Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Emri:  auto_spitali_dr1490361833.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  38.1 KB


    Në shkresat e fundit që ka firmosur Ilir Beqaj si Ministër i Shëndetësisë është dhe një urdhër shkarkimi për rreth 100 nëpunës dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi.

    Personeli prej gati 100 zyrtarësh ishte i punësuar në Drejtorinë Rajonale dhe Spitalet e Qarkut të Durrësit.

    Burime të Lajme.al thanë se pothuaj të gjithë punonjësit që kanë marrë urdhrin e largimit rezultojnë të jenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emërimet apo ngritjet e tyre në detyrë janë bërë pas vitit 2013, në bazë të marrëveshjes PS-LSI.

    Motivacioni i shkarkimeve në masë është ende i paqartë. Zyrtarë të LSI-së në Durrës thanë se ky vendim është një hakmarrje e ministrit në ikje Ilir Beqaj ndaj LSI, për kritikat që kjo e fundit ka mbajtur ndaj koncesioneve.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Ti heqesh LSI-s 100 nepunes zyrtar do te thote qe i ke shpallur lufte. "Vetem Kanuni e zgjidh kete pune".

    Sikur te jete e vertete o i kan premtuar LSI-s demshperblim per keta nenpunes ose neser i ke ministrat e LSI-s me pushke perpara Kryeministris.

    50 % e votave ne Shqiperi jane te lidhura direkt me vendet e punes. Parate e droges jan kot perballe vendeve te punes.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Nje gje e shoh te sigurte, qe te dyja palet do dalin me vete...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Nje gje e shoh te sigurte, qe te dyja palet do dalin me vete...
    E shikon gabim. LSI-ja ne situaten e sotme ose me sakte ne lojen e sotme nuk del me vete edhe sikur ta kete te sigurte qe fiton maxhorancen e parlamentit.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E shikon gabim. LSI-ja ne situaten e sotme ose me sakte ne lojen e sotme nuk del me vete edhe sikur ta kete te sigurte qe fiton maxhorancen e parlamentit.
    Nga qendrimet e partive si dhe deklaratat qe kam lexuar na lene te besojme kete gje.. Gjithsesi gjithcka do varet mbas 18 qershorit edhe pse te dyja partite e dine fare mire qe te bashkuar jane shume here me mire se te ndara duke mos i dhene opozites asnje shprese kualiconi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë po ndodh me koalicionin? PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Nga qendrimet e partive si dhe deklaratat qe kam lexuar na lene te besojme kete gje.. Gjithsesi gjithcka do varet mbas 18 qershorit edhe pse te dyja partite e dine fare mire qe te bashkuar jane shume here me mire se te ndara duke mos i dhene opozites asnje shprese kualiconi.
    Deklaratat e partive mundet ti shumezosh me zero se nuk vlejn. Edhe kur vlejn kan aspektin e kundert : Kur Berisha thot ; qe Ilir Meta ka vjedhur tunelin e Krrabes e thot se kerkon pjesen e tije,mbasi mer pjesen e ben zevendeskryeminister. Kur Meta thot se Edi Rama eshte drogaxhi kerkon qe drogen ta ndaje si kryetar parlamenti. Kur Rama thot qe plerat ne Shqiperi i fut mafia nuk ka hall se futen plerat ka hall te fusi mafien ne parlament etj etj mundet te vazhdohet pa fund me shembujt konkret.
    Kjo persa i perket deklaratave se qendrimet a qendrimi eshte fjal qe e kan hequr nga fjalori. Kan grisur gjith fjalorin vetem se permbante fjalen "qendrim".


    Gjithsesi asgje nuk varet mbas 18-19-20 qeshorit,gushtit,shtatorit... se pazari eshte bere. Po diskutohen vetem detajet;"sa drejtor do kem un e sa drejtor do kesh ti".
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-03-2017 më 13:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •