PD i lė hapėsirė partive tė vogla nė strukturėn me 16 anėtarė


Komisioni, Pollo e PAD tani nė koalicion me BF

--------------------------------------------------------------------------------

Ermal Ngjelina

PD-ja zyrtarizoi dje aleancėn e pėrfolur me PAD-in dhe PD(r)-nė. Kėtė ajo e bėri nė mbledhjen e grupit parlamentar. Nė kėtė mbledhje PD-ja vendosi qė tė pėrfaqėsohet nė komisionin e pėrbashkėt pozitė-opozitė vetėm me dy kandidatė. Dy vendet e tjera nė komision ajo i lėshoi pėr PAD-in dhe PD(r)-nė, pėr tė realizuar koalicionin qė Berisha shpalli pak kohė mė parė.

Lėshimet
Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar, PD-ja vendosi qė nė komisionin e pėrbashkėt pozitė-opozitė pėr zgjedhjet, ajo tė pėrfaqėsohet vetėm me dy anėtarė. Nė bazė tė protokollit Nano- Berisha, PD-ja duhet tė pėrfaqėsohej atje me 4 anėtarė; 4 tė tjerė do tė ishin nga aleatėt e tij. Ndėrsa dje u vendos qė PD-ja tė pėrfaqėsohet nė kėtė komision vetėm me dy anėtarė. Kjo lėvizje nga PD-ja u bė me synimin qė nė komision tė pėrfaqėsohen me anėtarė edhe partitė qė Berisha u bėri ftesė pėr aleancė. Kėto janė: PD(r) dhe PAD. Qė kėto dy parti t'i pėrgjigjen PD-sė pozitivisht pėr aleancėn e deklaruar, Berisha lėshon dy anėtarė tė tij, duke ia kaluar kėto 2 vende bosh nė komisionin pozitė-opozitė PAD-it dhe PD(r)-sė. Pra, grupi opozitar nė komisionin e pėrbashkėt pozitė- opozitė pėr zgjedhjet, do tė jetė i pėrfaqėsuar nga 2 anėtarė tė PD-sė dhe nga njė anėtar, pėrkatėsisht pėr partitė: PR, PLL, PBK, PAD, PD(r), PLD. Lėshimi i dytė qė bėri dje PD-ja, ka tė bėjė me sistemin zgjedhor. Partitė e vogla kėrkuan qė, pas nėshkrimit tė protokollit Nano-Berisha, komisioni i pėrbashkėt tė ndryshonte jo vetėm ligjin pėr zgjedhjet, por edhe sistemin zgjedhor. Ato kėrkuan qė sistemi zgjedhor aktual, nga maxhoritar, tė kthehej nė proporcional. Dje Berisha deklaroi se PD-ja, qė deri nė atė kohė kishte kundėrshtuar, do tė pėrkrahte sistemin proporcional tė kėrkuar nga aleatėt e vet.

Strategjia
Me dy lėshimet e fundit, PD-ja e rrit koeficientin e saj tė sigurisė pėr praninė e PAD-it dhe tė PD(r)-sė nė aleancėn e madhe qė kėrkon tė realizojė. Kėshtu, tė paktėn nė komisionin pėr zgjedhjet PD-ja, nė ndryshim nga PS-ja, shkon me 6 aleatė. Ky formacion politik pėr momentin e konkurron lehtėsisht PS-nė pėr zgjedhjet presidenciale. Nėse PD-ja do tė dijė t'i menaxhojė edhe nė tė ardhmen kėrkesat e aleatėve, ky formacion do ta konkurrojė PS-nė nė zgjedhjet e tjera.


Anėtarėt e Komisionit

PD: Jemin Gjana, Sokol Olldashi
PR: Aleksandėr Garuli
PLL: Sadedin Balla
PBK: Shpėtim Roqi
PLD: Teodor Laēo
PAD: Preē Zogaj (diskutohet sot)
PD(r): Nard Ndoka
PS: Bashkim Fino, Ylli Bufi,
Taulant Dedja, Blendi Klosi,
Durim Hushi
PSD: Engjėll Bejta
PBDNJ: Ligoraq Karamalo
PA: Ndue Preka