Qytetėrimi shqiptar mė shumė ndodhet nėn dhe sesa mbi tė. Nė viset etnike shqiptare nė Mal tė Zi, e mbi tė gjitha nė rajonin e Ulqinit, janė njė numėr i madh i monumenteve tė trashėgimisė sonė nga historia jonė e hershme, ku zė vend edhe qyteti i lashtė i Shasit, sot qytet qė nuk banohet.

Shasi ėshtė vendbanim antik ilir, i cili ngrihet nė malin po me tė njėjtin emėr. Kėndej pari, nė periudhėn antike ka kaluar rruga e lashtė lidhėse nė mes Ulqinit dhe Shkodrės. Shasi nė literaturė njihet si: Suatio, Suaēo, Savocci, Svaciao, Fshas etj. Baza e qytetit tė lashtė ėshtė ndėrtuar nga gurėt e mėdhenj, ndėrsa murin rrethues stihitė e kohės e kanė dėmtuar shumė; ky mur bart vlera tė mėdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kėsaj dite aty qėndrojnė dy portat e qytetit.

Shasi pėr herė tė parė u pėrmend nė dekretin e papės Aleksandri i Dytė mė 1067 si qytet Ipeshkvi. Nė vitin 1183 pushtohet nga Stefan Nemanja dhe me atė rast barbarėt e shkatėrruan Shasin. Qyteti u mėkėmb, por pėrsėri pasoi sulmi i mongolėve mė 1242, tė cilėt e shkatėrruan krejtėsisht.

Nė fund tė shekullit XIII e rindėrtoi mbretėresha Jelena, ku edhe pėrjetoi kulmin e vet qytetar dhe tregtar deri nė shekullin XVI, kur pėrfundimisht u sulmua dhe u shkatėrrua nga turqit, mė 1571. Nga ky vit Shasi njihet si “qyteti i vdekur”. Nė kėtė vit turqit e pushtojnė edhe Ulqinin dhe Tivarin, ku banorėt vriten dhe qyteteve iu vihet zjarri.

Mirėpo, kur kemi tė bėjmė me veprimin kishtar, Shasi ka pasur kisha aq sa ka ditė viti e qė ėshtė rast unik nė botė, kurse tani shihen vetėm themelet e tetė kishave, tė cilat i pėrmend edhe Justiniani (1533) dhe mė vonė Marin Bici (1610), katedralja e Kishės sė Shėn Gjonit, e ndėrtuar me stil gotik dhe Kisha e franēeskanėve tė Shėn Mėrisė, tė lashta rreth 1300 vjet. Tė gjitha kishat nė Shas kanė qenė tė zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e nė disa edhe tani dallohen gjurmėt e ngjyrave nė mure.

Pjesėt e mbetura tė fortesės gjenden nė shkrepa. Pėrveē Shasit nė periudhėn veneciane rreth Liqenit tė Shkodrės ishin edhe qytetet Trishti, Danja dhe Sarda.

Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit e luante tė njėjtin rol pėr zonėn e vet. Nė vitin 1443 ipeshkėv i Shasit ka qenė Palė Dushmani.

Edhe Pjetėr Bogdani e pėrmend Shasin nė shkrimet e tij duke thėnė se shtrihet nė perėndim mbi qytetin e Tivarit, nė veri deri te Kravari dhe nė lindje pėrfundon me lumin Buna.

Sikur tė bėheshin hulumtime nėnujore, do tė gjendej edhe mė shumė nga Shasi, kjo trashėgimi e pa hulumtuar nga ana e jonė ėshtė fshehur nga sllavėt me shekuj. Ka edhe fakte qė dėshmojnė se gjatė verės, kur niveli i ujit tė liqenit tė Shasit ėshtė i ulėt shihen pjesė tė mureve tė shtėpive tė dikurshme tė banimit.

Periudha ilire

Gjetjet arkeologjike e provojnė se qytetin e Shasit tė panjohur deri nė shekullin VIII nė tė vėrtetė e prek krishterimi i hershėm nė periudhėn ilire. Ilirizmi i kėsaj kulture dėshmohet veēmas nga njėjtėsia tipologjike e objekteve tė kulturės arkeologjike tė Shasit me kulturėn iliro-arbėrore tė Komanit.

Shasi mė herėt u shndėrrua nė hapėsira me vende tė fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij nė luftėn nė mes tė Papatit dhe Bizantit pėr tė zotėruar kėtė qytet nė kohėn e mesjetės. Hulumtimet nė lokalitetin e Shasit tė vjetėr dėshmojnė pėr ekzistencėn e vendbanimit parahistorik si bazė ku ėshtė ngritur qyteti i Shasit pasi qe u bė zbulimi i kulturės sė Komanit, me anė tė sė cilit u bė pėrcaktimi mė i saktė i datimit tė objekteve sakrale qė kanė ekzistuar qė nga shekujt VI-VII.

Ky vendbanim i lashtė pėrveē rėndėsisė strategjike jepte edhe kushte tė pėrshtatshme pėr jetė, duke u parė edhe vendndodhja e tij nė liqenin e Shasit dhe Bunėn tė pasur me peshk, zogj, shtazė tė egra dhe kushte tė tjera tė veēanta pėr blegtori dhe bujqėsi.

Duke iu referuar njė shkruesi tė panjohur dhe dorėshkrimit tė tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “nė kėtė trevė gjendej qyteti shumė i vjetėr i quajtur Shasi, ku duken gjurmėt e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje….’. Mė tej shkruan se “afėr kėtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjė, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrėsisht kundėr Pompejanit ku janė edhe sot nė kėmbė dhe si mrekulli njė gropė e madhe, ende parrafshuar…”

Shasi mesjetar

Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar ėshtė pėrjetėsuar edhe nė numizmatikė, sepse i ka farkuar monedhat e veta,tė cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo qė e paraqet figurėn e Shėn Palit Pagėzuesit, si mbrojtės i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kėshtjellėn me porėn madhėshtore tė kėtij qyteti.

Versionet malazeze te kėsaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatėrroi kishat shqiptare dhe librat e kohės e kreu konvertimin me dhunė tė banorėve tė mbetur nė ortodoks, gjė qė e cila pėrputhet me traditėn gojore nė Shas, ku banorėt tani tė fshatit Shas thonė ”se tė gjitha kishat nė fillim ishin katolike”.

Kėrkimet e para tė arkeologjisė jugosllave, qė u takojnė viteve 1980, zbuluan njė hershmėri mė tė madhe se ajo qė dihej. Ishte pikėrisht trashėgimia ilire e kultures sė Shasit qė e trembi shkollėn arkeologjike tė Beogradit. Nė vitin 1985 Akademia e Shkencave tė Serbisė me nguti ndėrpreu hulumtimet, kur vėrejtėn se kanė tė bėjnė me nji qytet tė lashtė shqiptarė. Ky pra ėshtė qyteti ilir i 365 kishave, qė nė fillim u shkatėrrua nga sllavet e pastaj e vėrteta e gėrmadhave tė tij u fsheh po ashtu nga sllavet.

Vetėm ne, si njohės tė mirė tė vetvetes, dhe duke mos i mohuar rrėnjėt tona, mund ta shkruajmė historinė ashtu siē duhet.


http://www.njekomb.com/?p=6245