Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit
Mė lejoni ti uroj mirė se ardhjen tre personaliteteve kombėtare, do tė thoja ndėrkombėtare qė na janė bashkuar sonte kėtu.
Ranja Kovaēi, arsyeja e zemėrimit dhe shpėrthimit tim tė paraditshėm, qė u largua padrejtėsisht nga TVSH ditėn e sotme, njohėse e katėr gjuhėve tė huaja Nder i Kombit. Por ka njė cen, nuk ėshtė marrė me trafik droge dhe as me sende tė tjera, prandaj ky shtet, ky kryeministėr, kėta palaēo, e largojnė nga puna.
Edmond Zhulali, tre gjenerata shqiptarėsh kanė gdhendur nė ndėrgjegjen e tyre artistike, veshin muzikor, karakterin e tyre estetik duke dėgjuar, parė dhe rishijuar, ripordhuar mė zė, me fishkėllimė, artin e jashtėzakonshėm tė producentit mė tė madh muzikor tė kėtyre dekadave tė fundit. I larguar pėr tė njejtin cen, njėsoj si Ranja, nuk ka trafiqe dhe rekorde kriminale. Nė CV nė e tij ėshtė marrė vetėm me art, nuk merret me drogė.
Dhe nė krahun tim tė djathtė, kam nderin, kėnaqėsinė, nderin dhe mirėnjohjen ti shpreh mirė se ardhjen artistit me famė botėrore, drejtorit tė Operas sė Singaporit, tenorit me famė ndėrkombėtare, Agim Hushi, krenari e kombit, e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve. Njė njeri vlera e tė cilit ishin e vetmja hipotekė e kundėrshtarėve tanė politikė, kur ishin kundėrshtarė politikė, jo tani qė janė tė inkriminuar, jo tani qė janė bėrė parti bandash, por kur ishin thjesht dhe vetėm kundėrshtarė politikė. Hipoteka e vetme qė mund tė vendosinin pėrballė Sali Berishės nė Kajavė ishte njeri i vlerave artistike dhe qytetare si Agim Hushi. Sot nė sheshin e lirisė, nė ēadrėn e lirisė, kėtu me ne.
Ky ėshtė sheshi i vlerave tė qytetarisė, i vlerave tė krenarisė, i vlerave tė patjetėrsueshme tė perėndimit, qė janė tė drejtat dhe liritė themelore tė garantuara me Kushtetutė, por qė mund tė ruhen vetėm nga forca e bashkimit popullor, kėshtu siē jemi sot kėtu qė prej shtatė ditėsh dhe shtatė netėsh, qė prej manifestimit madhėshtore tė 18 shkurtit.
Ky ėshtė shesh i vlerave nga i cili po themelojmė republikėn e vlerave, tė republikės sė krimit, republikės sė vesit, pėrkundėr republikės sė drogės qė nuk njeh as kushtetutė, as ligj, as integritet por vetėm krim, kanabis dhe korrupsion.
Kjo republikė e tė keqes, qė po jep shpirt, dhe shpirt do tė japė, teksa ngrihet shpresa e re e shqiptarėve qė kanė vrarė frikėn, sot me urdhėr tė Edi Ramės vazhdon ta mbajė Armando Prengėn deputet, pėrkundėr faktit qė prej dy vitesh ėshtė i akuzuar pėr plagosje me armė zjarri tė paligjshme, tė katėr qytetarėve tė pafajshėm nė derė tė komisariatit.
Vazhdon ta mbajė pėrkundėr faktit qė siē e patė edhe dje, pėrkundėr quizit kėtu, njė njeri me nėntė identiteti, njėri mė i zi se tjetri. Vazhdon ta mbajė pėrkundėr faktit qė ka gėnjyer nė formularin e tij pavarėsisht se ka thėnė qė ėshtė i pastėr. Sepse ėshtė i pisėt, i dėnuar. Por kėto prova nuk mjaftojnė pėr Edi Ramėn qė ta heqė nga parlamenti, sepse parlamentin e do me kriminelė.
Panorama
Krijoni Kontakt