Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    Emri:  article50-300x176.png

Shikime: 335

Madhësia:  98.8 KBKryeministrja duket e vendosur për t’u larguar pa një marrëveshje…

    Korniza e madhe

    Në Britani, Theresa May duket se është e vendosur. Për një kohë të gjatë ka mbajtur qëndrimin se më mirë pa marrëveshje se sa me një marrëveshje të keqe, kryeministrja po këmbëngul se Britania po fillon një kapitull të ri si një vend i begatë, i hapur dhe global. Ajo bëri thirrje për bashkim.

    Vendi më në fund do të jetë në pozicion që të përmbushë ambiciet që ka, tha ajo për Nicola Sturgeon duke argumentuar se të katër shtetet e Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një forcë të pamposhtur.

    Shefi negociator i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ndërkohë, duket më pak i sigurt për rezultatin që do të prodhojnë bisedimet. Ai paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje, të cilën nuk e duam, do të ketë pasoja të mëdha për Mbretërinë e Bashkuar.

    Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, e përshkroi Brexit-in si një dështim dhe tragjedi në një intervistë për BBC-në, por këmbënguli me faktin se Britania duhet të paguajë jo si një dënim për të, por për largimin ndaj angazhimeve.

    Brukseli nuk duhet të fajësohet në mënyrë të përsëritur në debatet politike britanike për gjërat të cilat BE-ja nuk është përgjegjëse, ka thënë Juncker në një intervistë për The Guardian.

    Këndvështrimi nga Europa

    Javën e shkuar BE-ja ishte e angazhuar me festimet e 60 vjetorit të saj në Romë, kështu që nuk kishte shumë kohë për Brexit-in. Juncker tha se:

    Ne riafirmojmë angazhimin tonë për bashkimin tonë të pandarë. Por nuk e bëjmë këtë nga nostalgjia. Ne e bëjmë këtë se vetëm duke qëndruar të bashkuar, ne mund të ngrihemi ndaj sfidave dhe t’i përballojmë ato së bashku.

    Ndërkohë që EU28 u përmend vetëm një herë gjatë mbrëmjes formale.

    Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, se BE-ja do të mbajë samitin e parë për të rënë dakord mbi Brexit-in më 29 prill, një muaj nga sot dhe bëri të qarta prioritetet:

    Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të sigurohemi se procesi i divorcit të jetë sa më pak i dëmshëm për BE-në. Qëllimi ynë parësor është që të krijojmë sa më shumë siguri dhe qartësi për të gjithë qytetarët, kompanitë dhe vendet anëtare të cilat do ndikohen negativisht nga Brexit.

    Monitor

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    Ketu do shikojm "spektakel" midis anglezve dhe sa e perçar do jete Europa.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    kur të përmirësohen gjërat ( lol ) votojnë përsëri anglezet për tu futur


  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    Djema, eshte diskutuar edhe ketu ne EU/BE puna e referendumeve, si princip, se sa here e kur mund te behen, dhe shumica ishin te mendimit qe nje referendum nuk mund te behet sa here e kerkon nje grup njerzish por te respektohet mandati i nje fuqie, mandati i nje pozite, nje qeverie, çka do te thote se nese ben referendum gjate mandatit te PS, psh me 2016, dhe ke humbur, ata qe kerkojne referendumin, kane te drejte ta kerkojne kete ne mandatin tjeter, eshte apo nuk eshte ne pushtet PS, dhe kjo fuqi apo fuqi tjeter, ka te detyrimin t'ua japi kete te drejte kur te doje ajo, daç ne vitin 2017, daç ne 2018, daç ne 2019, daç ne 2020, por jo pas 2021, dates kur i mbaron mandati. Prandaj dhe qeverite i organizojne/lejojne referendumet kryesore politike apo per çeshtje kardinale, gjithmon ne fund te mandatit te tyre, muajt e fundit, kuptohet edhe per te testuar votuesin per zgjedhjet e ardhshme.
    Keshtu qe teorite per referendume pas 20 vjetesh, jane prralla politike te thena neper kafene.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    largimi i anglise nga BE edhe shenon fundin e saj si teori, por tensioni i kote qe mbrujtin elefantet saksone do humbe mes barit Parizjen dhe evropa e dikurshme, ajo e intrigave dhe thashethemeve, kjo tkurrje dhe mevetesim i saj do lejoje te duken shoqeri moluske gjoja per te.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Divorci i shekullit: Fillon procesi për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Djema, eshte diskutuar edhe ketu ne EU/BE puna e referendumeve, si princip, se sa here e kur mund te behen, dhe shumica ishin te mendimit qe nje referendum nuk mund te behet sa here e kerkon nje grup njerzish por te respektohet mandati i nje fuqie, mandati i nje pozite, nje qeverie, çka do te thote se nese ben referendum gjate mandatit te PS, psh me 2016, dhe ke humbur, ata qe kerkojne referendumin, kane te drejte ta kerkojne kete ne mandatin tjeter, eshte apo nuk eshte ne pushtet PS, dhe kjo fuqi apo fuqi tjeter, ka te detyrimin t'ua japi kete te drejte kur te doje ajo, daç ne vitin 2017, daç ne 2018, daç ne 2019, daç ne 2020, por jo pas 2021, dates kur i mbaron mandati. Prandaj dhe qeverite i organizojne/lejojne referendumet kryesore politike apo per çeshtje kardinale, gjithmon ne fund te mandatit te tyre, muajt e fundit, kuptohet edhe per te testuar votuesin per zgjedhjet e ardhshme.
    Keshtu qe teorite per referendume pas 20 vjetesh, jane prralla politike te thena neper kafene.
    Pse ke kete ide per referendumin ? Nuk ka gje me demokratike se refendumi,refendumi duhet te jete "mujor" jo vjetor a dhjetvjeçar.

    Nuk ka arme me te forte per shoqerite civile se sa referendumi.Sikur ti te kishe referendumin asnje force politike nuk do ti shkonte nder mend te bente nje ligj per futjen plehrave ne Shqiperi. Problemi eshte se ne jemi nje shoqeri teresisht e prapambetuar nga ana e kultures politike ku nuk organizojme dot nje referendum a votim te rregullt brenda partise se perndryshe referendumi do ishte zgjidhja e shume problemeve.

    Persa i perket Anglise referendumi tjeter mundet te behet edhe "vitin tjeter" mjafton te dali nje force politike dhe te fitoje zgjedhjet me programin qe do fusi Anglin ne BE dhe per kete pike do bej referendum...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •