Me kalimin e viteve, ashtu si në të gjithë Historinë e Shqipërisë, vërehet Harresa, një nga të këqiat e mëdha të trevave shqiptare, harresë e cila vjen në disa raste edhe nga përplasja e dy rrymave të mëdha ideolojike, religjioze, intelektuale, madje dhe filosofike: njëra me orientim nga lindja dhe tjetra me orientim nga perëndimi, përplasje që shkaktojnë harresë apo nënvlerësim të heronjve, patriotëve, trimave dhe tradhëtarëve sipas përcaktimit të secilës palë.
Mihal Gameno dhe emri i tij është i lidhur më Rilindasit dhe me Pavarësinë e Shqipërisë.
Është një nga emrat që ka dhënë më shumë për Pavarësinë e Shqipërisë: si me armë ashtu dhe me penë.
Mbetet një nga Rilindasit më të pastër përsa i përket ruajtjes së ideve të tij, përhapjes së patriotizmit, njohjen e Shqiprisë brënda dhe jashtë vendit, njohjen e luftëtarëve të lirisë së asaj kohe dhe veprat e tyre në dobi të kombit.
Mihal Grameno lindi në Korçë me 13 janar 1871 dhe vdiq më 5 shkrut 1931. Vepra e tij e shkruar me Penë dhe me Armë do të mbetet e pavdekëshme sepse i tillë ka qënë dhe mbetet ky Rilindas i paepur dhe i vendosur për Lirinë e vëndit të tij dhe të popullit të tij.
Pjesmarrja e Mihal Gramenos në çetën e Heroit Çerciz Topulli i dha emër kësaj çete në shkrimet e tij të asaj kohe, madje kjo çetë e vogël e cila nuk i kaloi të 30 vetët u bë po aq e njohur sa ushtria e Ded Gjo Lulit i cili mblodhi në atë kohë deri në 2000 luftëtarë në luftë kundër Perandorisë Turke për liri e pavarësi.
Patrioti Mihal Grameno ishte një njeri poliedrik: Luftëtar-Patriot-Rilindas- Shkrimtar-Publicist, nga më të mirët. Po ta nisim nga veprimtaria letrare e tij mbeten të njohura dhe të gdhëndura në letërsinë shqipe të para clirimit shohim se:
Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.
Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve. Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja të shkruara në vargje. Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha "Për Mëmëdhenë" u bë një këngë e famshme atdhetare. Është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) botoheshin në Shqipëri dhe diasporë, si “Lidhja ortodokse” në Korçë, “Përlindja e Shqipërisë” në Vlorë dhe "Koha" në SHBA (1911-1926), me disa ndërprerje, “Drita” në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi dhe drama. Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare[1].
Vitet 1921-1924 Përfshin veprimtarinë publicistike, në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij.
Etapa e fundit e tij jane shkrimet publicistike të viteve 1925-1930, kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare”, gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos.
Mbreti Zog pas vitit 1924 e detyroi te tërhiqet nga veprimtaria e tij publicistike dhe madje e dënoi për përkrahjen që i dha Mihal Grameno Revolucionit Demokratik të Nolit, por më vonë, nga fundi i jetës së tij i dha një pension të përjetshëm dhe nuk ushtroi më presion ndaj tij.
Në vitin 1907 u bashkua me çetën e Çerci Topullit për të luftuar turqit. Mori pjesë në betejën e Mashkullorës, Gjirokastër.
por edhe si anëtar i Kongresit.
Më 1909 krijoi Kishën e parë Orthdokse të pavarur nga Greqia por nuk u njoh nga Perandria Otomane e për pasojë krijoi Lidhjen Orthodokse.
Më 1915-1920 shkoi në SHBA dhe më 1919 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan.
https://en.ëikipedia.org/ëiki/Mihal_Grameno
https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Mihal_Grameno
Mihal Grameno vdiq në shtëpinë e tij në Korcë i ndëruar nga bashkëkombasit por i harruar sot nga korçarët të cilët nuk bënë asnjë gjë për të më 5 shkurt si përkujtimore të vdëkjes së këtij patrioti të madh, por as dhe shteti shqiptar..
Shteti shqiptar e ka nderuar me titullin Hero i Popullit.

Referencat
1. ^ Letërsia.ZemraShqiptare.net Mihal Grameno
2. ^ 140 vjetori i Mihal Gramenos
3. ^ Dirk Hoerder, Harzig, Christiane: The immigrant Labor Press in North America, 1840s-1970s: An Annotated Bibliography: Volume 2: Migrants from Eastern and Southeastern Europe 031326077X 1987 (Lexuar më 3 qershor 2010)