18 vite më parë më 27 Mars 1999 ushtria serbe hyri ne kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e dogjën atë më qëllimin e zhdukjes së dokumentacionit historiknë të cilën ruhet kujtesa e popullit shqiptar.Thuhet se u dogjën mbi 200 dokumenta me vlera historike. Sidoqoftë Me 10 qershor të po këtij viti, puntorët e rikonstruktojnë këtë kompleks muzeal të djegur nga paramiltarët serbë.
Pak Histori.
Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit fillimisht ka shërbyer si ders-hane (mësonjëtore) e kompleksit të Gazi Mehmed Pashës. Në vitin 1878 e deri në vitin 1881 kjo ndërtesë u shfrytëzua si zyre administrative e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjatë shek. XX kjo ndërtesë u shfrytëzua si hapësirë banimi. Në vitin 1968 bëhet dislokimi i ndërtesës për disa metra në perëndim, për arsye të ndërtimit të rrugës. Vitet 1976-1978 shënojnë intervenimet restauruese dhe revitalizuese me ç’rast, për nder të shënimit të 100 vjetorit, ndërtesa shndërrohet në pjesë të Kompleksit
Në vitin 2003 bëhet ridizajnimi i oborrit të kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të saj kjo ndërtesë shërben si Muze Historik. Në muzeun historik janë të paraqitura eksponate që tregojnë historinë e zhvillimit të ngjarjeve politike gjatë periudhës 1878 – 1881 (http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8765). Ngjarjet historike që çuan në formimin e Lidhjes se Prizrenit njihen por shkrtimisht kujtesa historike mbetet si më poshtë.
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Shën Stefanit nuk përmënd në asnjë rresht Shqipërinë por Turqia hoqi dorë nga pjesa më e madhe e Ballkanit sepse pranoi që Rusia të krijonte një Bullgari të Madhe e cila përfshinte dhe tokat e Vilajetit të Manastirit si:- Korca, Voskopoja një pjesë të Dibrës,dhe Selanikun e Maqedoninë e sotme. Gjithashtu Turqia pranonte që në Ballkan të krijohej një Serbi e madhe në të cilën përfshiheshin toka shqiptarë të Vilajetit të Kosovës që përfshiheshin jo vetëm Kosova e sotmë por dhe Bosnja, Sanxhakut, dhe të gjitha trojet me popullsi myslimane në kufi sllavët e jugut. Pra në tërësi sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.
Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit si krahinat Kars, Ardahan, Bajazid e Batum (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lidhja_e_Prizrenit). Per shkak të vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, shpërtheu një shqetësim dhe një zemërim i madh në popullsinë shqiptare por dhe në Europë.
Fuqitë e mëdha Europiane Perëndimore të pakënaqura nga ky Traktat dypalësh realizuanme shpejtësi Kogesin e Berlinit. Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark. Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit. Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh faktorin shqiptar. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Kongresi_i_Berlinit). Interesant ëstë fakti se Lidhja e Prë e Prizrenit nisi me 10 qershor pra vetëm 3 ditë përpara Kongresit të Berlinit.Morën pjesë të gjithë bejlerët dhe pashallarët shqiptarë gjithashtu edhe drejtues në administratën omane të asaj kohe. Midis tyre ishin edhe patriotë të shquar si Ali bej Gucia, iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali ibra (Neza), Abdyl Frashëri etj. Në Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatë disa feudalë sllavë e sulltanistë nga viset e Bosnjë-Hercegovinës. Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet në ditën e caktuar, me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Përgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo ndërtesë ndodhet pranë xhamisë ose Bajrak-Xhamisë, siç quhej nga qytetarët prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra (Qoku)?.
Sidoqoftë daljame një Konkluzione si Kahrarname-ja e cila nuk përmëndte në asnjë rresht problemin shqiptar por vetëm problemin fetar dhe pronat fetare dhe të Perandorisë osmane, nuk përmëndëte asnjë propozim për kryeqytet të trojeve shqiptare, nuk përmëndëte asnjë fjalë për gjuhën zyrtare që do të kishte shteti i ri shqiptar, nu përmëndej në asnjë rresht krijimi i një ushtrie shqiptare, nuk përmëndej në asnjë rresht pavarësia e trojeve shqiptare nga Perandoria osmane, por përmënddëte administrimin e këtyre trojeve nëpërmjet ligjit të Sheriatit, dhe varësinë e këtyre trojeve si troje mysimane nga Peandoria osmane- tregon se klasa drejtuese e shqiptarëve të asaj kohe nuk e kuptonte se Perandoria Osmane e kishte humbur luftën dhe se duhej që të kërknte pavarësinë nga Perandoria osmane. Këtë gjë ajo klasë politike nuk e bëri. Kahrar-name u dërgua në Kongresin e Berlinit dhe sigurisht nuk u praua një Memoranum i tillë pro Osman dhe pro-islam nga ana e Kongresit të Berlinit, delegatët e të cilit e hodhën poshtë dhe pranuan pjesërisht propozimin Rus – për krijimin e shteteve të krishtera por jo vetëm Bullgari dhe erbi siç propozuan Rusët.
Megjitëse ishin 110 delegatë të njohur me emër dhe mbiemër nuk kishin ardhur të gjithë delegatët. Pas një jave debatesh, më 17 qershor 1878, projekt-programi i paraqitur nga delegatët proosmanë, i njohur me emrin Kararname (Libri i vendimeve), u konsiderua i miratuar, ndonëse nuk mori shumicën e votave. Megjithatë ndryshimet që i’u bënë, Kararnameja shprehte besnikërinë ndaj sulltanit dhe përshkohej nga fryma islame.
Kurr arritën delegatët e pothuajse të gjitha krahinave shqiptare, u mblodhën rishtas në Prizren më 1 korrik 1878, ndërsa Kuvendi i Përgjithshëm më 2 korrik miratoi Kanunin e ri, që i jepte të drejtë Lidhjes të kishte degët e saj në qendrat e ndryshme të Shqipërisë, të shpallte mobilizimin ushtarak e të gjithë burrave të aftë për armë, të mblidhte për nevojat e veta buxhetore një serë taksash të ndryshme, të kishte gjyqe të veçanta. Me këto të drejta, Lidhja e Prizrenit fitonte funksionet pushtetare të veçanta nga ato të Shtetit Osman dhe krijohej mundësia për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar.
Problemi qëndroi se Kongresi i Berlinit kishte mbaruar, dhe Kahrarnameja- nuk ishte marrë parasysh, por Memorandumi që u përpilua për çështjen shqitptare i cili u quajt edhe Kanun u bë me datën 2 korrik nën drejtimin e Abdyl Bej Frashërit dhe menjëherë i u dërgua Kancelarit Bismark i cili tha atë shprehjen e famshme që `… Shqipëria (Albania) është një shprehje gjeografike..`. Sidoqoftë pasa sqarimit nga ana e Abdyl Bej Frashërit i cili u takua privatisht me Bismarkun, dhe pasi i sqaroi se shqiptarët e besimit mysliman nuk ishin turk, pra nuk duhej ngatërruar etnia me fenë, ashtu sikundër orthodoksët nuk ishin grekë, Bismarku u tërhoq dhe e pranoi që paska popull shqiptar me fe islame por që nuk është popull turk. Por fatkeqësisht Bismarku u shpreh se Kongresi i Berlinit i kishte mbaruar punimet dhe vendimet ishin marrë. Ktu nisi kalvari shqiptar i kërkesave nëpr dyert e Europës perëndimore deri në 28 nëntor 1912 ku u shpall Pavarësiae Shqipërisë se cunguar. (http://ardhmeriaonline.com/artikull/.../#.ËNliTFËGPIU)
Kjo Histori e kaluar e popullit shqiptar upërpoq të fshihej nga Paramilitarët serbë të cilët dogjën më 27 Mars Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit. Kanë kaluar 18 vjet nga djegia e kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Drejtori i Qendrës së Kulturës Samir Hoxha e ka konsideruar si një krim historik dhunimin e muzeut nga serbët. Autori i ekspozitës, Parim Kosova tha se pas luftës është bërë një padi për djegien e Lidhjes së Prizrenit për Tribunalin e Hagës, por padia ende nuk është marrë parasysh. Sipas tij, “Kallëzimi penal është bërë ndaj 11 personave që dogjën dhe shkatërruan monumentin më të çmuar të të parëve por fatkeqësisht tribunali i Hagës as edhe sot nuk ka nisur të merret me çështjen e kësaj padie. Në ekspozitë janë pasqyruar 288 objektet që ishin të ekspozuara në Muze deri më 27 mars 1999, ku bashkë me to u shkatërruan edhe shtatoret që kanë qenë të vendosura në oborrin e Kompleksit Muzeal të Lidhjes së Prizrenit. (http://lexo.al/djegia-e-muzeut-te-li...rasysh-padine/).
Sidoqoftë në kujtim të kësaj date të djegies se Kompleksit Muzeal tëLidhjes së Prizrenit, mund të paraqesim dëshirën e disa politikanëve ekstremitë fqinjë si në veri ashtu dhe në jug që Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare të mos kenë Histori, që Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare, të mos kenë të kaluar, në mëyrë që të vazhdojnë të manipulojnë dhe ta bindin Perëndimin (sipas idesë së tyre) se shqiptarët nuk mund të krijojnë shtet, që shqiptarët janë `njerëz me bisht`. Këto taktika në ditët e sotme janë të destinuara të dështojnë sepse Faktori shqiptar është zgjuar, Kosova është e pavarur, dhe Perëndimi ka ndruar mëndje për shqiptarët sepse shqiptarët janë europianë dhe duan integrimin në BE. Cdo përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë Kosovën nëpërmjet ekstremimit fetar apo nëpërmjet nxitjes se destabilizimit financiar dhe ekonmik, apo fobisë nga Russia- do të dështojnë me turp.

priftipirro2017@gmail.com