Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2012
    Postime
    20
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Islami dhe Kazaja e Pukės

    Emri:  Scutari_Vilayet_%u002525E2%2580%2594_Memalik-i_Mahruse-i_Shahane-ye_Mahsus_Mukemmel_ve_Mufassal_.jpg

Shikime: 171

Madhėsia:  61.1 KB
    Qė nė zanafilen e saj nė periudhen Osmane Puka e cila nė disa raste njihet edhe me emrin Dukagjin ka

    qenė pjesė e vilajetit tė Shkodrės.[1]. Rrethina e Pukės u quajt Kaza.
    Pėrhapja e islamit nė trojet shqiptare erdh si rezultat i shumė levizjeve politike tė shek IV.[2] Pėr shkak tė politikave Lindore dhe Perendimore tė Perandorisė Romake do tė behtė tė krijoheshin dy grupime politike a). Lindore dhe b).Perendimore. E thnėnė ndryshe tė krishteret me prejardhje helene dhe asaj me prejardhje latino romane dhe kjo beri qė nė vitin 1054 tė krijoheshin dy ndarje tė medha a). Kisha Katolike dhe b).Kisha Ortodokse.[3]
    Ndarja e kishės dhe luhatja e ritit fetare tė krishtere nė tokat shqiptare ishte goditje e fortė dezintegruese nė fushen e integrimit tė kulturės dhe tė kombėsisė shqiptare. Lufta e dy kishave pėr administrimin e tokave shqiptare luhati fuqishem besimin e shqiptarėve. Kėto politika bėnė qė tė lulėzonin projektet pėr tjetėrsimin etnik tė ilireve. Ardhja e Perandorisė Osmane[4] solli njėe zhvillim tė ri politiko-administrativ. Osmanėt nuk krijuan kufi mes njėsive administrative tė shqiptarėve, por i la qė ato tė ishin tė bashkuar.[5]
    Feja islame nė trojet Shqiptare filloi tė zė vend lirish dhe me vullnet nga shqiptarėt pasi ato ishin tė lodhur sė mbrojturi nga luftrat gjakatare mes dy kishave.
    Gjėrat filluan tė ndryshonin pėr mir pėr tė gjithė ato familje qė pranonin islamin. Siguria dhe mirėqenia e tyre u rrit. Kjo bėri qė shumė tė tjerė ti bashkoheshin islamit dhe jo siē pretendojnė disa qė islami u pėrhap me dhunė nė trojet shqiptare.[6] Prof.dr. Herman Gross nė "Ekonimia Ballkanike" shkruan: "...shqiptarėt gjatė pesė shekujve qė kanė bashkėjetuar me turqit osmanli, nė sajė tė aftėsive sė adaptimit dhe tė telenteve tė tyre si nėnpunės, kishin zėnė shkallet mė tė larta nė qeverin e Stambillit dhe kishin luajtur role tė rėndėsishme pėr perandorinė. Mirėpo nga ana tjeter, fiset shqiptare jetonin tė lira e tė pavarura nė malet e Shqipėrisė." dhe kėtu e ka fjalen pėr Mirditen, Dukagjin , Suli e Himara.
    Rreth viteve 1662 [7] eksploruesi turk Evlija Ēelebi vizitoi veriun e Shqipėrisė. Sipas tė dhėnave qė ai jep del se nė Kazan e Pukės kishte disa familje myslimane madje edhe nė drejtim tė Kazasė sė Pukės me konkretish Kajmekam .
    Tė parėt qė filluan tė pranonin islamin ishin familjet fisnike tė Kabashit. Pas vitit 1523 aty numėroheshin tė kishte disa familje myslimane. Pas Kabashit filluan pėrqafimin e islamit Puka, Rrape, Qerreti, Kryezi etj. Ishte familja Dizdari nė Pukė qė pranoi islamin pėr tu ndjekur nga shumė tė tjerė.
    "Pas shek. XVII nė fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtėsi tė madhe. Sipas tė dhėnave, i pari qė pranoi fenė islame nė fshatin Kabash ishte Hadėr Leka. Nopēa shkruan se; Kabashi ka qenė i pari fis i Shqiperisė sė Veriut qė kaloi nė Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukės numeronte mbi 700 mysliman."[8]

    Pas Kabashit, Pukės, Qerretit filloj tė hapej islami edhe nė zonat e tjera si ; Rryp, Kryezi, Iballe, Flet, Xathe, Dardhe, Trun, Kulumri etj. Islami filloj tė luante njė rol tė rėndėsishėm jo vetem nė jeten e familjeve myslimane por edhe tė besimeve tė tjera pasi paria e vendit nėe pikat mė kyēe drejtoheshin nge myslimanėt. Sipas tė dhėnave nė vitin 1900 Kazja e Pukės kishte 6.300 banorė mysliman dhe 10.000 katolik. Nė librin e tij Nėpėr gjurmėt e Islamit Ali Basha shkruan:
    "Nė Kazanė e Pukės - e quajtur edhe Dukagjin bėjnė pjesė katėr fise. Bajraku i Pukės nė vitin 1900 numerointe 700 mysliman - rreth 44% dhe 910 katolik. Ndėrsa nė vitin 1916 shifra e banorėve mysliman u rrit nė 52%. Edhe Kabashi ka qėnė i pėrzier nė mėnyrė tė barabartė 50% me 50%. Nė fiset si Kryeziu, Berisha, Qerreti tė marra sėbashku nė vitin 1900 kishte 720 mysliman dhe 780 katolik. Vetem Kryeziu kishte 670 mysliman." [9]
    Zonat si Puka, Kabashi, Qerreti, Kryeziu ishin ndėr zonat mė tė zhvilluara. Nė kėto zona mund tė gjeheshin Xhami, Kisha, Hane, Dyqane dhe blektori tė zhvilluar. Vlen tė pėrmendet Panairi i Enėve tė fshatit Kabash i cili u zhvillua shumė pas ardhjes sė Perandorisė Osmane pasi Shkodra u bė Kryeqytet i Shqipėrise. Thuhet se Panairi i Enėve e ka zanafillen e vet rreth shek.XIII. Ai shtrihej nė Lam Lushaj Kabash.[10]
    Kjo traditė vazhdoi deri vonė. Rėndėsia qė kishte ky panair ishte fakti sė nė tė merrnin pjesė pothuajse tė gjitha fshatrat e Pukės, madje edhe tė Gjegjanit, tė Kashnjetit, Lezhės etj. Normalisht nuk mungonin edhe Shkodranėt dhe Kosovarėt. Nė kėtė zonė ndodhej Xhamia e Kabashit si dhe Mejtepi i Kabashit. Fakti qė panairi i Kabashit u zhvillonte nė vendin ku ndodhesh Xhamia e Kabashit tregon pėr rėndėsin dhe ndikimin qė ajo kishte nė kėtė fshat. Po ashtu vende tė rėndėsishme zhvillimi ishte edhe Xhamia e Kodėr Hanit Pukė, Qerreti, Kryeziu etj.

    Pėrgatiti
    Gėzim Kopani

    gusht 2016
    nga: https://gezim-kopani.blogspot.al/2016/08/islami-dhe-kazaja-e-pukes_9.html
    _______________
    1.Vilajeti i Shkodres. Deri ne vitin 1878 Vilajeti i Shkodrės kishte: Shkodren,Tivarin, Podgoricen, Tuzi, Ulqin, Puka, Oroshi, Lezha,Kruja, Tirana, Durresi, Kavaje etj. Nė kėtė vit pėrveē Vilajetit tė Shkodrės ishte edhe Vilajeti i Kosovės, Manastirit dhe Janinės.
    2.Populli shqiptar, si pasardhės direkt i ilireve dhe nip pellazgjik ėshtė bartes i kultures ballkaniko-mesdhetare parahomerike, se kėtejmi edhe mbartėz i panteizmit tė pėrvetesuar nga helenet dhe romakėt. Panteismi iliro pellazgjik ishte njė mishėrim i fenomeneve natyrore me kryeperedinė Zotin, tė cilet helenet e quajtes Zeues ndėrsa romaket Jupiter, pa ia munguar asnjė tipar. Me fjale tė tjera pėrceptimi i ilireve pėr njė kryeperendi pashmangshem shpiente nė besim monoteist. Nė kėtė fakt duhet parė njė ndėr shkaqet e pranimit tė krishterimit nga iliret qė nė fillim tė pėrhapjes, krahas faktit tė krishterimit fillimisht ishte fe dhe besim i shtresave tė shtypura tė shoqėrisė skllavopronare romake tė etnise jogreke dhe joromake. Vete fakti se mbreti Kostandin (iliro-dardan) i Romės, ua njohu ilireve, maqedonesve dhe grekėve krishterimin pėr fe zyrtare.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Pėrhapjes sė Islamit Ndėr Shqiptarėt fq.33)
    3.Kudėrthenia midis dy kishave, tė Lindjes dhe tė Perendimit, do tė ashpėrsohen veēanarisht nga shekulli V.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Pėrhapjes sė Islamit Ndėr Shqiptarėt fq.33)
    4.Fitorja e tėrethortė me e madhe pėr popullin shqiptarė ishte evitimi i kufijeve midis viseve nėn administraten serbe e greke bizantine qė i copetonte tokat shqiptare..." (Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Pėrhapjes sė Islamit Ndėr Shqiptarėt fq.37)
    5.Sipas tė dhėnave ; Osmanet kan filluar tė duken nė viset ballkanike rreth vitit 1354.
    6.Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjė rast kthim feja me dhunė nga ana e turqve "Po ashtu nė kėtė liber A.Kolaj thotė: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės ėshtė pjelle e fantazisė dhe shpikja e murgjėve dhe nuk ėshtė aspak e hijshme qė ta pretendonjė kėtė historianėt."(info;Aristidh Kolaj ish Kryetar i Arbėrve qė jetojnė nė Greqi) (Aristidh Kolaj, "Arvanitėt", Athinė.1985) Ndėrsa koloneli Lik nė librin e tij "Udhetime nepėr Shqipėri" shkruan: "Shqiptarėt bėheshin mysliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk tolereonte pėruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin."v.1804.
    7.Pra flasim kėtu e 350 vite mė parė.
    8.Shkrim i pėrgatitur nga Gezim Kopani dhe i botuar nė revisten shkencore "Zani i Nalt" nr.7, v.2014
    9.Ali Basha, "Nė gjurmet e Islamit" fq.504
    10.Nė Lam Lushaj ndodhet edhe rruga e vjeter qė quhej rruga e karvanave.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar GezimKopani pėr postimin:

    SERAFIM DILO (10-03-2017)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •