Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,957
    Faleminderit
    64
    758 falenderime nė 622 postime

    Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Emri:  16864941_1417944308256746_1226506871223776474_n.jpg

Shikime: 136

Madhėsia:  34.3 KB

    Mė lejoni ti uroj mirė se ardhjen tre personaliteteve kombėtare, do tė thoja ndėrkombėtare qė na janė bashkuar sonte kėtu.

    Ranja Kovaēi, arsyeja e zemėrimit dhe shpėrthimit tim tė paraditshėm, qė u largua padrejtėsisht nga TVSH ditėn e sotme, njohėse e katėr gjuhėve tė huaja “Nder i Kombit”. Por ka njė cen, nuk ėshtė marrė me trafik droge dhe as me sende tė tjera, prandaj ky shtet, ky kryeministėr, kėta palaēo, e largojnė nga puna.

    Edmond Zhulali, tre gjenerata shqiptarėsh kanė gdhendur nė ndėrgjegjen e tyre artistike, veshin muzikor, karakterin e tyre estetik duke dėgjuar, parė dhe rishijuar, ripordhuar mė zė, me fishkėllimė, artin e jashtėzakonshėm tė producentit mė tė madh muzikor tė kėtyre dekadave tė fundit. I larguar pėr tė njejtin cen, njėsoj si Ranja, nuk ka trafiqe dhe rekorde kriminale. Nė CV –nė e tij ėshtė marrė vetėm me art, nuk merret me drogė.

    Dhe nė krahun tim tė djathtė, kam nderin, kėnaqėsinė, nderin dhe mirėnjohjen t’i shpreh mirė se ardhjen artistit me famė botėrore, drejtorit tė Operas sė Singaporit, tenorit me famė ndėrkombėtare, Agim Hushi, krenari e kombit, e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve. Njė njeri vlera e tė cilit ishin e vetmja hipotekė e kundėrshtarėve tanė politikė, kur ishin kundėrshtarė politikė, jo tani qė janė tė inkriminuar, jo tani qė janė bėrė parti bandash, por kur ishin thjesht dhe vetėm kundėrshtarė politikė. Hipoteka e vetme qė mund tė vendosinin pėrballė Sali Berishės nė Kajavė ishte njeri i vlerave artistike dhe qytetare si Agim Hushi. Sot nė sheshin e lirisė, nė ēadrėn e lirisė, kėtu me ne.

    Ky ėshtė sheshi i vlerave tė qytetarisė, i vlerave tė krenarisė, i vlerave tė patjetėrsueshme tė perėndimit, qė janė tė drejtat dhe liritė themelore tė garantuara me Kushtetutė, por qė mund tė ruhen vetėm nga forca e bashkimit popullor, kėshtu siē jemi sot kėtu qė prej shtatė ditėsh dhe shtatė netėsh, qė prej manifestimit madhėshtore tė 18 shkurtit.
    Ky ėshtė shesh i vlerave nga i cili po themelojmė republikėn e vlerave, tė republikės sė krimit, republikės sė vesit, pėrkundėr republikės sė drogės qė nuk njeh as kushtetutė, as ligj, as integritet por vetėm krim, kanabis dhe korrupsion.

    Kjo republikė e tė keqes, qė po jep shpirt, dhe shpirt do tė japė, teksa ngrihet shpresa e re e shqiptarėve qė kanė vrarė frikėn, sot me urdhėr tė Edi Ramės vazhdon ta mbajė Armando Prengėn deputet, pėrkundėr faktit qė prej dy vitesh ėshtė i akuzuar pėr plagosje me armė zjarri tė paligjshme, tė katėr qytetarėve tė pafajshėm nė derė tė komisariatit.

    Vazhdon ta mbajė pėrkundėr faktit qė siē e patė edhe dje, pėrkundėr quizit kėtu, njė njeri me nėntė identiteti, njėri mė i zi se tjetri. Vazhdon ta mbajė pėrkundėr faktit qė ka gėnjyer nė formularin e tij pavarėsisht se ka thėnė qė ėshtė i pastėr. Sepse ėshtė i pisėt, i dėnuar. Por kėto prova nuk mjaftojnė pėr Edi Ramėn qė ta heqė nga parlamenti, sepse parlamentin e do me kriminelė.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,957
    Faleminderit
    64
    758 falenderime nė 622 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Pėrse me Lulzim Bashėn nė ēadėr duan tė hyjnė tė gjithė!

    Emri:  basha-tek-cadra-696x464.jpg

Shikime: 45

Madhėsia:  51.7 KB

    Nga ARTAN FUGA

    Nuk po flas pėr elektoratin sepse ai ėshtė ndarė nė segmente tė ndryshme. Me pushtetin gjithmonė dyshohet nėse ata qė votojnė pėr tė nuk janė atje thjesht pėr interesa meskine personale. Me cilindo pushtet dhe kurdoherė. Nėpunės tė trembur qė e kanė marrė vendin e punės si qyqarė duke bėrė militantin fals, shoqata qė marrin fonde nė mėnyrė korruptive, ndonjė pronar universiteti qė duke bėrė tellallin mendon se do tė masakrojė konkurrenten e vet me kamzhikun e ministrisė, lloj-lloj servilėsh, nostalgjikė, inatēinj sikurse edhe njė elektorat qė beson sinqerisht se e majta ėshtė e majtė dhe e djathta ėshtė e djathtė.

    Flas pėr aktorėt politikė dhe mediatikė.
    Kėtu del politika si veprimtari qė shpesh largohet nga sjellja racionale dhe modalitetet e arsyes dhe shfaqet si mosarsyeja e arsyes ose mosarsyeja e arsyes.

    Mė konkretisht qė ta kuptojnė edhe disa qė janė papagaj nė tru.
    Me Lulzim Bashėn nė ēadrėn e lirive politike (CLP) nė fakt janė tė gjithė politikanėt veē disa anėtarėve tė kabinetit, por askush ende nuk e artikulon dot pėrkrahjen ndaj tij. Por, kur diga tė marri ujė, tė gjithė do tė jenė dakord me tė.

    Ėshtė konteksti qė i bėn aktorėt politikė tė jenė disi si vajza tė ndrojtura dhe tė mos thonė me zė tė hapur dhe tė plotė:”E dua baba!”

    Sigurisht ata nuk duan Bashėn sepse e kanė konkurrent politik, por e duan nė kėtė fazė sa kohė qė ai po kėrkon qeveri teknike.
    Le t’i marrim aktorėt politikė dhe mediatikė me radhė.

    Partitė parlamentare ose jo parlamentare qė nuk janė nė koalicionin qeverisės, veē agrares dhe republikanes e ndonjė partie tjetėr tė dalė hapur, nuk kanė pikė interesi mos shohin me dashuri kėrkesėn e Bashės dhe protestuesve pėr qeveri teknike. Vetėm kėshtu ata mund tė kenė njė shans sado tė vogėl pėr tė pasur mė shumė hapėsira nė procedurat e fazės elektorale. Njė parti nė pushtet me qeverisjen e vet militante pas i mbyt thjesht me pėshtyma panelistash ato. Por hėpėrhė kėto parti nuk dalin aq hapur sepse gjoja bėjnė sikur ruajnė identitetin e tyre politik, nuk duan tė futen nė ēadrėn e pd, a thua se kėrkesa pėr qeveri teknike i intereson thjesht partive opozitare dhe partisė demokratike ekskluzivisht.

    Libra sigurisht qė e do qeverinė teknike, por ka frikė se mos e akuzojnė : “Hė mos vajte me Saliun!”. Hezitimet disavjeēare qė e kanė anesteziuar veprimin e saj politik shfaqen edhe tani. Frika se mos humbasin virgjėrinė politike i bėn tė ndruajtur kur nė politikė ēdo vonesė tė gėrryen.

    LSI sigurisht, sigurisht, sigurisht, ka interes qė nė zgjedhje tė shkohet me qeveri teknike. E para sepse atje do tė ketė pėrfaqėsuesit e vet. E dyta sepse do tė barazohet nė krahun e majtė me forcėn e lidershipit qė sot ka nė dorė qeverisjen dhe e treta sepse mbron kėshtu segmentet e veta nė administratė. Por, ende nuk shfaqet nė veprimin e arsyeshėm qė besoj e kalkulon shumė mirė sepse sigurisht nuk dėshiron qė ta akuzojnė se po bėn “martesė tė dytė me martesėn e parė”. Sigurisht nė politikė kėto janė forma presioni moral qė bėhen pėr tė ndaluar veprimin e logjikshėm politik.

    Madje edhe partitė e tjera nė koalicion tė pakėnaqura se nuk kanė marrė llokmat e tyre sipas pretendimeve sigurisht shohin te Lulzim Basha njė goditės tė portės tė kėshtjellės, e hapur, por ku nuk hyn njeri, qė sapo tė hapet tė vėrshojnė drejt saj. Vėllain a motrėn e madhe qė ka ne dorė dhe qeverinė askush nuk e do paternaliste mbi qafė.

    Dhe mediat pasi kanė marrė ata qė mund tė merrnin duan tė jenė tė lira nė kėtė fushatė elektorale nga presionet e qeverisė pėr tė parė me duar tė lira se ēfarė do tė dali nga zgjedhjet pėr tė ribėrė krushqitė e tyre.

    Madje edhe brenda grupit tė partisė nė pushtet, segmentet dhe korrentet qė kanė qenė tė mėnjanuara me siguri mendojnė se Lulzim Basha duke sulmuar djathtas u jep atyre mundėsi tė rivendikojnė majtas pushtet dhe vende nė parlamentin e ardhshėm duke pasur frikė nga moskandidimi. Por, edhe kėta rrinė pasivė, nuk shprehen sepse do tė etiketohen si tradhtarė dhe do tė shpallen grupe armiqėsore. Ende ėshtė shpejt tė shfaqen.

    Me njė fjalė sipas llogarive tė mia, me Lulzim Bashėn janė tė gjithė kėta aktorė, sigurisht gjatė kėsaj faze tė parė, pėr kėrkesėn pėr qeverinė teknike, sepse tė gjithė kėta e para negociojnė me kryetarin e qeverisė aktuale hesape sa mė tė shtrenjta pėr pushtet, hyjnė nė zgjedhje lirshėm dhe mė tė barabartė, dhe i shpėtojnė presioneve tė motrės a vėllait tė madh pėr tė bėrė rimartesat e reja pas zgjedhjeve. E natyrshme.

    Por, nė kėtė mėnyrė, veprimi i sotėm politik ėshtė arsyeja e mosarsyes, realiteti nuk ėshtė i vėrtetė, ajo qė nuk ndodh ende ėshtė e vėrtetė. Sepse aktorėt politikė dhe mediatikė bėjnė dhe deklarojnė atė qė nuk e duan, dhe duan atė qė nuk e deklarojnė.

    Sigurisht ky paradoks nuk mund tė vazhdojė gjatė.
    Madje edhe disa partizanė tė qeverisė brenda opozitės nuk flasin, por janė pėr qeveri teknike sepse sa mė parė tė mbarojė kjo punė, mendojnė ata, aq mė pak do tė jenė tė detyruar tė bėjnė lojė tė dyfishtė, e cila mund t’i diskreditojė pėr t’u humbur shanset e njė karriere politike pas zgjedhjeve.

    Madje unė ndruaj edhe mė shumė…

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,957
    Faleminderit
    64
    758 falenderime nė 622 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    15 ditė nė ēadrėn e lirisė - Basha: Protestė e bojkot tė Kuvendit deri nė zgjedhje tė ndershme

    Kur kanė kaluar 15 ditė nė ēadrėn e protestės, opozita mbetet e vendosur nė kėrkesėn e saj.

    Kreu i saj, Lulzim Basha, deklaroi se nuk do tė ketė kthim tė grupit parlamentar demokrat nė Kuvend deri nė garantimin e zgjeshjeve tė lira dhe tė ndershme.
    Basha: Kėta do bėjmė ēmos tė na mposhtin dhe tė na heqin tė drejtėn e votės qė pastaj tė vazhdojnė tė vjedhin dhe tė kryejnė tė tjera afera kriminale dhe korruptive nė kurriz tė shqiptarėve. Nuk ėshtė vetėm Edi Rama qė zgjedh, vetėm kriminelėt qė zgjedhin, nuk ėshtė establishmenti kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramės qė vendos, me 18 shkurt populli mori njė vendim. Bashkimi mė i madh popullor. Vendimi ėshtė qė me 18 qershor apo kurdo qofshin zgjedhjet do tė jenė vetėm tė lira dhe tė ndershme, zgjedhje tė tjera nuk do tė ketė. Kthim nė parlamentin e krimit sa kohė qė nuk janė garantuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nuk do tė ketė. Ne shqiptarėt e kuptojmė fare mirė kėtė betejė, ju siguroj qė nga ditė nė ditė gjithmonė e mė shumė dhe mė qartė e kuptojnė dhe e mbėshtesin miq tė Shqipėrisė nga Europa deri nė SHBA. Sot njė tjetėr anėtar i shquar i Kongresit amerikan foli ėartė nė letrėn qė mė drejtohej mua, por nė fakt ėshtė njė letėr qė u drejtohet ju. Mesazhi ishte i qartė: Mos u dorėzoni deri nė fitore!

    Koshient pėr presionin dilopamtik ndėrkombėtar nė rritje, Basha pati njė mesazh pėr mbėshtetėsit e protestės opozitare.

    Basha: E di se nė ditė tė veēanta siē ishte dita e djeshme, pyesni veten se mos tėrhiqet apo dorėzohet Lulzim Basha? Ua them dhe mė besoni, se kjo nuk ėshtė beteja jonė e parė, as e dyta, e mbani mend dekriminalzimin dhe reformėn nė drejtėsi? U jap fjalėn, nuk tėrhiqem deri nė fitore. Kjo betejė nuk bėhet pėr tė bėrė Lulzim Bashėn Kryeministėr, nuk bėhet pėr pushtetin tim dhe as pėr pushtetin e PD. Por pėr mė tė shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarėve pėr tė zgjedhur me votė tė lirė dhe tė ndershme kėdo ata dėshirojnė tė zgjedhin. Ky vendim ėshtė marrė. Republika e vjetėr i mori vendimet e saj, Republika e re i ka marrė vendimet e saj, historia na tregon se e reja mund tė vjetrėn, fitorja jonė ėshtė e pashmangshme, dita e fitores po afron.
    Deklaratat Basha i bėri gjatė njė bashkėbisedimi pėr shėndetėsinė, ku prezantoi edhe programin e PD-sė pėr kėtė sektor.

    Basha: Rilindja ėshtė rilindja e neomeklaturės komuniste.Po vjen ora qė shqiptarėt tė zgjedhin midis vazhdimit tė kėsaj kastrofe totale, kaosi total, tė kėsaj masakre totale dhe turpi total qė ėshtė shėndetėsia e Edi Ramės apo tė zgjedhin ta shkarkojnė me zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. PD nė bashkėpunim me ekspertėt mė mirė vendas dhe tė huaj, kur them tė huaj mė tė mirė e Europės dhe Amerikės, ka bėrė gati planin pėr ta nxjerrė shėndetesinė nga gjendja mesjetare ku e katandisi Edi Rama.Do tė shtojmė buxhetin pėr shėndetėsinė, do tė anullojmė qė ditėn e parė konēesionet korruptive dhe kėto para do ti ēojmė vetėm nė investime dhe shėrbime pėr tė cilat pėrfitimet shkojnė vetėm tek ju, pacienti shqiptar dhe askush tjetėr.

    ORA NEWS

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit



    Tėrhiqet Basha, pas thirrjes pėr luftė zbulon se nuk ka ushtri


    Protesta e opozitės sot ėshtė nė ditėn e 9 tė saj dhe pas kritikave tė ndėrkombetarėve dhe distancimit tė Metės, ēadra po i boshatiset duke e detyruar tė ndryshojė qėndrimin e tė tėrhiqet nga deklaratat luftarake.

    “Nuk ėshtė thirrje pėr luftė, kemi zgjedhur njė rrugė tjetėr qė na shkon pėr shtat”,-tha dje Lulzim Basha duke zbutur tonet.

    Kishte ėndėrruar njė skenar rumun nė Tiranė, por nė ditėn e saj tė tetė, protesta me turne dhe pica e opozitės shqiptare, ka marrė njė dimension qesharak, karikaturė e asaj qė ndodhi nė Bukuresht.

    U trumbetua si fillimi i njė orteku qė do tė pėrmbyste qeverinė, duke themeluar njė republikė tė re imagjinare, por sot, ēadra e Partisė Demokratike, ėshtė shndėrruar thjeshtė nė njė zyrė partie nė bulevard, nė tė cilėn mbahen fjalime si dhe ku shfaqen herė pas herė ish-pushtetarė qė i druhen drejtėsisė sė re, shkruan Shqiptarja.com.

    Nėse nė Rumani qėndronin nė shesh ēdo natė mbi 10 mijė qytetarė, nė ēadrėn e PD, qė nė ditėt e para, nisėn mosmarrėveshjet kur ndonjėri nga punonjėsit e bashkive tė drejtuara nga PD, nuk paraqitej nė orar pėr tė marrė turnin.

    Pas kureshtjes sė fillimit, ditėt e fundit, ēadra e opozitės, nėse nuk do tė bllokonte trafikun nė Tiranė, mund tė ishte harruar. Nėn ēadėr shtyjnė orėt rreth 200 protestues, tė cilėt zėvendėsohen pas ēdo turni, sipas njė grafiku tė organizatorėve.

    Kritikat e ndėrkombėtarėve

    Pozicionimi i ndėrkombėtarėve kundėr bojkotit tė Kuvendit si dhe shpėrfillja ndaj ngujimit para Kryeministrisė, ishte goditja e parė ndaj protestės sė Partisė Demokratike, goditje e cila pėrcaktoi, deri diku, edhe dėshtimin e saj.

    Njė ditė pas shpalljes sė bojkotit, pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian, kundėrshtuan njėzėri braktisjen nga parlamenti, si njė instrument politik pėr bllokimin e ngritjes sė institucioneve tė Vetingut dhe tė Reformės nė Drejtėsi nė tėrėsi.

    Ndėrkaq, qėndrimi i ndėrkombėtarėve pėr formėn e protestės, si njė tentativė pėr imitim tė protestės sė 2010, ishte njė zhgėnjim pėr krerėt e PD, pasi pėrfaqėsuesit e Brukselit qėndruan indiferentė.

    Mosmbėshtetja nga Meta

    Qėndrimi i kryetarit tė Kuvendit, Ilir Meta, i cili hodhi poshtė ultimatumet pėr tė braktisur koalicionin, prodhoi nervozizėm dhe dėshpėrim tek krerėt e Partisė Demokratike.

    Pas dy ditė heshtjeje, kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, refuzoi kėrkesėn e Lulzim Bashės dhe Sali Berishėn pėr krijimin e njė qeverie teknike.

    Ndėrkaq, njė darkė e Ilir Metės me Edi Ramėn, vetėm disa metra larg ēadrės sė PD, shoi pėrfundimisht shpresat nė kampin demokrat pėr krijimin e njė qeverie teknike. Njė ditė pas darkės, Lulzim Basha, pėr herė tė parė pas gati dy vitesh, mallkoi kryetarin e LSI.

    Dėbimi nga protestuesit Zharrėzės

    Teksa protesta para Kryeministrisė u katandis nė 200 vetė, kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, nxitoi dje pėr tė pėrdorur politikisht protestėn e banorėve tė Zharrėzės. Lėvizja e Bashės erdhi pas disa tentativave tė Partisė Demokratike pėr tė futur grevistėt nė ēadrėn e PD.

    Por, si mos tė mjaftonte braktisja nga ndėrkombėtarėt dhe nga demokratėt, Basha u dėbua dje edhe nga protestuesit e Zharrėzės, teksa i kujtuan se shqetėsimi i tyre pėr shtėpitė ėshtė produkt i marrėveshjeve tė firmosura nga qeveria e PD.

    Tėrheqja e Bashės pas kallėzimit penal

    Kanė mjaftuar 24 orė qė, kryetari i opozitės shqiptare, Lulzim Basha, tė tėrheqė dhe tė mohojė thirrjet antikushtetuese pėr tė grushtuar dhe tėrhequr zvarrė pushtetarėt, pėr tė thyer xhama dhe shpuar goma.

    Njė ditė pas kushtrimit pėr luftė, Lulzim Basha ka moderuar dhe zbutur thirrjet luftarake, duke zbuluar se nuk ka ushtri qė e ndjek pas.

    Tėrheqja e Bashės ka ardhur vetėm disa orė pasi Policia e Tiranės e kallėzoi penalisht nė Prokurori pėr konsumimin e veprės penale tė thirrjeve tė bėra publikisht pėr tė kryer vepra tė dhunshme.

    Sinjalet e para

    Sinjalet e para pėr kthesėn e Bashės, nė fakt, u dhanė qė pasditen e sė premtes, kur disa pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike nxituan tė korrigjonin deklaratat luftarake tė kryetarit, duke i veshur me njė tjetėr kuptim.

    Ndėrkaq, paraditen e djeshme, Basha zbuti dukshėm retorikėn e dhunės, ndėrsa nė mbrėmje, gjatė njė bashkėbisedimi me qytetarė dhe gazetarė, kreu i opozitės mohoi publikisht thirrjet pėr luftė. “Nuk ėshtė thirrje pėr luftė, a e dini pse? Nuk ėshtė ai formati i thirrjes pėr luftė. Ka tjetėr format dhe tjetėr formulė, thirrja pėr luftė.

    Po bėra thirrje pėr luftė z. Edi Rama, treēereku i policisė sė shtetit do tė vijė tė tė arrestojė ty. Do tė vijė tė tė marrė ty, sepse tre tė katėrtat e policisė sė shtetit si gjithė qytetarėt e tjerė tė Republikės sė Shqipėrisė, kanė hequr nė shpinėn e tyre padrejtėsinė, paligjshmėrinė, abuzivizmin dhe arrogancėn, hiq kėtu ata pak veta qė i ke kthyer nė rreshterė tė drogės.

    Po tė ishte puna pėr thirrje pėr luftė e pėr polici, tė jesh i sigurt qė tre nga katėr oficerė policie, do tė ishin tek dera jote duke tė tė marrė ty tė pandehur”, tha Basha.

    Kthesa e Bashės

    Gjatė fjalės sė tij nė ēadrėn para kryeministrisė, Lulzim Basha, u shpreh se Partia Demokratike ka zgjedhur njė rrugė tjetėr qė i shkon pėrshtat, ndryshe nga rruga e dhunės. “Por kemi zgjedhur njė rrugė tjetėr qė na shkon pėr shtat.

    Na shkon pėr shtat qytetarie, na shkon pėr shtat demokracie, na shkon pėrshtat si shqiptarė evropianė, tė vlerave perėndimore, tė dinjitetit dhe tė drejtave tė njeriut dhe kjo ėshtė rruga e pjesėmarrjes, kjo ėshtė rruga e bashkimit, kjo ėshtė rruga e vendosmėrisė totale deri nė fitoren pa kushte tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme pėrmes njė qeverie tė vullnetit tė mirė. Kjo ėshtė beteja, kjo ėshtė kauza, ky ėshtė sheshi, kėtu do tė vijė sė shpejti fitorja”, pohoi kryetari i opozitės.

    Protesta

    Ėndėrruan njė skenar rumun nė Tiranė, por nė ditėn e saj tė tetė, protesta me turne dhe pica e opozitės shqiptare, ka marrė njė dimension qesharak, karikaturė e asaj qė ndodhi nė Bukuresht.

    Tėrheqja

    Kanė mjaftuar 24 orė qė, kryetari i opozitės shqiptare, Lulzim Basha, tė tėrheqė dhe tė mohojė thirrjet antikushtetuese pėr tė grushtuar dhe tėrhequr zvarrė pushtetarėt, pėr tė thyer xhama dhe shpuar goma.

    24 shkurt, Basha

    “Ta dijė mirė ēdokush qė godet qytetarėt, qė godet protestėn, qė do vijė ora pėr t’i marrė zvarrė nga ky shesh. Doni luftė, luftė do tė ketė, populli do tė fitojė! Shpojani gomat, thyeni dritare, nxirrni zvarrė nga zyrat ata qė ju shkelin tė drejtat tuaja, ngrihuni, protestoni e luftoni. Askush nuk mund tė mendojė se po luan me qytetarin e popullin. T’i bėjė llogaritė mirė se pėrndryshe vala e ashpėr popullore do i fshijė nga zyrat”.

    25 shkurt, Basha

    “Nuk ėshtė thirrje pėr luftė, a e dini pse? Nuk ėshtė ai formati i thirrjes pėr luftė. Ka tjetėr format dhe tjetėr formulė, thirrja pėr luftė. Po bėra thirrje pėr luftė z. Edi Rama, treēereku i policisė sė shtetit do tė vijė tė tė arrestojė ty. Kemi zgjedhur njė rrugė tjetėr qė na shkon pėr shtat. Na shkon pėr shtat qytetarie, na shkon pėr shtat demokracie, na shkon pėrshtat si shqiptarė evropianė, tė vlerave perėndimore, tė dinjitetit dhe tė drejtave tė njeriut”./albeu.com/ http://www.albeu.com/shqiperi/trhiqe...ushtri/289867/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,554
    Faleminderit
    351
    436 falenderime nė 366 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Do lindi si nuk do lindi o Lulzim !

    Kjo republika e vlerave lindi kur ishe minister i traporteve,lindi kur ishe minister i jashtem,lindi kur ishe minister i brendshem. Republik vlerash kishe nga rruga e kombit,marrveshja me Greqine,21 janari te mungonte vetem ministria e mbrojtjes qe te beje bingo me Gerdecin,dhe mbi te gjitha lindi kur ishe kryetar bashkie i Tiranes.

    Aty pam vertet lindjen e Republikes se vlerave. Nuk ka pasur vlere me te madhe kur doje ti beje parkimet private dhe tja jepje Top channel-it,apo kur vure njerez te rrifnin fukarenjt qe po te mernin kanoēet nga koshat e plerave,po te vidhnin vlerat e Republikes ne bisnesin familjar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 05-03-2017 mė 18:01

  6. #6
    Rrjeti Social Kombetar Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    657
    Faleminderit
    49
    77 falenderime nė 65 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Ky djali i perkeledhur kerkon pushtetin ne tavoline, ashtu sic mori partine demokratike, ashtu do edhe kryeministrin.
    Nėse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bėje dhe djallin tė mendojė!

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,657
    Faleminderit
    179
    227 falenderime nė 180 postime

    Pėr: Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

    Hajt te lumt ajo goje!!!
    Se fjale te mira the!!

    Nje pytje: kush do e pjelle"?
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •