Steffen Seibert, zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, i pyetur nëse qeveria federale e Gjermanisë është një prej përfaqësuesve të huaj që mbështesin pretendimin e Lulëzim Bashës se ka mbështetjen e tyre, Seibert u përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate të udhëheqësit të opozitës shqiptare.
Seibert është pyetur në lidhje me bllokimin që opozita me në krye Lulzim Bashën i ka bërë Parlamentit për dy javë rresht, dhe deklaratat e Bashës se ka marrë mbështetjen e shumë përfaqësuesve të huaj për të rrëzuar qeverinë Rama, për një qeveri teknike.
Seibert tha se i bën thirrje partive politike që të zbusin mosmarrëveshjet, dhe se thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk duhet të jenë mjet për të imponuar pozicione politike kontroverse.
http://www.botasot.info/evrope-bota/...e-kontraverse/
Krijoni Kontakt