-
'Rama drejt dorëzimit? Një zonjë për Kryeministre në qeverinë teknike'
Ndërsa protesta e opozitës vijon me të njëjtin intesitet dhe kur Kryeministri duket se nuk do të lëshojë pé lidhur me mundësinë e një qeverie teknike, shansi për të shkuar në zgjedhje me një kabinet teknik nuk i ka mundësitë Zero, siç është menduar deri më sot.
Burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë për Opinion.al se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vienë ka patur bisedime intensive me kryeministrin Rama.
Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakort me një qeveri të drejtuar prej znj. Meksi. Por nuk përjashtohet mundësia që emri i Meksit të jetë dhe një kandidaturë e mundshme e PS për Presidente.
Lëvizjet e ditëve të fundit, largimi i 4 ministrave dhe bisedimet intensive të Edi Ramës me bashkëpunëtore dhe ish-bashkëpunëtorë shtojnë dyshimet që Kryeministri po përgatitet për lëvizje të reja ‘surprizë’ që doemos kanë lidhje dhe me qëndrimin përfundimtar që pritet të mbajë për zhvillimet e fundit aleati i tij kryesor LSI.
Zyrtarizimi i marrëveshjes parazgjedhore mes PS dhe LSI dhe formimi i një qeverie teknike më në krye zonjën Meksi do të qetësonte situatën parazgjedhore dhe do të plotësonte kushtin kryesor të opozitës. /Opinion.al
-
-
Për: 'Rama drejt dorëzimit? Një zonjë për Kryeministre në qeverinë teknike'
Llamburin ky deli djale
si betoni mbi Tirane
Llamburit me çifligare
si Sulltani mbi pashallare.
-
-
Për: 'Rama drejt dorëzimit? Një zonjë për Kryeministre në qeverinë teknike'
Eshte trembur keq i shkreti se i ka dale nami si "vellai i Erdoganit" dhe "argati i Xhorxh Sorrosit". Erdogani kerkon te perplase briret me Gjermanine kurse Xhorxh Sorrosin do ta ujdisi mire Trump tani qe u be president.
Po c'tu desh o lanet qe u bere kryeminister. Ishe mire kryetar bashkie ne Tirane, te njihnin si "Zoti 10%" se u merrje gjithe ndertuesve 10% te vleres se projektit per te marre lejemin e ndertimit.
Po tani qe po fle ne nje stan me Eskobaret e padrinot e tyre skraparllinj, ku kujton se do te perfundosh?
Erdhi ora te semurresh edhe ti keq sic na u semur shoku Nano e te na e lesh politiken, e te shkosh ne Vjene te jetosh?
Nanon e qasnin ne Vjene, po ty nuk te qas njeri as ne fshatrat me te humbur te Shqiperise... se i mbushe burgjet plot me fukarenjte e Shqiperise.
Albo
-
-
i/e regjistruar
Për: 'Rama drejt dorëzimit? Një zonjë për Kryeministre në qeverinë teknike'
si sulltane dhe pashallare
agallare
po ce do iu prish cartani(cartani film dmth)
i hartuar me nje fjale
te evropes cifligare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt