SEECI: Niveli i vrasjeve në vend, më i lartë se tek fqinjët


TIRANE (21 Prill) - Vrasjet në Shqipëri, janë krimi që ka nivelin më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinjë të Evropës Juglindore, por Shqipëria nuk kryeson për sa i përket kontrabandës, fallsifikimit të parave dhe vjedhjes së automjeteve. Këto të dhëna janë publikuar në një program të Evropës Juglindore, të njohur si nisma për bashkëpunim, SEECI. Publikimi i këtij raporti përkon me nismën e opozitës në Shqipëri, e cila kërkon miratimin e një projektligji në parlament, për heqjen e imunitetit të deputetëve që do t'i hapte rrugën hetimit të politikanëve të dyshuar në lidhje me vrasjet dhe botën e krimit. anjo/anjo (BalkanWeb)

--------------------
------------------------
Oj shakrie e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?