Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Si u skuaflikuan anëtarët e arsimuar të Vettingu-t

    Një numër i madh personash i janë përgjigjur ftesës për të aplikuar për të qenë anëtarë të komisioneve të Vettingut. Këta janë 192 shqiptarë të arsimuar në vend dhe jashtë vendit. Avokati i Popullit përzgjodhi vetëm 29 prej tyre, si kandidatë që i plotësonin kriteret e kërkuara. Por mbi personat e përzgjedhur dhe mënyrën e ndjekur për përzgjedhjen kanë nisur të hidhen dyshime të forta.
    Emri:  Totozani-300x195.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  12.7 KB
    I pari ishte ish –ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai tha se të paktën 6 nga të përzgjedhurit janë jashtë kritereve, sepse janë hetuar për vepra penale apo janë ende në detyra shtetërore. Për këtë arsye duhet të ishin skualifikuar.
    Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj, sjell disa të dhëna të tjera të rëndësishme. Ai thotë se të skualifikuar janë disa jursitë të shquar të arsimuar në disa prej universiteteve më të njohura në botë dhe që kanë punuar për vite me radhë jashtë vendit.
    Genci Bilali, avokat prej 15 vitesh në NYC dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Edinburgh-ut!
    Rezarta Schuetz, avokate prej 18 vitesh dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin ëisconsin, me eksperienc në OKB, OSBE etj.
    Enton Dimni, me eksperiencë 17 -vjeçare në drejtësi me projekte të USAID-it dhe BE-së në fushën e ligjit.
    Klodian Rado, ish-gjyqtar në Shqipëri me Shkollën e Magjistraturës, por që ka përfunduar studime edhe në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe me master në Universitetin e York në Kanada.
    Roland Gjoni, 16 vjet eksperiencë si jurist mbaruar juridik në Universitetin e Columbia-s dhe me eksperiencë në OKB, UN, USAID, EU, Ëorld Bank etj.
    Sokol Gjyriqi, avokat në Milano dhe mbaruar studimet juridike në Itali.
    Veç 6 të përzgjedhurve mbi të cilët ka dyshime se nuk i plotësojnë kriteret, gazetari Vezaj shkruan se në listën e të përzgjedhurve ka emra të ish -drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësisë super të konsumuar, disa zyrtarë e të deleguar të partive në institucionet aktuale të drejtësisë, përmbarues, noterë e ca juristë të tjerë me probleme me ligjin në të kaluarën.
    “Ja pra, pse mendoi se kjo reformë mban erë të keqe! Që më shtyn të dyshoj se Avokati i Popullit, ka selektuar dhe renditur emra që ia kanë servirur. Se me njerëz të establishmentit nuk pastrohet sistemi i drejtësisë”, shkruan gazetari.
    Lista me 29 kandidatë do të rishikohet përpara se t’i dorëzohet kuvendit. Nëse kandidatët e përfolur se nuk i plotësojnë kriteret do të rrëzohen, kandidatë për komisionet e Vetting-ut do të mbeten vetëm 23, teksa kërkohen 27.
    Kjo do ta vinte parlamentin përballë faktit të kryer, pasi ai nuk do të kishte më mundësi zgjedhjeje për të plotësuar vendet që duhen për dy komisionet.
    Një praktikë e tillë është sulmuar si antikushtetuese nga mazhoranca dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.
    Kur Prokuroria e Përgjithshme dërgoi vetëm 3 anëtarë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, me argumentin se vetëm ata i plotësonin kriteret, ambasadori Lu dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj akuzuan prokuroinë se ka shkelur kushtetutën.

    Emri:  Kandidatet1.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  62.2 KB
    Emri:  Kandidatet2.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  73.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Neteorm (24-02-2017)

  3. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Si u skuaflikuan anëtarët e arsimuar të Vettingu-t

    Vazhdoni te besoni akoma tek e ashtuquajtura Reforma ne Drejtesi??? A po keni akoma iluzione se do te na shpetoje barcaleta e Vettingut?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Si u skuaflikuan anëtarët e arsimuar të Vettingu-t

    Kete Vetingun e shkrete asnje nuk e "sqaron" mire,te gjithe e dredhin dhe e perdredhin sikur te thuash se kushedi se çfare formulash legjislacionesh permban !

    Vetingu, ose te pakten "Vet-kingu" qe pret populli eshte : Futja ne burg dhe sekuestrimi i pasurive te Sali Berishes,Edi Rames,Ilir Metes dhe te gjithe çakejve te tjere.

    Po nuk u denuan keta te tre Vetingu si princip,si praktik, ka deshtuar. Ne qofte se nuk denohen me burg dhe sekuestrim pasurish Vetingu ka deshtuar edhe sikur te besh drejtesine me te mire ne bote,si personel edhe si ligje. Edhe sikur te krijosh nje "model skandinav" do jete gjithmon nje drejtesi e cunguar,nje drejtesi e pabarabarte,nje reforme padrejtsie.


    Vetingu ose reforma e arrestimeve dhe sekuestrimeve kishte nje mundesi te behej o te behet;po ta fillosh direkt nga lart sepse dihet se nga fillohet dhe dihet se ku mbaron. E fillon nga shkaktaret dhe perfituesit kryesore ... U zgjodh te fillohet nga "poshte" dhe per kete nuk dihet akoma se nga ku do filloje. Diçkaje qe nuk i dihet fillimi eshte e veshtire edhe ti kuptohet kuptimi a qellimi.Se perfundimi i deshtimit pak a shume dihet edhe kuptohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 23-02-2017 më 10:03

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Si u skuaflikuan anëtarët e arsimuar të Vettingu-t

    Me mire ia shohim fundin, se sa te hedhim hipoteza te pabazuara mbi fakte..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •