Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

    Emri:  1489918478karaburubn.jpg

Shikime: 227

Madhësia:  31.9 KB

    Falë bashkëpunimit me Policinë Kufitare, “Delta Force” dhe italianët e “Guardia di Finanza”, Policia e Vlorës ka mundur të realizojë me sukses operacionin e koduar “Mega”, në përfundim të të cilit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 1 ton e 283 kg lëndësh narkotike të llojit cannabis sattiva, në gjirin e Bristanit në Karaburun.

    Pas operacionit të zhvilluar nga toka dhe deti, policia ka bërë publike se në afërsi të bregut të detit janë gjetur 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të cilat ishin fshehur në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 metra larg gjirit të Bristanit, dhe ishin të gatshme për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt fqinjit tonë, Italisë.

    Shkak i mosnisjes ishte bërë moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë. Operacioni policor po vijon ende përgjatë të gjithë shtrirjes së gadishullit të Karaburunit për të zbuluar dhe kapur autorët e implikuar në këtë përpjekje për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

    Qe eshte sukses nuk diskutohet,edhe se i rastesishem, se nuk eshte drog e kapur eshte drog e gjetur. Nuk eshte edhe e lehte te kapesh 1 ton e ca droge pa arrestuar asnjeri.

    Eshte droge pa pronar,dhe ne nje vend ku pronari ka dalur gjithandej eshte e vetmja gje qe ka mbetur dhe nuk i dihet pronari.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

    Erdhi sezoni Serafin, fillojne mbjelljet perseri njerezit...

    edhe pse shumica nuk doli mire, prap do i futet fshatit, nuk ka asgje zgjidhje tjeter, papunesi e madhe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •