Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Emri:  1487420914basha.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  17.2 KB

    Partia Demokratike ka bërë disa protesta kundër kryeministrit Rama, por asnjëherë ato nuk janë veshur me kaq mister sa kjo e 18 shkurtit. Në një thirrje të fundit për pjesëmarrje, Lulzim Basha foli për një vendim të madh.

    “Jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund së keqes, për të marrë së bashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë së bashku, të gjithë qytetarët”, tha Basha.

    Demokratët e lidhin këtë vendim me një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen. Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës.

    “Fillimi i protestës është përcaktuar nga Partia Demokratike, nga opozita në orën 12:00. Qytetarët janë ata të cilët do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës, pa dyshim me fitore. Me fitore qytetare, të kauzës qytetare”, tha Basha.

    Megjithatë, një vendim është marrë, protesta do të jetë paqësore, pavarësisht nëse vendimi i madh do të jetë për një qëndrim të gjatë përpara Kryeministrisë, apo për zgjerim të protestës në të gjithë vendin.

    “Dhe ftoj çdo shqiptar, eja nesër, bashkohu! Është një bashkim i madh popullor, është një festë për çdo qytetar, me fuqinë e madhe të bashkimit përmes një proteste madhështore, të forcës së pamposhtur të qytetarëve të bashkuar, por po kështu paqësore, të vijnë me gratë, me të rejat, me të rinjtë, me familjet. Ne do të jemi me familjet tona. Do të jetë një protestë madhështore dhe të gjithë së bashku do të hapim një derë të re për Shqipërinë tonë dhe për jetën e çdo shqiptari”, shtoi Basha.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Basha: Ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk ka!

    Kryetari i Partisë Demokratike bëri publik vendimin e madh që kishte paralajmëruar për disa ditë me radhë. Duke folur para protestuesve në Bulevard, Basha foli për një fillim të ri.

    “Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha.

    Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.

    “Jemi mbledhur sot këtu për të thënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, duam ndarjen e politikës nga krimi, duam, dinjitet, drejtësi, punë duam të vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parë. Duam një të ardhme dinjitoze”, shtoi ai.

    “Sot ne vendosim do të hapim një derë të re drejt të ardhmes. Ju ftoj të gjithë së bashku të qëndrojmë në këtë shesh”, deklaroi Basha.

    / Top Channel

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    1 mijë policë ‘blinduan’ Tiranën, nuk do të ketë ndërhyrje

    Emri:  1487424497protesta.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  89.8 KB

    Mbi 1 mijë forca policore, 'blinduan' kryeqytetin për mbarëvajtjen e protestës se opozitës.

    Përvec efektivëve të komisariateve që ishin prezent përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit ', në gatishmëri ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në terren u panë edhe forcat RENEA, të cilët ishin dislokuar në tarracat e godinave të institucioneve përgjatë bulevardit duke vëzhguar situatën nga lartësia.

    Prani të shtuar policore ka patur edhe në akset nacionale drejt kryeqytetit për shkak të mjeteve të shumta, kryesisht autobuzë që erdhën në Tiranë. Mes turmës së protestuesve, kishte edhe agjentë civilë.


    Disa incidente të vogla nuk munguan. Por kjo nuk cënoi mbarëvajtjen e protestës e cila ishte e qetë dhe pa tensione.

    Ashtu siç paralajmëroi Top Channel, policia ishte mobilizuar për një protestë të gjatë nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative por edhe referuar kërkesës së Partisë Demokratike, e cila kishte lënë të pa pëcaktuar, orarin e përfundimit të tubimit.

    Megjithëse leja e mitingut është tejkaluar, policia tha se nuk do të ketë ndërhyrje dhe protesta do të lejohet të vazhdojë.

    / Top Channel

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Jemi vertet vend anormal, ku per te rrezuar qeverine duhet ne fillim te rrezosh opoziten ! Dhe ne fakt eshte nje proteste qe i duhet vetem qeverise qe te radikalizoje pak situaten qe njerezit te shkojne te votojne. Si te thuash, eshte nje proteste :"shikoni PD-ne qe te votoni PS-ne".



    Keto zgjedhjet e lira,qe keni dhjet a pesembedhjet vite qe i keni justifikuar me KQZ a ZQM e radhes,nuk kishin kohe ti benin kur ishin 8 vjet ne qeveri ? Tani ne 3-4 muaj do behen !

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Eshte nje turp i madh , ne kuader te opozites qe ngre te tilla demostrata, duke harruar 21 janarin!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Turpi eshte; qe edhe sikur Rama te vrasi si ne 21 janar (dhe e ben sikur tja kerkoj nevoja,se kur vjen fjala per pushtet nuk ka asnje ndryshim nga Saliu),prap ai i fiton zgjedhjet. Cfare do lloj gjeje te beje,dhe perveç vrasjes i ka bere te gjitha, prap me kete opozite te sotme... po prap i fiton zgjedhjet.

    Eshte kjo opozite mostroze qe meret si krahasim dhe pengon çdo lloje opozite tjeter. Dhe nuk eshte se po e ben sot,ka 25 vjet qe pengon çdo lloj ndryshimi te vertete.

  8. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Sero,

    pjesa dermuese e popllit esht e lodhun nga premtim-mashtrimet e te dy krahve...


    Ajo qe menoj un, kjo nuk esht perpjekje per te rrzu qeverin e Gangstereve, por dun me rrzu Lune..., jane bashke ps/pd e te tjerat pM...

    Nuk kemi akoma ne ket çerek shekulli, asnje denim politiqeni. Mjaftojne nja dy/tre raste, dhe ndoshta/ndoshta mund te vihet ne levizje mekanizmi i kalbur i drejetsise.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Politika Shqiptare si pozita dhe opozita ne kete moment meduket shume fallco pa pike shije dhe me ngjyra te tmerrshme jo shqiptare !

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta e opozitës, Basha paralajmëron “vendimin e madh”

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Sero,

    pjesa dermuese e popllit esht e lodhun nga premtim-mashtrimet e te dy krahve...


    Ajo qe menoj un, kjo nuk esht perpjekje per te rrzu qeverin e Gangstereve, por dun me rrzu Lune..., jane bashke ps/pd e te tjerat pM...

    Nuk kemi akoma ne ket çerek shekulli, asnje denim politiqeni. Mjaftojne nja dy/tre raste, dhe ndoshta/ndoshta mund te vihet ne levizje mekanizmi i kalbur i drejetsise.


    Ashtu eshte Skender. Eshte proteste per te radikalizuar popullin e lodhur. Mos votimi masiv shikohet si deligjitim i politikes.

    Ka vetem dy arme qe politika mundet te perdori;nje eshte legjitimi nga vota dhe e dyta eshte destabilizimi. Legjitimi me ane te votes eshte perdorur gjithmon si justifikim,dhe duan apo nuk duan populli dhe nderkombetaret eshte gjithmone nje justifikim qe vlen, ndersa destabilizimi vlen vetem si shantazh... sepse nuk dihet se si perfundon) .

    Dhe ketu qendron i gjithe thelbi i "muhabetit" ; PD sot eshte aq e dobet sa mundet te destabilizoje politiken ( jashte deshires se saj),sepse mundet te zhduket si opozite nga moslegjitimi o justifikimi me ane te votes.

    (Ne Tirane problemi kryesor i PS dhe LSI eshte opozita e dobet,frika se mos opozita mer shum pak vota dhe bie barrikada e pare. Llogjika e ketij problemi per PS-LSI eshte se : "Po ja hypen atyre (PD-s) do na e hypin dhe neve".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •