Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Ministrat e LSI deklarojnë: Ilir Meta do jetë kryeministër pas zgjedhjeve

    Emri:  Klajda-Gjosha.jpg

Shikime: 322

Madhësia:  67.3 KB

    LSI mbetet një forcë politike e cila po rritet, sidomos te shtresat e varfëra dhe te mesme ka mbështetje të fortë, pa harruar se te rinia ka një bazë solide. Disa deputetë të LSI kanë shprehur publikisht se në mandatin e pas zgjedhjeve të 18 qershorit duhet që Ilir Meta të jetë kryeministri i Shqipërisë. Edhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë në një prononcim për televizionin lokal SOT7 se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër.

    “Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI­-së. Gjosha thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit. “Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën, Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

    Pas saj, një tjetër ministër i LSI-së, Edmond Panariti u shpreh nga Korça se synimi i çdo force politike është që të ketë kryetarin e saj kryeministër.

    Panariti ka folur gjithashtu për largimet më të fundit që përflitet se të ndodhin në Qeverinë Rama, duke thënë se nuk është problem nëse largimi i 2 ose 3 ministrave i shërben stabilitetit.

    “Largime te diktuar? Nuk jam marre dhe nuk do merrem me te tilla biseda. Unë dua qe ti kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit. Nuk mendoj që Meta të merret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta kryeministër është kërkese legjitime qe një force politike të kërkoje kryetarin e saj në këtë pozicion.”, tha Panariti.

    Por këto deklarata kanë shkaktuar xhelozi dhe frikë në selinë rozë. Ilir Meta e ka thënë publikisht që nëse PS i bën 71 deputetë pas zgjedhjeve pa LSI, atëhere kjo forcë politike kalon në opozitë. Në të kundërt duket se është lenë “gozhda në mur”, pra nëse duhen votat e LSI mandati i kryeministrit do ti kalojë LSI. Ndryshe le ta bëjnë qeverinë PS me PD, thotë një deputet i LSI.

    KohaJone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ministrat e LSI deklarojnë: Ilir Meta do jetë kryeministër pas zgjedhjeve

    Nato male,mbi qeverine
    dyfeqet radhe po biné
    lufton Sulltani me Floriné
    Prina o Flori Pasha,primé
    te shoç dhe Lu-n mjekerziné
    dollibash qe la rakine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 13-03-2017 më 14:59

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (13-03-2017)

  4. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ministrat e LSI deklarojnë: Ilir Meta do jetë kryeministër pas zgjedhjeve

    Sekti me i ndyre ne Shqiperi quhet LSI

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ministrat e LSI deklarojnë: Ilir Meta do jetë kryeministër pas zgjedhjeve

    Qe te kuptosh LSI-ne, duhet fillimisht te mesosh kinezçen, arrabishten dhe hebraishten.
    Pastaj te konsulohesh me Kasparovin per çdo levizje "shah-mat" te Metes.
    Ne fund te kthesh filxhan te fallxhorja, per te ardhmen.

    Mbasi t'i kesh bo te gjitha keto, prape s'ke per te kuptu asgje se ç'ka Likja ne koke )
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •