Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Rama marshon i vetėm drejt fundit

    Kryeministri hipotetik, i qeverisė hipotetike teknike, me siguri qė ditėn e parė tė punės do tė ēmontonte koshin e basketbollit mbi derėn e zyrės dhe do tė lyente muret e mbushura me shpėrthimet artistike tė paraardhėsit.

    Do tė mjaftonte vetėm ky pėrfytyrim disasekondėsh pėr t’ia vrarė gjumin e pranverės Edi Ramės. Ai nuk ėshtė i pėrgatitur ta lėrė atė zyrė, as tani dhe, po tė kishte mundėsi, asnjėherė. Rama bėn pjesė nė kategorinė e liderėve ballkanikė qė postin e pėrjetojnė si tė pėrjetshėm dhe qė pushtetin e kanė bosht tė ekzistencės sė tyre. Pushteti i jep kuptim qenies sė tyre, i bėn tė duken interesantė dhe arrogantė edhe kur nuk kanė arsye tė jenė, i bėn artistė dhe mendimtarė, i rrethon me adhurues ndonėse nė jetėn normale nuk kanė miq tė vėrtetė.

    Rama nuk e konsideron zyrėn njė vend pune, tė marrė me qira pėr katėr vjet, por njė vendstrehim, tė cilin e ka shestuar si njė kthinė tė pėrjetshme tė delireve tė tij. Prandaj ai e ka tė vėshtirė tė dalė prej saj, ta lėrė, qoftė edhe pėr dy muaj. Pa tė ai ndihet i pambrojtur, i zhveshur nga pushteti dhe i humbur nė ekzistencėn e tij. Pėr kėtė kategori politikanėsh, pushteti nuk ėshtė njė mjet drejt qėllimit pėr tė ndryshuar vendin, por ėshtė kthyer nė njė qėllim nė vetvete. Jashtė tij, ata e kanė tė vėshtirė t’i pėrgjigjen pyetjes se pėrse jetojnė.

    Ilustrim perfekt i kėtij mentaliteti, qė aq herė e kemi ndeshur nė Shqipėri dhe Ballkan, ishte edhe deklarata e kryeministrit nė mbledhjen e grupit tė tij parlamentar se me apo pa opozitėn, vetėm apo nė koalicion, mė 18 qershor ai do tė shkojė nė zgjedhje. Dhe i vetėm, trim nė luftė. Sa raste tė tilla kanė shėnuar nė memorien e politikės ballkanike udhėheqės tė kėtij kallėpi, qė gjoja nė emėr tė popullit, tė qytetarėve, tė reformave, tė dekadave qė do vijnė, tė brezave tė ardhshėm, tė atdheut, tė kombit, janė nisur kokėmushkė thjesht drejt interesit tė tyre, pushtetit personal. E megjithėse nė fund e kanė thyer kokėn, e ēuditshme se si fara e tyre mbin pėrsėri.

    Edi Rama mund tė ishte nė tė drejtėn e tij pėr ta mbyllur si kryeministėr mandatin pėr tė cilin ėshtė votuar. Kjo ėshtė njė normė demokratike nė njė vend normal. Por qeveria dhe mazhoranca sot, me vetėdije e kanė sjellė vendin nė njė situatė aspak normale. Jo vetėm kriminalizimi i skajshėm deri nė nivelet mė tė larta, as paratė e drogės dhe milionat e hedhura nė me demek koncesione dhe rilindje urbane, por mbi tė gjitha arroganca dhe kultivimi i njė klime pėrjashtuese dhe konfliktuale me kundėrshtarin, nuk i kanė lėnė mundėsi tjetėr reagimi kėtij tė fundit.

    Njė kryeministėr i arsyeshėm, nė fund tė njė katėrvjeēari, do tė duhej mė sė paku tė reflektonte. Deklaratat pėr marshime vendimtare, pa pėrfillur krizėn politike, drejt zgjedhjeve tė 18 qershorit, tė cilat do t’i shpėtojnė shqiptarėt nga 25 vitet e shkuara dhe do t’i ndriēojnė pėr 10 vitet e ardhshme, duke shpartalluar armikun e klasės, vetėm sa i hedhin benzinė zjarrit. Dalja e Edi Ramės nga zyra me kosh basketbolli, nuk ėshtė fundi i Shqipėrisė, por pėrfundim logjik i njė sjelljeje politike sipas parimit se ē’tė mbjellėsh do tė korrėsh.

    Sot, kryeministri i kėrkon pėrgjegjshmėri opozitės, kur qė nga dita e parė e detyrės sė tij e deri nė mbledhjen e fundit tė grupit parlamentar tė shumicės, vetėm e ka devalorizuar dhe injoruar atė. E nisi me aktin normativ qė nuk pėrfilli statusin e nėpunėsit civil duke i vėnė fshesėn administratės, e vazhdoi me reformėn territoriale tė cilėn e miratoi me vota tė trafikuara pa pėrfillur ndjeshmėritė e pakicės, e vazhdoi me kapėrcimin e frymės konsensuale pėr Reformėn nė Drejtėsi, pa pėrmendur kėtu dhjetėra ligje e vendime tė tjera, nga reforma nė arsim e deri te koncesionet e njėanshme klienteliste.

    Dėshtimet nė qeverisje, Rama i shurdhonte me konfliktualitetin dhe gjuhėn e urrejtjes, pėr t’i mbajtur njerėzit nėn efektin e emocioneve dashuri-urrejtje, fronti i sė mirės dhe i sė keqes, nė pamundėsi pėr tė prodhuar mirėqenie dhe zhvillim ekonomik. Refuzoi tė largonte individė me pushtet, tė provuar me rekorde kriminale, duke i pėrdorur si gangsterė kundėr opozitės. Pėrgėzonte ata qė godisnin deputetėt e pakicės nė sallėn e Kuvendit dhe tallej me “shqupin” qė nuk kishte njė lider si ai. Provokonte me emėrime tė dhjetėra njerėzve tė dėnuar mė parė, nė pika kyēe si rendi, doganat etj. Nuk mori asnjėherė nė konsideratė akuzat e palės tjetėr, qofshin edhe tė tepruara, ndėrkohė qė avionėt e drogės i binin mbi krye dhe fushat pėrballė Surrelit gjelbėronin nga bima qė u kthye nė simbol tė qeverisė sė tij. I pėrqeshi ata qė e kritikonin dhe i fėrkoi ata qė ia mbulonin zullumin qė trashej.

    Tani, nė kėtė klimė qė me vetėmohim e ngriti vetė pėr ēdo ditė, i kėrkon opozitės tė bėjė fasadėn e fasadės sė tij. Tė marrė pjesė nė zgjedhje pėr ta kurorėzuar si fitimtar. Nė tė kundėrt, lėshon kushtrimin se zgjedhjet do tė mbahen edhe pa opozitėn. Mirėpo Shqipėria nuk ėshtė njė vend normal jo pėr faj tė opozitės. Prandaj nė njė situatė tė tillė, pak pėrulėsi, pse jo dhe ndjesė, do tė ishte mė mirė se sa kėrcėnimi me zgjedhje monopartiake.

    Njė lider qė ka pėrgjegjėsinė e drejtimit tė vendit do tė duhej tė tentonte dialogun, jo gjuhėn e forcės pėrballė njė opozite, tė cilės i ka rrėmbyer gjithēka. Pėrballė kėrkesės pėr largimin e tij, Rama mund tė negocionte shumė lėshime tė tjera, qė edhe nėse nuk e zgjidhnin krizėn, tė paktėn nuk e thellonin atė. Ēfarė tė keqe do tė kishte pėr shembull nėse mazhoranca i ofronte opozitės propozimin pėr presidentin e vendit, qė me ndryshimet kushtetuese ka njė rol krejtėsisht honorifik. Jo se kjo mund tė zgjidhte krizėn, por do tė ishte shenjė e njė vullneti tė mirė, reflektim pėr arrogancėn dhe etjen e pashembullt pėr tė kapur ēdo pushtet. Mirėpo Rama e ka hallin si ta ndajė presidentin me Ilir Metėn, ministritė me LSI dhe drejtoritė me Idrizin. Pėr tė nuk ekziston shqetėsimi ndaj hapėsirave tė pakicės.

    Prandaj bėri dhe deklaratėn se nė zgjedhje do tė shkojė edhe i vetėm. Ishalla kėtė herė e mban fjalėn. Pėr udhėheqės tė kėtij lloji kjo ėshtė rruga e vetme qė u ha kokėn.

    Nga Armand Shkullaku

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Pėr: Rama marshon i vetėm drejt fundit

    Me Ramen ka nje problem si paradoks qe eshte konsensusi . Rama ka qeverisur aq keq sa si minimum do kishte nje renie vertikale ne konsensusin e votave. Jo vetem qe nuk ka renie por me shum propabilitet mundet te kete dhe ritje te votave.

    Kjo lloj qeverisje do ishte shkatrrimtare per ēdo parti dhe kualicion, ne ēdo popull dhe ne ēdo vend te botes. Sot duhet te kishim Ramen si personin me te urryer ne Shqiperi por edhe tek kundershtaret "maksimumi" shikohet si zhgenjim. Deri me sot i ka shpetuar ēdo lloj detyrimi-pergjegjsie qe ka per kete keq-qeverisje.

    Dy jane gjerat. Nje,Rama ka qeverisur mire dhe po te jete kjo nuk ka nevoje asnje lloj diskutimi.por nuk eshte e vertete sepse varferia-pasiguria eshte ne maksimum,degradimi i shoqerise eshte i papare si persa i perket prostitucionit dhe perdorimit te droges midis te rinjve ; qe sot ne Shqiperi eshte problemi me i madh familjar. Dy,ka qeverisur keq po nuk ka alternative ose ku alternativa dhe kundershtaret shikohen o perceptohen edhe me keq se Rama. Dhe kjo e fundit mbase eshte realiteti dhe problemi i vertete ne ate vend.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    Neteorm (26-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •