Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Emri:  1487865148s4.reutersmedia.net.jpg

Shikime: 495

Madhësia:  39.0 KB
    Papa Françesku lëshoi një tjetër kritikë për pjesëtarë të klerit katolik gjatë kësaj të enjteje, teksa tha se është më mirë të jesh ateist, sesa një prej “shumë” katolikëve që, sipas tij, jetojnë me një jetë të dyfishtë hipokrite.

    Në komentet e bëra gjatë meshës private në rezidencën e tij, Ati i Shenjtë shtoi më tej se “është skandaloze të thuash tjetër gjë e të bësh tjetër gjë. Kjo është një jetë e dyfishtë”.

    “Ka nga ata që pretendojnë se ‘janë katolikë të devotshëm, shkojnë gjithnjë në mesha, i përkasin njërës shoqatë apo një tjetre”, u shpreh kreu i mbi 1.2 miliardë katolikëve romanë, sipas një transkripti të “Radio Vatikanit”. Por sipas tij, disa prej këtyre personave duhet të pranojnë gjithashtu se “jeta e tyre nuk është prej një të krishteri të vërtetë, se ata nuk u japin pagat punonjësve të tyre, i shfrytëzojnë njerëzit, bëjnë punë të pista, pastrojnë parà, apo bëjnë një jetë të dyfishtë”.

    “Ka shumë katolikë që janë të tillë, e kjo përbën një skandal për kishën, - tha Papa Françesku. - Sa herë kemi dëgjuar njerëzit të thonë se, nëse ky lloj personi është katolik, atëherë do të jetë më mirë të jesh ateist”.

    Që prej zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike në vitin 2013, Papa argjentinas u ka thënë shpesh katolikëve, qoftë priftërinjve edhe laikëve, të praktikojnë ato që predikon feja e tyre.

    Në predikimet e tij shpesh të dala nga kornizat apo parapërgatitjet, Ati i Shenjtë ka dënuar abuzimin seksual të fëmijëve të mitur nga priftërinjtë, duke e quajtur këtë ves të barazvlefshëm me një “meshë satanike”, u ka thënë katolikëve që janë pjesë e mafias të vetpërjashtohen, e madje edhe kardinalëve të tij të mos veprojnë si të ishin “princa”.

    Në më pak se dy muaj pas zgjedhjes së tij, Françesku tha se të krishterët duhet t’i shohin ateistët si njerëz të mirë, nëse ata vërtet bëjnë gjëra të mira.
    Top-Channel

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Papa Françesku, eshte gomar sociaist!!
    Jarigas

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Papa Françesku, eshte gomar sociaist!!
    Mos fol palidhje ti qe hiqesh si katolik ketu. Po te ishe mysliman do te te rrahja krahun por s'je. Papa Francesku eshte avokat i te varferve. Mire ka thene ose besoni ne Zot dhe praktikoni besimin sic duhet ose mos u shtirni si te krishtere. A pe sheh cka bejne disa prifterinje ne perendim e ne lindje, abuzojne me femije dhe vjedhin para. Apo ky duhet me I perkrahe keta? Me mire ateist dhe mysliman bile dihet e verteta sesa te shtiresh si I krishtere e te besh gjitha te zezat. Te krishteret nuk I bejne keto por ateistet, disa ateiste dhe disa myslimane abuzojne me femije dhe me gjithe njerezimin bile e jo te krishteret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 27-02-2017 më 19:40

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Bo bo ç'fare turpi!
    Po ky antipape ka thene para nje jave, ne lidhje me pyetjen qe gazetaret i drejtuan - ç'fare mendoni ne lidhje me pedofiline dhe homoseksualet ne kishen katolike...
    pergjigja: "une kete situate e perballoj me nje indiference paqesore"! - Kjo ishte pergjigja FJALE PER FJALE.
    Kush ka me per te shtuar le te shtoje, por sot u be duel me kardinal Banjaskun, kryetarin e Cei-t "propaganda fidei" per faktin qe nuk duhet te lejohet kurre
    ne territorin italian " vdekja e embel" pra me fjale te tjera Eutanazia..., ku "mbrojtesit e jetes" imponojne popullit italian te mos behet kjo eutanazia.., dakort,
    po lind pyetja; Perse nuk dolen me shpate te madhe edhe kunder "çiftit te lumtur" homoseksual qe sot ne Itali fituan te drejten ( anti-natyrale ) te behen prinder te dy femijesh "te blere"!
    Pse pra nuk dolen keta "prima donna" "soliste" qe te mbrojne vyrtytet biblike dhe Familjen si i vetmi bashkim natyror ku me te tille indiference neutrale, humbet kuptimin.
    Ja pra kush eshte papa, ky i fundit, pasi po krijon ndarje midis besimtareve katoliko-roman dhe klerit...
    Ndonse te devijuar, ku fajtore per kete nuk jane masat, njerezise po u hapen syte, duke dalur hapur kunder, keto jo vetem laiket por edhe kleriket.
    Interneti eshte plot, por edhe ne jeten e perditeshme haset hapur kundershtim ne "stilin teper domokratik " te papes argjentinas... ku qellimi i vetem eshte; - ti pelqeje masave!
    Eshte e çuditeshme qe, vetem ateisteve u ka pelqyer ky pape "fshatar", vetem keta i bejne lajka, pasi u shkon per shtati....!
    Sidoqoft Benedikti XV ishte pape, eshte teolog..., por katolicizmi nuk ka nevoje per te tille, pasi po nderton nje fe te re, ate qe fundi i koherave po e dikton,
    nje amalgame besimesh, me nje doze te forte materialiste! Nje komedi religjoze !
    Nuk pres te ndajme mendime te njejta me shume ketu, pasi thjesht nisen nga simpati personale dhe si pjelle e realizmit ateist, moda e re e krishterimit materialist
    qe ka kohe qe eshte themeluar, po realizohet me mbeshtetjen e plote te Vatikanit.
    Shpresojme qe Perendia te vendose rregullin sa me shpejt, sipas Dizenjos qe prej kohesh pret te realizohet...
    Ku popujt perendimor te kthehen ne gjirin e Besimit te vertete dhe te pa devijuar.
    Pershendetje.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #5

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    “Kur pjata e supes eshte e nxehte, miza nuk i afrohet, por kur ftohet, vjen shpejt dhe ulet ne te.
    Po keshtu, te krishterit qe jeton me zjarrin e Shpirtit te Shenjte, nuk i afrohet djalli”.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Antipapa Francesco dhe respekti per ateistet.

    Ne librin Ne qiell dhe ne Toke [On Heaven and earth], faqe 12-13 , Antipapa Francesco ka urdheruar te respektohen ateistet, pa kerkuar ti konvertosh:
    “Une nuk i afrohem atyre per ti bere proselitizem ose per ti konvertuar ateistet; une i respektoj ata… edhe nuk mund ta pranoj qe jeta e nje ateisti eshte e humbur,
    per kete jam i bindur qe une nuk mund te kem te drejten per ti gjykuar, ne lidhje me ndergjegjen e tij… çdo njeri eshte bere pas Imazhit te Zotit, qe eshte apo jo besimtar.
    Per te vetmen aresye qe edhe çdo njeri ka nje seri vyrtytesh, kualitete te tjera dhe nje madheshti personale”.

    Antipapa Francesco, Debatin e bere me 30/04/2015:
    “Me vjen nder mend kujtimi i nje gruaje, e lindur ne nje familje ateistesh, edhe ajo nje ateiste, jo agnostike por ateiste e bindur. E megjitheate ajo ishte nje grua shume e mire…” [47]
    Antipapa Francesco proklamon qe nje grua ndonse e deklaruar jo besimtare ne Zot eshte gjithnje nje grua e mire.
    Nje ateist kur intervistoi Antipapa Francesco per nje gazete italiane “La repubblica”. [48]

    Intervista u publikua me 01/10/2013. Antipapa Francesco i komunikoi hapur ateistit qe nuk kishte nder mend ta konvertoje dhe as qe tentonte ta bente .
    Ne kete interviste Antipapa Francesco hedh poshte proselitizmin per 4 here rradhazi. Duke shtuar :
    “ Proselitizmi eshte nje budallallek solemn, ku nuk ka asnje aresye te ekzistoje”!

    Antipapa Francesco pastaj vazhdoi qe çdo njeri ka idene e tij per ate qe definizohet
    ( pas standarteve te moralit ) per te miren dhe te keqen. Ai i inkurajoi ata ( ateistet ) qe te ndjekin pas menyres se tyre ”te miren” ashtu sikur eshte ne zemren e çdo njeriu.
    Kjo eshte apostazi skandaloze.


    Ne letren e 11/09/2013 po ne gazeten italiane “ La repubblica” Antipapa Francesco meson qe njerezit qe nuk besojne ne Zotin mund te jen te shpetuar gjithesesi.
    Kjo eshte komplet apostazi me Besimin Katoliko-roman.

    Antipapa Francesco per vet-vrasjen:


    Antipapa Francesco psh. shprehet keshtu ne lidhje me vet-vrasjen ne librin “Ne Qiell dhe ne Toke”[On Heaven and earth], faqet 92-93:
    “ Ka qene nje kohe kur nuk celebroheshin funeralet per ata qe kishin vdekur me vet-vrasje, pasi keta syreshe nuk kishin vazhduar rrugetimin deri ne fund,
    ata kishin perfunduar udhetimin kur deshen. Megjithe kete, une e rrespektoj njelloj ate qe ka kryer vet-vrasje;
    ai eshte nje person qe nuk mundi t’i kapercente kontradiktat prezente ne jeten e tij. Une nuk e hedh poshte."


    Mesimi i Antipapa Francesco-s mbi njeriun.


    Antipapa Francesco, Bashkebiseda me Giorgio Bergoglio [Conversations with Jorge Bergoglio], faqa 220:
    "Per mua, shpresa e vetme eshte ne personin human… une besoj ne njeriun.
    Une nuk po them qe njeriu eshte i mire apo i lige, vetem se une besoj ne njeriun.”



    Ps: Ndersa ky ( si nje mason / kabalist ) beson ne njeriun, te tjeret besojne ne Perendine…
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Antipapa Francesco dhe respekti per ateistet.

    Ne librin Ne qiell dhe ne Toke [On Heaven and earth], faqe 12-13 , Antipapa Francesco ka urdheruar te respektohen ateistet, pa kerkuar ti konvertosh:
    “Une nuk i afrohem atyre per ti bere proselitizem ose per ti konvertuar ateistet; une i respektoj ata… edhe nuk mund ta pranoj qe jeta e nje ateisti eshte e humbur,
    per kete jam i bindur qe une nuk mund te kem te drejten per ti gjykuar, ne lidhje me ndergjegjen e tij… çdo njeri eshte bere pas Imazhit te Zotit, qe eshte apo jo besimtar.
    Per te vetmen aresye qe edhe çdo njeri ka nje seri vyrtytesh, kualitete te tjera dhe nje madheshti personale”.
    Papa kete e thote sepse historikisht ateistet jane trajtuar keq ose se paku ndryshe dhe me dyshim nga te krishteret, ndersa ne shtetet islame edhe sot ateistet vriten sikur qente rrugeve. Ndersa ateistet perendimore deshirojne qe tua kthejne te krishtereve te sotem prapa gjithe ate trajtim te keq qe morren me shekuj me perpara. Ateistet perendimore jane te betuar me zemer per lufte ndaj krishterimit dhe te krishtereve. Kjo verehet qartazi. Vetem ne vitin 2016 mijera te krishtere u vrane per shkak te besimit dhe te gjitha mediat e kontrolluara nga ateistet nuk i raportuan as edhe 1% te atyre vrasjeve dhe as nuk bene thirrje per permiresimin e te drejtave te te krishtereve ne shtetet e ndryshme te botes.

    Papa mendon se te krishteret e kane humbur autoritetin moral qe t'ua shpallin besimin e tyre ateisteve dhe te tjereve. Kjo 'tradite' nuk vjen vetem me kete Pape por edhe Papet e me hershem bene dhe thane te njejtat gjera. Katoliket por as ortodokset nuk ua shpallin besimin e tyre as ateisteve por as myslimaneve, as budisteve e as te tjereve. Vetem nje pjese e ortodokseve dhe katolikeve, por edhe e protestanteve praktikojne urdheresat e besimit krishter dhe te tjeret bejne jeten sikur ateistet. Po te ishte Papa krishter i vertete i cliruar nga e kaluara do t'u kerkonte ateisteve dhe myslimaneve lirshem qe ata ta pranojne Jezusin si Shpetimitarin e tyre. Papa ne dite takon dhjetera e ndoshta qindra myslimane, budiste, ateiste por kurre skemi degjuar se ai u ka folur atyre per Jezusin dhe per shpetimin qe na sjell Ai. Se paku jo boterisht. Jezusi nuk u tha dishepujve te Tij qe te udhehiqnin institucione fetare, por qe tua deklarojne te Verteten te gjithe botes.

    Papa duhet ta kuptoje se kur i thuhet nje myslimani se adhurimi dhe ndjekja e budallalleqeve te nje pedofili arab nuk te dergon ne parajse nuk eshte gjykim, por eshte deklarim i se vertetes. Njejte kur i thuhet nje ateisti se besimi i tij se majmunet behen njerez eshte genjeshter e mashtrim i kulluar nuk eshte gjykim por deklarim i se vertetes. Ortodoksit poashtu nese gjykohet per adhurim te ikonave dhe nenes se Jezusit dhe i deklarohet ajo praktike si rrene e kulluar nuk eshte gjykim, por deklarim i se vertetes.

    Ateisti dhe myslimani kane te drejte te besojne ne besimet e tyre (qe per ta jane te verteta) por kjo nuk d.m.th. se duhet te hudhet e verteta e Jezusit. Nese ateistet dhe myslimanet po shkojkan ne parajse pa besuar ne Jezusin atehere le te na pergjigjet Papa se pse u kryqezua Jezusi per mekatet e botes.
    A do te kishte mundesi Jezusi te themelonte dhjetera fe e tua hidhte si dhurata njerezimit per shpetim por iu desh qe te torturohej ne kryq?!
    Kur te behesh i krishtere sa i perket besimit ne Zot vetem fjalet e Jezusit jane te verteta, te gjitha fete tjera nuk jane te tilla por jane vetem genjeshtra. Te krishteret kane te drejte t'i gjykojne myslimanet dhe ateistet, por edhe ortodokset, budistet, hinduset, etj. vetem ne besim por jo edhe ne jetet e tyre personale, pasi do te shihej si perpjekje per imponim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 02-03-2017 më 03:25

  13. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Papa duhet ta kuptoje se kur i thuhet nje myslimani se adhurimi dhe ndjekja e budallalleqeve te nje pedofili arab nuk te dergon ne parajse nuk eshte gjykim, por eshte deklarim i se vertetes. Njejte kur i thuhet nje ateisti se besimi i tij se majmunet behen njerez eshte genjeshter e mashtrim i kulluar nuk eshte gjykim por deklarim i se vertetes. Ortodoksit poashtu nese gjykohet per adhurim te ikonave dhe nenes se Jezusit dhe i deklarohet ajo praktike si rrene e kulluar nuk eshte gjykim, por deklarim i se vertetes.
    Kam pare plot tipa ''weirdo'' ketu ne forum por ti kryetari te qe mban vend te pare.

    Per ty nuk ka rendesi nese nje teme trajton ceshtje te teknologjise, mjekesise , ushqimit etj. Ti ke mbetur ne vendnumero saqe shpesh me duket sikur je robot e jo njeri.

    Kam pershtypjen qe dhe femijeve nuk u jep keshilla si cdo prind por ju flet se sa te keqij jane muslimanet. Besoj qe ti nuk merresh me asnje pune sepse nuk ka pronar qe te mban ty ne pune pasi ne cdo 10 fjale , 9 fjale ti permend emrin musliman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 02-03-2017 më 12:26
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kam pare plot tipa ''weirdo'' ketu ne forum por ti kryetari te qe mban vend te pare.

    Per ty nuk ka rendesi nese nje teme trajton ceshtje te teknologjise, mjekesise , ushqimit etj. Ti ke mbetur ne vendnumero saqe shpesh me duket sikur je robot e jo njeri.

    Kam pershtypjen qe dhe femijeve nuk u jep keshilla si cdo prind por ju flet se sa te keqij jane muslimanet. Besoj qe ti nuk merresh me asnje pune sepse nuk ka pronar qe te mban ty ne pune pasi ne cdo 10 fjale , 9 fjale ti permend emrin musliman.
    Feja nuk eshte teknologji qe te perparoje. Zoteri kur flitet per doktrina te fallsifikuara nuk ben ta shmangim islamin. Jashte forumit krejt rralle i foli dikujt per islam. Nuk jane te keqinje myslimanet, ata jane njerez te krijuar ne Imazhin e Perendise sikur i gjithe njerezimi, jo une por askush nuk guxon te shaje apo te urreje myslimanet. Te krishteret jane mbeshtetes te myslimaneve poashtu sikur te grupeve tjera. Kush urren njerezit tjere per shkak te besimit vertete eshte i lig ne shpirt. Islami eshte tjeter myslimanet jane tjeter, ateizmi eshte tjeter ateistet jane tjeter. Te krishteret kane qene dhe jane miqte me te mire te myslimaneve dhe ateisteve, une jam vetem kunder dhunes ne emer te Zotit. Njeriu nuk pranon Jezusin per te urryer te tjeret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 02-03-2017 më 12:27

  16. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Mos fol palidhje ti qe hiqesh si katolik ketu. Po te ishe mysliman do te te rrahja krahun por s'je. Papa Francesku eshte avokat i te varferve. Mire ka thene ose besoni ne Zot dhe praktikoni besimin sic duhet ose mos u shtirni si te krishtere. A pe sheh cka bejne disa prifterinje ne perendim e ne lindje, abuzojne me femije dhe vjedhin para. Apo ky duhet me I perkrahe keta? Me mire ateist dhe mysliman bile dihet e verteta sesa te shtiresh si I krishtere e te besh gjitha te zezat. Te krishteret nuk I bejne keto por ateistet, disa ateiste dhe disa myslimane abuzojne me femije dhe me gjithe njerezimin bile e jo te krishteret.
    Ky Papa ngeli duke mbrojtur fene islame e duke sulmuar te krishteret, e s'ka nevoje qe te behet avokati i te varferve si pape, pasi çdo i krishtere eshte avokat i te varferve....thjesht ai s,ka shtylle kurrizore qe te shpalose te verteten ashtu siç eshte....eshte kthyer ne nje politikan qe flet vetem pee t'u bere i "bukur" ne sy te popullit....Krishti nuk ishte politikisht korrekt, por politikisht i Drejte!!
    Prandaj, mos na hap barkun me llogjet e tua qe jane bere bajate....o bej debat me argumente, ose mbylle!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 02-03-2017 më 16:20 Arsyeja: ofendime.
    Jarigas

  17. #11
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ky Papa ngeli duke mbrojtur fene islame e duke sulmuar te krishteret, e s'ka nevoje qe te behet avokati i te varferve si pape, pasi çdo i krishtere eshte avokat i te varferve....thjesht ai s,ka shtylle kurrizore qe te shpalose te verteten ashtu siç eshte....eshte kthyer ne nje politikan qe flet vetem pee t'u bere i "bukur" ne sy te popullit....Krishti nuk ishte politikisht korrekt, por politikisht i Drejte!!
    Prandaj, mos na hap barkun me llogjet e tua qe jane bere bajate....o bej debat me argumente, ose mbylle!!
    Faleminderit per ofendimin se pari, vazhdoni me ofendime kur me ofendoni eshte sikur te me thoni 'si je a je mire'. S'ju ka mbetur arme tjeter perpos ofendimeve as ty e as forumisteve te tjere myslimane e ateiste. Papa i mbron myslimanet pasi pastaj po qohen peshe e po i akuzojne te krishteret si njerez te urrejtjes. Asesi ne opinion nuk guxon te krijohet pershtypja se te krishteret urrejne myslimanet, kete e duan disa ateiste dhe islamiste qe pastaj te bejne gjakderdhje mbi te krishteret. Kete deshirojne ta plasojne ne popull esktremistet dhe hoxhallaret e ISIS-it. Zoteri sikur te krishteret edhe myslimanet po vriten e po vuajne nga ekstremistet, ky eshte realiteti. Shumica e myslimaneve po distancohen nga ISIS, ti po pret qe shqiptaret myslimane te dalin ne protesta kunder ISIS-it por nuk pe din se ne trojet tona nuk praktikohet islami, njerezit kane tjera gajle dhe perpos gazetes BotaSot tjera gazeta krejt po e heshtin dhe po fshehin te verteten. Ti sikur po harron se ata qe e kane marrur islamin seriozisht sot jane ne Siri kane mbetur vetem tipa si Nuh Musa, Angmokio e Xhemisi qe besimin ne fene islame e justifikojne me Bibel?! E kjo eshte kontradikta e shekullit ne te cilin jetojme...
    Ti po i kallxon cfare ka nevoje e cfare nuk ka nevoje qe te beje ai?! Argument ska ketu sepse te gjithe po shprehim mendimet tona, dhe vetem mendimet tona. A po te tregoj se Papa mendon se te krishteret kane humbur autoritetin moral qe te u predikojne te tjereve besimin krishter, qysh me ta thone ndryshe, e pastaj kur ta kesh kete pikepamje si po deshiron qe te deklarohet e verteta?

    Te pershendes

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Ata, prifterinjte, asketet pra edhe sufite e Islamit jane martire te qenies qe vuan dhe lufton materializmin, pra martire te Idealizmit apo Idese se Hyjit qe qe djall apo berthama e Materializmit apo Komunizmit. Por ata jane shume te turpshem, shume te mire, per ta shprehur kete fakt.

  20. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2017
    Postime
    1

    Për: Papa Françesku: Më mirë ateist, sesa katolik hipokrit

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Bo bo ç'fare turpi!
    Po ky antipape ka thene para nje jave, ne lidhje me pyetjen qe gazetaret i drejtuan - ç'fare mendoni ne lidhje me pedofiline dhe homoseksualet ne kishen katolike...
    pergjigja: "une kete situate e perballoj me nje indiference paqesore"! - Kjo ishte pergjigja FJALE PER FJALE.
    Kush ka me per te shtuar le te shtoje, por sot u be duel me kardinal Banjaskun, kryetarin e Cei-t "propaganda fidei" per faktin qe nuk duhet te lejohet kurre
    ne territorin italian " vdekja e embel" pra me fjale te tjera Eutanazia..., ku "mbrojtesit e jetes" imponojne popullit italian te mos behet kjo eutanazia.., dakort,
    po lind pyetja; Perse nuk dolen me shpate te madhe edhe kunder "çiftit te lumtur" homoseksual qe sot ne Itali fituan te drejten ( anti-natyrale ) te behen prinder te dy femijesh "te blere"!
    Pse pra nuk dolen keta "prima donna" "soliste" qe te mbrojne vyrtytet biblike dhe Familjen si i vetmi bashkim natyror ku me te tille indiference neutrale, humbet kuptimin.
    Ja pra kush eshte papa, ky i fundit, pasi po krijon ndarje midis besimtareve katoliko-roman dhe klerit...
    Ndonse te devijuar, ku fajtore per kete nuk jane masat, njerezise po u hapen syte, duke dalur hapur kunder, keto jo vetem laiket por edhe kleriket.
    Interneti eshte plot, por edhe ne jeten e perditeshme haset hapur kundershtim ne "stilin teper domokratik " te papes argjentinas... ku qellimi i vetem eshte; - ti pelqeje masave!
    Eshte e çuditeshme qe, vetem ateisteve u ka pelqyer ky pape meubles design pas cher "fshatar", vetem keta i bejne lajka, pasi u shkon per shtati....!
    Sidoqoft Benedikti XV ishte pape, eshte teolog..., por katolicizmi nuk ka nevoje per te tille, pasi po nderton nje fe te re, ate qe fundi i koherave po e dikton,
    nje amalgame besimesh, me nje doze te forte materialiste! Nje komedi religjoze !
    Nuk pres te ndajme mendime te njejta me shume ketu, pasi thjesht nisen nga simpati personale dhe si pjelle e realizmit ateist, moda e re e krishterimit materialist
    qe ka kohe qe eshte themeluar, po realizohet me mbeshtetjen e plote te Vatikanit.
    Shpresojme qe Perendia te vendose rregullin sa me shpejt, sipas Dizenjos qe prej kohesh pret te realizohet...
    Ku popujt perendimor te kthehen ne gjirin e Besimit te vertete dhe te pa devijuar.
    Pershendetje.
    Merci pour ce partage, surtout les photos car c'est trop top.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •