Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Faleminderit
    12
    49 falenderime nė 40 postime

    Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    shkruan Sulejman Abazi

    Cdo dite lexojme statuse, ku me te drejte kritikat drejtohen brenda gjenezes tone, duke shkaktuar nje kaos mosbesimi, merie, akuzash brenda raporteve te heroizmit, atdhetarizmit dhe tradhetise.
    Ka mendime te ngaterresave gjenetike per shkak te pushtimeve, e cila shkencerisht nuk pranohet, pasi qe te kete ndikime ne trasformimin e ADN-se tek nje popull, do te duhen te pakten 4000-6000 vjet.
    Nuk ka te beje me ngaterresen gjenetike, por me prejaedhjen gjenetike te rraces tone.
    Ketu studiuesit tane duhet te ndalen dhe ti drejtohen argumenteve shkencore.
    Une po e filloj thjeshte:
    Eshte pikerisht "UNI' dhe egua shqiptare qe sjell keto shqetesime. Nje vecori shume karakteristike qe ka kultivuar me kohe "egon e njeshit", krenarine, mendjemadhesine, kapadajllekun, autoritetin, burrerine, trimerine, tradicionalizmin, menyren arkaike te drejtimit te familjes dhe fisit dhe te tjera si keto, qe na kane lene pas ne rrugen e zhvillimit.
    Varferia eshte pasoje e "komandes" dhe "komandantit", e pashait, guvernatorit, e dijetarit qe kane kontribuar shume per boten, por gjithmone larg vendit te tyre.
    Njerezit tane lavdine nuk mund ta gjenin mes rraces egoiste, por mes popujve te tjere.
    Ky eshte nja fakt.
    Nje shqiptar zihet edhe me rete po t'i qendrojne siper kokes.
    E do qiellin te paster dhe te shoh dhe te komunikoj vetem me mikro dhe makro kozmosin.
    Nje shqiptar flet gjuhen e Perendive dhe eshte i lashte ne keto troje sa vete toka dhe jeta.
    Ato qe zoti na i ka dhene me teperice, vecanerisht shkallen e inteligjencies, cuditerisht dhe fatkeqesisht e kemi perdorur perhere kubnder vetes.
    Ka shume elemente qe duhen pare.
    Ky fenomen midis nesh meriton nje studim te hollesishem shkencor, ne menyre qe me argumente, kjo ane teper negative te behet gjitheperfshirese, ta dine dhe ta pranojne te gjithe, per te sjelle momentin fatlum, qe ta kthejme mendjen ne te miren tone te perbashket.
    Shpesh i referohemi Konices per keto "prapesi" tonat, pasi ai ka guxuar ti thote ato me kurajo, saqe sot edhe mund te kritikohet rende.
    Mbase mund te jete edhe keshtu.
    Po te vesh re publikimet e Faik Konices, ai gjerat i ka te shkeputura, me artikuj, nuk la asnje liber te plote pas jetes se tij, por te gjithe konstatimet e tij nuk duhet marre vetem ne anen negative, por si nje terheqje e forte vemendje qe te rishikojme qendrimin brenda gjenezes tone.
    Sot ne kemi shume nevoje per kete studim qe do te na bente te gjitheve nje nder te vecante.
    Ta njohesh dhe pranosh te verteten ashtu sic eshte, edhe te hidhur, ndryshe nga deformimet e qellimeshme per te rritur therrmimin dhe percarjen kombetare, eshte mencuri, eshte respekt per veten, kombin dhe prejardhjen e lashte.
    Konica na ka bere nje nder, ne duhet te dime ta vleresojme.
    Ne sot kemi nevoje shume per keto.
    Faleminderit.
    Sulejman Abazi, Tirane me 25 mars 2017.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    938
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    shqiptaret si shoqeri komb kane lindur nga luftrat dhe intrigat ballkanike dhe nuk mund te ndahen prej tyre. por c'eshte lufta ashtu si feja apo lufta per bindjen tende, vec se nje rreze e kultures lindore qe nuk pushon se provuari ne stagnimin apo shkaterrimin e perendimit apo te ardhmes!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,707
    Faleminderit
    186
    237 falenderime nė 190 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Rrjeti,
    Faik Konica ka shkrujt edhe ket:
    Shqiptari duket si i bėrė pėr tė qenė lodėr e njė mashtrimi tė pėrjetshėm; njė fatalitet i dhimbshėm rri pezull mbi kėtė popull tė mjerė.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,111
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Shqiptari nuk ben asgje per te ngritur stimen perballe popujve te tjere...
    Nuk i pelqen te jetoje i qete, eshte i prire te rremoje kunder rrymes...
    Ne fakt, nuk jane te tjeret qe nuk na stimojne, jemi vet neve qe kemi pak stime ndaj vetes!
    Pershendetje

    Ps: Ja nje shembull i vogel; Kur ke degjuar ndonjehere shqiptarin te bej nje autokritike, perveē se kur ja do interesi...?!
    “Po kur tė vijė i Biri i njeriut, vallė, a do ta gjejė besimin mbi dhe?”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    938
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    autokritika eshte nje tjeter mashtrim primitiv ashtu si rrefimi apo pendesa fetare!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2012
    Postime
    98
    Faleminderit
    18
    5 falenderime nė 4 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    nuk kan dietar te lamis shpirtnore,..ose nuki kan ndigju ata edhe ne i paten pas,ose kan ndigju sabotatore ne 10vjecare.Nderime autorit te shkrimit

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,707
    Faleminderit
    186
    237 falenderime nė 190 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shqiptari nuk ben asgje per te ngritur stimen perballe popujve te tjere...
    Nuk i pelqen te jetoje i qete, eshte i prire te rremoje kunder rrymes...
    Ne fakt, nuk jane te tjeret qe nuk na stimojne, jemi vet neve qe kemi pak stime ndaj vetes!
    Pershendetje

    Ps: Ja nje shembull i vogel; Kur ke degjuar ndonjehere shqiptarin te bej nje autokritike, perveē se kur ja do interesi...?!

    E ke degju ate shprehjen: "Me mir m se i vogel" ?

    Sepse, ne nuk kemi force te bejm nje shtet tonin me nje qeveri tonen, gjithmone na e kam fut te tjeret.
    Mjafton te shikosh emrat e te shumices ne pushtet duke fillu qe nga 44 e ketej.
    Romun/bullgar/turk dhe grek i ke shumicen..., ndonje tek tuk kishte njeēik gjak shqiptari...

    Nese i bejm ADN, me shqiptare dalin arbereshet e Italise sesa shqitaret e sotem.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #8
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    999
    Faleminderit
    100
    93 falenderime nė 81 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Pse cdo gje duhet te lidhet me politiken?

    Per mua gjithmone matet nga personi nese eshte i mire apo i keq i vetvetes, e jo kombesia e feja..
    Nėse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bėje dhe djallin tė mendojė!

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Pse cdo gje duhet te lidhet me politiken?

    Per mua gjithmone matet nga personi nese eshte i mire apo i keq i vetvetes, e jo kombesia e feja..
    Sepse gjithcka perpos besimit ne Zot eshte e lidhur me politiken. Hapin e pare qe e ben kur del nga shtepia njeriu fillon te beje politike. Kur e pershendet komshiun ti e une ben politike.

    Besimi apo mosbesimi ne Zot ta dikton se si do te sillesh ndaj familjes, rrethit, shoqerise, ligjit, shtetit. Nese sinqerisht je i penduar ndaj Zotit ke hequr dore nga genjeshtra, vjedhja, mashtrimi, keqperdorimi i te tjereve, keqperdorimi i besimit qe e merr kur behesh politikan etj. Njeriu eshte vetvetiu i keq pasi shikon interesat personale edhe kur ato jane ne dem te interesave personale. Keta politikane tane kur vjedhin e plackitin buxhetin e shtetit nuk e bejne sepse kane zgjedhur te behen te keqinje, por instiktivisht lakmia e tyre hyn ne funksion. Aty ku 90% e njerezve mendojne me kete mentalitet as gjyqesori nuk mund te funksionoje sepse do t'i dilte problem me shumicen e popullsise se shtetit.
    Me fjale te tjera nese do te kishim politikane te krishtere qe do te na udhehiqnin nuk do te kishte korrupsion, droge, Gerdec (lejojne femije nga 15 vjec per te cmontuar armatim - ku jane keta njerez ne metro a ne trena - qe 100 vjet shtet midis Evrope hajde me thone eshte diku ne Bangladesh). Pra jo qe sdo te kishte Gerdec (shperthimi) por t'i e 99.99 % e shqiptareve nuk do te dinin se ne Shqiperi do te kishte nje vend te quajtur ashtu.

    Per kete serbet, tyrqit dhe arabet i kane bere shqiptaret ateiste dhe myslimane pra per t'i lene prapa e ne vellavrasje gjithmone kombin shqiptar. Arabet e turqit i bene per te shkuar e per te vrare e per t'u vetevritur ndersa serbet per t'i future ne vellavrasje.

    Shiqo cka te behet shteti ne ate shoqeri ku krishterimi luftohet pa meshirshem.

    http://www.botasot.info/kronike-e-zeze/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 16-04-2017 mė 23:26
    Destroyer of falsehood :)

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Njeriu eshte vetvetiu i keq pasi shikon interesat personale edhe kur ato jane ne dem te interesave personale. - E shkruajta gabim, duhet te jete: Njeriu eshte vetvetiu i keq pasi shikon interesat personale edhe kur ato jane ne dem te interesave te pergjithshme.
    Destroyer of falsehood :)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,920
    Faleminderit
    406
    498 falenderime nė 419 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Sepse nuk kan investuar ne drejtesi,qe duhet te sjelli etiken e moralin, nga ku vjen kultura dhe edukata per te krijuar nje bashkesi o nje sinteze te asaj qe quhet shtet.

    Kemi investuar vetem ne provincializem. Nga ku vjen dhe kulti i individit,dhe ky individ ne kete mentalitet nuk ka prodhuar individin liberal,ka kerkuar gjithmone individin primitiv autoritar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 17-04-2017 mė 21:33

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    938
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Ne duhet ta bejme realitet sintezen e asaj qe Greket e quajten shtet dhe kemi boll potenciala!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e qaz
    Anėtarėsuar
    06-05-2017
    Postime
    22
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Mendoj se faji eshte tek arsimimi i ulet ne popull, sikur te kishim arsimimin ne nivel dhe kulture shteterore, populli do te kishte kulture dhe vetedije qytetare me te larte dhe atdhedashuri me te madhe. Me duken shqiptaret sikur nuk e duan vendin e tyre aspak. Jane shume te palumtur dhe duan te ikin nga vendi. Nuk ka mireqenie ne popull, kjo eshte si pasoje se politikanet jane hajdut pra e vjedhin vendin e tyre prandaj shqiptaret jane te zeza e vetes, e keqja e vetvetes, i bejne keq vetes, komshiut, mikut etjere, mungese kulture po ashtu. Por gjerat do te ndryshojne sikur arsimimi ne vend te permiresohet.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Te gjitha kto qe u than dhe shume te tjera te pa thena te pa shkruara te pa diskutuare te pa studjuara te pe vertetuara .... shume e koklavitur pa filim dhe pa fund askush su muer sistematikisht me keto kur them askush askush ne menyre shkencore institucionale shkollore edukative ... as nte kaluaren e as ne te tshmen me alamet istitucionesh shkollash fakultetesh kemi dy akademi shkencash etj .

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    691
    Faleminderit
    4
    7 falenderime nė 7 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    E ke degju ate shprehjen: "Me mir m se i vogel" ?

    Sepse, ne nuk kemi force te bejm nje shtet tonin me nje qeveri tonen, gjithmone na e kam fut te tjeret.
    Mjafton te shikosh emrat e te shumices ne pushtet duke fillu qe nga 44 e ketej.
    Romun/bullgar/turk dhe grek i ke shumicen..., ndonje tek tuk kishte njeēik gjak shqiptari...

    Nese i bejm ADN, me shqiptare dalin arbereshet e Italise sesa shqitaret e sotem.



    ja ke fut kot plako

    edhe ato qe s,jan shqiptar kon marre huqet e ambjentit shoqeror,dmth, jotolerante,gjaknxente ,te percare,kriminele,egoiste etj

    ketu problemi eshte te mungesa e hiearkise,,,,,,,,,,pa hiearki nuk ka paqe dhe rend , jo vetem ne Shqipni,,,, por ne asnji vend te botes
    1 meleon pelesher

  16. #16
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,707
    Faleminderit
    186
    237 falenderime nė 190 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    ja ke fut kot plako

    edhe ato qe s,jan shqiptar kon marre huqet e ambjentit shoqeror,dmth, jotolerante,gjaknxente ,te percare,kriminele,egoiste etj

    ketu problemi eshte te mungesa e hiearkise,,,,,,,,,,pa hiearki nuk ka paqe dhe rend , jo vetem ne Shqipni,,,, por ne asnji vend te botes
    Patjeter, edhe ajo qe thu ti esht e vertete, por esht pasoje...

    Besoj se e di qe Enveri u futi plumbin njerezve me te ndritur ne ate kohe, dhe persekutoi
    Besoj se esht krimi me i madh ndaj nje kombi.

    Dhe tani jane vetem pasoja...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    938
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Plumbi i Enverit mund te krahasohet me pllumin e paqes dhe njerezit e prisnin me kenaqesi dhe adhurim!
    Po pse droga e Vinit futet ne goje?!

    Te jesh e keqja e vetes, pra nje absurd qe kerkon te zhduke veten por qe deshton si semundja apo vesi tek bixhozxhiu, tregon shkalle te ulet progresi dhe gjendje primitive apo lindje dhe Azi!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    148
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 10 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    Citim Postuar mė parė nga Rrjeti Lexo Postimin
    shkruan Sulejman Abazi

    Cdo dite lexojme statuse, ku me te drejte kritikat drejtohen brenda gjenezes tone, duke shkaktuar nje kaos mosbesimi, merie, akuzash brenda raporteve te heroizmit, atdhetarizmit dhe tradhetise.
    Ka mendime te ngaterresave gjenetike per shkak te pushtimeve, e cila shkencerisht nuk pranohet, pasi qe te kete ndikime ne trasformimin e ADN-se tek nje popull, do te duhen te pakten 4000-6000 vjet.
    Nuk ka te beje me ngaterresen gjenetike, por me prejaedhjen gjenetike te rraces tone.
    Ketu studiuesit tane duhet te ndalen dhe ti drejtohen argumenteve shkencore.
    Une po e filloj thjeshte:
    Eshte pikerisht "UNI' dhe egua shqiptare qe sjell keto shqetesime. Nje vecori shume karakteristike qe ka kultivuar me kohe "egon e njeshit", krenarine, mendjemadhesine, kapadajllekun, autoritetin, burrerine, trimerine, tradicionalizmin, menyren arkaike te drejtimit te familjes dhe fisit dhe te tjera si keto, qe na kane lene pas ne rrugen e zhvillimit.
    Varferia eshte pasoje e "komandes" dhe "komandantit", e pashait, guvernatorit, e dijetarit qe kane kontribuar shume per boten, por gjithmone larg vendit te tyre.
    Njerezit tane lavdine nuk mund ta gjenin mes rraces egoiste, por mes popujve te tjere.
    Ky eshte nja fakt.
    Nje shqiptar zihet edhe me rete po t'i qendrojne siper kokes.
    E do qiellin te paster dhe te shoh dhe te komunikoj vetem me mikro dhe makro kozmosin.
    Nje shqiptar flet gjuhen e Perendive dhe eshte i lashte ne keto troje sa vete toka dhe jeta.
    Ato qe zoti na i ka dhene me teperice, vecanerisht shkallen e inteligjencies, cuditerisht dhe fatkeqesisht e kemi perdorur perhere kubnder vetes.
    Ka shume elemente qe duhen pare.
    Ky fenomen midis nesh meriton nje studim te hollesishem shkencor, ne menyre qe me argumente, kjo ane teper negative te behet gjitheperfshirese, ta dine dhe ta pranojne te gjithe, per te sjelle momentin fatlum, qe ta kthejme mendjen ne te miren tone te perbashket.
    Shpesh i referohemi Konices per keto "prapesi" tonat, pasi ai ka guxuar ti thote ato me kurajo, saqe sot edhe mund te kritikohet rende.
    Mbase mund te jete edhe keshtu.
    Po te vesh re publikimet e Faik Konices, ai gjerat i ka te shkeputura, me artikuj, nuk la asnje liber te plote pas jetes se tij, por te gjithe konstatimet e tij nuk duhet marre vetem ne anen negative, por si nje terheqje e forte vemendje qe te rishikojme qendrimin brenda gjenezes tone.
    Sot ne kemi shume nevoje per kete studim qe do te na bente te gjitheve nje nder te vecante.
    Ta njohesh dhe pranosh te verteten ashtu sic eshte, edhe te hidhur, ndryshe nga deformimet e qellimeshme per te rritur therrmimin dhe percarjen kombetare, eshte mencuri, eshte respekt per veten, kombin dhe prejardhjen e lashte.
    Konica na ka bere nje nder, ne duhet te dime ta vleresojme.
    Ne sot kemi nevoje shume per keto.
    Faleminderit.
    Sulejman Abazi, Tirane me 25 mars 2017.



    Ne vazhdojme te jemi arsyeja e permbysjes sone kolektive persa mendojme individualisht (apo egoizem).
    Shqiptari i kthen syte ose nga qielli (per ndonje mrekulli) ose nga Bota kur kerkon drejtesi.

    Ne nuk mund te bejme hapa para nese nuk forcojme identitetin si Komb dhe jo Fe.
    Duhet qe se pari te mesojme te jetojme me.njeri-tjetrin pa Vula, si p.sh: Malok, Lab, Laluc, Ēeēen etj etj...
    Duhet qe Shqiptaret te quhen Shqiptare edhe pse vijne nga treva te ndryshme, ne s'duhet te indetifikohemi me zonat nga vime, oor nga toka.

    Duhet te forcohet identiteti (jo nacionalizmi) por Atdhedashuria, te rrespektohet dinjiteti dhe te rritet.
    Te fillojme edukimin e duhur qe nga institucionet e para te edukimit ku te mesohet se Shqiptaret jane te gjithe vellezer dhe motra dhe te rrespektohen si te tille gjate gjithe kohes.
    Te mos shihet ndryshimi i krahines.


    Nje problem te madh ne shoqerine Shqiptare luan dhe Feja, tashme shume Shqiptare te te gjitha Krahinave identifikohen si Fetare, dhe duan fene dhe zotin me shume se kombin dhe atdheun.
    Atehere si mund te perparojme nese humbasim identitetin?!


    Por besoj se problemi me i madh eshte egoizmi yne, interesi vetjak dhe smira.

    Dhe kjo vihet qarte ne politiken Shqiptare qe te pakten 100 vite.

    Pordhitikanet zihen vetem per karrige dhe per "terren" .
    Shumekush mendon se shume nga politikanet tane jane vegla te agjensive te huaja.
    Te pakten keshtu duket ne shume raste.

    Pergjerohemi Botes, duke lypur e duke i lare me komplimente, ndersa Shqiptaret dhe Shqiperine i perbuzim si me apo pa dashje.

    Duhet nje mentalitet perparues Kolektiv, ku ēdonjeri duhet te sakrifikoje per te ardhmen e Atdheut dhe jo te sotmen vetjake.


    Duhet nje Katalist is forte qe te japi nje shkendije te mjaftueshme qe te fillojme dhe te ndryshojne gjerat.

    Duhet nje figure e forte, jo kjo Elite qe kemi pasur gjithe keto vite.
    Duhet nje Altruist, nje person qe te frymezoje ndryshimin e duhur.

    Por, fatkeqesisht, une shoh vetem mizerje ne te ardhmen tone.
    Jemi komb kryeneē, por jo pragmatist!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    938
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    mizerje dhe maskarenj!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?

    ZGJEDH EDICIONIN

    Shoqėri e dėshtuar me pajtimin dhe me kontributin e shumicės

    MILAZIM KRASNIQI E diel, 31 Dhjetor 2017 12:08 Shumica vazhdimisht dhe gjithkund janė ata qė janė pajtuar qė tė jetojnė nė njė shoqėri tė pamoralshme, nė njė shoqėri tė padrejtė, nė njė shoqėri konsumeriste e hedoniste, nė njė shoqėri parazitare. Po tė mos ishte kjo kontratė okulte sociale, gjendja nuk do tė ishte kėshtu si ėshtė dhe e tendencė qė vitin 2018 tė pėrkeqėsohet edhe mė shumė.
    Shoqėria jonė, pėr aq sa ėshtė shoqėri, ėshtė e dėshtuar, si pasojė e pajtimit tė shumicės qė ta bėjnė tė tillė. Pra, dėshtimi ėshtė rezultat logjik i mėnyrės se si sillemi nė tė e ndaj saj, e jo si deklarohemi. Bile sa i pėrket deklarimit, ai ėshtė saktėsisht e kundėrta e realitetit, sepse secili pjesėtarė i kėsaj shoqėrie me tė drejtėn e fjalės, e pakta nė internet, betohet solemnisht se punon me pėrkushtim e dashuri pėr kėtė shoqėri, pėr kėtė shtet dhe pėr integrimin e tij euro-atlantik, madje edhe pėr barazi e drejtėsi. Por, deklarimi solemn e zbulon hipokrizinė e folėsve, sepse gjendja dramatike e shoqėrisė sonė flet vetvetiu.

    Edhe nė kėtė fundvit mund t’i evokojmė se si janė deklaruar e si deklarohen nė raste e ngjarje tė ndryshme pėrfaqėsuesit e ndryshėm tė institucioneve, tė asociacioneve, tė shoqatave, tė grupimeve, po edhe tė individėve dhe t’i krahasojmė se si ėshtė gjendja reale nė fushat pėr tė cilat ata flasin me aq optimizėm. 1. Pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe ata tė Ipeshkvisė sė Kosovės, jo vetėm nė festa po nė ēdo rast deklarohen plot pasion mbi dashurinė, vėllazėrinė, solidaritetin, tolerancėn, miėkuptimin e drejtėsinė shoqėrore me snesh. Recitimet e tyre lėnė pėrshtypjen se ata tashmė nuk besojnė as vetė nė fjalėt qė i shqiptojnė aq bujshėm e aq solemnisht. Shoqėria jonė nuk i ka pėrvehtėsuar fare vlerat e dashurisė, vėllazėrisė, solidaritetit, tolerancės, mirėkuptimit e drejtėsisė shoqėrore, pėr tė cilat ata deklamojnė. E kundėrta ėshtė e vėrteta e realitetit tonė shoqėror: nė shoqėrinė tonė po dominon urrejta, grindja, smira, shpifja dhe pabarazia. Pra, angazhimet e bashkėsive fetare ose janė joefikase ose janė tė pasinqerta. Ndryshe, kėtė rezultat dėshpėrues nuk do tė duhej ta kishin angazhimet dhe mesazhet e tyre. Indiferenca e pasuesve tė tyre -besimtarėve, ėshtė dėshpėruese, sepse ata formalisht miratojnė me kokė mesazhe, ndėrsa nė veprime konkrete nuk duket se dallojnė esencialisht nga pjesėarėt e tjerė tė shoqėrisė, qė nuk udhėhiqen nga ato vlera sublime tė besimeve fetare.

    2. Pėrfaqėsuesit e punėtorisė, ndonėse flasin mė rrallė, se sa hoxhallarėt e priftėrinjtė, sa herė flasin, tė shkaktojnė kokėdhembje. Janė tė padijshėm dhe tė pasinqertė. Ata flasin gjėra tė mjegullta, ndėrsa gjendja konkrete e punėtorisė nė vendin tonė ėshtė skajshmėrisht dėshpėruese: pa sigurime shėndetėsore, tė shumtėt pa kontrata kolektive, pa mbrojtje nė vendin e punės, pa kompensimin e shujtės dhe tė udhėtimit. Pothuajse pa asgjė, argashti hesapi. Ndėrsa, vetė punėtoria ėshtė e heshtur, apatike, nuk ndihet gjallė. Nuk ndihet gjallė as pėr 1 maj, kur nė shumė vende tė botės punėntorėt tė paktėn protestojnė.

    3.Nė universitetet tona publike e private momentalisht ka mė shumė se 100.000 studentė. Ata studojnė nė kushte tė vėshtira, pa libra nė gjuhėn e studimit, pa programe adekuate me tregun e punės nė vend dhe nė kontinentin tonė, pa reforma qė do t’i bėnin programet konkuruese ndaj universiteteve tė ngjashme nė Evropė. Meqė gjendja ėshtė shumė e keqe, gjithė ky kontigjent kolosal i tė rinjve, do tė duhej tė ishin mė tė organizuar pėr tė ndryshuar gjendjen, ku janė katandisdur universitetet tona.Por ata kanė bėrė tė kundėrtėn: i janė pėrshtatur skemės sė shndėrrimit tė universiteteve nė strehimore ku ata futen pėr ta blerė qeveria paqen sociale. Bashkė me mėsimdhėnėsit e tyre, ata e durojnė injorancėn e politikanėve tė padijshėm e tė pamoralshėm, e durojnė peshėn e njė sistemi arsimor tė dėshtuar. Faktikisht, edhe ata vetė janė pjesėmarrės aktiv nė dėshtimin e sistemit dhe tė tė gjithė shoqėrisė.

    4. Pjesė e koncensusit tė heshtur pėr dėshtimin e shoqėrisė sonė janė pa dyshim edhe elitat intelektuale. Pėrderi sa nė gjendjen e tmerrshme tė okupimit serb mbi Kosovėn, tė viteve nėntėdhjetė, shkrimtarėt shqiptarė tė Kosovės u bėnė artikuluesit mė autentikė tė interesave tė shoqėrisė e tė vendit, sot nė liri e ke zor ta gjesh njė shkrimtar qė shfaq opinionet e veta kritike, jo vetėm pėr gjendjes nė shoqėri, po edhe pėr gjendjen katastrofale nė fushėn e botimeve, tė kulturės nė pėrgjithėsi. Nuk mund tė gjesh as piktorė, muzikologė, regjisorė, arkitektė, qė janė si duhet tė organizuar dhe qė paraqesin opinione pėr gjendjen nė fushat e tyre. Sa u pėrket institucioneve tė tipit tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve, instituteve e muzeve, gjendja ėshtė edhe mė e keqe. Tė gjitha i ka pllakosur heshja, indiferenca, koketimi.

    5. Njė rol nė dėshtimin e shoqėrisė e ka edhe diaspora. Nė vend se tė organizohej e tė bėnte presione me projekte pėr investime, ajo ka parapėlqyer gjithė kėto vite qė tė organizojė dasma tė kushtueshme, tė sigurojė dru e pastėrma pėr familjarėt, tė blejė banesa nė tė cilat nuk banon askush dhe tė ankohen vajtueshėm pse ka vonesa nė pikat doganore me Serbinė. Natyrisht, tė gjitha ankesat e saj bien edhe mė tutje nė vesh tė shurdhėr tė qeverisė e tė institucioneve, sepse kjo diasporė, me shumicė, dėrrmuese ėshtė folklorike, anakronike dhe provincialiste.

    6. Fshatarėsia jonė, pėrveē rasteve tė pakta, ėshtė bėrė shembull i parazitizmit dhe i ankesave infantile pėr gjithēka. Njė pjesė e madhe e tokave tė vendit mbeten djerrė, sepse ata, deri sa pinė ēaj rusi duke mbajtur kėmbėn mbi kėmbė, thonė nė kor: “nuk ka hesap me e punue token!” Prandaj, as ata nuk mund tė dalin nga varfėria, ndėrsa vendi harxhon miliona euro nė importimin e grurit, mishit, qumėshtit, pemėve e perimeve. Pra, edhe nė kėtė rast ekizston njė pajtim i heshtur ndėrmjet qeverisė dhe fshatarėve tanė: qeverisė dhe karteleve tė ndryshme u leverdis qė tė ketė sa mė pak prodhim vendor e sa mė shumė import, sepse ashtu e mbushin arkėn nga doganat, si ehde xhepat e tyre, ndėrsa fshatarėve u leverdis qė qeveria nuk bėn asgjė pėr ta, sepse ashtu kanė arsye tė ankohen te familjarėt nė diasporė dhe tė vazhdojnė tė jetojnė nga “ndihmat e jashtit.” Po tė kishte qeveria plan pėr zhvillimin e bujqėsisė, e pakta qė do tė duhej tė bėnte, do tė duhej t’u vinte gjoba atyre qė nuk e punojnė tokėn.

    8. Shumica e mjekėve janė pajtuar qė ta dėshtojnė shėndetėsinė.

    9. Shumica e prokuroėrve dhe gjyqtarėve janė pajtuar ta dėshtojnė sistemin e drejtėsisė.

    10. Shumica e policiėve janė pajtuar ta dėshtojnė sigurinė publike.

    11. Si qershia mbi tortė, kjo elitė politike definitvisht ėshtė pajtuar qė ta dėshtojė shtetin e Kosovės dhe po punon me entuziazėm nė kėtė drejtim. Faktikisht edhe tendencat abuzive tė grupimeve tė tjera, janė tė frymėzuara, tė inkurajuara e tė lejuara prej saj dhe qeverive qė dalin prej gjirit tė saj. Natyrisht nė tė gjitha komunitetet dhe grupet shoqėrore qė u pėrmenden, ka njerėz tė ndershėm e punėtorė. Por ata janė pakica e papėrfillshme. Shumica vazhdimisht dhe gjithkund janė ata qė janė pajtuar qė tė jetojnė nė njė shoqėri tė pamoralshme, nė njė shoqėri tė padrejtė, nė njė shoqėri konsumeriste e hedoniste, nė njė shoqėri parazitare. Po tė mos ishte kjo kontratė okulte sociale, gjendja nuk do tė ishte kėshtu si ėshtė dhe e tendencė qė vitin 2018 tė pėrkeqėsohet edhe mė shumė.

    E sigurt ėshtė qė nė instalimin e kėtij modeli tė dėshtuar tė shoqėrisė sonė, ka ndikimin e vet politika e padrejtė dhe shumė hileqare e Bashkimit Evropian, i cili me izolimin qė ia ka imponuar Kosovės, e ka lehtėsuar kapjen e shtetit nga grupet e fuqishme politike e ekonomike me precedentė kriminalė. Gjithsesi ndikim nė kėė gjendje ka edhe Serbia me politikat e sa tė diversionit konstant ndaj stabiltetit dhe ekzistencės sė kėtij shteti tė brishtė e tė papėrfunduar. Por, kėta janė agjens tė jashtėm, nė vullnetin e tė cilėve e nuk mund tė ndikojmė direkt. Ata mbeten mospėrfillės e armiqėsorė, pėr kalkulimet e veta, por ne ua lehtėsojmė zbatimin e tyre.

    Kjo ėshtė gjendja e shoqėrisė dhe e shtetit tonė nė fundvitin 2017, pra njė shoqėri e dėshtuar me pajtimin e shumicės. Personalisht kam frikė se gjendja ėshtė pa gjasa pėr ndonjė pėrmirėsim nė vitin 2018. Pse? Sepse siē ka thėnė Faik Konica: “shqiptari e ka zakon tė kundėrshtojė para se tė marrė vesh!” Pra, thjesht ne e refuzojmė mėsimin, e refuzojmė korrigjimin, e refuzojmė pėrmirėsimin. Siē ka thėnė Mid’hat Frashėri, jemi popull kotsidashės.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •