Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’

    Emri:  Soros-knut-faximile-foto-cover.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  36.6 KB
    Knut Fleckenstein dhe George Soros

    Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.
    Deklarata e zotit Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:
    Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
    Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.
    Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

    Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.
    Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.
    Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.
    Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

    Emri:  Knut-soros-2.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  55.6 KB
    Emri:  Soros-knut-3.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  45.9 KB

    Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.
    Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’

    Meqenese ka shume naive ketu dhe trushperlare qe besojne akoma se reformen ne drejtesi sebashku me sajesat bajate te Vettingut, po e kerkon BE-ja dhe Amerika, mendoj se kemi sjellur mjaftueshem fakte se nuk eshte tamam keshtu.
    Te gjithe keta te lidhurit drejtperdrejte apo indirekt me Sorosin, kane gjithe kete periudhe qe kafshojne gjuhen persa i perket hashashizimit masiv te vendit, inkriminimit te administrates deri ne nivel deputetesh-ministrash-bashkiakesh, pista avionesh ku mund te ulen kaçatorret me droge disa kilometra larg Tiranes, blerje votash si te jene karamale, lirimin e mafiozeve me famkeqe nepermjet ndihmes se kryebashkiakeve socialiste, mbrojtjen absurde te krimineleve nga kryeministri, nivelin mjeran te korrupsionit, eksodin masiv te shqiptareve drejt europes dhe krizen e larte ekonomike.

    Nese do te ishin kaq demokrate dhe perendimore, minimalisht do t'i kishin denoncuar ashper nje pjese te ketyre monstruoziteteve qe po ndodhin ne Shqiperi, mirepo ja qe i sherbejne axhendes se Sorosit duke na shitur broçkulla sa here qe hapin gojen...

    PS: Vazhdoni thurrini levdata Lu-se, Vlahutinit & co dhe vazhdoni besoni te kjo reforme absurde qe po behet ne drejtesi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’

    Ne mendojme (dhe ky eshte nje nga ato mendimet qe ne 80 vjet nuk kane ndryshuar) qe dikush nga jashte na e prish stiven e drunjve apo te hunjve.

    Kerkojme gjithmon hurin qe na prish stiven. Po nuk jemi stive me hunj te drejte qe kerkojme hurin e shtrember ! Jemi gjithmone stiv me hunj te shtrember qe kerkojme hurin e drejte sepse po na prish stiven.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’

    Kete çeshtjen e armiqve te jashtem e propogandonte xhaxhi Enver me botimet e Shqiperise Titiste etj, nderkohe ketu po dalin çdo dite fakte qe vete palet ne fjale nuk po i kundershtojne!
    Nejse eshte poaq e vjeter edhe metoda e kerkimit te gjurmeve, nderkohe qe ujku na ka dale perpara..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’

    Ujqrit le te lehin, Qerret te shkojne perpara...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •