Kryeministrja duket e vendosur për t’u larguar pa një marrëveshje…
Korniza e madhe
Në Britani, Theresa May duket se është e vendosur. Për një kohë të gjatë ka mbajtur qëndrimin se më mirë pa marrëveshje se sa me një marrëveshje të keqe, kryeministrja po këmbëngul se Britania po fillon një kapitull të ri si një vend i begatë, i hapur dhe global. Ajo bëri thirrje për bashkim.
Vendi më në fund do të jetë në pozicion që të përmbushë ambiciet që ka, tha ajo për Nicola Sturgeon duke argumentuar se të katër shtetet e Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një forcë të pamposhtur.
Shefi negociator i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ndërkohë, duket më pak i sigurt për rezultatin që do të prodhojnë bisedimet. Ai paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje, të cilën nuk e duam, do të ketë pasoja të mëdha për Mbretërinë e Bashkuar.
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, e përshkroi Brexit-in si një dështim dhe tragjedi në një intervistë për BBC-në, por këmbënguli me faktin se Britania duhet të paguajë jo si një dënim për të, por për largimin ndaj angazhimeve.
Brukseli nuk duhet të fajësohet në mënyrë të përsëritur në debatet politike britanike për gjërat të cilat BE-ja nuk është përgjegjëse, ka thënë Juncker në një intervistë për The Guardian.
Këndvështrimi nga Europa
Javën e shkuar BE-ja ishte e angazhuar me festimet e 60 vjetorit të saj në Romë, kështu që nuk kishte shumë kohë për Brexit-in. Juncker tha se:
Ne riafirmojmë angazhimin tonë për bashkimin tonë të pandarë. Por nuk e bëjmë këtë nga nostalgjia. Ne e bëjmë këtë se vetëm duke qëndruar të bashkuar, ne mund të ngrihemi ndaj sfidave dhe t’i përballojmë ato së bashku.
Ndërkohë që EU28 u përmend vetëm një herë gjatë mbrëmjes formale.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, se BE-ja do të mbajë samitin e parë për të rënë dakord mbi Brexit-in më 29 prill, një muaj nga sot dhe bëri të qarta prioritetet:
Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të sigurohemi se procesi i divorcit të jetë sa më pak i dëmshëm për BE-në. Qëllimi ynë parësor është që të krijojmë sa më shumë siguri dhe qartësi për të gjithë qytetarët, kompanitë dhe vendet anëtare të cilat do ndikohen negativisht nga Brexit.
Monitor
Krijoni Kontakt