Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.



    Shtatë persona janë arrestuar nga policia britanike në lidhje me sulmin tronditës të një dite më parë në Londër.

    Me qindra detektivë kanë punuar përgjatë gjithë natës e kanë bastisur të paktën 6 banesa. Hetimet u përqendruan në zonën e Birmingemit, por kontrollet vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit. Zyrtarë të lartë të policisë pohuan se bindja e tyre është që atentatori ka vepruar i vetëm, i frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar, megjithatë po shohin edhe për bashkëpunëtorë të mundshëm.

    Mark Rowley, shef i antiterrorist në Londër, u shpreh: “Hetimet sigurisht vazhdojnë dhe ka zhvillime të reja përgjatë gjithë kohës. Ne mbetemi të fokusuar tek motivi i këtij personi, përgatitja dhe njerëzit e lidhur me të. E pranoj se mediat po bëjnë progres në identifikimin e sulmuesit, por unë do t’ju kërkoj që emri i tij të mos bëhet publik përsa kohë jemi në një fazë delikate të hetimit dhe ende po kryejmë bastisje e arrestime”.

    Kryeministrja britanike Theresa May e quajti sulmin e së mërkurës produkt të një “mendjeje të sëmurë” dhe një goditje ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe lirisë së fjalës. Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dorëzohet përpara terrorit, për këtë arsye dhe këmbënguli që Parlamenti të enjten ta rinisë punën si normalisht.

    Autoritetet mendojnë se e dinë cili është ky njeri dhe se agresori është frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar dhe ai i lidhur me Islamin. Sulmuesi përplasi një makinë mbi këmbësorët në urën e Uestminsterit dhe goditi me thikë policin përpara Parlamentit. Ai vetë u qëllua për vdekje nga efektivët në terren, vetëm pak metra larg kullës ikonë të Big Benit. Episodi i dhunës në zemër të Londrës shkaktoi 4 të vdekur, përfshirë dhe vetë autorin, dhe 40 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

    Mjekët që e panë situatën nga afër thonë se disa prej plagëve ishin “katastrofike”. Në mesin e të lënduarve janë tre adoleshentë francezë, që ishin në një udhëtim të shkollës, dy turistë rumunë dhe dy vajza italiane. Mënyrën e sulmit ekspertët e lidhin me ISIS-in dhe heqin paralele me masakrën e Nisës apo sulmin e natës së Krishtlindjeve në Berlin. Ngjarja e Londrës duket se vë në zbatim udhëzimet e Al Kaedës dhe Shtetit Islamik, të përcjella përmes videove dhe manualeve të detajuara. Instruktorët shpjegojnë aty çfarë arme duhet zgjedhur për sulmet e si duhet mbajtur.

    Atentati erdhi në ditën kur kujtohet 1-vjetori i sulmeve të Brukselit, duke u kthyer kështu në një kujtesë të pranisë së terrorizmit dhe faktit që ai mund të manifestohet në forma të ndryshme.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    ISIS merr autorësinë e sulmit në Londër

    Emri:  1490272992isisis.jpg

Shikime: 437

Madhësia:  132.6 KB

    ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit terrorist në Londër. Përmes kanaleve ekstremistë të informacionit, Shteti Islamik e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”.

    Në deklaratën e marrjes së përgjegjësisë për aktin makabër, që goditi zemrën e Londrës, ekstremistët lëvdojnë aktin dhe kërcënojnë me sulme të tjera.

    Identiteti i autorit të sulmit ende nuk është bërë publik, por kryeministrja Theresa May deklaroi para deputetëve britanikë se ainuk ishte në listën e personave nën mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente.

    Kjo sipas mediave britanike, vërteton evoluimin e terroristëve dhe mundësinë se të tjerë persona si autori i sulmit në fjalë kanë mundur të infiltrohen në Perëndim.

    Nga sulmi gjetën vdekjen pesë persona, mes tyre edhe një oficer i policisë. Ndërkohë, autori i masakrës u ekzekutua në vendngjarje nga autoritetet e sigurisë.

    Hetimet për zbardhjen nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë vazhdojnë dhe si pjesë e tyre janë arrestuar 7 persona.

    / Top Channel

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Natyrisht, asgje nga kjo ngjarje nuk ka lidhje me Islamin.....idiote!!
    Jarigas

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Natyrisht, asgje nga kjo ngjarje nuk ka lidhje me Islamin.....idiote!!
    Asgjë hiç !

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Asgjë hiç !
    Vetet, te jesh musliman e te vrasesh sipas urdherave te Allahut ne Kuran dhe te ndjekesh shembullin e profetit duke vrare e masakruar qafira, s'ka asnje lidhje me Islamin!!
    Kjo eshte ajo qe thone muslimanet e "moderuar" per t'u hedhur hi syve atyre qe u hapin porten e shtepise dhe i mikpresin.....e ata jane akoma me te ndyre nga terroristet, pasi verbojne mikpritesin qe pastaj ta kene me te lehte per ta nenshtruar....gjithnje sipas Islamit qe s'ka asnje lidhje me Islamin!!
    Idiote...
    Jarigas

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Dikur dikush me ka thene, qe islami eshte perfekt por jo njerezit..

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Evian (12-04-2017)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Vetet, te jesh musliman e te vrasesh sipas urdherave te Allahut ne Kuran dhe te ndjekesh shembullin e profetit duke vrare e masakruar qafira, s'ka asnje lidhje me Islamin!!
    Kjo eshte ajo qe thone muslimanet e "moderuar" per t'u hedhur hi syve atyre qe u hapin porten e shtepise dhe i mikpresin.....e ata jane akoma me te ndyre nga terroristet, pasi verbojne mikpritesin qe pastaj ta kene me te lehte per ta nenshtruar....gjithnje sipas Islamit qe s'ka asnje lidhje me Islamin!!
    Idiote...
    Ti si shpirtzi qe je, mendon e beson se un qenkam i urdheruar te vras njerez te pa-bes, si puna yte. Por po ta them, qe nga kendi im i besimtarit, se cfar ben ti nuk me intereson aspak ! Jeta ime, pasuria ime jan ne sherbim te Zotit dhe per Zotin ! Un nese e fitoj xhennetin per veten time, eshte fitore e madhe e se cfar ben ti,.. pune per ty !

  9. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Dikur dikush me ka thene, qe islami eshte perfekt por jo njerezit..
    Vella as mos tentoni te vazhdoni me kete genjeshter, shqiptaret e dijne se keto vrasje po vijne si pasoje e thirrjes se Kuranit per dhune e terrorizem. Kjo shihet qartazi dhe vetem idiotet si Evian, Ximi Abedin, Llapi etj. (i cili ne nje postim me akuzoi se po i urrejkam myslimanet vetem e vetem se kritikova PDK-ne ne nje postim) nuk mund ta pranojne kete.

  10. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Sulm terrorist Londër 7 të arrestuar.

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Ata nuk dine se c'bejne mrjau! Ne vend qe te hedhin ne ere Stonhengin ne 12 te nates dhe te godasin ate pak pixel te Zotit Satan, Zotit qe dikur vrau Zotin dhe perdhunoi burgjeve me te thella dhe genjeu mbi Te pa e marr vesh pothuaj asnjeri! Ne vend qe keshtu vrasin kavje te laboratorit univers te fshehte te gjoja Zotit te bardhe dhe Mireberes qe gjoja nuk di nuk di gje!
    Kerkoj nga moderatoret te nderrmarrin masa me perjashtim te ketij anetari qe shkruan budallalleqe gjate tere kohes. Nuk mjaftojne genjeshtrat e disa ateisteve dhe myslimaneve si i tipit Evian por edhe ky na duhej. Ky i cmendur satanin e shenon me shkronja te medha dhe e quan 'Zot'? A eshte ne metro ky njeri apo ne stacion te trenit duke pritur qe te bleje bileten per ne planetin Mars. Epo jepjani kete bilete ju lutem me nje perjashtim nga forumi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •