Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Linda Basha, ose kryebankierja bashkëshorte e Kryeministrit me ‘3 mijë euro pasuri’

    Emri:  auto_linda_rama-ABI1488563360.jpg

Shikime: 365

Madhësia:  43.5 KB

    Që Linda Basha, është njeriu më i fuqishëm në Bankën Amerikane të Investimeve ose siç e njohim ne me konvencionin ABI Bank, kishe kohë që përflitej.

    Por për herë të parë thashetheshmet ndryshe nga ato të para 2013 ku njerëzve pranë pushtetit më përpara i mveshej çdo lloj biznesi që bëhej në Shqipëri, më pas mbi ta krijohej një legjendë dhe më pas legjenda bëhej lajm në Top Channel me dëshmitarë fantazmagorik, sot kohë nuk janë njësoj. Sot edhe pse thashethemet janë edhe më monstruoze, vërtetimi i tyre me fakte e prova është e vetmja mënyrë që ato të kenë mundëinë të nxjerrin sadopak krye përballë opinionit publik.

    Ky është rasti i informacionit më të fundit të publikuar sot na portali investigative BOLD News, që ka furnizuar për publikun prova sesi, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është sot në krye të bordit të një prej bankava më kameleone të historisë së bankave shqiptare. Kjo sepse ajo që dikur e nisi me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, më pas u bë Banka Ndërtregtare (Shqipëri), akoma më pas u shndërruar në Emporiki Bank, më pas në Credit Agricole, dhe sot e gjithë ditën ABI Bank me në krye Linda Bashën.

    Po ku qëndron problemi këtu do të pyeste, Brisi i Tatimeve?!... Së pari , dokumentet që disponon Boldnews.al tregojnë se pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore në ishujt Cayman, parajsa fiskale të atyre që gjithmonë kanë për të fshehur shumë më shumë se një gjë në raport me biznesin e tyre dhe dëshirën e përbotshme për evazion fiskal dhe pastrim parash. E pra pikërisht këta pronarë që operojnë në parajsa fiskale, u mblodhën një ditë të bukur dhe vendosën që mes mijëra profesionistëve të bankingut në Shqipëri të zgjidhnin së pari si anëtare e bordi, e më pas në krye të saj, bashkëshorten e Kryeministrit të sapozgjedhur të Shqipërisë, ose njeriu që ne e njohim edhe me konvencionin Linda Basha-Rama.

    Dhe që pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, një nga bizneset që mbyti ekranët proqeveritare me reklama të shumta ishte pikërisht ABI Bank. (besoj i mbani mend reklamat e panumërt me aktorin Gent Hazizi dhe shprehjen e famshme “sepse është ABI, është respekte”. Pjesa më e bukur e sqarimit të BOLD News është pjesa si më poshtë. Me ndryshimin e pronarëve dhe administratorit, banka tashmë me emrin Banka Amerikane e Investimeve SHA ndryshoi menjëherë politikat duke u futur agresivisht në treg. Bëri shumë reklama televizive e publicitet, ofroi norma të larta interesi për depozita kryesisht në lekë dhe ofroi kredi me interesa favorizuese për klientët.

    Një vit më pas, kur drejtimi i ri i bankës ndryshoi tërësisht kursin e saj në treg, u mendua që pjesë të Këshillit Drejtues të ishte edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Ky emërim erdhi pikërisht pak kohë pasi Banka e Shqipërisë ishte përfshirë në një skandal me vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve dhe në krye të saj u emërua pasardhësi ish-Guvernatorit Fullani. Gent Sejko erdhi në detyrë më 5 shkurt të vitit 2015 si propozim i Presidentit të Republikës, por që u mbështet kryesisht nga LSI, pasi njihet si shok kursi në fakultetin e Ekonomisë me kryetarin aktual të Kuvendit, Ilir Meta dhe Olsi Ramën me të cilin kalon shumë kohë. Tashmë ai certifikoi edhe bashkëshorten e kryeministrit në Këshillin Drejtues të ABI Bank. E kush nuk do ta donte gruan e kryeministrit në drejtimin e biznesit të tij? Refuzimi do të vinte vetëm nëse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me të shoqin. Sepse siç e thotë edhe reklama… Është ABI, është respekte.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Për: Linda Basha, ose kryebankierja bashkëshorte e Kryeministrit me ‘3 mijë euro pasuri’

    Ky person i perket asaj kategorie femrash qe ne kohen e dulles e kane pasur tollozin me licenc qysh kur kane qene studente !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •