Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Perplasja e ashpër politike disa vjeçare në Shqipëri është duke dhënë dhënë rezultatet negative të saj megjithë përpjekjet e Maxhorancës dhe kryesisht të socialistëve brënda vëndit, dhe komunitetit ndërkombëtar jashtë vëndit si BE, PE SHBA.
    Përplasja e ashpër politike shumë vjeçare është acaruar shumë dhe ka një rritje të ashpërsisë në raport me fillimin dhe vazhdimin e Reformave në drejtësi.
    Megjithë stabilitetin ekonomiko-financiar , stabilitet i cili duhej të qetësonte pëplasjen politike, ashpërsimi i vazhdueshëm i toneve nga Opozita dhe nga disa ish ministra apo drejtues të LSI, ish socialistëve të përkëdhelur Blushi&Hafizi, tregon se përplasja politike ka shkaqe të tjera të cilat nuk kanë lidhje me stabilitetin ekonomiko-financiar për të cilat është i interesuar populli por ka lidhje me katër problemet kryesorejashtë këtij stabiliteti:
    - Rrezikimi i të paprekëshme (nga Refoma në Drejtësi) të cilët janë drejtues partish, drejtues V.I.P-a që nuk kanë lëvizur nga vëndi deri tani megjithë shkeljet e ligjit,
    - Bllokimi i fitimeve, nga goditja e që i bëri Qeveria - kanabisit të mbjellë (të korrur e të shitur për vite me rradhë në heshtje informative para 2013perveç Lazaratit), që nga fillimet e viteve 2000 e deri më sot,
    - Fillimi i Çmontimit të Piramidës së Korruptuar të Drejtësisë,
    - Përpjekjet për të vendosur në binarë shoqërinë shqiptare e cila ka jetuar deri tani në shtet anarkik, duke i u shmangur taksave, duke mos dënuar me vite me rradhë shkeljet e ligjit nga ana e shumë drejtuesve administrative. Ligjore, dhe të zgjedhur të tre pushteteve në Shqipëri. Lufta per të rimarrë pushtetin politik i cili do të mundësojë të Paprekshmit që t`i shmangen dënimit dhe përgjegjësive për zullumet që kanë bërë.
    Po të marrim dy deputetet hipokritë të PS që u largun nga PS sepse ishin të pkënaqur `nga drejtimi i vendit nga qeverisja e PS dhe e maxhorancës`, llummi dhe vreri që përdorën ata tregojnë se pakënaqësia është diku tjetër: tek mos realizimi i dëshirës së tyre për tu bërë ministra, dhe tek mëndjemadhësia që i ka karakterizuar këta pafillo të cilët kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dhe se meritokan më shumë. Por duke ditur të kaluarën e tyre dhe duke parë veprimet e tyre hipokrite . vendime të cilat u mjaftuan të largohen nga PS po nuk ikën nga karrikja e deputetllëkut, kjo tregon një karakter intriganti dhe Hipokrit sepse cfarëdo lloj justifikimi që ka nxjerrë nga goja Blushi dhe Hafizi, ka rënë era dallkaukllëk, aq i qartë se sa që librat paçavure të Blushit vërtetojnë se ai mbetet një intrigant dhe dashakeqas ndaj ish kolegëve të vet aq sa kërkon edhe vdekjen e tyre (shikoni të dy librat e fundit se si përfundojnë personazhet kryesorë).
    Po të marrim Ilir Metën, ky person vjen nga komuniteti i fshatarësisë kooperativiste dhe ndonëse është qytetar dhe banon në qytet, mentaliteti i tij mbetet fshatarak: të përfitojë sa më shumë e të japë sa më pak, të krijojë lidhje të paqëndrueshme të cilat mund ti prishë pa u bërë merak për të tjerët e aq më pak për popullin. Thashethemet dhe gjyqi ndaj tij për videon tregon se ku ka zë nuk është pa gjë.
    Po të marrim Lulzim Bashën munnd të konstatojmë se nga një kamarier i thjeshte në Hollandë u bë përkthyes në Kosovë dhe ra në kontakt me persona të rëndësishëm të PD dhe të institucioneve ndërkombëtare dhe përnjëherë u favorizua duke u bërë ministër i brëndëshëm, kryetar bashkie, dhe kryetar partie. Në rrugën e tij drejt majave të pushtetit sigurisht ka akuza për korrupsion për rrugën e Kombit, dhe shkelje të ligjit në 11 janar.
    Sa për Sali Berishën ai mbetet prototipi se si nuk duhet të jetë një udhëheqës shteti , të cilin unë e justifikoj për 3-4 vitet e para në pushtet për shkak të mungesës totale të eksperiencës, por shkeljet e ligjit, klientelizmi, mungesa e përgjegjësisë gjatë tetë viteve të qeverisjes së fundit, e bëjnë një person që duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.
    Ka plot të tjerë, por po përmënd Problemin e Kanabisit i cili ka fiilluar të mbillet në Shqipëri që herët në fillimet e viteve 2000 (ndoshta dhe më përpara, por nuk ka informacion). Fitimet e mëdha nga shitja bëri që kanabisi të mbillet në gjithë Shqipërinë që ne kohën kur Kryeministër ishte Fatos Nano dhe Ilir Meta, dhe ka disa raste kuptimplote të disa ngjarjve të pa kuptueshme kur ato çfaqeshin në media.
    Marrja e pushtetit nga PD në 2005, e çoj më përpara dhe shtoi prodhimin e për pasojë shitjen e kanabisit.
    Por qeveria e atëhershme përdori të njëjtën metodë që përdorën Nano&Meta përpara tyre, duke dis-informuar publikun popullin dhe duke nxjerrë në pah, vetëm Lazaratin, e duke i atribuar atij të gjithë problematiken e prodhimit të kanabisit.
    Askush nga Ministria e brëndëshme e atëhershme nuk tregoj sa ton kanabis prodhohej në vitet 2000-2005, dhe 2005-2013. Sigurisht prodhimi do të dilte disa herë më i madh se mund të prodhonin gurët e Lazaratit.
    Marrja e pushtetit nga qeverisja e Edi Ramës, përkrahja e tij nga ana e ndërkombëtarëve, Programi plot reforma, ndesh papritur në kundërshtitë (e fshehta, me hedhje guri e fshehje dore), e Aleatit të tij programatik –Ilir Metës, i cili e dinte fare mirë se çpo ndodhte me kanabisin dhe kanabizimin e vëndit, por bëri të paditurin duke e lënë Ramën dhe qeverinë e tij përballë sulmeve të parapërgatitura dhe të detajuara dhe duke i a vëshur kanabizimin e vëndit qeverisjes së PS. Lufta kundër Kanabisit e cila u bë kësaj here seriozisht nga PS dhe Maxhoranca (me LSI e cila përpiqej të bënte të paditurin por e dinte fare mirëproblemin), përfundoj vetëm fazën e parë duke shkatërruar përfundimisht plantacionet e kanabisit më Lazarat; sidoqoftë pjesa e dytë e dalë papritur në dukje- ajo se kanabisi mbillej në gjithë vëndin, e vuri në vështirësi qeverisjen e cila kërkoi ndihmën e ndërkombëarëve. Dihet se ndërprerja e fitimeve dhe arrestimet bëri që të dalë indirect ata që përfitonin nga paratë e Kanabisit.
    Në vënd që të gëoheshin edhe Opozita edhe LSI, filloi një furtunë shpifjesh , lufte politike të ashpër të hapur dhe të fshehtë.
    Kjo gjë tregoi se pronarë dhe përfitues mund të jenë dhe faktikisht mbeten disa nga drejtuesit opozitarë, disa të aleatëve, dhe miqve të tyre, të cilët u zëmëruan shumë nga përpjekjet e policisë së shtetit dhe asaj italiane e greke madje dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Nuk mbeti puna vetëm tek zemërimi por lufta e ashpër çdo të enjte, deklaratat disa edhe dy herë në ditë kundër Ministrit të Brëndëshëm tregonte se Maxhoranca kishte prekur dhe prerë atë që duhej: fitimet nga droga, kishte dëmtuar rëndë korrupsionin e ish-ave.
    Probemi tjetër i rëndë ishte dhe mbetet Reforma në drejtësi, reform për të cilën u bëçmos të pengohet, dhe kuptohet fare mirë nga opinioni public,qytetarët, votuesit, se ata që penguin, zvarritën, dhe po pengojnë e zvarritur edhe sot zhvillimin e Reformës në Drejtësi- janë praktikisht humbësit dhe përgjegjësit kryesorë të një drejtësie të varur dhe aspak noramle, të një drejtësie e cila ka dëmtuar rëndë të ardhmen e vëndit,ka krijuar probleme gati të pazgjidhura për pronën, duke liruar vrasësit, drogaaxhinjtë, duke dëmtuar rëndë imazhin e gjyqtarit, juristit, dhe drejtësisë jashtzakonisht të korruptuar të gjyqtarëve, prokurorëve.
    Kjo përplasje politike në të cilën Maxhoranca kërkon të verë në binarë drejtimin e vëndit, dhe të realizojë integrimin e vëndit sa më parë për në BE, dhe nga ana tjetër Opozita humbëse e cila kërkon të fshehë përgjegjësitë e të kaluarës qeverisëse të saj nëpërmjet parrullës `hajduti thërret kapeni hajdutin`, dhe duke u hedhur në sulm nëpërmjet shpfijeve, ka përfshirë edhe një element të rëndësishëm i cili këto dy vitet e fundit ka marrë rol të dorës së parë në acarimin e gjëndjes dhe në nxirjen e imazhit të Shqipërisë . Ky element është Media, dhe më saktë disa individë mediatikë pronarët e të cilëve janë në Parlament dhe në Opozitë.
    Vërehet se analistë , opinionistë të caktuar të cilët kanë bllokuar Mediat kryesore të vëndit duke dalë çdo ditë e natë për të shprehur opinionet e tyre, opinione dhe analiza të cilat kanë shkaktuar një dis-informim dhe acarim artificial të gjëndjes në shtetin shqiptar, duke krijuar një imazh të rënë dhe aspak real të vëndit në sytë e teleshikuesve. Mendoj se kjo ka ardhur për shkak të analizave dhe opinioneve të porositurame pagesë për të dëmtuar qeverisjen, dhe njerëz të caktuar të qeverisë si p.sh., z. Tahiri, Kryeministrin actual, akuza për kanabizim të vëndit në një kohë kur kanabizimi ka qënë real që në 2000 por nuk kishte informacion dhe nuk luftohej nga qeverisja. Kjo shihej qartë në arrogancën e disa moderatorëve sidomos të Fevziut kur pyesnin Kryeministrin, duke dalë nga roli i tyre i moderator dhe duke shkelur rëndë etikën.
    Lufta e disa Mediave kryesore të blera, po shkakton atë që ka thënë edhe Presidenti i Ri i SHBA- Trump: ..janë duke dhënë `Fake neës`…, pra janë duke dalë nga roli i tyre informues dhe i gjetjes së fakteve dhe pastaj të akuzojnë, drejt fabrikimit të fakteve dhe akuzave sipas `fake news`. Kjo gjë e rëndë që ka ndodhur në SHBA po ndodh edhe në Shqipëri, duke dëmtuar të ardhmen e vëndit.
    Madje ka ndodhur dhe një risi e re: ajo e dergimit të artikujve në gjuhë të huaj, kryesisht anglisht, e më pak gjermanisht drejt shtëpive botuese serioze për tu botuar dhe për tu quajtur sikur janë bërë nga artikullshkrues të huaj. Qëllimi? Qëllimi është goditja e qeverisjes për të penguar Reformat dhe për të mbrojtur të paprekshmit.
    Aktivizimi i disa Mediave kryesore TV, elektronike dhe disa gazetave, nëprëmjet analizave me analistë të porositur dhe `Fake News`, mund të japin rezultatet saj në raast se qeverisja nuk do të veprojë drejt, dhe në se nuk do të punojnë shumë për të çmontuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shpifësit, fajtorët, dhe disa drejtues kryesorë që janë në drejtime partiake dhe privatë por që janë totalisht të korruptuar duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit vite me rradhë. Këta njerëz dihen kush janë, madje për të mbrojtur vehten e tyre, dalin çdo ditë në Konferenca shtypi për tua hedhur fajin që kanë ata vetë-të tjerëve. Kjo është e turpshme.
    Le të shpresojmë se Reforma në drejtësi do të vërë para përgjegjësisë peshqit e mëdhenj dhe sa më parë të bëhet kjo punë aq më të pasigurtë do të jenë të paprekshmit, dhe aq më të sigurtë dhe të qetë do të jetë populli shqiptar nga futja në burg e këtyre vampirëve që krijoi ndryshimi i sistemit.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Nje analize e mire deri diku, po gjerat ndonjeher jane pertej asaj cfare jep media.Sic thot dhe nje shpehje e bukur kineze " qe peshku mban ere gjithmon nga koka" shpresoj per keta peshk te kete vertet reforme.

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Jane te gjithe bashke!!
    Mos u lodhni kot!!

    Ka qe 25 vjet qe na hedhin hi syve...
    Vjedhin bashke, puthen bashke, shahen bashke, pa.llohen bashke..., te gjitha i bejne bashke.
    Pjesa tjeter esht show per popllin trimtrapheroik dhe t'ndershem deri ne palce...

    Nuk lane pasuri toksore/nentoksore/ajrore pa gllaberu, e mbyten popllin me taksa rruge/policie/zjarrfikse/shendeysie, e nga ana tjeter prape se prape te gjitha sherbimet jane me pagese...

    Pas ca muajsh vazhdojn fushatat e mashttimit, dhe poplli e ha prap...

    Kto din var n'litar te gjithe, pa petjashtim!!!
    We Zoti u dhasht hakun aty ku i dhemb ma shum!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (03-02-2017)

  5. #4

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Jane te gjithe bashke!!
    Mos u lodhni kot!!

    Ka qe 25 vjet qe na hedhin hi syve...
    Vjedhin bashke, puthen bashke, shahen bashke, pa.llohen bashke..., te gjitha i bejne bashke.
    Pjesa tjeter esht show per popllin trimtrapheroik dhe t'ndershem deri ne palce...

    Nuk lane pasuri toksore/nentoksore/ajrore pa gllaberu, e mbyten popllin me taksa rruge/policie/zjarrfikse/shendeysie, e nga ana tjeter prape se prape te gjitha sherbimet jane me pagese...

    Pas ca muajsh vazhdojn fushatat e mashttimit, dhe poplli e ha prap...

    Kto din var n'litar te gjithe, pa petjashtim!!!
    We Zoti u dhasht hakun aty ku i dhemb ma shum!!!



    Ke bere vertete perkufizimin me te mire te mundshem sa i perket kti realiteti te hidhur qe na rrethon. Ishalla po vihet ne zbatim ajo reforma e famshme ne drejtesi.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Shpresojme qe te paprekshmit-pas perplasjes se Lu me z. Dhalla te marrin ndeshkimin qe meritojne.

  7. #6

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Po i afrohet dita te "paprekurve" me ne fund.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: `Të Paprekshmit` mund të rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri

    Ceshtja eshte a ka dhe a ka patur ndonjehere Shqiperia te paprekur apo vetem qener ndeshjesh te pergjakshme midis tyre midis Avnive(djemve te rinj) dhe Esateve apo pasanikeve te saj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •