Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Piktori Luan Jakupi, artist me intuitë dhe duar të fuqishme

    Piktori Luan Jakupi, artist me intuitë dhe duar të fuqishme


    Shkruan: Lekë Mrijaj


    Emri:  1.jpg

Shikime: 2102

Madhësia:  54.6 KBPiktori Luan Jakupi i përket brezit të ri të piktorëve nga Klina, pikërisht ai ka filluar të bëjë epokë në këtë kohë ndaj edhe po i qëndron besnik parimeve të tij artistike e krijuese të këndvështrimit jetësor, realizmit dhe pasqyrimit me vërtetësi edhe të momenteve kyçe të historisë sonë kombëtare e botës euroatlantike. Ai më ka rrëfyer gjithnjë dhe më ka treguar për pikturat e tij, e kam vërejtur qartazi se piktori në fjalë jeton me vija, skica, ngjyra, brusha, pejzazhe, piktura murale, natyrë të qetë, kolazhe, botë të “çudirave”, tamam si Luis Karoli... Është vërtetë i çuditshëm, ai jeton në një botë “tjetër” të intuitës së krijimeve të kulturës dhe artit e cila pëlqehet nga të shumtë adhurues të tij. Unë, duke i parë këto piktura të tij, në ekspozita sikur më erdhi fuqia për ta bërë këtë shënim të shkurtër gazetaresk për këtë artist. Nga rrafshi im Luan Jakupin e çmoj si njeri, profesor e artist të madh me dije e veprimari arti. Vepra e tij artistike ngërthen një bagazh të madh të dijes, ky piktor i kësaj kohe moderne me plotë energji artistike e profesionale tashmë ka filluar të e pushtoj artin, që do të thotë se piktura e tij artistike flet shumë nga pamja e brendia e saj. Në tablot e këtij piktori shoh pejzazhe me rreze të ndryshme gjithpërfshirëse e kryestrategë e atlet të nominuar, rilindasë, patriotë e klerikë atdhetar të të gjitha komuniteteve pa dallim, të cilët me armë, pendë, fjalime brilante e mënyra të ndryshme ju vërsulën të keqës apo armiqve tanë shekullor e jetësor. Piktorin Luan Jakupin sa herë e takoj ai shpjegon se është i frymëzuar dhe i ndikuar nga arti i krijuar, dhe arti që krijohet në kohën e sotme? Por, cili artist nuk mund të mos ndikohet nga rrethanat sociale ,ekonomike, politike të të gjitha kohërave, të cilat e preukupojnë dhe e prekin në mënyre direkte edhe rrethin edhe vet artistin? Është shumë e vështirë të ikim nga ndikimi i gjendjes e cila na rrethon, ne shpeshherë ndjehemi përgjegjës për jetën të cilën e jetojmë. Ndjehemi të pafuqishëm të ndikojmë pozitivisht edhe përkundër energjisë pozitive, dëshirës dhe dashurisë të cilën mund ta ofrojmë. Megjithatë, arti i tij reflekton në ndjenjat tona personale, mënyrën e jetës të cilën e jetojmë dhe idetë apo revoltën tonë. Arti evoluon, por edhe njeriu evoluon!

    Piktori Luan Jakupi, peizazhin e ka trajtuar gjatë studimeve të magjistraturës

    Kur vështron me radhë tablotë e piktorit Luan Jakupit ngjan sikur gjithçka po merr shkëlqim në hapësirë… ngjyra me pamje ndriquese-ekstravangante të ndezura si flakadan, ngjyra me plot dinamizëm, pasion për jetën dhe shumë vendosmëri për një performancë të pathyeshme. Andaj emërtimi i tablove "Kompozicion"- sipas piktorit Luan Jakupi është një këndvështrim mbi jetën i balancuar , i pa ndikuar nga të tjerët dhe objektiv, duke e kursyer vetën në plotësi nga zhgënjimet. Pritshmëritë asnjëherë nuk duhet të jenë shumë të mëdha sepse jeta të ofron më të bukurën që mundet por edhe të sfidon për të kuptuar forcën që posedon njeriu për të rezistuar, për të luftuar dhe për të caktuar prioritetet e tij. Jeta duhet organizuar ashtu siç duhet organizuar shtëpia, ngjyrat, objektet, format, harmonia dhe kontrasti duhet të jenë prezente në një hapësirë, qoftë ajo shtëpi apo pikturë. Ato duhet të organizohen sa më mirë dhe sa më pranueshëm, për të mos krijuar shqetësime të tepruara. Kompozicioni në pikturë gjithashtu duhet të organizohet duke u bazuar në këto parime. Ia vlen të thuhet se piktori Luan Jakupi, peizazhin e ka trajtuar gjatë studimeve të magjistraturës. Pamjet e peizazheve të tija të prezentuara janë pamje nga vendlindja tij. Ato flasin për qetësinë e këtyre peizazheve të bukura të cilat njomësinë e tyre në një moment e shëndrrojnë në flakë të fuqishme që të kapërdinë dhe e cila nuk të lejon mundësinë të pyesësh se cila rrugë mund të kalohet më lehtë e cila nuk kalohet fare. Qetësia e heshtja e piktorit Luan, mbizotërohen nga diqka e pa paramenduar! Që do të thotë se peizazhet e tija të skalitura kanë historinë e rrëfimin e tyre! Andaj arti si shprehje artistike, arti dhe kuptimi i artit ka dominuar ndër shekuj tek krijuesit, kritikët, shkrimtarët dhe poetët që do të thotë përgjithësisht arti përbën një poetikë në vetvete, e kjo në të shumtën e kohës ka qenë e dominuar nga forma të ndryshme të interpretimit. Nëse është thënë se arti ka lindur me njeriun kjo është më se e vertetë, mirëpo tutje kanë lindur format e thjeshta të shprehjes figurative, tha piktori ynë prof. Luan Jakupi.

    Disa mendime nga kritikët e artit shqiptar

    Andaj krijimet e tija artistike gjithëherë janë përcjellë dhe përcjellën me vëmendje pikërisht ato kanë marrë vlerësime me nota të larta nga kritikët e artit dhe të pikturës. Pse jo? Edhe shkrimtari ynë i mirënjohur Fran Ukcama, e vlerësoi lart stilin, teknikën dhe motivet e krijimtarisë së Luanit, ndaj edhe tha se pikturat e tij i ka shijuar më shumë ëndje shpirtërore, punime të skalitura mjaft bukur, fort novative, ekspresive dhe krejt në stilin e vet. Ndërsa Mr. Mustafa Ferizi gjatë ekspozitës së hapur në vitin 2006, tha se piktori, më shumë se çdo qenie tjetër njerëzore, i do ngjyrat, por midis tyre e veçon një që la gjurmë në shumësinë sensibilitetit të tij kreativ. Kështu, Ticjani i madh e veçoi Cinoberin Rembranti, Umben Van Gongu të kuqen dhe jeshilen, ndërsa për Kndiniskin ngjyra blu, ishte ngjyrë mbi të gjitha ngjyrat. Piktori Luan Jakupi duhet të dijë se ngjyra ka teke dhe naze, ajo di madje të rebelohet, të shfrenohet fare, kështu që piktori i ekzpozohet telasheve të mëdha, nëse nuk ja njeh trembimin. Ngjyra është njësia themelore e pikturës, kurse për piktorin ajo është edhe mjeti kryesor për njëmendësimin e ideve, imagjinatës dhe vizionit të tij kreativ, mu për këtë kërkohet që krijuesi të i shfrytëzoj të gjitha mundësitë shprehëse nëpërmjet tyre. Me ndërtimin e pikturës kontribuojnë shumë elemente, por nëse është diqka qe atë e bën poetike, i jep fuqishëm origjinalitet shpirti dhe muzikalitet, atëherë ajo është ngjyra. Dhe një pikturë që nuk ka kuotike, që nuk emërton edhe tingujt muzikor, pra që nuk prek në dimensionet më të thella të shpirtit estetik nuk mund të jetë pikturë në kuptimin e plotë të fjalës. Andaj në fund të vlerësimit të ekspozitës së hapur në vitin 2006, Mr. Mustafa Ferizi tha: ‘’Këtë desha t'ja them piktorit të ri Luanit, i cili për zanatimin e të cilave e përshëndes nga zemra me shpresë se do ti përballoj sfidat dhe ankthet që do të paraqiten gjatë veprimtarisë se tij krijuese artistike’’.

    Kush është Luan Jakupi?

    Piktori Luan Jakupi lindi më 28.08.1984, në Caravikë të Klinës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmën në Kijevë, kurse akademinë e arteve në pikturë, e përfundoi në klasën e Prof. Valbona Rexhepi në vitin 2006, në Prishtinë. Më pas vazhdoi studimet post diplomike për master në degën e pikturës dhe diplomoi në vitin 2012. Ai tash e sa vite ka investuar dhe investon në nxjerrjen - edukimin e brezave të rinj në shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” të Klinës, biografia e tij është e pasur dhe rrjedh me shumë aktivitete të ndryshme artistike ku statuset e tij përmbushen në mënyrë perfekte falë imagjinatës dhe profesionalizmit të tij pedagogjik e artistik të cilin e shohim të reflektuar në të gjitha sferat gjithperfshirëse. Është anëtarë i SHAFK-së dhe merr pjesë rregullisht në ekspozitat kolektive të organizuara nga shoqata, brenda dhe jashtë vendit dhe tregoi se kishte formuar individualitetin e tij krijues me pikturat e tij të qarta dhe dekorative me tematika të peizazheve u zgjerua me motive nga vende historike, duke u prirur drejt modelimit.

    Bibliografia

    Ka bërë prezentimin e tij artistik nëpër ekspozita të ndryshme personale ( Galerinë e Qendres Studentore në Prishtinë, në vitin 2006, Biblotekën Kombëtare në Prishtinë në vitin 2007, në “Kalanë” e Gjirokastrës viti 2010 ) dhe kolektive ( Qendra Studentore në Prishtinë viti 2006, Muaji i Kulturës në Ferizaj viti 2006, Flaka e Janarit Gjilan në vitin 2006, SHAF. në Pejë në vitin 2006, Shtatë Marsi Mitrovicë në vitin 2007, në Galerinë e Arteve Tiranë në vitin 2007, Flaka e Janarit Gjilan në vitin 2009, Salloni i Nëntorit në vitin 2010 në Prishtinë).


    Le të ‘’flasin’’ punët e tija artistike që janë me të vërtetë të një stili të veçantë artistik


    Dua ta potencoj se arti i piktorit Luan Jakupit, është një instrument i fuqishëm dhe testament që të ndihmon në krijimin e identitetit, na mundëson të përballemi me të kaluarën gjithpërfshirëse, na ndihmon gjithnjë për të kuptuar dhe për të shprehur atë që ndoshta njerëzit nuk e thonë më gojë apo fjalë ndaj përgjithësisht penda e këtij piktori është unifikuese dhe i bashkon të gjitha kulturat pa dallim ashtu në tërësi edhe sipas dekalogut. Andaj uroj që rruga e jetës së piktorit Luan Jakupit të jetë e gjatë dhe me plot piktura rrezatuese dhe të suksesshme, një rrugë të mbarë në punën e tij të bukur artistike e profesionale, megjithatë, le të ‘’flasin’’ punët e tija artistike që janë me të vërtetë të një stili të veçantë artistik.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar lek-p për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •