Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    576
    Faleminderit
    1
    33 falenderime nė 22 postime

    Rusia prioritet Ballkanin apo ish Republikat e saj?

    Njė pėrplasje e madhe interesash nė Ballkan kanė dalė nė shesh kėto kohėt e fundit dhe kjo po ndikon nė njė farė mėnyre edhe nė Shqipėri Kosovė e Maqedoni pra kryesisht ku ku faktori shqiptar ėshtė mbizotėrues.
    Sigurisht po ti marrim njė e nga njė ineteresat gjeopolitike ndaj Ballkanit mund tė vėrejme egzaktėsisht se pėrse bėhet fjalė dhe sigurisht nė raport me Faktorin shqiptar mund tė shikohen gjeopolitikat qė kėrkojnė destabilizim tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, dhe ata qė kėrkojnė stabilitet.
    Njė nga Faktorėt mė favorizues pėr tė patur njė Shqipėri, Kosovė tė stabilizuar dhe me prosperitet ėshtė sigurisht SHBA e cila nėpėrmjet NATO-s ndėrhyri nė Kosovė pėr tė ndaluar genocidin serb duke u bazuar nė ligjet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e Lirive e tė drejtave tė njeriut si dhe tė sė drejtės pėr vetėvendosje (qoftė dhe nėpėrmjet Refendumit), duke i dhėnė lirinė dhe pavarėsinė shqiptarėve tė Kosovės e cila u nėnėshkrua nė Rambuje dhe me vendosjen e Pavarėsisė nė 2007 si shteti mė i ri (neėborn)nė botė. Gjeopolitika amerikane ka qėnė gjithmonė e intersuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e popujve tė vegjėl dhe tė drejtat e tyre pėr liri e pavarėsi dhe kėė e kanė treguar qė me Presidentin Wilson i cili me 6 Mars 1920 nė Konferencėn e Paqes nė Paris mbrojti tė drejtėn e vetvendosjes tė popujve tė vegjėl duke penguar copėtimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė nga Traktati i fshehtė i Londrės.
    BE- apo Bashkimi Europian, ėshtė njė nga faktorėt mė tė fuqishėm nė Europė i cili dėshėron integrimin e Shqipėrisė nė kėtė bashkim sigurisht duke realizuar disa kushte paraprake tė cilat qeveritė shqiptare janė duke u pėrpjekur ti zbatojnė orientimet e kėtij Bashkimi tė fuqishėm europian. Realizimi i kėsaj alternative pra integrimi nė europė do tė ishte njė nga sukseset mė tė mėdha tė Shqipėrisė sė post diktaturės sepse do tė realizonte mė nė fund atė aspiratė qė kėrkonin dhe kėrkojnė shqiptarėt sot: ` E duam Shqipėrinė si Europa`. Kjo aspiratė do tė realizonte dėshirėn shekullore tė shqiptrėve dhe konfirmimin qė ata janė popull europian, dhe sė dyti, integrimi nė BE jo vetėm i Shqipėrisė por edhe i shqiptarėve tė tjerė jashtė kufijve tė Shqipėrisė nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e gjetkė, do tė shuante kufijtė politikė tė shteteve tė Ballkanit dhe do tė korrigjonte tė paktėn realisht (po jo juridikisht) coptimin e padrejtė qė fuqitė europiane i shkaktuan trojeve shqiptare qė pas Kongresit tė Berlinit 1878, e Traktatit tė fshehtė tė Londrės 1915, dhe Traktatit tė Lozanės 1919.
    Shteti i tretė qė i interson Ballkani ėshtė Turqia. Faktori turki cili me gjeopolitikat e saj ėshtė gjithashtu shumė e interesuar sidomos ndaj shteteve me popullsi myslimane si Shqipėria, Kosova, Bosnja&Herzegovina, Maqedonia. idea e Turqisė sė Erdoganit ka qėnė krijimi i njė Perandorie tė re jo si ajo e Sulltanėve Osmanė, por e njė konfederate te madhe turqisht dashėse dhe pjesėrisht turqisht folėse duke patur parasysh minoritetet e vogla turke tė cilat tashmė janė zgjuar dhe kėrkojnė Babėn, investimet turke nė kėto shtete dhe tregėtia me Turqinė e kėtyre shteteve ze njė pėrqindje tė madhe tė eksporteve turke dhe importeve tė kėtyre shteteve ballkanike. idea e njė Turqia e cila ėshtė sė bashku me ish kolonitė e saj tė cilat ka pika tė forta bashkimi anėn fetare, traditat dhe minoritetet, u pėrkrah pėr njė farė kohe nga SHBA e cila kėrkonte qė Turqia dhe shtetet ballkanike tė themi `filo-turke` si nė tradita, fe, minoritete, dhe nostalgji, si Kosova, Bosnja, e pjesėrisht Maqedonia (faktori shqipfolės dhe turēelinjtė), por pas konfliktit tė ashpėr nė Siri dhe irak, SHBA nuk e pėrkrahu mė kėtė ide.
    Sa pėr Greqinė, si anėtare e BE, asnjėherė Greqia nuk ėshtė pėrplasur zyrtarisht mė Shqipėrinė por qarqet ekstremiste greke gjithmonė kanė mbajtur njė qėndrim armiqėsor dhe gjithmonė nė sulm pėr tė mbajtur nė ēdo periudhė nga njė `gozhdė tė Nastradinit nė Shqipėri qoftė duke pėrdorur drejtuesit e minoritetit grek qoftė duke u shkelur syrin opozitės e cila si zakonisht nė Shqipėri, kėrkon pushtetin me ēdo kusht.
    Tė vijmė tek Rusia. Ėshtė folur shumė pėr tė dhe interest ruse nė ballkan kanė qėnė gjithmonė tė qarta kryesisht pėr tė patur njė Serbi tė madhe dhe njė Bullgari tė fortė, (sepse sa pėr Greqinė interest greke nė pėrgjithėsi i kanė mbrojtur anglo-amerikanėt), dhe nė pėrgjithėsi pėr tė mbrojtur popujt orthodoksė. Pas prishjes sė BRSS, Rusia u dobėsia aq sa mbeti njė fuqi rajonale me njė GDP qė shkoi deri nė 570 bilion dollar, dhe mė njė popullsi pa rritje demografike deri nė momentin kur erdhi Putin. Ardhja nė pushtetin e dobėsuar tė Rusisė pikėrisht kur Rusia humbi luftėn e parė me Ēeēeninė, i njeriut tė KGB Putin, i pėrzgjedhur nga plakushi pijanec Jelcin, solli njė ndryshim rrėnjėsor nė Rusi.
    Gradualisht Rusia filloi tė forcohej, fitoi luftėn me ēeēenėt dhe Putin si dinak qė ishte vendosi nė krye tė republikės Ēeēene brėnda Federatės ruse, njeriun e tij tė besuar, myslimanin pro-rus Khadirov i cili qetėsoi gjakrat. Rusia u ndihmua dhe nga lehtėsirat qė i krijuan SHBA dhe BE pėrsa i pėrket tregėtisė. Kjo gjėndje me lidhje tė ngushta me SHBA dhe BE vazhdoi deri nė 2008 kur Rusia sulmoi Gjeorgjinė dhe i mori asaj dy krahina autonome tė cilat i futi nėn suazė e Federatės Ruse: Osetinė e Kugut dhe Abkhazinė. Gjėndja u ndėrlikua shumė kur filloi lufta civile nė Siri me tė cilėn Federata Ruse kishte njė marėveshjė ushtarake dypalėshe ndihme, tė cilėn Putin e shfrytėzoi pas disa vitesh duke forcuar bazėn e tij nė Latakia Siri.
    SHBA por edhe BE influencuan shumė nė largimin nga pushteti tė Janukoviē presidentit pro-rus tė Ukrainės duke shkaktuar njė acarim tė fortė tė marėdhėnies Rusi SHBA dhe BE –Rusi. Shkaku kryesor, ishte aspirata e ukrainasve dhe e Ukrainės pėr tu integruar nė BE, dhe nė NATO, aspiratė tė cilėn Rusia e kundėrshtoi fort madje duke organizuar njė Referendum pėr vetvendosje tė Krimese nė 2014. Referendumi u fitua nga prorusėt sepse popullata e Krimesė pėrbėhej nga rreth 70% popullsi ruse e pjesa tjetėr ishte ukrainase,tartarė, grekė, rumunė e moldavė. Pėrveē kėsaj duke pėrfituar nga pushteti i dobėt nė Ukrainė dhe nga popullata tė ndryshme qė pėrbėhet Ukraina, Rusia krijoi njė ushtri separatiste nė lindje tė Ukrainės e cila pėrbėhet gjithashtu nga njė popullatė ruse duke mbajtur peng Ukrainėn lindore.
    Duket qartė se Putin ishte dhe ėshtė jashtzakonisht i interesuar pėr tė mbajtur rreth vehtes ish Republikat sovjetike pėr tė cilat edhe u shpreh para 6 muajsh se… shpėrbėrja e BRSS ishte njė gabim sepse mund tė ndėrtohej njė Konfederatė shtetesh tė pavarura qė pas 1991 kur Gorbaēovi shpėrbeu BRSS duke mos u kujtuar pėr pasojat ekėsaj shpėrbėrjeje.
    Putin akuzoi fort dhe po akuzon vazhdimisht (deri nė momentin kur nė fuqi erdhėn republikanėt me Trump si President i SHBA), Demokratėt me Obamėn nė krye se ata po vazhdojnė tė nxisin Luftėn e Ftohtė dhe vazhdojnė tė pėrpiqen tė mbajnė Rusinė e rrethuar nga shtete armiq pėrfshi dhe ish Repubakt sovjetike tre nga tė cilat , ato balltike janė futur nė BE, duke u pėrpjekur tė realizojnė pėrsėri tė ashtuquajturin `Kordon Sanitar` pėrreth Rusisė, duke i vendosur Sanksione kundėr Rusisė, duke u pėrpjekur qė tė afrojnė rreth BE shtete sllave orthodokse tė cilat tradicionalisht kanė mbėshtetur Rusinė si Serbia, Sllovakia, Bullgaria, dhe mė pak Rumania, e Maqedonia.
    Dihet se, sipas seriozitetit tė ndėrmarrjeve ruse madje dhe ushtarakisht nė Gjeorgji dhe Ukrainė, por dhe nė Uzbekistan Armeni, se Gjeopolitika ruse kryesisht ėshtė e drejtuar pėr tė afruar dhe mbajtur nėn domenin Rus, ish Republikat sovjetike. Pėr kėtė qėllim Putin ka realizuar CIS ose Komonuelthi i Shteteve tė Pavarura ( Armenia, Kazakistan, Rusia, Bjellorusia, Moldavaia, Kirkizet) kurse Txhikistan dhe Turkmenia eshte e associuar, si dhe ka krijuar Forumin ekonomik BRIKS (Brazil, Russia, india, China and South Africa),por janė njė dy tre organizta tė tjera me ish Republikat sovjetike me tė cilat Rusia e Putinit k marėveshje tė veēanta si me Azerbajxhanin, Gjeorgjinė. Kurse tre shtetet balltika janė larguar tashmė nga CIS dhe BRICKS.
    Ballkani pėr Rusinė pėrbėn njė shqetėsim dhe kokėdhimbje tė madhe por bazuar nė analizat reale dhe jo nė manipulimet politike, ėshtė e qartė se Rusia ėshtė e pafuqishme tė ketė prioritet shtetet e Ballkanit dhe aq mė pak ti destabilizojė ato, pikėrisht pėr shkak se nė rradhė tė parė pafuqia vėrehet tek problemet ekonomike financiare qė ka Rusia e cila ėshtė ende nėn efektet negative tė snaksioneve ekonomike tė SHBA dhe BE, efekte negative tė cilat pasqyrohen tek GDP e cila nga 2.1 trilion dollarė e vitit 2011 ka shkuar nė 1.3 trilion dollarė nė 2016, por qė ka tendencė tė rritet pak e nga pak.
    Rusia shpreson shumė tek heqja e sanksioneve nga SHBA, gjė qė do ti jepte hov ekonomisė sė dobėsuar ruse e cila bazohet kryesisht nė eksportin e lėndėve tė para dhe pajsijeve ushtarake, dhe shumė mė pak nė elektronikė. Megjithatė pėr Ballkanin vėrehen dy dukuri tė reja:
    Sė pari, afrimi me Turqinė pėr shkaqe tė luftės kundėr ISIS dhe Sirisė,. Kjo ka krijuar njė opsion tė ri tė ndikimit orthodox-islamik mbi Ballkanin qė mund tė jetė i ngjashėm me bashkėpunimin e Sulltanėve tė Perandorisė Osmane me Patriarkanėn e Konstandinopojės e cila mbante zap popujt e Ballkanit dhe kishte krijuar disa lehtėsira por popujt serbė e bullgarė si dhe grekė. Kėshtu qė egziston mundėsia qė nė ditėt e sotme aleanca ruso-turke tė ndikojė nė ngjarjet e shteteve ballkanikė duke krijuar njė destabilizimtė mundshėm tė tyre dhe njė largim tė kamufluar nga BE pėr shkak tė nxitjes sė mungesės sė besimit ndaj Bashkimit Europian.
    Kjo Aleancė ėshtė forcuar papritur edhe nga ashpėrsimi i kontradiktave BE-Turqi, pėrsa i pėrket Referendumit turk dhe problemit tė emigrantėve me tė cilėt kėrcėnon Turqia BE.
    Sė dyti, Aleanēa e vjetėr ruso-serbe ka pak tė ngjarė tė ndikojė nė largimin e Serbisė nga BE megjithėse politika e vjetėr serbe pėrkrah fuqimisht Rusinė, ka shumė tė ngjarė qė Rusia do tė `shesė` interest serbe ndaj Kosovės tashmė sovrane, nė kėmbim tė njohjes sė `pushtimit` rus tė Krimesė nėpėrmjet njė Referendumi qė duket se u bė nė mėnyrė ligjore.
    Sė fundmi mendoj se Rusia nuk mund tė destabilizojė dot Ballkanin pavarėsisht se nė aparencė duket sikur e ka atė mundėsi, por praktikisht financimi i Serbisė dhe i Maqedonisė nuk pėrbėn ndonjė interes tė veēantė pėr Rusinė e cila e sheh si njė opsion tė largėt afrimin e kėtyre shteteve si Serbia, Maqedonia, Bullgaria, vetėm nė rast se BE do tė shpėrbėhet.
    Rusia e ka tė qartė se Faktori shqiptar do tė bėhet nė tė ardhmen dominant nė Ballkan dhe po pėrpiqet tė mbajė relacione sa mė miqėsore dhe paqėsore me shqiptarėt e Shqipėrisė, duke edhe deklaruar nėpėrmjet ambasadorit tė saj dhe Konsullit tė saj nė Shqipėri qė respekton pa- anshmėrinė dhe dėshėron miqėsi me shqiptarėt. Kėtė e deklaroi ēuditėrisht ambasadori rus edhe nė takimin me kreun e Opozitės Basha, i cili kėrkonte ta shfrytėzonte takimi pėr tė treguar se Opozita shqiptare ėshtė faktor stabiliteti dhe ashtu si e paraqet Maxhoranca qeverisėse shqiptare. Pėrsa i pėrket Maqedonisė, Rusia pėr mendimin tim nuk ka influencė direkte nė ato ngjarje, sepse, aleati i saj tradicional Bullaria e ka braktisur.
    Pėrpjekjet mediatike tė disa portaleve kosovare dhe shqiptare tė influencuara kryesisht nga BE, pėr tė zmadhuar rrezikun Rus nė Ballkan nuk janė reale por janė thjesht supozime. Mė reale ėshtė influenca Turke dhe nėpėrmjet saj dhe ajo ruse- ndoshta nė ta ardhmen e afėrt.

  2. #2
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,069
    Faleminderit
    53
    143 falenderime nė 124 postime

    Pėr: Rusia prioritet Ballkanin apo ish Republikat e saj?

    Amin....!
    “Po kur tė vijė i Biri i njeriut, vallė, a do ta gjejė besimin mbi dhe?”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,458
    Faleminderit
    338
    425 falenderime nė 357 postime

    Pėr: Rusia prioritet Ballkanin apo ish Republikat e saj?

    (Jashte teme)
    Me kan habitur gjithmone keto temat e politikes se jashtme trajtuar nga shqiptaret per Shqiperine si per lehtesine e argumentimit edhe se sa seriozisht meren.

    Jane tema qe kerkojne nje shperdorim energjie dhe inteligjence te papare ne asnje popull tjeter. Jane argumenta jo qe nuk shpegojne asgje por qe sjellin nje jo-kulture politike te papare.Nje primitizem te llahtarshem ku ēdo shpegim,shprese dhe ne fund justifikim mbetet tek faktori o politika e huaj. Sorosi,Amerika,Rusia ēdo dite ke nje argument te tille si per te shpeguar kohet e shkuara edhe per te shpeguar ose kuptuar politiken e sotme shqiptare.
    Eshte kthyer ne princip,ne dogme eshte pothuajse nje ligj kushtetues e pashkruar,si per te akuzuar edhe per tu justifikuar.

    Po the Sorosi "ke shpeguar" dhe ardhjen e Rames ne pushtet,nuk duhen shpeguar betonizimi dhe lejet e ndetimit ne Tirane,mjafton Sorosi si per dje,sot edhe per neser a pasneser. Po the Xhafa a ky ministri i brendshem qe ka mbeshtetjen a miratimin amerikan mundet te justifikohet edhe idiotizmi i Presidentit edhe e shkuara e tije si hetues i komunizmit. Mjafon argumenti amerikan. Asnjerit nuk i shkon nder mend te thote : "Prit njehere,e shkuara e ketij individi mundet te verifikohet. Duhet verifikuar ? Po apo jo ?" Eshte normale per nje shtet (a pashallek i ndare ne ēifligje) qe te verifikohet nje gje e tille,apo eshte anormalitet per popull primitiv analfabetesh.

    Per ta mbyllur mbase ja vlen te kujtohen fjalet e konsollit italian De Facendis ne Vlore qe i telegrafonte ministris se jashme ne Rome :
    "Gli Albanesi...hanno creduto di capire che opposti interessi e pretesi dissidi fra i due governi di Roma e di Vienna fossero sufficiente garanzia perche nessuno toccasse il loro paese. Cullandosi in questa convinzione,sono rimasti fino a ireri disuninti,perfino nemici fra loro..."

    Kemi mbetur gjithmone tek ; hanno creduto di capire...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 23-03-2017 mė 18:38

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    576
    Faleminderit
    1
    33 falenderime nė 22 postime

    Pėr: Rusia prioritet Ballkanin apo ish Republikat e saj?

    Mendoj se problemi Soros nuk ka lidhje fare me temen.
    Idea e temes ka te beje me gjeopolitiken ruse e cila per mendimin tim ka synim ish republikat ruse dhe ne plan te dyte ballkanin nepermjet shkaterrimit te BE.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •