Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Rrjeti Social Kombetar Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    Sarande
    Postime
    466
    Faleminderit
    35
    67 falenderime nė 57 postime

    Llojet e inteligjencave.

    Ne vitin 1983 Profesori i Harvardit Howard Gardner propozoi teorin ku Inteligjencen nuk e shikon si nje veti te pergjithshme apo gjenerale por e shikon ate si te ndara ne module specifike. Apo thene ndryshe egzistojn lloje te ndryshme te Inteligjences ku cdo njeri prej neve ka aftesi me te medha ne njeren prej ketyre module te Inteligjences sesa ne te tjerat.

    Kete teori Gardner e propozoi te libri i tij i titulluar Frames of Mind. The theory of multiple intelligences:

    Citim:
    Ne kohen e psikometrikes dhe "sjelljes/behaviorist" eshte besuar se inteligjenca ishte nje entitet i vetem qe trashegohet, dhe qenia e njeriut fillimisht boshe mundet te trajnohet te mesoj qdogje, nese i eshte mundesuar ne menyre te pershtatshme.

    Sot, nje numer i madh i kerkuesve konstatojne te kunderten, se egzistojn lloje te inteligjences te ndryshme, te pamvarura nga njera tjetra, cdo inteligjence ka forcen dhe kufijte e veta.


    Pra, Gardner propozon keto 7 lloje te Inteligjencave:

    1. Inteligjenca Vizuale/Hapėsinore: Njerezit qe kan kete aftesi mendojn nė aspektin e hapėsirės fizike, siē bėjnė arkitektėt dhe detarėt. Ata jan shume te vetedijshem per hapesiren e tyre. Kan deshire te vizatojn, te bejne bashkimin e pjeseve te figurave, lexojne mapa, dhe "enderrojn me sy hapur".

    2. Inteligjenca Trupore-Kinestetike: E perdor trupin ne menyre efektive, siq jan valltaret ose kirurget. Kane kuptim te mprehtė per ndėrgjegjėsimin e trupit. Kan deshire levizjet, berjen e gjerave dhe prekjet. Ata komunikojn shkelqyeshem me gjuhen e trupit dhe mesojne nepermjet aktiviteteve fizike, luajtjen e roleve.

    3. Inteligjenca Muzikore: Tregojn senzitivitet nga ritmi dhe zeri. Ata dashurojn muziken, por jan senzitiv nda zerave ne mjedisin e tyre. Ata munden te studiojne me mire nese kane muzik ne prapavije.

    4. Inteligjenca Interpersonale : Kuptojn, bashkveprojn me te tjeret. Ky lloj i njerezve mesojn nepermjet bashkeveprimit. Ata kan shume shoke, kan empati ndaj te tjereve, dhe jan te "mencurit e rrugeve". Ata mesojn nga aktivitetet e grupit, seminareve, dhe dialogeve.

    5. Inteligjenca Intrapersonale: Te kuptosh interesat dhe qellimet e tua personale. Keta zakonisht jan te turpshem. Ata janė nė njė mendje me ndjenjat e tyre tė brendshme; ata kanė dituri, intuitė dhe motivim, si dhe njė vullnet tė fortė, besim dhe mendime.

    6. Inteligjenca Linguistike: Te perdorish fjalet ne menyre efektive. Keta nxenes kan aftesi te zhvilluara te degjimit. Kan deshire leximin, te luajne me lojra me fjal, krijimin e poezive dhe tregimeve.

    7. Inteligjenca Logjike-Matematikore: Arsyetim dhe kalkulim. Mendojn ne menyre konceptuale, abstrakte dhe jan te afte qe te shohin lidhjet dhe patterns/modelet. Ata kan deshire te eksperimentojn, zgjedhin probleme, te pyesin per ceshtje kozmike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lazo : 10-03-2017 mė 16:10
    Nėse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bėje dhe djallin tė mendojė!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •