen e pushtetit nga duart e këtij të sëmuri nuk është vetëm e personit në fjalë, por edhe e shumëve që e kanë mbështetur apo përdorur, duke u bërë bashkautorë në dëme të pallogaritshme në jetën ekonomike, politike, shoqërore, e kulturore të vendit, po kaloj në përshkrimin e mëtejshëm të patologjisë së tij si narcizizëm pervers ose malinj, dhe rreziqet që ajo mbart.

    NARCIZIZMI PERVERS OSE MALINJ

    Sikur çrregullimi i Ramës të ishte ndalur te patologjia e individit, i cili strehohet në idenë e madhështisë e mitomanisë duke u vetizoluar, me shumë gjasa do ta kishim parë të tërhequr në studion e tij të piktorit, duke pritur aty vetëm adhuruesit e veprave të tij dhe duke treguar historira fantastike për suksesin e tyre. Nuk di të them për vlerat artistike që mund të kishin këto. Ndoshta edhe mund të kishin, por kam dyshime, pasi mendoj se artisti i vërtetë ka nevojë edhe për aftësinë për të dëgjuar kritika, edhe për një humanizëm që e tejkalon shumë herë dashurinë vetëm për vetveten. Por, sidoqoftë, nuk do të kishte qenë kurrsesi kaq i dëmshëm për krejt shoqërinë, ku përfshihen edhe kolegët e tij artistë. Problemi është se ai bën pjesë në kategorinë e atyre narcizistëve ku kapja fort tek ideja e madhështisë dhe mitomania kombinohen me agresivitetin. Është ky kombinim që zhvillon “narcizizmin malinj”, siç e ka quajtur Otto Kernberg, studiuesi i sëmundjes dhe krijuesi i termit. Është ky që e ka çuar edhe tek etja për pushtet.

    Në këtë rast ekstrem, idesë së madhështisë i shtohen edhe aspekte të omnipotencës dhe shfaqje paranojake, që e shtyjnë narcizistin malinj të mendojë se është qenie speciale, superiore, se atij duhet t’i kënaqet çdo tekë e dëshirë, se mund të bëjë ç’të dojë, sepse për të rregullat nuk vlejnë. Por ka edhe më: omnipotencën ai e përforcon fort edhe me ndjenjën e triumfit ndaj të tjerëve, që e çon deri në shijimin e situatave kur arrin t’u shkaktojë dhimbje atyre. Nuk mund të shpjegohen shumë sjellje të Ramës, si lehtësia me të cilën shpërfill normat shoqërore më elementare, shkel ligjet e shtetit, bashkëpunon me kriminelë për të arritur synimet e tij, pa delirin e omnipotencës. Nuk mund të kuptohen talljet, përqeshjet dhe poshtërimet që u bën kundërshtarëve pa ndjenjën e triumfit deri në shkaktim dhimbjeje – kujtoni cilësimin “dele” dhe “budallenj” për votuesit e opozitës, apo heqjen e fotos së Presidentit dhe lëshimin e lukunisë së tij kundër tij, duke i përmendur deri edhe defektet fizike. Nuk po hyj këtu të përmend historitë e poshtërimeve që u bën njerëzve që ka pranë e i servilosen të cilat tregohen, në ambiente gazetareske veçanërisht, si barcaleta për të qeshur dhe për të qarë.

    ***

    Por ka akoma edhe më: psikologët e kanë quajtur narcizizmin malinj edhe “narcizizmi pervers” dhe të sëmurin shpesh e quajnë edhe “manipulatori pervers.” Me pervers duhet të kemi parasysh atë që thotë Deleuze: njeriun për të cilin nuk ka të tjerë në botë. Jo se të tjerët nuk ekzistojnë fizikisht, por sepse, siç e thashë më lart, të tjerët nuk ekzistojnë ngase e vetmja qasje që ka ky ndaj të tjerëve, i vetmi motiv për të hyrë në marrëdhënie me ta, është seduktimi dhe manipulimi i tyre në funksion të idesë së tij të madhështisë. Dhe duhet pranuar se këtu Rama shkëlqen. Nga njohja personale mund të them se ai shkëlqen te simulimi i dashurisë së kombinuar me miklimin e vanitetit të tjetrit, që i vijnë edhe nga ndarja që i bën borderline-i të tjerëve, në njerëz që i do dhe njerëz që i urren. Kjo i funksionon thuajse gjithmonë, duke pasur parasysh se sa pak sens vetëkritik kemi ne, bij të një shoqërie ku dominon kultura narcizistike. Një armë tjetër e suksesshme e tij në fushën e manipulimit është sensi i humorit, më saktë seduktimi nëpërmjet humorit. Po ta vësh re me kujdes, është një humor që mban brenda simptomat për të cilat po flas. Ai konsiston në gjetje batutash që vënë në lojë, tallin apo përqeshin një situatë, një person apo grup personash, që u përgjigjen ndjenjave që ka edhe grupi që qesh së bashku me të për këtë situatë, person apo grup personash. Jemi përsëri në ndarjen e bordeline-it në të mirët që përqeshin të këqijtë, pa ndonjë sens kritik apo nuancë grije në mes.

    Problemi është se duke qenë se më së shumti ky humor i buron nga nevoja për të denigruar personin apo personat që ka kundërshtarë dhe jo idetë apo principet që ata përfaqë- sojnë, nesër mund të mbetesh i befasuar sepse mund ta gjesh së bashku me ata duke të përqeshur ty. Duket sikur ke të bësh me dy njerëz, por në fakt ke të bësh me një borderline narcizist, që tjetrin e sheh vetëm në funksion të krijimit të ndjenjave pozitive për vetveten. Kush është çuditur me Ramën teksa e ka parë të bëjë miq ata për të cilët nuk ka lënë gjë pa thënë deri dje, duhet të kuptojë se narcizisti patologjik miqësinë e kupton vetëm si mundësi manipulimi. Kush është çuditur se një ditë ka hyrë në kafene e ka përqafuar duke i treguar admirim e dashuri e një ditë tjetër as nuk e ka vënë re se ekziston, duhet të kuptojë se në të dy ditët ka takuar të njëjtin njeri: por në të parën, për një arsye apo një tjetër, përqafimi i është dashur, kurse në të dytën jo. Në thelb kemi të bëjmë me një parvertim të komunikimit njerëzor, me humbjen e dimensionit të njeriut si qenie sociale, me njeriun i cili – siç thotë Deleuze – jeton në një botë ku nuk ka të tjerë.

    Edhe në raportet afektive duke qenë, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, thjesht e vetëm manipulatorë ndjenjash, narcizistët perversë janë në thelb të vetmuar. Bëjnë sikur dashurojnë, por nuk kanë asnjë lloj ndjenje. E manipulojnë viktimën me përkëdhelje e dashuri të shtirur dhe, pasi e fusin në rrjetë, fillojnë e keqtrajtojnë duke e goditur në pikat e dobëta, që vetë viktima ua ka rrëfyer, e mbajnë vazhdimisht nën kritika, insinuata, tallje, denigrime që kanë si qëllim final t’i shkatërrojnë stimën për vetveten deri në atë pikë sa viktima të besojë edhe vetë se është i/e tillë dhe se nuk i mbetet rrugë tjetër, veçse të adhurojë denigruesin e vet. Ndjenja të tilla si empatia nuk ekzistojnë për këta lloj të sëmurësh, sepse ata nuk vihen dot në lëkurën e tjetrit, pasi mendojnë se janë superiorë ndaj tyre, se u lejohet gjithçka, se të tjerët ekzistojnë vetëm për të dashuruar dhe admiruar ata. Po për të njëjtat arsye, kur raportet e tyre afektive përfundojnë në mënyrë dramatike për partnerin, atyre u mungon edhe ndjenja e fajit.

    Nuk kam ndërmend të hyj këtu në manifestimet e sindromës së manipulatorit pervers në jetën personale të Edi Ramës. Problemi është se narcizistët patologjikë si ai jetojnë dhe veprojnë në shoqëri, madje janë shumë aktivë edhe në politikë, dhe se manifestojnë të njëjtën mënyrë sjelljeje me të gjithë ata që kanë përreth, qofshin miq, kolegë vartës apo superiorë. Problemi është se sipas psikologëve, te kjo “mënyrë sjelljeje”, mashtrimi, gënjeshtra, intriga janë stil jetese, buka e tyre e përditshme; se vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, këta sillen si Doktor Jackly dhe Mister Hyde njëherësh – shfaqen të dashur dhe të respektueshëm ditën, kur i ke përballë, por natën, prapa shpine, të thurin intriga dhe hakmarrje gjithfarëshe. Problemi është se ideja e madhështisë e kombinuar me agresivitetin, omnipotencën dhe nevojën e sëmurë për të triumfuar mbi të tjerët i shtyn të ngrenë rrjete të rrezikshme manipulimi, duke bërë që ta kthejnë manipulimin në një art. Dhe problemi i problemeve është se këtë “artist të manipulimit ne e kemi jo në një vend ku këto raporte perverse i ka vetëm me familjen, as vetëm me një grup të ngushtë miqsh e të afërmish, por me të gjithë shoqërinë. Kjo bën që viktima e dëmtuar dhe e rrezikuar prej tij të mos jetë më një person i vetëm, me të cilin ndan shtratin, as ndonjë grup miqsh e shokësh, me të cilët ndan tavolinën, por një shoqëri e tërë.

    NARCIZIZMI SI PATOLOGJI E SHOQËRISË SHQIPTARE

    Shqiptarët që shfaqin simptoma të mosintegrimit të identitetit, të paaftësisë pra, për të pranuar anët kontradiktore të vetes, – për të integruar edhe “hijen” e tyre në vetëdije, siç thotë Jungu – janë të shumtë. Janë të shumtë ata që shfaqin qartazi, nëpërmjet megalomanisë dhe mitomanisë, se kanë ndërtuar një Vete grandioze me të cilën mbrohen nga vetja e tyre e vërtetë; që të tjerët i shohin ose vetëm si miq ose vetëm si armiq; që e kanë të pamundur të shohin edhe nuancat e grisë, përveç të bardhës e të zezës e të pranojnë kritikën, që mbajnë afër vetëm njerëzit që i admirojnë, apo që i kanë nën vete. Janë aq të shumtë, saqë mund të thuash se shoqëria shqiptare duket e gjitha si një shoqëri narcizistësh patologjikë në një ndërveprim të vazhdueshëm. Sigurisht jo të gjithë e kanë në gradën që e ka Rama patologjinë, por, gjithsesi, gjykoj se dëmet që ka sjellë dhe rrezikon të sjellë Edi Rama me patologjinë e tij narcizistike, nuk mund të kuptohen pa pasur parasysh se dalja në krye të pushtetit e një narcizisti malinj vështirë se mund të ndodhte jashtë një terreni kulturor tejet të frytshëm për lulëzimin e narcizizmit patologjik. Duhet pasur po ashtu parasysh se këta të sëmurë, më anë tjetër, jo vetëm e pasqyrojnë, por njëherësh edhe e thadrojnë shoqërinë, sepse sjellja dhe ndërveprimi i tyre thadron modele komunikimi, mënyra qasjeje ndaj jetës, vlerave, pushtetit, dashurisë, miqësisë, pronës etj., duke bërë që problemi i tyre të mos jetë vetëm psikik, por dhe social, politik dhe kulturor. Prandaj sëmundja dhe dëmet e Ramës duhen parë si një e keqe, së cilës i duhen kërkuar rrënjët shoqërore për të kuptuar më mirë fenomenin, ashtu sikurse edhe dëmet e tij.



    KEQTRAJTIMI I FËMIJËVE

    Në kërkim të rrënjëve psikologjike të kulturës narcizistike mendoj se duhet ndalur fort te kultura e keqtrajtimit të fëmijëve. Ndër manifestimet më të rëndomta të këtij keqtrajtimi do të përmendja rritjen e tyre në shoqërinë tonë me një frymë që sintetizohet në shprehje të tilla si “më mirë *** se i vogël”, apo “druri ka dalë nga xheneti”; me qortime e kërcënime të vazhdueshme; apo vendosjen e tyre përballë modelesh referimi apo imitimi të paarritshme, që shoqërohen shpesh me përqeshje apo mëshirime tallëse, kur këta nuk arrihen. Ky keqtrajtim bëhet shkak i atyre traumatizimeve që çojnë në patologjitë borderline të zhvleftësimit të vetvetes apo të idealizimit narcizistik: te mitomania dhe megalomania, që janë në thelb sajim i historirave fantastike për të treguar se janë në lartësinë e pritshmërisë që kanë për ta prindërit apo ambienti ku rriten. Janë këta fëmijë që, kur bëhen vetë prindër, “hakmerren” ndaj të vegjëlve të tyre duke u sjellë në të njëjtën mënyrë e duke transmetuar këtë kulturë brez pas brezi. Në kontekstin e këtij keqtrajtimi duhet të analizojmë edhe ata “njerëz të vegjël” që, në thelb, për t’u mbrojtur nga vetvetja e përjetuar si e dobët në traumat e fëmijërisë, adhurojnë në mënyrë syverbër ata që i konsiderojnë njerëz të mëdhenj, luftëtarë, artistë, shkrimtarë etj., dhe janë të gatshëm t’i nxjerrin sytë kujtdo që thotë një fjalë kundër tyre, sepse këtë e përjetojnë si një sulm kundër vetes. Thellë- thellë, duke u identifikuar me këta “të mëdhenj”, edhe këta i ikin vetes së tyre të vërtetë, që e kanë të fiksuar të vogël e të dobët nga traumat në fëmijëri e në vazhdim.

    Janë këta fëmijë të rritur që manifestojnë atë kulturë dominante të shoqërisë shqiptare, që në shkrime të tjera e kam quajtur “e manipulim simulimit” ku, në vend të kërkimit të së vërtetës, të njohjes së vetes dhe të të tjerëve me të mirat dhe të këqijat, dobësitë dhe forcën, frikërat dhe kurajën, rëndom i sheh – deri edhe figurat më të njohura të kombit, – të na shfaqen vazhdimisht me një maskë vetëmburrjeje të ushqyer me mitomani e megalomani, veçanërisht kur rrëfejnë jetën e tyre, të simulojnë heronjtë që nuk janë, të mos pranojnë asnjë kritikë, por t’i hidhen në fyt kujtdo që nuk u ushqen Veten grandioze – “veten fallco”, siç e quajnë psikoanalistët.

    KONSUMIZMI – SHOQËRIA E SPEKTAKLIT Këtij faktori bazë të kulturës narciziste të shoqërisë sonë do t’i shtoja edhe një faktor tjetër të paskomunizmit: kalimin e shoqërisë shqiptare, nga kolektivizimi i detyruar në një kapitalizëm të përqafuar pa asnjë frymë kritike, të kuptuar si individualizëm ekstrem, si sukses individual nëpërmjet konkurrencës, garës për pasuri, që ka zhvilluar në formën më groteske kulturën e konsumizmit, kulturën e reklamës dhe vetëreklamimit, të suksesit, të dukjes me çdo kusht e me çdo mjet, “shoqërinë e spektaklit” siç e quan Gui Debord, apo “kulturën narcizizte” – sipas studiuesit amerikan Christofer Lasch. Kjo kulturë manifestohet veçanërisht me etjen e panginjshme të shqiptarëve të sotëm për të demonstruar pasurinë, suksesin, bukurinë trupore, bërjen i famshëm nëpërmjet daljeve në televizion, nëpërmjet suksesit jashtë shtetit etj. Edhe ky humus i ri kulturor i duhet shtuar terrenit të patologjisë narcizistike të fëmijëve të keqtrajtuar në shoqërinë tonë.

    ARSIMIMI DHE EDUKIMI I DOBËT

    Një faktor i tretë i zhvillimit të narcizizmit deri në patologji është arsimimi dhe edukimi shumë i dobët. Narcizizmi deri në njëfarë mase dhe deri në njëfarë stadi është normal dhe i shëndetshëm, pasi investimi i libidos te vetvetja na shërben për t’u rritur. Problemi është se këtë rritje duhet ta shoqërojë një arsimim dhe edukim i mirë si i prindërve, edhe i fëmijëve gjatë rritjes. E, në këtë drejtim, ne investojmë jo vetëm shumë pak, por edhe shumë keq. Kur flas për arsimimin dhe edukimin si antidot ndaj kulturës narcizistike, kam parasysh çfarë kam shkruar në artikullin “Kulti i dhunës, rilindësit dhe shteti” (Panorama, 9 mars 2016). Artikulli fillon me një citim të Pietro Nenit, i cili, kur e kanë pyetur se cili është gabimi më i madh që bëjnë të rinjtë, është përgjigjur: “ai që kujtojnë se historia fillon me ta” – tipar ky par exellence i narcizit. Pyetja që kam ngritur është se si shpjegohet që te ne, njerëz si Edi Rama e jo vetëm, sa më shumë rriten në moshën biologjike, aq më shumë sillen jo vetëm sikur historia fillon me ta, por edhe sikur do të mbarojë me ta. Pa dyshim një nga përgjigjet është mungesa e aplikimit të tri këshillave që jep Pietro Neni për t’u larguar nga ky gabim: “njohja e historisë”, “largimi nga kulti i dhunës” dhe “bërja e punëve bashkë me të tjerët”. Janë tri gjëra që lidhen ngushtësisht me arsimimin dhe edukimin. Sepse nëpërmjet arsimit dhe edukimit ndërtohet njeriu që sa më shumë di, aq më shumë kupton se nuk di, sikurse thotë Sokrati; njeriu që i thotë vetes: “Po të mos dua veten si mund të dua të tjerët, por po sikur të dua vetëm veten pse të jem fare” siç thotë Ekleziasti; njeriun që, nëpërmjet dialogut me të tjerët zhvillon aftësinë kritike dhe vetëkritike dhe mëson se “Sapientis est mutare consiglium” (I mençur është ai që di të ndërrojë mendim), siç thonë latinët; njeriu që kupton se “dhuna shpesh është instrument kompensimi i atij që i mungon e vërteta dhe forca”, siç thotë Gëtja. E pra, pa këta tre faktorë, që ushqejnë këtë terren kulturor, narcizistët malinjë si Edi Rama do ta kishin të vështirë të lulëzonin deri në atë pikë, sa t’ia impononin patologjinë e tyre një shoqërie të tërë, sepse nuk do të na dukeshin normale dhe të pranueshme sjellje si ato të Kryeministrit tonë.

    PASOJAT DHE RREZIQET E MANIPULATORIT PERVERS NË PUSHTET

    Vrasja e shpresës si degradim i marrëdhënieve njerë- zore. Ashtu si ajo viktima individuale e manipulatorit pervers që ka rënë pre e tij duke humbur stimën për vetveten, duke menduar se nuk bën dot pa atë që e denigron e poshtëron përditë, edhe shoqëria shqiptare po bie poshtë e më poshtë, duke u bërë gjithnjë e më apatike e më e paaftë për të reaguar ndaj së keqes. Gjithnjë e më shpesh i dëgjon shqiptarë të përdorin shprehjen “Shqipëria nuk bëhet”. Ky dëshpërim është pasojë e faktit se pushteti – që sipas romakëve është shkalla më e lartë e shërbimit – nuk përdoret nga narcizisti malinj për t’u shërbyer njerëzve, por për të ushqyer dashurinë e stërmadhe, të panginjshme për vetveten. Kjo ka, si anë tjetër të medaljes, zero dashuri për të tjerët, kthimin e tyre në zero që shërbejnë vetëm për t’iu shtuar njëshit për t’i rritur atij vlerën. Po ashtu, rrënimin e shpresës duhet ta gjejmë edhe në faktin se njeriu në duart e manipulatorit pervers në pushtet përdoret si instrument kundër njeriut. Kjo e degradon besimin te njeriu, dhe humbja e shpresës ndryshe s’është gjë tjetër, veçse humbje e besimit të njeriut te njeriu, çka është pervertimi më i rëndë i marrëdhënieve njerëzore. Kështu pra, duke u ndjerë të paaftë për të dalë nga kjo grackë mosbesimi dhe poshtërimi të vazhdueshëm, shqiptarët kanë zgjedhur ose braktisjen e vendit, d.m.th. të bashkëkombësve, ose nënshtrimin ndaj dhunës dhe denigrimit që bie mbi ta.

    * * *

    Përçarja e thellë shoqërore e politike është një tjetër dëm i madh i shkaktuar nga ndarja që i bën narcizisti malinj në pushtet shoqërisë. I shtyrë nga sëmundja e tij e projektimit të së keqes gjithmonë te të tjerët, ai e ndan shoqërinë midis vetes së idealizuar e atyre që e adhurojnë më një krah, dhe atyre që i kthen në armiq të urryer, që duhen denigruar, poshtëruar, asgjësuar, më krahun tjetër. Kjo krijon një shoqëri manikeiste ku palët, sa kohë që ekzistojnë, identifikohen me të mirën që lufton të keqen, dhe hyjnë në konflikt pa asnjë reflektim për veten. E ushtruar në politikë, kjo psiko-patologji ka përhapur një kulturë të delegjitimimit, denigrimit dhe të poshtërimit të tjetrit, duke i fshirë thuajse krejt praktikat e respektimit dhe të dialogimit me kundërshtarin. Dëmet e saj janë të pallogaritshme. Përçarja e vendit me emocione të forta dashuri-urrejtje është thelluar me Ramën në pushtet dora-dorës që po harrohet zhvillimi i mendimit kritik dhe i politikave racionale e largpamëse.

    * * *

    Degradimi i moralit shoqëror e politik. Mjaft të kesh parasysh historinë e relacioneve shoqërore dhe politike të Ramës me Metën, për të parë se çfarë ndodh me moralin politik e shoqëror të një shoqërie kur instrumentet kryesore të bërjes politikë janë ato të manipulatorit pervers: mashtrimi, intriga, pabesia, mungesa e çdo koherence dhe fjalëmbajtjeje. Të gjithë tregojnë sot se si ndërkohë që thurte me Metën plane për ta eliminuar Nanon (kur ky lançoi katarsisin) Rama, prapa shpinës, i çonte armikut të përbashkët lule në spital; se si pasi i kurdisi 21 janarin, që tronditi vendin me tragjedinë që shkaktoi, pas një viti i shkoi në Gjirin e Lalëzit dhe iu përgjërua të bashkohet me të, se si tani, që janë së bashku, ditën i sillet si Doktor Jackly, duke i shkuar në zyrë e kërkuar bashkëpunim dhe natën si Mister Hyde, duke i thurur intriga me ambasadorë e me gazetarë për ta eliminuar. Këto lloj sjelljeje, ku Meta duhet parë jo si viktimë, por si pasqyrë e Ramës, kanë kontribuar në mënyrë dramatike për të ulur nivelin e moralit shoqëror e politik të shoqërisë sonë në shkallë të paimagjinueshme degradimi. Modeli i shqiptarit që në skenë shahet e bëhen copë, gjoja për principe, dhe në prapaskenë bëhet vëlla me të sharin për interesa meskine, që bën të kundërtën e asaj që ka premtuar, pa ndjerë pikën e turpit, që lufton për të fituar simpatinë e njerëzve me synim që të rrisë çmimin e bythës së tij, që ta shesë pastaj sa më shtrenjtë, fatkeqësisht duket se është bërë modeli dominant i të rinjve të inspiruar nga maestrot si Rama. Sjellja e krimit në pushtet. Përpara nevojave ulëritëse të patologjisë së tij, Rama ka kohë që nuk dëgjon më zërat që i thonë se krimineli në pushtet është një rrezik për shoqërinë. Nevoja e sëmurë për të mbajtur në këmbë veten gjithmonë të kërcënuar nga pasiguritë irracionale, që e bën ta përjetojë çdo kritik e kundërshtar si armik dhe dashakeq ndaj të cilit duhet triumfuar me çdo mjet; nevoja për ta shijuar këtë triumf nëpërmjet denigrimit dhe poshtërimit të tyre, e çon narcizistin malinj të kërkojë aleatë kudo. E çon veçanërisht te të fortët e shoqërisë sonë, që janë kryesisht të pasurit dhe, kur s’mjaftojnë këta, edhe te kriminelët. Mbushja e Parlamentit dhe e bashkive me kriminelë dhe bashkëpunimi me njerëzit më të zinj të kësaj shoqërie, këmbëngulja për t’i mbajtur ata pranë, edhe kundër ligjeve të miratuara, kanabizimi i gjithë Shqipërisë, nuk mund të shihet pa lidhje me këtë patologji.

    * * *

    Shkatërrimi i institucioneve. Ajo që i ndodh rëndom një institucioni që ka në krye një narcizist malinj është personalizimi i tij, shndërrimi i tij në një instrument të Vetes grandioze të shefit. Në rastin Rama, kjo ka arritur kulmin pasi ai i ka dhënë edhe një pamje vizuale këtij fenomeni, duke e kthyer edhe vetë godinën e Kryeministrisë në një vend kulti të personalitetit të tij. Katin e parë të zyrave e shndërroi në galeri arti ku ekspozon veprave të miqve të tij që e mbështesin. Muret e sallës kryesore të pritjes i leu me ngjyrën e kuqe, që është shija e tij, duke transformuar edhe historicitetin e ndërtesës monument kulture. Katër muret e zyrës së vet i ka mbushur me veprat e tij. Kur dërgon urime nga institucioni, dërgon objekte që përmbajnë veprat e tij artistike. Ka vënë edhe një kosh basketbolli në një sallë të Kryeministrisë që të ushtrohet. Janë gjëra të paimagjinueshme që kolegët ia pranojnë me një servilizëm të paimagjinueshëm. Por, përtej kësaj pamjeje vizuale, dëmi substancial është shumë i rëndë. Personalizimi i institucionit bën që nga një organ shumëqelizor që duhet të rigjenerohet vazhdimisht e të jetojë pavarësisht nga drejtuesi i radhës, institucioni të shndërrohet në një zgjatim të narcizit, i destinuar të vdesë së bashku me të, pa ruajtur as përvojë dhe as memorie institucionale. Kështu ka ndodhur me Ministrinë e Kulturës ku nuk mbeti njeri pasi iku, kështu ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës, kështu po ndodh me Partinë Socialiste, kështu do të ndodhë edhe me Kryeministrinë që drejton. Por, pasoja më e rëndë mbi institucionet shtetërore ka të bëjë me atë që, në një demokraci, duhet të ekzistojnë institucione kontrolluese të njëri-tjetrit. Paaftësia për të pranuar kritikën, ngase kjo e destabilizon, e shtyn të manipulojë me ngulm për kapjen dhe eliminimin e këtij funksioni. E ndihmon në këtë aktivitet edhe omnipotenca që e shtyn të mendojë se është qenie speciale, superiore, se mund të bëjë ç’të dojë, sepse për të rregullat dhe ligjet nuk vlejnë ose se ligji është ai vetë. Sot i ka mbetur pa kapur Presidenti dhe drejtë- sia, për çka po punon, duke rrezikuar të na fusë në një situatë edhe më të rëndë, për sa u përket lirive dhe të drejtave themelore.

    * * *

    Kapja e medieve. Raporti i Ramës me mediet është ndoshta më problematiku, sepse ato janë instrumenti më i rëndë- sishëm i vlerësimit apo zhvlerësimit të Vetes së tij grandioze. Ato janë për të një person admirues apo zhvleftësues i shumë- zuar me mijëra. Prandaj, ato duhet të punojnë maksimalisht jo për të vërtetën me dritëhijet e saj, por në funksion të ngritjes sa më lart të murit të Vetes grandioze me të cilin mbulon dobësitë e vetes reale. Kësisoj, mediet e kapura prej tij na kanë ngritur një mur ku në njërën anë bien dritat e ekraneve që lartësojnë figurën e tij, kurse më anë tjetër bie hija mbi gjithë të vërtetat që, sipas narcizistit, kërkojnë të errë- sojnë madhështinë e tij, – nga smira e gazetarëve, nga padituria apo pse u shërbejnë armiqve të tij. Veçanërisht në shoqërinë tonë të spektaklit, ku imazhi është më i rëndësishëm sesa realiteti dhe ku mediet zotërohen nga pronarë të varur ekonomikisht nga pushteti, mediet janë bërë instrumenti kryesor i manipulatorit pervers. Në rrjetin e manipulimit, madje, ai nuk ka futur vetëm mediet kryesore të vendit, por punon ngulshëm edhe me mediet ndërkombëtare, deri duke vënë në veprim edhe paratë e mafies për të promovuar jashtë shtetit imazhet e gatuara në studiot e tij e për t’ua rikthyer pastaj shqiptarëve prej andej, më të lartësuara, lustruara e legjitimuara. Ndërkaq, siç merret me mend, “të tjerët”, ata që e kritikojnë, i hedh menjëherë matanë murit. Mesazhet që u dërgon edhe personalisht gazetarëve kritikë (ku bëj pjesë edhe unë) janë të tipit: “ka vite që nuk i lexoj shkrimet e tua”, ose: “I kam dhënë urdhër shoferit që gazetën ku boton ti ta hedhë në Lanë, përpara se të më sjellë shtypin.” Nuk mjafton kjo, por, duke qenë se etja për admirim e manipulim veçse i rritet, së fundi ka krijuar edhe televizionin e vet në internet, E(di)R(ama)TV, për të cilin i shkruan një komentuesi: “Ky është televizion […] për këdo që do të shikojë e të dëgjoje mbi reformat, punët dhe sfidat e qeverisjes!” Siç pritet nga patologjia, për “të tjerët” i thotë se “nëpër studiot e debateve e nga banakët e analizave televizive” nga “profesionistët e llafpërhapjes”, “vetëm për problemet e njerëzve nuk flitet.” Nuk është larg Musolinit, që thoshte se në Itali shtypi ishte më i lirë dhe më i vërtetë se në çdo vend tjetër, sepse atje mbështeste regjimin. Dy janë dëmet më të mëdha që ka sjellë ky qëndrim ndaj medieve: zhvleftësimi i rolit të tyre informues, investigues e korrigjues dhe kthimi i shumë njerëzve të penës në “laro të penës”, siç do t’i quante Konica, duke varfëruar kësisoj në kulm kontributin intelektual kritik në shoqërinë shqiptare.

    * * *

    Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. Aktet që i përmbledhin në mënyrën më gjithëpërfshirëse të tëra simptomat e narcizizmit malinj të Ramës janë sjelljet e tij me monumentet e trashëgimisë kulturore. Kjo edhe pse te monumentet projektohet, ndoshta në mënyrën më të spikatur, ideja e madhështisë. Patologjia e tij u manifestua ndaj tyre sapo vuri këmbën në Bashki, kur e ktheu qendrën e Tiranës nga zonë monument kulture në sheshin më të madh të ndërtimit të qytetit me synimin, siç i thoshte para shumë vjetësh gazetares amerikanë Jane Kramer, që të ngritje atje kullat që ia krahasonte me “obeliskët që kanë ngritur papët”. Ky delir, i kombinuar në mënyrë të pandashme me manipulimin dhe bashkëpunimin korruptiv me ndërtuesit, filloi të materializohet me shkatërrimin e lulishtes prapa Skënderbeut, për ta zëvendësuar me një lulishte që do të kishte vulën e tij. Ka vazhduar pastaj me shkatërrime të shumëçkaje nga qendra historike e Tiranës, për t’i zëvendësuar me ndërtime gjigante krejt pa lidhje me qytetin, dhe po vazhdon me projektet e të ashtuquajturës “rilindje urbane” nëpër qendrat e qyteteve kryesore të Shqipërisë, duke arritur kulme si shkatërrimi i Stadiumit “Qemal Stafa”, apo ndërtimi i “Velierës” në Durrës. Te shkatërrimi deri fizik i monumenteve për t’i zëvendësuar me veprat e tij (si te Stadiumi) apo te varrosja e tyre duke u vënë pranë vepra gjigante, si kullat apo “Veliera”, i gjen pra të gjitha simptomat e sëmundjes. Gjen idenë e madhështisë (sepse kërkon të identifikohet me to). Gjen omnipotencën (sepse shumicën e këtyre akteve i ka bërë pa përfillur ligjet e mbrojtjes së monumenteve të kulturës, të urbanistikës etj.). Gjen nevojën e triumfin ndaj të tjerëve deri në pikën e triumfit edhe mbi ata që kanë bërë historinë, çka e shprehu në mënyrën më groteske kryetari i Bashkisë së Durrësit, kur tha, duke folur për “Velierën”, – me të cilën varros një zonë arkeologjike dhe mbulon Kullën Veneciane që është simboli i qytetit, – se po punojnë për turizmin që do bëjnë brezat që do të vijnë pas treqind vjetësh. Gjen edhe shijimin e shkaktimit dhembje te shumë njerëz që u janë kundërvënë këtyre projekteve, sepse këto objekte i kanë të shtrenjta. Si rezultat, Shqipëria po humbet dita-ditës copa të rëndë- sishme nga trashëgimia e vet kulturore, kujtesa e vet materiale, identiteti i vet.

    Pervertimi i artit. Të përkufizosh artin është e vështirë, por zor të mos pajtohesh me dy ide: Së pari, se arti është komunikim, që prek pjesët më të thella të shpirtit e të mendjes së njeriut e se, me këtë aspekt, ai është edukues i empatisë, i aftësisë së njeriut për të hyrë në lëkurën e tjetrit. Së dyti, duke pasur parasysh raportin e artit me pushtetin, veçanërisht pas përvojave totalitare të shekullit XX, vështirë se sot mund ta shohim me simpati një art dhe një artist aleat të pushtetit, përkundrazi.

    E pra, gjëja më e rrezikshme që mund t’i ndodhë artit në të dyja këto aspekte është një artist narcizist patologjik, që kap edhe pushtetin politik. Duke qenë se shtysat më të thella që e çojnë këtë tek arti janë përdorimi i tij për të ushqyer Veten grandioze, pasi artistët apo shkrimtarët i sheh si njerëz të cilëve u ngrihen monumente, për një artist të tillë nuk ka rëndësi komunikimi, përcjellja e emocioneve të veta, por ekspozimi, nuk ka rëndësi vepra, as procesi krijues që çon tek ajo, por suksesi, fama, lavdia që i jep ajo, si nevojë konfirmimi. Po të vësh re aktivitetin e Ramës piktor, e vetmja gjë që i ka interesuar dhe i intereson është ekspozimi jashtë shteti, jo publiku i tij shqiptar, për të cilin s’mbahet mend se qysh kur nuk ka hapur një ekspozitë. Kjo i bën veprat t’u mungojë komunikimi me shqiptarët, t’u mungojë empatia, të jenë manipulative të ftohta, pa një filozofi jete; në thelb prostituim me njeriun dhe artin dhe jo vepra që burojnë nga një dashuri e vërtetë për njeriun dhe artin. Duke i shtuar këtij aspekti edhe manipulatorin pervers që tenton dhe kap pushtetin, arrijmë tek artisti që, për të arritur famën, suksesin, nuk ndalet përpara asnjë rregulli moral, i gatshëm të rrëmbejë edhe autorësinë e një vepre që s’është e tija, siç ka bërë shpesh Rama, apo të përdorë pushtetin për të ekspozuar veprat e tij jashtë shtetit, siç po bën kohët e fundit.

    Le ta ilustroj këtë me veprën më të reklamuar: lyerjen e fasadave të pallateve të Tiranës, e kurorëzuar me një video të Anri Salës që shëtit nëpër botë me mesazhin se vepra u bë për t’u ngjallur shpresën qytetarëve të Tiranës. Në fakt, vepra reklamon një të vërtetë fallco dhe është në thelb e ngjashme me veprat e artit propagandë të kohës së komunizmit. Ashtu si ato, ajo fsheh realitetin që duhet të shohin e kërkojnë artistët e vërtetë prapa atyre fasadave: faktin që, nën drejtimin e Edi Ramës, Tirana pësoi shkatërrimin më të madh të trashëgimisë kulturore, shkatërrimin më të madh të hapësirave publike, të parqeve dhe fushave të sportit, ndotjen më të madhe të ajrit – çka ka ndikuar shumë edhe në humbjen e shpresës dhe braktisjen e vendit nga tiranasit. Së dyti, ajo punon për kultin e personalitetit të pushtetarit e tij jashtë shtetit. Lyerja filloi jo rastësisht në Rrugën e Durrësit, që është ajo nga vijnë të huajt nga aeroporti. Vetë videoja e Salës nuk është shfaqur asnjëherë në Tiranë të bëhet objekt diskutimi i artistëve dhe intelektualëve shqiptarë për vërtetësinë e vlerat e saj. Së treti, është dëshmi e korruptimit të artistëve me në krye Anri Salën, që u ftuan të marrin pjesë në këtë projekt e që, kësisoj, në vend se të punojnë për të vërtetën, për të cilën kishin e kanë aq nevojë shqiptarët, punuan e vazhdojnë të punojnë për pushtetin e korruptuar. Aq i rëndë është ky bashkëpunim pervers, saqë edhe zyrën e Ramës, që, me të katër muret të mbushura vetëm me veprat e tij, është shprehja më evidente e një politikani autoreferencial, personalizues të institucionit, që punon natë e ditë vetëm për idenë e tij të madhështisë, në thelb i izoluar nga të tjerët dhe me rezultate pune kundër të tjerëve, e shesin jashtë si vepër e një politikani artist që bashkëbisedon me popullin e tij dhe që e emancipon përditë e më shumë këtë popull nëpërmjet punës dhe artit të tij.

    Rama e ka çuar në ekstrem modelin e artistëve dhe shkrimtarëve që bashkëpunuan me regjimin e djeshëm. Për të arritur suksesin, ai nuk është mjaftuar me një anëtarësim në parti apo deputetllëk, por ka kapur edhe majën e politikës dhe, në rreth vicioz, dikton që andej jetën artistike në vend, në funksion të pushteti të tij. Ky pervertim i politikës dhe artit po i sjell dëme të mëdha, të pallogaritshme zhvillimit të artit dhe artistëve të vërtetë në Shqipëri. “Regjimi i dytë” i Ramës & Co një pjesë të mirë artistësh i komprometon, kurse ata që mbeten, ose i injoron, ose i largon jashtë shtetit, ose i zhyt në varfëri e depresion.

    SI PËRFUNDIM

    T’u japësh pushtet njerëzve me patologjinë e narcizizmit malinj është një punë e rrezikshme për të gjithë shoqërinë. Këtyre njerëzve, siç e kam shkruar edhe herë tjetër duke cituar Elias Cannetin, u duhet ndenjur gati për t’ua hequr spinën e pushtetit menjëherë, dhe jo t’u japësh në dorë butonat e pushtetit. Por, fatkeqësisht, edhe kur ua heqim spinën disave, shohim se vendin e tyre e zënë sivëllezër të tyret, nganjëherë edhe më të këqij. Kjo ka bërë që gjatë kë- tyre 25 vjetëve të dëgjojmë gjithnjë e më shumë shqiptarë të dëshpëruar që thonë se ne s’bëjmë dot shtet, sepse na dalin në krye gjithmonë njerëz që sakrifikojnë krejt shoqërinë për egon e tyre, se zhytemi në një konfliktualitet shkatërrues midis këtyre njerëzve dhe taborreve të mjeranëve që i ndjekin ata, në një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve. Madje, një pjesë e paraqitin këtë si një mallkim të racës sonë. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me ndonjë mallkim të skalitur në ADN-në tonë biologjike, por me një “mallkim” të skalitur në AND-në tonë kulturore. Është lloji i energjisë kulturore që prodhojmë, për shkak të patologjive narciziste që përshkrova, ai që derdhet në prizën ku futet spina që e ripërsërit fenomenin e njeriut për të cilin nuk ekzistojnë të tjerët. Prandaj ngulmoj edhe një herë se problemi i problemeve nuk është heqja e spinës, siç mendoj se duhet të veprohet me Edi Ramën sa më parë, por mbi të gjitha ndryshimi i llojit të energjisë kulturore që derdhet në prizën ku futet ajo spinë. Përndryshe do të jemi gjithmonë të predispozuar për të na dalë në krye një variant i kësaj patologjie shkatërrimtare në formën e një dhunuesi të lirisë, dinjitetit e mendimit tonë, apo në formën e konfliktualitetit shkatërrues midis dhunuesve. (Panorama)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Fatos, ti neveritesh e talljen e percmimit qe i ben Edi kundershtareve me elokuencen e tij, qe vjen nga aftesi te spikatura artistike e gjuhesore (qe ty te mungojne, ashtu si edhe kundershtareve te Edit.)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Duket si nje shkrim fantazioz si nje analize psikologjike jashte realitetit...por eshte plotesisht e sakte qe e shpegon drejte personazhin.

    Ne qofte se dikush nuk e beson mjafton te shkoj ne Tirane dhe te shikoje pllaken e vendosur perpara hyrjes tek parku i lodrave tek rruga e Elbasanit,qe eshte vertete nje "pllake perkujtimore" siç quhej dikur ne kohen e komunizmit...Eshte shkruar pak a shum.."Ky park lodrash u be nga Kryetari i Bashkise Edi Rama"

    Kur e kam pare ate pllakate,jam shtangur, i thoja vetes nuk eshte e vertete. Nje "delir onipotence" qe eshte e veshtire ta gjesh edhe tek diktatoret o faraonet me psikopat.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Fatos, ti neveritesh e talljen e percmimit qe i ben Edi kundershtareve me elokuencen e tij, qe vjen nga aftesi te spikatura artistike e gjuhesore (qe ty te mungojne, ashtu si edhe kundershtareve te Edit.)
    Xhelozia Lazo, xhelozia... eshte nena e gjithe te keqiave!
    Me siguri Lubonja eshte xheloz per faktin se ne 11 vite ne krye te bashkise e shnderroi Tiranen ne Kanadahar. Eshte xheloz per faktin se i veshi malet dhe fushat me hashash. Eshte xheloz gjithashtu per faktin se Naltgjatesia mban prane vetes njerez servile, pa moral, kriminele, hajdute dhe genjeshtare..

    Eshte kaq e gjate lista e "te mirave" qe ka bere ky lider galaktiko-fantastiko-shkencore, saqe e shtyn Lubonjen ta xhelozoje ate ne te gjitha qelizat e tij!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (10-04-2017)

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Një përgjigje për Ramën që nuk shqyen pula, por të ardhmen e shqiptarve!

    Nga Fatos Lubonja

    Shfaqjen e Ramës në emisionin “Të paekspozuarit” e ndoqa me vëmendje jo vetëm për arsye se është emisioni në formatin e të cilit bëj pjesë, por edhe pse shumë njerëz më morën në telefon për të më pyetur se pse nuk isha aty sëbashku me Bushatin. Kur u thashë se Edi Rama nuk vinte në emision po të ishim ne, një pjesë shprehën habinë, duke më kujtuar se me ne ishin ulur përballë edhe lideri i opozitës Basha edhe Kryetari i kuvendit Ilir Meta; të tjerë thanë “sjellje “normale” kjo për Ramën”. Megjithatë, të dy palët nuk e kanë pritur, besoj, që Rama, në vend se të mos merrej me ne personalisht, përderisa nuk kishte dashur të ishim aty, do të bënte krejt të kundërtën.

    Sikurse u pa, lajtmotivi i diskursit të tij ishin “gazetarët e katundit”, si unë dhe Bushati, që, sëbashku me Ylli Rakipin, “hamë pula dhe prodhojmë gjellë qensh” dmth. ***. Në momente të tjera “gjellën e qenve” që ne prodhojmë ai e quajti “fake news”. Arsyen se pse gazetarët e katundit e prodhojnë këtë gjellë e shpjegoi me atë se janë të blerë me lekët që ua japin ata që kanë interesa kundër tij, – ndërsa unë e prodhoja edhe pa lekë, nga marrëzia.

    Kështu, sipas Ramës, ideja se vendi është në krizë morale, ekonomike, politike është një lajm i rremë, kurse Shqipëria përtej katundit, jeton e punon e lumtur nën udhëheqjen e tij dhe të Rilindjes së tij.

    Në këtë shkrim nuk dua t’i drejtoj Ramës replikat e munguara, por s’mund të mos ve në dukje, se fakti që ai na hoqi me kaq lehtësi nga emisioni tregon se, nëse ka një “katund mediatik” këtu tek ne, – dhe jo me shtëpi fshati, por me vila dhe pallate luksoze shumë milionëshe, – ky është katundi i ngritur sipas projektit të tij, me paratë publike e me lejet e tij të ndërtimit të dhëna sipas parimit “një pallat një votë”. Në këtë aspekt sjellja dhe fjala e tij në atë emision kundër nesh ishte shprehje e nevojës së sëmurë për të dëbuar nga ekrani edhe ata pak gazetarë që ende qarkullojnë të lirë në katundin e tij. Ishte gjithashtu edhe ilustrimi më i mirë i portretizimit që i kam bërë si politikan i rrezikshëm për vendin sepse i paaftë për të dëgjuar kritikën, për të ndryshuar sadopak mendim nën ndikimin e kujtdo që i thotë të vërteta që shkojnë kundër nevojave të patologjisë së tij prej narçizisti malinj.

    Megjithatë, besoj se duke vazhduar detyrën e gazetarit, vlen të merremi me tezën manipulative që ka hedhur Kryeministri lart e poshtë, e që qarkullon deri në rrethe diplomatike, se në Shqipëri punët shkojnë bukur e mirë me këtë qeveri, por se kriza është produkt i interesave të një opozite që ka frikë nga Vetingu dhe nga humbja e zgjedhjeve dhe e ndoca gazetarëve që hanë pulat që ua jep Basha dhe miku-armiku i tij Ilir Meta për të prodhuar “fake news”.

    ***

    Le të merrem pra me argumentin: a ka apo nuk ka krizë të vërtetë në Shqipërinë e madhe jashtë katundit, sigurisht jo për të replikuar me Ramën, por për të arsyetuar me ata që besojnë sinqerisht se s’ka krizë. Pa dyshim që në mungesë të të dhënave serioze nga institucione serioze apo nga shoqëri civile serioze mund të thuhet se, në këtë çështje, ka edhe subjektivitet. Për ta shmangur sa të mundem këtë po e nis arsyetimin tim duke iu referuar një deklarate të vetë Ramës, para se të merrte pushtetin. Duke folur për gjendjen e vendit ai shprehej se shqiptarët vuanin një “sistem ku është e pamundur të jetosh si njeri i ndershëm.“ Besoj se s’ka përkufizim më të mirë për një krizë. Kjo nënkupton krizë morale, shoqërore, ekonomike, por edhe krizë të thellë besimi tek politika. Duke qenë se e kam thënë edhe vetë një pohim të tillë, e marr si plotësisht të vërtetë, aspak “fake” dhe po e ndërtoj arsyetimin mbi këtë pohim.

    Le ta analizojmë situatën e sotme në Shqipëri nën dritën e këtij pohimi. Pyetja që shtrohet është: çfarë na ka sjellë Rama gjatë katër vjetëve që është në pushtet, a e ka lehtësuar apo e ka rënduar këtë gjendje krize të njerëzve të ndershëm dhe të politikave të ndershme? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po shmang sa të jetë e mundur argumentet që përmbajnë subjektivitet, dhe po u referohem dy prej zhvillimeve që janë më domethënësit dhe me të dhëna nga më të pakundërshtueshmet.

    Së pari, sipas të dhënave që vijnë sa nga Guardia di Finanza dhe Antimafia italiane sa nga Europoli e sa nga Departementi i Shtetit (përveç asaj që shohim e dëgjojmë përditë në Shqipëri) gjatë periudhës që kemi Edi Ramën kryeministër sasia e drogës së trafikuar është shumëfishuar, si rezultat i shumëfishimit të mbjelljes së kanabisit. Nëqoftëse këtë do ta përkthejmë në termat e pohimit të Kryeministrit se kemi jetuar në një sistem ku është e pamundur të jetosh si njeri i ndershëm kjo do të thotë se tani kemi shumë më tepër njerëz që merren me krim, që nga ata të thjeshtët që e mbjellin dhe e korrin kanabisin, deri tek policë e shefa policie, doganierë e pushtetarë të lartë të implikuar me këtë trafik. Me fjalë të tjera jemi në shumëfishimin e numrit të njerëzve që nuk jetojnë në Shqipëri si njerëz të ndershëm. Nuk po hyj këtu në argumentimin nëse ky shumëfishim është bërë me qëllim apo pa qëllim se kjo mund të quhet subjektive. Po bëj thjeshtë aritmetikë.

    Së dyti: është një e dhënë e pakundërshtueshme se gjatë periudhës së Edi Ramës kryeministër u rrit shumë numri i shqiptarëve që braktisën vendin për të kërkuar azil. Piku ka qenë viti 2015, në kulmin e qeverisjes Rama, pasi u pa efekti i “reformave’ të tij, kur, sipas Eurostat-it numri i azilkërkuesve arriti në 65000 dhe Shqipëria u radhit e dyta pas Sirisë. Alarmi për këtë është dhënë në Gjermani, në Britani, Holandë. Le Monde më 30 dhjetor 2016 i ka kushtuar një shkrim kësaj çështjeje ku thotë se edhe në Francë shifra e azilkërkuesve është trefishuar.

    Krahas këtij fenomeni kemi edhe fenomenin e fëmijëve të braktisur nga prindërit në vendet evropiane. Sot Shqipëria është (sëbashku me Kosovën) i vetmi vend evropian që e vuan këtë fenomen. Sipas një raporti që vjen nga Britania e Madhe lidhur me këtë fenomen, në kohën e qeverisë Rama, numri i fëmijëve të abandonuar nga prindërit që vijnë nga Shqipëria vjen pas Afganistanit.

    Çfarë do të thotë gjithë kjo nën këndvështrimin e idesë se Shqipëria është një vend ku – siç thoshte Ramë më 2013, – nuk është e mundur të jetosh si njeri i ndershëm? Do të thotë se më një anë këta katër vjet është shtuar numri i atyre që jetojnë në mënyrë të pandershme në sajë të krimit dhe, më anë tjetër, është pakësuar numri i atyre që duan të jetojnë në mënyrë të ndershme, sepse ikin. Mos të harrojmë se kombinimi më i keq i këtyre të dyjave është rritja në Evropë e organizatave kriminale që drejtohen nga shqiptarët, që pastaj investojnë në Shqipëri duke ua bërë edhe më të vështirë jetën kujtdo që do të merret me biznes të ndershëm. E këtu përsëri do të shtojmë se fakti se Rama i ka shumë qejf kapot e tyre, ka bërë që të rritet numri i deputetëve dhe kryetarëve të bashkive që vijnë nga këto rradhë.

    E pra, a nuk do të thotë kjo aritmetikë e thjeshtë se kriza e një vendi ku s’jetohet me ndershmëri është rritur me të gjitha implikimet morale, shoqërore, ekonomike dhe politike. Ja kaq e thjeshtë më duket përgjigja e pyetjes nëse është e vërtetë që ka krizë, siç themi ne gazetarët pa katund, apo kemi të bëjmë me “gjellë qensh” apo “fake news” siç thotë Edi Rama.

    Këtu, duke hyrë në interpretim, pra duke futur edhe subjektivitetin, çështja shtrohet se si dilet nga kjo krizë. Personalisht mendoj se kriza e sistemit ku nuk jetohet dot si njeri i ndershëm, ka arritur me Ramën në një fazë shumë më të rrezikshme që reflektohet pastaj edhe në atë që po ndodh. Të gjithë e dinë se në Lazarat votohej gjithnjë PD-ja edhe për shkak të lidhjeve të krimit atje me PD-në. Të flitej për ekzistencën e opozitës në Lazarat ishte bërë gati qesharake. Sot kemi një lazaratizim të krejt Shqipërisë që na ka çuar në një pikë të atillë saqë askush nuk beson më se mund të prodhojmë ndryshime në emër të njerëzve të ndershëm në Shqipëri. Zgjedhjet në Dibër ishin prova më dramatike e kësaj. Futja e opozitës në çadër duhet parë si luftë për mbijetesë e një opozite që rrezikon të shkrihet në një Shqipëri të lazaratizuar krejtësisht nga partia në pushtet dhe ku njerëzit e ndershëm ikin pasi ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen e tyre. Edhe ajo pra është pjesë dhe reflektim i krizës.

    Prandaj gjykoj se kthimi i rrjedhës dramatike që ka marrë vendi, nuk mund të kryhet me zgjedhje normale, sikurse thotë Rama, por duke e shfrytëzuar këtë krizë politike që ka provokuar opozita për të reflektuar, dialoguar dhe gjetur zgjidhjen më të mirë për fillimin e ndërtimit të një vendi ku të mund të jetohet si njerëz të ndershëm.

    “Panorama”
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    "Pash" para ça ditesh emisionin "Jeta ne Kosove" dhe aty vura re dy-tre gjera...E para profesionalizmin e drejtueses se emisionit (qe ne 20 e ca vjet se kam pare ne Tirane), e "gozhdoi" Shpend Ahmetin ne nje menyre qe eshte per tu admiruar sikur te ishte nje gazetare "anglosaksone". E dyta,edhe se pergjigjet e Ahmetit rezultuan te pajustifikuara,fal profesionizmit te zonjes gazetare qe nuk e linte te dilte jashte argumentit dhe pyetjes,prap te bente pershtypje edukata e pergjigjeve te Shpend Ahmetit. Pergjigje dhe justifikime mbase te gabuara por te dhena me nje kulture civile qe ne Tirane nuk egziston. Pra kishim nje gazetare qe insistonte mbi faktet dhe argumentet dhe nje politikan qe mbrohej dhe shpegonte me edukate civile. Dhe e fundit kete krahasim e bera me mediat dhe politiken ne Tirane ku kemi nje debat midis injoranteve dhe hajvaneve, ku eshte dhe e veshtire te percaktosh se kush kategori eshte hajvane dhe kush eshte injorante se jane te perziera bashke.

    Te "vi" nje kryeminister ne studio,kur ky kryeminister ka probleme morale,etike,ligjore etj etj,pa fund, dhe debati te behet per "pulat e pjekura" vetem ne Shqiperine e qytetarit dixhital mundet te egzistoje . Shqiperia perveç problemeve morale dhe etike ka nje problem inteligjence qe e ka futur ate vend ne nje spirale te pa shprese daljeje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 10-04-2017 më 19:55

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Ore Fatos,

    Po ti tani gjete t'u thuash shqiptareve qe miku yt Rama nuk eshte ne rregull nga trute? Tani qe ne socialistet e beme ate kryetar Partie, e Kryeminister, e Rilindas?

    Po mire ti qe na njeh kaq mire Ramen e na thua se eshte i semure nga mendja, po ne qe i dhame voten shokut Rama, cfare na nxorre me keto qe shkruan? Turp te kesh! I cmendur e i shkalluar je ti e jo ne qe beme Uçin e Koço Devoles kryeminister te vendit!

    Ne fillimet e viteve 90, Koço Devole beri nje skeç me nje karakter te shquar: Uç Karavastaja. Uçi u ngjit ne maje te murrit dhe mbante fjalim, ligjeronte. Kendonte. Njerezit qe kalonin e degjonin e thoshin: ore kush eshte ky qe mban fjalim? Do jete ndonje koke e madhe mendonin me mendjen e tyre. Dhe ne fund te skecit, vine infermieret e pavionit te semureve mendore, dhe e zene Ucin per krahu dhe e zbresin nga muri ku kish hipur.

    Uçin shqiptaret e bene kryeminister 4 vjet me pare!

    Albo

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Fatos Lubonja: Një diagnozë për sëmundjen e rëndë të Edi Ramës

    Lubonja eshte po aq i cmendur sa Rama dhe duhet ta dije mire nga vijne crregullimet psiqike, dmth nga shtypjet me trysni te madhe. Artistet jane te destinuar te vuajne burgun shoqeror apo nenvleftesimin nga shoqeria popullore dhe edhe pse kane krijuar nje ambjent lajka-stimujsh perseri vuajne nga ndjenja e inferioritetit qe shperthen ne menyre te pakontrolluar. Packa se cfare na meson Greiqa Hyjnore apo prapaskena e Botes qe quhet shkence me te madhe, them se duhet te kete ndonje interference grafike ne softin e bashkesise Rama. Meqe gruaja iu cmend nga stresi mendoj qe duhet te kete nje grafik, qenie apo xhind sic i quan Greqia ne theks Arab dhe te kujton krushqite e fshehta te Grekeve me Sulltanet e shkretetirave plot magji dhe femra imorale ku Greket hengren nje doze te madhe pseudo kulture. Keto Grafike jane pajete por rendojne skemen dhe ndizen vetem kur reja Zeus kalon neper ato dimensione. shenim: Zeusi nuk ishte Grek por u mbyt ne shkembinjte Grek duke u perplasur neper miqesira dhe aventura absurde per shkak te injorances apo pushtetit te tij absolut!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •