Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investi



    Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.

    Në letrën, të cilën e disponon edhe Top Channel, funksionari i lartë partiak i CDU-CSU shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

    “Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin”, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.

    CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.

    “Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mund të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mosregjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”, thuhet në letrën e zyrtarit gjerman.

    Franz Josef Jung paralajmëron për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike. “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU. Kjo nuk është në interesin tonë”, vijon Jung ne letrën e tij.

    Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. Në emër të grupit parlamentar më të rëndësishëm në Gjermani dhe në mesin e partive popullore europiane, Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen e tyre urgjente.

    “Për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër”, thekson Jung.

    Të djathtët gjermanë thonë se janë të gatshëm ta ndihmojnë me të gjitha forcat të djathtën shqiptare, për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta.

    Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU-CSU shkruan më tej se për të siguruar këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe sigurisht, shkruan ai, ka edhe shumë mënyra të tjera.

    “E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar”, thotë Jung. CDU-CSU i kërkon kreut të Partisë Demokratike që të lajmërojë sa më shpejt në mënyrë që ata të japin ndihmën e duhur.

    Kjo letër i mbërriti kreut demokrat gati një muaj pasi opozita braktisi Kuvendin, nuk voton më vazhdimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë ultimative kërkon krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa Basha thotë se nuk do ketë bojkot, Partia Demokratike nuk është regjistuar ende për zgjedhjet e 18 qershorit.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, in

    Jashte teme, se keto deklaratat e te huajve jane bere bajate.

    Bisogna fare attenzione a non confondere angoscia con la disperazione. Questa e legata allo scacco e ne e il risultato,sia che si tratti del peccato sia della contraddizione del paradosso e dell'assurdo,che e lo scacco della ragione.... Scrive Kierkegaard : L'angoscia rende l'ndividuo impotente,ed il primo peccato avviene sempre in questa impotenza ; sembra che manchi di responsabilita, e propio in questa mancanza di responsabilita consiste la seduzione. Regis Jolivet.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, in

    Vjen luli nga Amerika dhe thot qe cdo gje eshte ne rregull madje na mbeshtesin plotesisht ne nismen per zgjedhje te lira dhe qeveri teknike, ndersa Rama gjithmone e me shume tregon qe as qe i behet vone per cadren e lirese!

    Lind pyetja, kush genjen nga keta te dy?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, in

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Vjen luli nga Amerika dhe thot qe cdo gje eshte ne rregull madje na mbeshtesin plotesisht ne nismen per zgjedhje te lira dhe qeveri teknike, ndersa Rama gjithmone e me shume tregon qe as qe i behet vone per cadren e lirese!

    Lind pyetja, kush genjen nga keta te dy?
    Qe ti pergjigjesh kesaj pyetje duhet nje diskutim i gjate,qe do te thote : Ne keto 25 vjet nga te tre partite simotra post "dhe jo vetem post"- komuniste genjeshtra ka qene baza e politikes,pa genjeshtren nuk ka pasur politike. Kjo tradite trashgimtare ku ; varferia shtohej,ushqimet beheshin me racion "a tallon" por dhe gjithashtu plani i ekonomise realizohej gjithmone neper koperativa dhe fabrika me 150-160% vazhdon pak a shume dhe sot. Genjeshtra-mashtrimi ishte baza e politikes komuniste.
    Tani ne keto 25 vite afersisht kemi pasur disa "lider",lider eshte fjale e madhe se kemi pasur vetem kryetar katunaresh qe vetem kan vjedhur... por i supozojme si lider.
    I pari ka qene Nano,qe midis vjedhjes dhe pijes fliste a kishte edhe ndonje nocion politik,siç duket duhet ta ket pasur nga pija sepse si lider ka bere perjashtim sepse liderat e tjere nuk kan folur kurre per politike. Nano ka qene i vetmi qe la hapesire si per diskutim ashtu dhe rivaleve brenda partise qe do te thote mire apo keq perveç vjedhjes kishte dhe politike. Te tjeret Berisha,Meta perveç vjedhjes mendjen e kan pasur tek diktatura e pushtetit dhe nuk kane lejuar asnje çast qe te behej politike. Siç thoshte njeri dikur; "Po hipi maloku ne kal vetem po e vrave zbret nga kali". Edhe politika e ketyre viteve mundet te shpegohet me personat me personazhet qe kan hipur ne kale,Shqiperise pothuajse i ka munguar "njeriu politik" o ai qe "vret" ate te hipur mbi kale.

    Kjo ka ardhur ne radhe te pare se tek ne te gjithe liderat jane vendosur mbi kale nga te tjeret,nuk kemi asnje lider qe i ka hipur vet kalit dhe si te tille presim qe lideri te bjere vet nga kali. Kjo vlen edhe per Ramen qe eshte nje gjysem lider i hipur mbi kale por qe e mbajne me fije si marionete siper kalit. Ndersa per Bashen diskutimi eshte pak me i gjate;disa thone qe s'ka hipur akoma mbi kale,disa te tjere thone qe nuk di se si hipet mbi kale,disa te tjere thone qe i ka hup kali,disa te tjere thone qe eshte kali qe do t'ja hipi etj etj me radhe,por sido qe te jete pertej thashethemeve nje gje eshte e sigurte qe kali nuk eshte i tije(s'ja kan legalizuar akoma).

    Per te ardhur ne perfundim se kush genjen nga keta te dy ne kete rast ? Pergjigja eshte pak e veshtire per dy persona qe nuk kan thene asnjehere te verteten,por ne kete rast asnjeri nuk ka genjyer. Si mundet te genjeje Rama kur per nje fotografi me Obamen ka paguar 100 mije dollare ! Eshte jashte etikes se tije. Ndersa dhe Basha ka thene te verteten;per aq lek sa ka çuar aq mbeshtetje ka mare. Kurioziteti i vertete ne kete rast do ishte sa m..utin e ka pazarin ky "Trampi" per nje fotografi ?

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, in

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Vjen luli nga Amerika dhe thot qe cdo gje eshte ne rregull madje na mbeshtesin plotesisht ne nismen per zgjedhje te lira dhe qeveri teknike, ndersa Rama gjithmone e me shume tregon qe as qe i behet vone per cadren e lirese!

    Lind pyetja, kush genjen nga keta te dy?
    VIDEO/ Lulzim Basha sfidon Ramën: Kush gënjen? Ja provat dhe sfida

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të sfidojë kryeministrin dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Basha ka bërë publike një video ku ka renditur të gjitha gënjeshtrat e Edi Ramës.

    Kreu i PD-së ka marrë deklaratën e Ramës në lidhje me krimin dhe kriminelët dhe ka renditur raportet e dy institucioneve të rëndësishme si, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Europoli.

    http://www.360grade.al/politike/item...ovat-dhe-sfida
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •