Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    E verteta ne Histori

    A ka rendesi e verteta?

    Mendo nje femije qe kerkon te kaloje nje Prrua (lume i vogel) me uje. Nje i madh e ka kaluar Prroin dhe e ka provuar se prroi eshte i thelle dhe ne se femija do te kaloje ai rrezikon jeten.
    Varet pra jeta e ketij femije nga "fjala" e ketij burrit te madh.
    Ne se burri eshte pis ai i thot femijes.. kalo kalo se nuk eshte thelle.. ne se eshte burre i mire ai i klith femijes.. mos..mos se nuk mundesh me kalue se asht rrezik..prit ta gjejm nji VA (Shteg) te sigurte me kalue.

    Tash varet dhe nga femija..ne se eshte i degjueshem...degjon se ka dy veshe...ne se nuk eshte i degjueshem ai nuk i merr fare ne konsiderat fjalet e te madhit..
    Por Burri i mire ne se e ka paralajmeruar femijen..te pakten ne ndergjegje ka nji lehtesim megjithse kjo nuk eshte e mjaftueshme.
    Edhe ne Histori e verteta pra "fjala" e burrit te madh ka rendesi sepse "femija" pra gjeneratat e tjera te indoktrinuara gabojne e gabimet jane nga njihere te pa riparueshme.

    Ne se Historiografia Shqiptare e periudhes enveriste do ishte e drejte..e vertete... shume gjera do shkonin me mire.


    Lexoni nje profesor poshte tek artikulli qe kam postuar i cili qarte dallohet se eshte profesor i mesuar ne libra te shkruar nga "burra pisa" pra mashtruesa profesioniste....
    Por a ka kjo rendesi.. Ka sepse kto magara indoktrinojne pra i mesojne gabim gjeneratat..

    Nje Shembull..

    Ne se Do shkruhej mire Historia.. Shqiptaret do dinim me kohe se gjermanet gjate luftes dyte boterore ne Shqiperi i kishin problem Njesitet partizane nga pikpamja ushtarake aq sa i ka problem Krokodili dy tre lop te bregu lumit.. dhe se sa po ti sulej Gjermani partizanve.. partizanet zhdukeshin nga syt kembet duke u fshehur katundeve te largeta te Skraparit e Mokres e Martaneshit.. dhe se ata guxuan te afrohen qyteteve vetem kur Gjermani u nis te ike per BERLIN:.
    Debati per diten e Clirimit ne Shqiperi ne kohen e Saliut i detyroi historianet enveriste te cilet donin 29 e jo 28 si clirim te tregojne gjera qe nuk i kishin thene kurre..
    Ky debat zbuloi pa dashje nje te vertete se Partizanet Cliruan Shkodren e Shqiperine ate Dite qe vendosi nje TRICIKEL me tre rrota e me dy ushtare gjermane....
    Iku tricikli ( Motorr me tre rrota..ku njeri vozit motorrin tjetri rri ne koshin djathtas) matan ures Bunes..per Mal Te ZI...hyne partizanet e doli populli ne Rruge..mirpo Oficeret gjermane kishin harruar ca dokumenta ne zyre te Bashkise Shkodres (komandature provizore e gjermanve) dhe nisin nje Tricikel per ti marre kto dokumenta..dhe sapo u ndje zhurma Tricikles gjermane ne ure te Bunes menjihere ne panik..me popull heroik e me partizan legjendar..iken e avulluan nen Toke..

    Cfare krijoi Historia mashtruese..?

    Ne Shqiperi zgjati pa fund Diktaturen ne nje vend te vogel mes nji Europe qe lulezonte gjat viteve 1950-1990 dhe ne Kosove krijoi gjenerata te indoktrinuara.

    E cte keqe ka do thot dikush se u indoktrinuan Kosovaret..

    Jo ska por.. shkoni vetni (pyesni) nanat e Kosoves cka hoqen.. kur tre magare me urdher te kushedi se kujt dolen nje dit e thane Kemi UCK..
    Kjo UCK kopjonte pik per pike format e organizimit te luftes partizane e cila nuk kish pas kurre sukses ushtarake..e duke kopjuar nje Ushtri te deshtuar dhe UCK deshtoi per turp e faqe te zeze..
    Per kte qe them me mbeshtet E verteta e me urrejne bandat mashtruese..
    Me mbeshtet Stankovaci dhe Kukesi e Kosova e djegur e me urrejne Rogneristet e Perfituesit nga Masakrat serbe..
    Me bind ajo qe ndodhi e me ngrohu me ne fund ajo qe NATO e shpetoi at popull.
    Aventura AKSH eshte nje vazhdim i kopjimit te nje Historie mashtruese dhe kte e verteton fakti se ne krye te kesaj AKSH-je eshte nje kryemashtrues..e ma verteton aksioni fundit ku Divizionet e AKSH as uren nuk jane ne gjendje ta hedhin ne ere e megjithate i len te vdekur dy djem nenash..e ata djem nenash vjen UNMIKU ti shpetoje e ti varrose..Vjen nji vajz Prishtine ta marre trupin e vllait..
    E verteta prandaj duhet qe dhe ne se formon USHTRI te Formosh ushtri te vertete e jo fantazma televizive qe armiku problem nuk i pati kurre.. ma verteton nevojen e se vertetes vet rasti " ADEM JASHARI"..
    Drenica e kishte te shpallur UCK-ne dhe kur lexon djalin e Ademit cka shkruan..kupton se Asnji UCK nuk erdh me i dal Zot kulles se rrethuar nga policia SERBE por tre dite rresht e Policia pat kohe te masakroje nji fshat e nji familje..
    Pse?
    Sepse mashtruesit formuan ushtri per mashtrim e jo per FITORE USHTARAKE..


    Lexoni ktu se si nje profesor ka ne tavoline dy Burime historike .. per nje kohe te caktuar..
    Ka BURIMIN BURIMOR ka dhe Mocalin mashtrues..mocalor..

    Ka Sejfi Vllamasin origjinal...ka dhe Arben-Nashot e Mashtrues te tjere..
    Po mendo kur dikur as burimi origjinal nuk lejohej sa i madh ishte demi..e sot megjithse e verteta dihet peshon perseri epoka mashtruese dhe "frutet" e saje duken e cfaqen kudo dhe sot..

    Kushtrimi 4 vjecar ne Kosove qe u mitralua ne Peje eshte Viktime e indoktrinimit..
    Le te jete e fundit Viktime..

    ------------------


    Nga Korrieri


    -------------------------

    Si u zgjodh Noli Kryeminister?

    Nuk eshte e vertete se Fan Noli u zgjodh "me short" ne postin e Kryeministrit te Shqiperise, sic u tha ne emisionin "Opinione" te TV Klanit, te cilin e transmetoi edhe KTV-ja

    Nga Agim VINCA



    Ne debatin televiziv kushtuar problemeve te historise shqiptare te periudhes 1912-1924, qe u zhvillua me 3 prill te ketij viti ne studion e "TV Klan", ne te cilin moren pjese historiane e publiciste nga Tirana dhe Prishtina, u shqiptua nje e dhene jo e sakte lidhur me zgjedhjen e Fan Nolit, Kryeminister i Shqiperise ne qershor te vitit 1924. Ne kete emision u tha tekstualisht se Fan Noli u zgjodh - me 16 qershor 1924 - Kryeminister i Shqiperise "me short". Per cudi, ky cilesim nuk u kontestua nga asnjeri nga pjesemarresit ne debat, ne mesin e te cileve kishte edhe historiane me pervoje, sado qe e verteta, sic do te shohim me poshte, eshte pak me ndryshe.

    Edhe pse zgjedhja "me short" e nje personi ne nje post shteteror a tjeter nuk eshte e panjohur ne histori, madje as ne vendet me tradite demokratike, per hir te se vertetes duhet thene se ne rastin konkret - te zgjedhjes se Nolit ne postin e Kryeministrit te Shqiperise - kjo nuk eshte e vertete. Autori i emisionit qe ia servoi kete te dhene opinionit, e beri kete duke u mbeshtetur ne nje burim te vetem - ne librin e Sejfi Vllamasit "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)", te botuar ne Tirane ne vitin 1995.

    Sejfi Vllamasi (1883-1975), nje veprimtar i hershem i levizjes kombetare e politike shqiptare, ne librin e tij me kujtime "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)", qe eshte nje veper postume, krahas shume ngjarjeve te tjera historike, i referohet edhe ceshtjes se formimit te qeverise se Fan Nolit me 16 qershor 1924 dhe te zgjedhjes se tij Kryeminister. Lidhur me kete ceshtje ai shkruan:

    "Filluan bisedimet per zgjedhjen e kryetarit te qeverise. U paraqiten si kandidate Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina e me eliminimin e ketij te fundit dy te paret. Tere nje nate kane vazhduar bisedimet, por qe e pamundur te mbeteshin dakord mbi personin qe do te kryesonte qeverine. Me ne fund vendosen te zgjidhej me llotari Kryeministri, por nder letrat qe permbanin emerat e llotarise eshte shkruar 90% emri i Fan Nolit, i cili u be kryetari i qeverise revolucionare". (Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi 1879-1942. Kujtime dhe vleresime historike, f. 261).

    Nga paragrafi i mesiperm shihet qarte se Vllamasi nuk e perdor fjalen "short", por fjalen "llotari". Nga ana tjeter, nuk eshte plotesisht e qarte se c'kupton ai me kete fjale, te cilen me gjase e identifikon me votimin e fshehte, ku secili pjesemarres ne mbledhje me te drejte vote merr nje bilete si ne llotari. Po te ishte fjala per short te thjeshte, i cili, sic shpjegohet edhe ne Fjalorin e gjuhes shqipe, behet "me zare, me nje monedhe metalike ose me nje leter te thjeshte te fshehur ne grusht", nuk do te flitej per perqindje, ndersa ne paragrafin e mesiperm thuhet shprehimisht se "nder letrat qe permbanin emerat e llotarise eshte shkruar 90% emri i Fan Nolit".

    Mirepo, para se ta komentojme me gjeresisht pasusin e shkeputur nga libri i Sejfi Vllamasit, te shohim se si trajtohet kjo ceshtje, pra ceshtja e zgjedhjes se Nolit Kryeminister i Shqiperise ne qershor te vitit 1924, ne literaturen historike, duke iu referuar disa burimeve relevante shkencore, sic jane: "Autobiografia" e Fan Nolit, teksti akademik "Historia e popullit shqiptar", "Histori e Shqipnis" e Tajar Zavalanit, vepra "Demokracia e rrethuar" e Arben Putos etj.

    Ne vepren e tij "Autobiografia", te shkruar anglisht dhe te botuar ne Boston me 1960, Noli kete ceshtje e kalon pothuajse vetem me nje fjali: "me 17 qershor Fan Noli u emerua kryeminister i Shqiperise", per te dhene ne vazhdim perberjen e plote te kabinetit te tij. (Po te ishte e vertete zgjedhja e tij Kryeminister "me short", Noli do ta thoshte vete, sepse ai ka ditur, sic dihet, te beje shaka edhe ne llogari te vet).

    Ne "Historine e popullit shqiptar" (vell. II), te botuar ne Tirane me 1965 dhe te ribotuar ne Prishtine ne vitin 1969, flitet per formimin e qeverise se Fan Nolit, por jo edhe per menyren e zgjedhjes se Kryeministrit. "Me 16 qershor - thuhet ne kete tekst, qe eshte veper e nje grupi autoresh ne krye me Aleks Buden - Fan Noli formoi qeverine e re", perberja e se ciles "pasqyronte koalicionin e forcave politike qe moren pjese ne revolucion", duke shtuar se "me 19 qershor qeveria shpalli programin e saj prej 20 pikash".

    Tajar Zavalani, i cili ka qendrim kritik ndaj ngjarjeve te qershorit te vitit 1924 dhe nuk pajtohet me cilesimin e tyre si "revolucion", zgjedhjen e Nolit Kryeminister e jep me frazen: "Imzot Fan Noli u ba kryetar i qeveris kryengritese". (Histori e Shqipnis, Tirane 1998, f. 279).

    Ne librin "Demokracia e rrethuar" (Tirane, 1990) te Arben Putos, flitet gjeresisht per jehonen qe pati Revolucioni i Qershorit, si quhet ngjarja e vitit 1924, ne boten e jashtme dhe per marredheniet e qeverise se dale prej tij me fqinjet ballkanike (Greqine e Jugosllavine), me fuqite e medha evropiane (Italine, Francen, Angline), me Bashkimin Sovjetik dhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por nuk thuhet asgje e vecante lidhur me zgjedhjen e Kryeministrit. As studiues te tjere te jetes dhe te veprimtarise se Nolit si Mitrush Kuteli, Vehbi Bala, Peter Prifti, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi etj. nuk e permendin kete "fakt".

    Mitrush Kuteli, ne parathenien e librit "Mall' e brenge" (1943), qe mbetet nje nga studimet e pakalueshme per poezine e Nolit, permend "kryengritjen e Qershorit", si e quan ai, por nuk flet posacerisht per veprimtarine politike te Nolit. Vehbi Bala ne librin "Jeta e Fan S. Nolit" (Tirane, 1972) shkruan: "Me 10 qershor, kryengritesit clirojne Tiranen dhe me 16 qershor formohet qeveria e dale nga Revolucioni demokratik me ne krye F. S. Nolin".

    Afersisht keshtu shprehen lidhur me kete ceshtje edhe njohes te tjere te jetes dhe te veprimtarise se Nolit si Qerim Panariti, Arshi Pipa, Piro Tako etj. Askush nga ata nuk ben as me te voglin aluzion per zgjedhjen "me short" te Nolit Kryeminister i Shqiperise ne vitin 1924. Edhe Nasho Jorgaqi, i cili, ne shkrimet e tij per Nolin dhe vecanerisht ne librin "Udhetim me Fan Nolin" (Tirane, 1994), sjell shume deshmi e dokumente per jeten dhe veprimtarine e ketij personaliteti te shquar te historise dhe te kultures shqiptare, duke shpalosur here-here edhe hollesi te panjohura me pare, askund nuk flet per zgjedhjen e tij Kryeminister "me short", sic u tha ne emisionin e "TV Klan".

    Me te drejte shtrohet pyetja: nga na doli kjo "e dhene" mbi zgjedhjen e Nolit Kryeminister "me short" dhe perse u lansua ne opinion?

    Nuk e di a ekzistojne dokumente arkivore lidhur me kete ceshtje (edhe nese ka ato nuk jane publikuar deri me sot), por autori i emisionit, gazetari Blendi Fevziu, u mbeshtet, sic theksuam me lart, vetem ne nje burim - ne librin me kujtime te Sejfi Vllamasit "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)". Kushdo qe e lexon me kujdes, por edhe ne menyre te paanshme, vepren ne fjale te Vllamasit nuk e ka te veshtire te konstatoje se ai ishte alergjik ndaj Nolit dhe bashkepunetoreve te tij. Duke cituar reagimin spontan te Sotir Pecit (po ashtu nje kundershtar i Nolit) pas lajmit per zgjedhjen e ketij te fundit Kryeminister, Vllamasi e quan Nolin "njeri kembeters", ndersa duke folur per treshen Noli-Gurakuqi-Vinjau shkruan: "Gurakuqi i binte daulles, F. Noli kercente dhe Stavro Vinjau, pa ditur gje, u mbante avazin". Eshte e qarte se duke e paraqitur zgjedhjen e Nolit Kryeminister te Shqiperise si dicka te rastit, perkatesisht si "rezultat te llotarise", Vllamasi deshiron ta dezavuoje kete akt politik dhe vete figuren e Nolit si politikan.

    Nuk eshte hera e pare ne keto vite, qe per Fan Nolin flitet e shkruhet ne menyre keqdashese. Ne shtypin shqip te kohes sone per Nolin jane shqiptuar here-here vleresime tmerresisht tendencioze, te nxitura nga motive politike, fetare, ideologjike e krahinore, qe kane per qellim njollosjen e figures se tij; mohimin a minimizimin e rolit te tij ne historine dhe kulturen shqiptare. Keshtu, na ka rene te degjojme e lexojme se Noli ishte "nje politikan pa vizion dhe pa ndergjegje kombetare" (!), qe qenkesh lekundur "ndermjet fashizmit dhe komunizmit" (!); se poezite e tij s'qenkeshin tjeter pos "bejte humoristike" (!) (A. Baleta ne "Bota sot") dhe absurditete te tjera te ngjashme e, madje, edhe shpifje e akuza monstruoze se gjoja dy nga veprat e tij kryesore, "Histori e Skenderbeut" dhe "Bethoveni dhe revolucioni freng", Noli i paskesh "vjedhur" nga Konica, sic pat shkruar nje Salier plak nga Amerika me emrin Peter Minar, i cili akuzen e tij absurde per "plagjiature" e pat publikuar ne revisten "Klan".

    Perballe shpifjeve dhe akuzave te tilla groteske, pohimi se Noli u zgjodh Kryeminister "me short" tingellon krejtesisht i pafajshem, por, megjithate, nuk ben te kalohet ne heshtje. Aq me shume qe kjo gje thuhet duke u mbeshtetur ne nje burim te vetem - ne librin me kujtime te Sejfi Vllamasit, i cili, ne kete rast merret si burim absolut dhe i pakontestueshem.

    T'i kthehemi, prandaj, edhe nje here ketij autori dhe librit te tij, per te pare se c'thote ai lidhur me kete ceshtje. Pikesepari Vllamasi vete nuk ka qene pjesemarres ne mbledhjen e 16 qershorit 1924, ne te cilen eshte bere zgjedhja e Kryeministrit te ri te Shqiperise dhe per kete ngjarje flet ne baze te asaj qe ka degjuar nga te tjeret. E dyta, Vllamasi thote se te pranishmit nuk rane dakord per personin qe do te kryesonte qeverine, por nje rresht me poshte bie ne kundershtim me veten kur pohon se 90% e pjesemarresve ne kete mbledhje u deklaruan per Nolin. E treta, Vllamasi, sic u tha edhe me lart, nuk perdor askund fjalen "short", por fjalen "llotari", kurse me "llotari" duket ai kupton (sic del nga paragrafi i cituar pike per pike), ate qe ne sot kuptojme me aktin e votimit te fshehte, ku ne copa letrash shkruhen emrat e kandidateve qe pretendojne per te njejtin post, ashtu sic paskeshin pretenduar per postin e Kryeministrit te Shqiperise ne qershor te vitit 1924, Fan Noli dhe Sami Vrioni. E dihet se zgjedhja e ketille e njerezve ne poste shteterore e te tjera eshte menyra me e drejte dhe me demokratike e zgjedhjes.

    Zgjedhja e Nolit ne krye te qeverise se Shqiperise ne qershor te vitit 1924 nuk ishte rastesi, por rezultat i nje veprimtarie politike disavjecare. Perse mund te thuhet keshtu? Nje, per shkak se Noli ishte udheheqes i opozites ne Parlament dhe, e dyta, per shkak se pas shperthimit te kryengritjes, si shkak i se ciles sherbeu, sipas tij, vrasja e Avni Rustemit - te shnderruar ne figure emblematike pas atentatit te tij mbi Esad Pashe Toptanin, ai u identifikua me forcat kryengritese te udhehequra nga Bajram Curri, nje simbol tjeter i atdhetarizmit shqiptar te kohes.

    Nuk eshte cudi qe ne hapesiren shqiptare ka njerez qe, per inate personale a motive politike, fetare e ideologjike ose edhe te nxitur nga qendra te ndryshme agjenturore etj., jane ne gjendje te lansojne ne opinion gjera nga me absurdet, por eshte e cuditshme qe ato, kinse ne emer te "rivleresimit te figurave" dhe te nxjerrjes ne drite te "se vertetes", gjejne hapesire ne faqet e mediave shqiptare e, jo rralle, edhe ne publikime "shkencore".

    Jam i bindur se ne kete rast kemi te bejme me nje leshim te rastit, nga ato qe mund t'i shpetojne edhe nje gazetari e moderatori te shkelqyeshem, sic eshte Blendi Fevziu, emisionet e te cilit ndiqen me vemendje nga nje numer i madh shikuesish ne te dy anet e kufirit.

    Si perfundim do te thoshim se vleresimi dhe rivleresimi i historise sone kombetare, sidomos i ngjarjeve dhe figurave te historise me te re shqiptare, eshte detyre e shkences dhe publicistikes sone, mirepo, me kete rast, duhet te kemi kujdes qe duke dashur te ndreqim gabimet dhe shtremberimet e meparshme, vecanerisht ato te periudhes se historiografise komuniste, te mos bejme gabime e shtremberime te reja, qofshin ato edhe "te vogla", sic mund t'i duket dikujt zgjedhja e Nolit kryeminister "me short".


    -----------------


    Ja pra Agimi I Vinces si noton ne liqen te Struges..mbi dy mjete..mbi nje mjelme...e mbi nje sorre..

    Ai akoma nuk kupton se Mjelma noton e Sorra mbytet..

    Dhe Ramush-Hashimat kujtojne se me vrasje do betonohet mashtrimi se UCK e tyre cliroi Kosoven..

    E tash AKSH po vazhdon lojrat...e kto lojra mashtruese ndersa jane per Idajetin E Frakulles mallakastres..Miliona euro ne xhep..jane per Pranverat e Prishtines..vllazen te vrare..e per pun boshe..
    E verteta vetem e verteta e meson nje Popull te behet vertet i forte..e ta cliroj veten..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-04-2003 mė 03:33

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    CFARE NDODHEN NE LUFTE NDODHEN NE LUFTE DUHEN LENE ATJE.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Krisht, ti fitove

    Prej kohesh me kishte ngacmuar kureshtja per te mesuar te verteten per mos dhenien e dekorates "Hero i popullit", deshmorit Jordan Misja, ndersa dy shoket e tij , Perlat Rexhepi dhe Branko Kadia, e kishin marre kete titull te larte. Te tre se bashku, quheshin kudo "Tre heronjte e Shkodres", por ne vecanti, Jordanit, nuk i ishte dhene kjo dekorate. Jordan misjan e kisha njohur vitet e femijerise. ai gjate vitit shkollor 1934-1935, punonte si mesues se bashku me babain tim, ne katundin Frashtan-Lugar te Gjirokastres. Shpesh vinte per vizite ne shtepine tone dhe me kish dhuruar nje bust te vogel te Skenderbeut te bere prej plasteline. mbas tri dekadash nga ajo kohe, ne burgjet e diktatures komuniste, me ra rasti te njihem me Zija Dibren, ish ambasadorin e shqiperise ne Republiken Cekosllovake dhe nje nga ish sekretaret e Partise Komuniste te qarkut te Shkodres, ne kohen e luftes. i pyetur nga une se perse Jordan Misjes, nuk i ishte dhene dekorata e heroit te popullit, Zijai m'u pergjegj:
    "Mbas perpjekjes qe ndodhi ne lagjen "Firej" te Shkodres me 1942, me milicine fashiste, Perlat Rexhepi dhe Branko Kadia mbeten te vrare, kurse Jordani, i plagosur dhe i zhuritur nga flaket, hidhet ne pus, ndoshta per te bere vete-vrasje,ose per te shpetuar nga djegia. Milicet e nxjerrin te gjalle nga pusi dhe mbasi i japin ndihmen e pare mjekesore ne Kuesturen e Shkodres, e nisin per Tirane. Atje e mjekojne dhe e fusin ne nje qeli te Burgut te Ri te Tiranes. Ndaj Jordanit filloi nje hetuesi intensive dhe e pershpejtuar. Nje gjykate ushtarake italiane e denoi me vdekje. Disa dite para se te ekzekutohej, Jordani, me nje cope qymyr, qe kishte gjetur ne oborrin e burgut, vizatoi ne nje faqe muri te biruces, konturet e Krishtit. poshte vizatimit, shkrojti dicituren "Krisht, Ti fitove!" duke firmosur me emer dhe mbiemer te plote. Nje gardian i burgut, qe kishte lidhje me qarkorin komunist te Tiranes, raportoi se cfare kishte vizatuar Jordani ne qeli, para se te ekzekutohej. Per kete, u njoftua Enver Hoxha, i cili nguli kembe me vone, per te mos i dhene Jordanit dekoraten e Heroit te Popullit. Kaq tha Ziai dhe fytyra e tij, u mbulua me nje hije te zbehte, ndersa une, mundohesha te parafytyroja Jordanin mesues-artist, te viteve tridhjete. S'ka dyshim, se duke medituar para se t'a ekzekutonin, Jordanit do t'i kene ardhur ne mendje fjalet e Jezusit "Kush ngre shpaten,ai nga shpata do te bjere". Besoj se ky do te kete qene motivi, qe Jordani, para se te vdiste vizatoi Jezusin dhe shkroi dicituren "Krisht, Ti fitove!"


    ( Me vjen keq qe nuk di kush eshte autori shkrimit dhe ciles datė i perket. Nga e-mail-i e solla ketu.)

Tema tė Ngjashme

  1. Histori Te Verteta Nga Jeta Ime
    Nga GANGO of SG nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 05:28
  2. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •