Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Edi Rama fillon zhvendosjen e sendeve personale nga Kryeministria, a po i hap rrugë qeverisë teknike

    Emri:  auto_rama_ne_zyre1490630652.jpg

Shikime: 385

Madhësia:  52.0 KB

    Gazetari Bledian Koka ka postuar një status në rrjetin e tij sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve personale nga zyra e tij në Kryeministri dhe në një ambientet e një biznesi privat pranë selisë së qeverisë.

    Sipas gazetarit, kjo tregon qartë se Edi Rama ka vendosur ti hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike duke bërë kështu lëshimin e dytë ndaj kërkesave të opozitës e cila prej 38 ditësh është ngujuar në çadrën e protestës para kryeministrisë me një kërkesë të vetme, qeverinë teknike.

    Po ashtu ky informacion vjen pikërisht pas kthimit të Lulzim Bashës nga SHBA-të dhe duket se presioni ndërkombëtar ka qenë në rritje ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur më në fund të dorëzohet.

    Sipas gazetarit, Rama i ka thënë stafit të tij se kjo është një zhvendosje e përkohshme ndërsa, vendimi është materializuar edhe pas arritjes së një marrëveshje paraprake me aleatin në bashkëqeverisje Ilir Meta. Mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i rradhës i kryeministrit i cili mesa duket e ka kuptuar se po shkonte drejt një rruge qorre ndërsa ishte i bindur të futej në zgjedhje më 18 Qershor edhe pa opozitën.

    Postimi i plotë i gazetarit Bledian Koka:

    Bishti diku ndër shalë…

    Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Rama i ka shpejguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty. Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt. Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi. Presioni i opozitës i dha frutet e veta, dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë…

    p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë



    Syri

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Edi Rama fillon zhvendosjen e sendeve personale nga Kryeministria, a po i hap rrugë qeverisë te

    Ate qe ka lene mangut ne qeverisje, e ploteson me piktura.Kryeministri Part time, midis pasionit dhe detyres.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •