Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    LIBRA do hyjë në zgjedhje

    Ben Blushi i LIBRA-s ka gjetur një formë origjinale për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Nëpërmjet shpërndarjes “online” të një formulari me 21 pyetje, partia e tij ka ftuar të bëhet pjesë e këtij procesi çdo person që, përveç kushteve ligjore, përmbush edhe 3 kritere të tjera.

    “Ne duam të kandidojmë sa më shumë njerëz të zakonshëm, që nuk kanë të kaluar kriminale, nuk janë evazorë dhe nuk janë kanabistë. Me sa më shumë njerëz të zakonshëm të mbushet Parlamenti, aq më mirë do të përfaqësohet interesi publik”, tha Blushi.

    Mekanizmi i filtrimit të kandidatëve për të kaluarën e tyre nuk do të përfshijë institucionet shtetërore, sepse, siç thotë Blushi, tek LIBRA vepron mekanizimi i mirëbesimit.

    “Ne nuk jemi as gjykatës, as prokurorë. Ne besojmë tek njerëzit e LIBRA-s. I apeloj të gjithëve që të kandidojnë për tu bërë deputet i LIBRA-s. Dhe nga 1 mijë kandidatë, shpresoj që ne të zgjedhim 140”, deklaroi Blushi.

    LIBRA, e cila do të kandidojë vetëm në zgjedhje, nuk do të ndryshojë shumë nga partitë e tjera, kur të bëjë renditjen e kandidatëve në listë. Një proces që do ta udhëheqë vetë kryetari Blushi.

    “Vendimmarrja do të jetë e një grupi brenda LIBRA-s”, u shpreh Blushi.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: LIBRA do hyjë në zgjedhje

    Filloi dhe Ben Blushi me tip "Cazzate, Baci Perugina" ; mekanizmi i mirebesimit...

    Cfar do te thote; qe ne besojme tek njerezit e Libras dhe nuk jemi as gjykates e as prokurore.....; qe nuk do dime se çfare do ndodhi dhe nuk mbajme pergjegjsi per ate qe do ndodhi ?

    Ne qofte se i zgjedh ti o Blush, do apo nuk do, duhet te behesh dhe gjykates dhe prokuror ose perndryshe 140 te zgjidhen "online".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •