Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A ka Konspiracion për të destabilizuar Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën?

    Fjala e Përfaqësues së Lartë të BE për çështjet e jashtme dhe ato të sigurisë në Europë znj. Mogherini, për Shqipërinë dhe Ballkanin në të cilën theksohej shqetësimi i saj për gjëndjen e acaruar politike në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, gjëndja ekonomike e dobët në Greqi, rritja e toneve nacionaliste dhe anti BE, pra në përgjithësi në Ballkan, ndikimi Rus në Sërbi dhe vëndet sllave, nuk mund të mos ngrejë problemin e gjetjes së Shkaqeve dhe shkaktarëve, të cilët përsa i përket Shqipërisë gjënden pa dyshim tek disa politikanë dhe drejtues të partive politike të paguar nga jashtë por dhe me paratët e korrupsionit, me qëllim që të arrijnë dy Objektiva pa u bërë merak për dëmet që mund ti bëjnë vëndit:
    -ti shpëtojnë Vettingut
    -dhe të qëndrojnë në pushtet me ndihmën e fqinjëve dhe të faktorëve të tjerë islamikë apo gjeopolitikë.
    Kështu duket se Protestat e 18 shkurtit në Tiranë, dhe vendosja e `Çadrës së Destabilitetit` në Bulevardin Qëndror, vazhdimi i fjalimeve fyese dhe anti-ligjore të liderit të Opozitës të gjithë këtyre ditëve përpara militantëve të tij, distancimi i popullit nga kjo vatër e shëmtuar që kërkon destabilitetet të vëndit me çdo çmim me pretekste të bazuara në shpifjet e rëndomta dhe të neveritëse të dala ngo gojët e disa liderëve opozitarë të shumëfishuara në mediat televizive, dhe nga gazetarë të pa-aftë të kuptojnë se ç`po ndodh, - nuk janë të rastësishme.
    Ngjarjet në Maqedoni të shkaktuara nga Presidenti Ivanov dhe ish Kryeministri Gruevski të cilët nuk e duan Platformën shqiptare e cila konsiston thjesht në pranimin zyrtar të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe popullatën shqiptare si shtet-formuese, nuk tregojnë gjë tjetër përveçse hipokrizinë e përhershme të politikës së rracizmit sllav ndaj shqiptarëve e cila kur përballet me faktin, tregon fytyrën e vërtetë të urrejtjes vjetër për popullatën shqiptare dhe për trajtimin e saj si…. popullatë e dorë së dytë dhe të pacivilizuar.
    Po kështu megjithse, Sërbia e ka pranuar faktin se shqiptarët e Kosovës nuk do të jenë më pjesë përbërëse e Serbisë sepse me ndihmën e NATO-s krijuan shtetin e ri shqiptar të Kosovës, ata vazhdojnë herë në heshtje dhe herë haptazi anti-shqiptarizmin e tyre, pavarësisht faktit të përpjekjeve përçarëse të tyre për të bërë dallim midis Shqipërisë dhe Kosovës.
    Përsa i përket Greqisë dihet që ajo ka ndërhyrë shpesh sidomos gjatë viteve të demokracisë për të përkrahur dhe vënë në pushtet qeveritarë shqiptarë që pranojnë rolin e Kalit të Trojës brënda Shqipërisë duke krijuar situate të tensionuara midis dy vëndeve.
    Këto situata përkrahen nga disa anëtarë të PDNJ dhe kryesisht nga Kryetari i kësaj Partie i cili nuk ka lënë gur pa lëvizur që të acarojë situatat me shtetin grek sa herë që qeveria shqiptare fillon të Kërkojë Heqjen e Ligjit të Luftës, problemin cam, problemin e gjuhës shqipe në Greqi. Dihet se Greqia nuk e ka firmosur kartën e OKB për të drejtat e Minoriteve me pretekstin se nuk ka minoritete, në një kohë kur në fakt ka, por ato nuk respektohen dhe këtë e dinë të gjithë të paktën për shqiptarët.
    Sigurisht nuk mungon pjesa tjetër që përpiqet të destabilizojë Ballkanin: aspekti fetar, sidomos ai ekstremist islamik i cili prej vitesh ka shkaktuar probleme në të gjitha trevat shqiptare, dhe në Shqipëri.
    Njihet problemi i ekspansionit islam në trevat shqiptare të Ballkanit i cili filloi që në vitet `90 dhe vazhdon edhe sot por me një ritëm më të pakët. Vërehej dhe dëshira për të islamizuar luftën për clirim nga Serbia të disa grupeve të veçanta shqiptarësh të paguar nga disa vënde islamike. Përveç kësaj gjithkush është i njohur me shoqërimin e investimeve, dhe dhuratave të fondacioneve islamike me ndërtimin e xhamive.
    Ky problem mbetet vërtet shqetësues në Kosovë, Maqedoni, por edhe në Shqipëri sepse dihet që të paktën në Shqipëri ka një popullatë me besim të ndryshëm fetar, dhe ateist, kështu që ndërtimi pa kriter i xhamive vetëm e vetëm për të marrë një dorë lekësh, krijon çoroditje dhe artificialitet brënda dhe jashtë vëndit të cilat çojnë ujin në përçarjen e popullsisë shqiptar. Kjo politikë ngjason me politikën e Titos i cili konsideronte popullatën kosovare dhe boshnjake si popullatë myslimane duke anashkaluar me qëllim etnicitetin e popullatave.
    Po ti shohim tashmë këto faktorë që duken të vecantë në shtete të ndryshme dhe ti përqëndrojmë tek faktori shqiptar del se këto faktorë negativë kërkojnë që të realizohen tre gjëra në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe aty ku ka shqiptarrë:
    - Vazhdimin e politikës së vjetër ndaj shqiptarëve kudo që janë `përça e sundo` duke përfituar nga dasitë fetare dhe duke u përpjekur të radikalizojnë qëndrimin fetar për shkak të varfërisë dhe injorancës, duke hapur shkolla fetare në vënd të atyre laike,
    - Duke ndikuar në politikën shqiptare sidomos Greqia por edhe Serbia tek drejtuesit e Politikës shqiptare që prej fillimit të viteve `90; për këtë arësye mund të argumentohet se përse Shqipëria ka qëndruar në tranzicion gjatë gjithë këtyre viteve. Gjithkush mund të konstatojë ndërhyrjet e shteteve fqinjë në Shqipërinë e pas viteve`90, që tek vendosja e drejtuesve fetarë në të tre komunitetet kryesore, vendosja e ish drejtuesve komunistë, ish-spiunë, ish sigurimsa, shkatërrimin e industrisë dhe bujqësisë në favor të biznesit fqinj, amullinë në ndërtime, prishjen e hipotekave dhe të mbivendosjet e pronës, dhe deri tek lëshimet territriale, bërjet e traktateve të miqësisë pa hequr ligjin e luftës, riciklimin e politikanëve pasi marrin OK-nga fqinjët, krijimin e situatave të paqëndrueshme sociale dhe politike sa herë që preken interesat e fqinjëve të shoqëruara me ngritjen e toneve, të konflikteve parlamentare, etj.
    - Acarimin e problemit fetar sidomos në Kosovë dhe Maqedoni (sepse në Shqipëri bashkëjetesa fetare dhe tolerance fetare ka kohë që është solide megjithë përpjekjet për të radikalizuar gjëndjen tek disa elementë islamike, apo për të acaruar marëdhëniet midis minoritetit orthodox grek me Shqipërinë të cilat sigurisht gjejnë terren në situate si ato të sotmet.
    Ardhja e Përfaqësueses së Parlamentit Europian Mogherini, kontaktet e saj me Opozitën, dhe refuzimi i Opozitës për të zbatuar Reformat, tregon qartë se sa larg dhe thellë janë futur disa drejtues të korruptuar (dhe përgjegjës për gjëndjen e rëndë që ka kaluar vëndi) të Opozitës por dhe të disa partive të tjera ndoshta dhe në Maxhorancë, të cilët përpiqen të shpëtojnë vehten duke u përpjekur të krijojnë një trigger destabiliteti në Shqipëri, por deri tani populli shqiptar është distancuar dhe përkrah BE dhe SHBA për të realizuar Vettingun dhe Reformat.
    Në Maqedoni demonstrimet e maqedonasve të shtyrë nga mos dekretimi i Presidentit Ivanov i qeverisë së re të Koalicionit LSDM+BDI+Besa, tregon se fraxhile është situata aty.
    Në protestat në Shkup nuk mungonin brohoritjet dhe simbolet nacioanaliste ndaj popullit shqiptar si “dhoma gazi për shqiptarët”, dhe “Maqedoni e pastërt”. Sigurisht përpjekjet e sotme nga disa nacionalistë maqedonas për të djegur shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Manastirit, tregojnë se politikanët maqedonas e sllavë nuk e duan stabilitetin dhe shqiptarët.
    Këto protesta janë të inicuara nga shoqata “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe VMRO, kundër platformës shqiptare, si dhe në mbështetje të vendimit të presidentit Gjorgje ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re e cila krahas Programit për një Maqedoni europiane ka dhe Platformën shqiptare e cila ka dhe mbështetjen e Shqipërisë ku rolin kryesor e ka patur Kryeminist shqiptar Edi Rama. Këtë e pohon dhe Kryetari i BDI Ali Ahmeti i cili sipas portalit Almakos shprehet: Ali Ahmeti tregon se si me Edi Ramën është koordinuar edhe përmes telefonit për Plarformën Shqiptare. Ai madje ka zbuluar edhe detaje të tjera nga bisedat e tij me Ramën, kështu duke e përfshirë drejtpërsëdrejti kryeministrin shqiptar me Platformën http://ëëë.almakos.com/maqedoni-e-pa...sve-te-vmro-se.
    Së fundmi mund të konstatoj se këmbëngulja për të acaruar situatat duke shkelur ligjin nga ana e Kryetarit të korruptuar të PD, nuk mund të mos na ndricojë faktin se pranë këtij Kryetari të korruptuar që plot Hipokrizi dhe parrulla marksiste kërkon të eklipsojë stabilitetin e vëndit, rritjen ekonomike, realizimin e disa reformave, luftën kundër korrupsionit dhe kundër kanabisit me ndihmën edhe të ndërkombëtarëve, - janë dhe dy figura që po negativizojnë procesin, si ekstremisti grek Dule dhe ekstremisti turk Spahiu.
    Dy pinjollë që marrin para nga shtetet respektive për të shkaktuar anarki dhe destabilizim sa herë që preken interest e shteteve përkatëse: Greqisë e cila nuk e do Edi Ramën si Kryeministër për shkak të kërkesave të drejtpërdrejta për të hequr Ligjin e Luftës dhe për të zgjidhur problemin e pronave dhe të të drejtave çame, dhe nga ana tjetër e radikalizmit fetar islamik i cili maskohet herë duke u veshur me nacionalizmin shqiptar e herë duke nxitur brënda vëndit përçarjen fetare, dhe jashtë vëndit duke nxitur armiqësinë ndaj popujve fqinjë sllavë.
    Sidoqoftë Shqipëria dhe Populli shqiptar do ti përmbahen parrullës së hershme tëpas viteve `90 kur Diktatura komuniste mori fund dhe sistemi demokratik perëndimor u vendos: `E duam Shqipërinë si Europa`, pavarësisht përpjekjeve diabolike për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore të drejtuesve të Korruptuar të PD, por dhe të partive të tjera opozitare apo qeveritare nga njëra anë- dhe dëshirës gjithashtu diabolike të disa politikanëve fqinjë që e duan Shqipërnë të destabilizuar dhe përçarë, duke përdorur pikërisht këta politikanë të korruptuar për të realizuar planet e tyre.
    Shpresojmë që BE dhe SHBA të përkrahë fuqimisht dhe të mos e lerë përgjysmë këtë reform duke ndihmuar qeverinë shqiptare të kalojë këto vështirësi të krijuara nga politikanët e korruptuar por të fuqishëm përkohësisht.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,506

    Për: A ka Konspiracion për të destabilizuar Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën?

    Qe Vetingu, po u be, do sjelli destabilizim kjo nuk diskutohet se pa destabilizim nuk ka veting. Po e bukura ne ate vend eshte se do destabilizohet pa e bere Vetingun.
    Do filloj destabilizimi per te mos bere vetingun.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: A ka Konspiracion për të destabilizuar Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën?

    Shpresojme te mos destabilizohet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,506

    Për: A ka Konspiracion për të destabilizuar Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën?

    Ne qofte se shpreson qe te mos destabilizohet duhet te jesh pro "amnezisé" se amnistia kerkon ne fillim ti shpallesh fajtor pastaj ti falesh. Thjesht, te harrosh se duhet gjykuar politika.

    Parrullen e kemi dhe gati,te trashguar ;Te gjithe bashkvuajtes te gjithe bashkfajtor.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •