Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Nuk ka si kuptohet vjedhja e përsëritur e disa bankave private nëse nuk bën një retrospektivë të ngjarjeve, kohën kur ndodhin, momentet e kapjeve të mëdha të kanabisit nga policia e shtetit dhe nga ndërkombëtarët, madje edhe deri tek klithmat kundër reformës në drejtësi.
    Nëse kthehemi disa vite prapa në kohën e Firmave Piramidale, njëri nga ministrat e asaj kohe vuri në dukje rrezikshmërinë e këtyre firmave dhe sugjeroi mbylljen e tyre para se të ndodhte hataja; dhe nuk ishte një profeci por një deklarim i një profesionisti finance.
    Dhe ndodhi ajo që ndodhi.
    Krahas humbjeve të mëdha financiare të një mase të madhe të popullatës, pati dhe përfitime të mëdha në disa grupe njerëzish të afërt me bossët e piramidave (të cilët në fakt ishin shumica dërrmuese magazinierë apo kapterrë në kohën e partisë së punës), të cilëve u ndriti bixha dhe hynë për pak kohë në lojën e madhe të shpëlarjes së parave ndërkombëtare që dilnin si fitime nga shitja e armëve, kontrabanda, prostitucioni, dhe….droga.
    Humbja nga firmat piramidale u thellua edhe më shumë pas shkeljes së një vendimi për ngrirjen e asetve të pasurisë së Vefas.
    Papritur lulëzuan firma private, individë, ndërtime, ndërtime, tregëti të cilat i dhanë pak frymë vëndit, por shkaktarët e ngjarjeve nuk u dënuan kurrë sepse dihet që përpara se të marrësh një vendim për të dënuar (ashtu si ka thënë dhe avokati i nderuar Ngjela) një boss ose disa V.I.P.-ëra apo RR.I.P.-ëra, organet ligj zbatuese duhet të mendohen mire, sepse akuza për këta idividë është si boomerang- të godet rëndë se të kthehet mbrapsht nëse nuk e kopsit mirë.
    Pas disa viteve, filloi një tregëti pak e njohur për shqiptarët por për disa nga ata që thamë më sipër ishte e njohur ose e mësuan shpejt, ajo e kanabisit.
    Shumë shpejt u formuan `Firma të Reja Piramidale`: ajo e Drgoës dhe pikërisht kanabisi i cili filloi mesa duket të mbillej masivisht pas ngjarjeve të 97-98.
    Kjo u vu re që në qeverinë socialiste të Nanos, e cila e nënvlerësoi, madje tallej me hashshistët e Lazaratit, por njerëz të rëndësishëm të undergrounded madje që ishi edhe në politikë drejtonin piramidat e reja sepse donin të pasuroheshin shpejt dhe pa probleme.
    Qeverisja e Berisha u përpoq në dukje të luftonte fenomenin duke propaganduar Lazaratin dhe duke e luftuar fenomenin, por përpjekjet ishin qesharake.
    Në një kohë që ndodhi një fenomen tjetër i cili u vu re pas rënies së kalasë së drogës së Lazaratit: prodhimi dhe shitja e tij jashtë Shqipërisë vazhdonte me të njëjtin ritëm. Qeverisja Rama u gjënd para dy zjarreve: të keqinformimit për gjëndjen reale:
    - për shkak të mos marrjes së informacionit se droga mbillej prej kohësh që nga koha e Nanos dhe e Berishës në gjithë Shqipërinë, por për shkaqe politike fokusohej vetëm tek Lazarati nga ato qeverisje duke lejuar pjesën tjetër në të gjithë Shqipërinë që të mbillnin dhe të punësoheshin e të fitonin nga kjo tregëti e paligjëshme në heshtje,
    -për shkak të sulmeve të ashpra nga Opozita, sulme që vinin duke u ashpërsuar sa herë që fillonin dhe humbnin fitimet për shkak të luftës së qeverisjes Rama në bashkëpunim me ndërkombëtarët ndaj parcelave dhe kapjes së drogës kanabis, nga njerëz të lidhur ose jo me të kaluarën e PS, PD, dhe të tjerë nga partitë e vogla.
    Interesant mbetet fakti, se në këtë lumë akuzash dhe shpifjesh kundër qeverisjes janë përfshirë dhe Media, disa personalitete, madje dhe nga vetë Maxhoranca, gjë që e cila për mendimin tim treon sefitimet nga kanabisi kanë prekur dhe disa VIP-a e RRIP-a, të politikës, të Medias, të Shoqërisë civile, madje të të një qenushi politik si Spahia, i cili çuditërisht pol eh më fort se të tjerët. Kjo tregon se ndoshta po i mungon rracioni ditor që është egërsuar kaq shumë.
    Të vimë tek problemi: përse vjedhjet e bankave private u shpeshtuan kaq shumë këto vitet e qeverisjes 2013-2017, madje kemi dhe një vrasje të një bankieri të një banke të respektuar, kemi një vjedhje spektakolare të Bankës së Shtetit, e cila kaloi lehtë e pa u thelluar (për mendimin tim)?
    Sigurisht që ka një llogjikë nëse shikon faktet, por që nuk mund ti vërtetosh sepse për këtë duhen organet kompetente të ciat bëjnë punën e tyre dhe këtu po japim një opinion dhe analizë retrospektive.
    Vjedhjet kanë ndodhur sa herë që janë kapur dhe sekuestruar sasi të mëdha droge brënda dhe jashtë vendit, të cilat kanë harxhet e tyra të papaguara ndaj pronarëve të vërtetë.
    Mesa duket ndonjë nga bankat ka bërë rolin e makinës shpëlarëse, dhe lëvizëse parash në mënyrë ligjore, dhe ky fenomen ka krijuar edhe lehtësirat me të cilat vidhen këto banka, duke mbajtur firma private që komandohen apo kanë miqësi ndoshta me bossët e `Firmave piramidale të Drogës`, - pa pajisjet e duhura, duke mos zbatuar rekomandimet e Ministrisë së Brëndëshme,
    Ashtu si ndodhën trazira të jashtzakonshmë gjatë viteve `97-`98 pas rënies së Firmave Piramidale, dhe nuk u dënua njeri, pra të paprekshmit vazhduan të jenë në krye, po kështu dhe tani, me urdhër të BE dhe SHBA, Perandoria e Drogës që në fakt është një `Firmë e Re Piramidale` e krijuar në Shqipëri nga vitet 2000 (gjithkush mban mënd kur u kap një makinë e një politikani të lartë me drogë në rrugën Kukës -Morinë), - i është kërkuar qeverisjes së sotme që të shkatërrojë këtë të keqe nga Shqipëria.
    Historia përsëritet, qeverisja e viteve 92-96, bëri gjithë atë rrëmujë në vitet 97-98 duke shkaktuar rënien e shtetit, armatosjen e popullatës, një luftë civile `të gjithë kundër të gjithëve`, dhe..askush nuk u dënua për katrahurën.
    Sot po përpiqet të ndodhë e njëjta gjë: por me emra të tjerë, mjete të tjera, në një kohë tjetër.
    Por siç thotë një fjalë e urtë tiranse: `nuk bie daci dy herë në kos`, megjithë përpjekjet disa personaliteteve të Opozitës, e disa mediave dhe analistëve të blerë, megjithe retorikën e ashpër dhe aspak civile të disa politikanëve të lartë- ata kanë vetëm një qëllim: të shpëtojnë Bossët e Drogës dhe të ngjarjeve të 97-98, duke u përpjekur të krijon destabilitet dhe trazira, nëpërmjet krijimit të një konfuzioni në popull.
    Sa për konfuzionin ka dhe një meritë dy sahanlëprisa: një i PD dhe tjetri i PS: Spahia dhe Blushi në krye respektivisht të dy Partive mostra dhe plotësisht hipokrite. Mjafton të zhbirilosh se nga i gjetën paratë që mbajnë Partitë dhe ulurasin kundra qeverisë, bëjnë demonstra, takime, tubime, dhe ndoshta nesër dhe gjera të tjera. Mos vallë janë nga paratë e Drogës? Mos vallë ndahet pjesa e parave të vjedhura `EDHE` për të mbajtur të tilla parti e disa media që kanë për pronarë disa ` V.I.P.-a qoftëlargë`?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Ky destabilizim a destabiliteti qe supozohet eshte negativ apo pozitiv ? Ne kuptimin qe ; ja vlen te kemi kete stabilitet me korrupsion,droge-krim dhe varferi kaq te larte apo supozohet qe destabiliteti mundet te sjelli edhe rritjen e ketyre faktoreve ?

    Shembull, Hashashi (dhe po marim shembullin me negativ si destabilizim). U godit Lazarati dhe u "destabilizua" gjithe prodhimi i hashashit,d.m.th u perhap ne gjithe Shqiperine. Pyetja qe lind eshte : Si mundet ta destabilizojme tani prap hashashin ? Duke e mbjellur ne det ose ne ajer se vend toke me teper per ta mbjellur nuk ka ! Pra, edhe destabiliteti ne negativitetin e tije ka nje limit kur arrihet ky limit eshte koha te mendohet qe ky destabilitet ka mundesi te jete edhe pozitiv. Perndryshe duhet menduar (si ne politiken e sotme) per nje stabilitet te perhershem perkeqsues. Praktikisht eshte po ai stabilitet qe beri qeveria socialiste krimit dhe korrupsionit qe mori nga qeveria demokrate.

    Meqe jemi tek qeveria socialiste,qeveri mé me stabilitet te ketyre 20 vitete te fundit nuk ka. Qeveri qe i ka zgjedhjet e fituara.Zgjedhje qe as nuk diskutohen qe do ti fitoje por diskutohet vetem se sa do ti fitoje,me me shume apo po prap me 1 milion vota diference (800-900 mije vota fituese si diference praktikisht do quhet humje )

    Mos valle...meqe kemi nje qeveri jo stabile por "stabilissimo" dhe nje opozite po aq stabile (qe e ka te sigurte qe nuk fiton dhe nuk ben asnje perpjekje qe te fitoje,se nuk do as te fitoje),mos valle duhet destabilizuar te pakten opozita se e vetmja menyre per te destabilizuar qeverine eshte te gjesh nje opozite... e cila praktikisht sot nuk egziston.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (15-02-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Sa me shume perdridhet fakti aq me shume pengohet reforma.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Mbase, mundet te jete dhe e kunderta; sa me shume perdridhet reforma aq me shume pengohet fakti.

    Ajo qe u perdrodh deri tani eshte se reforma u miratua ndersa ajo qe pengohet eshte se nuk kemi te vet-dorezuar.

    Nga kjo loje ku hajduti kerkon te kapi hajdutet nuk ka mbetur as edhe nje budalla i ndershem qe mundet te vetdorzohet qe te kapet !

    (Gjithe shpresen e kishim tek deputeti Peza por edhe ai leket,qe me ndershmeri kishte vjedhur, i vuri ne emer te gruas. Nuk mundet te arrestohet gruaja se leket i ka vjedhur burri,gjithashtu nuk mundet te arrestohet as burri se leket i ka gruaja. Dileme e madhe me kete Vetingun !)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Sigurisht edhe Peza duhet te jape llogari

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Ajo siguria, e supozuar,qe do japi ndonjehere llogari eshte problemi. Imagjino, sa e supozuar eshte ajo llogari sa akoma asnje nuk i ka kerkuar ose detyruar qe te pakten te jepte dorheqjen nga pozicioni qe ka.

    Jemi brenda normalitetit edhe si llogari. Dekriminalizimi dhe reforma ne drejtesi nuk jane per personat me rendesi dhe shumat e medhaja.

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Por duhet te jene. BE dhe SHBA kerkojne kokat.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Gjuha e ashpër Politike që mund të sjellë Destabilizim

    Nuk eshte "ide e keqe",BE dhe SHBA te kerkojne kokat ndersa Ne te bejme propagand dhe tifozllek per partite.

    Vetem nje gje nuk kuptohet tek kjo ide; mir qe i paguajm per te vjedhur por te pakten pse i votojme !

    Kjo puna e votimit mbetet mister. Duket si teori mazokiste-kospirative.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •