Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Shqiperia ne vitin 1916

    Antonio Baldacci (1916)
    ...

    Eshte per te uruar qe Shqiperia te kete nje dite-nje dite jo te larget- rregullimin e rrugeve te komunikimit dhe porteve,dhe qe te marin zhvillim veprat publike te nevojshme gjenerale. Shteti i ri nuk mundet sigurisht te perballoje te gjitha ne nje here problemin e madh per ti dhene nje "aspekt" te vertet civil ketij kombi,i harruar per shekuj e shekuj nga njerezit; e gjitha mundet te behet gradualisht.

    Ne kete pike lind pyetja : Shqiperia eshte nje vend i varfer apo i pasur ? Ose,me fjale te tjera, risurset ekonomike mundet te bejne te mundur qe Shteti te ver dore ne shpenzimet qe duhen ne ekzekutimin e nje programi te nje pune kolosale dhe qe duhet te permbledhi gjithēka qe duhet ta kishin bere dhe nuk e bene Turqit ne kater shekuj e gjysem te dominimit ?

    Do pergjigjem me sinqeritetin me te madh,e cila vjen nga eksperienca e ketyre 25 vjeteve te studimeve dhe eksporimeve,qe Shqiperia,edhe keshtu tmerresisht e gjymtuar ne te drejtat e saj gjeografike,etnike dhe politike,eshte nje vend me te ardhme te sigurte ekonomike.

    Pasurite e tokes jane mjaft te mira pa zbritur ne hollesit e minierave qe mbase edhe egzistojne,por qe nuk njihen (nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar eksplorimet e Briot,Martelli,Frech, te Nopscsa dhe te tjereve),mjaftojme te konsiderojme terrenin qe i pershtatet agrokultures,zooteknis,dhe shvillim pyjor. Fusha e Myzeqese,fusha e Zadrimes,fusha e Tiranes mundet te jene hambaret e ketij vendi qe ka lene ne harese ēdo kultivim buqesor,duke u limituar vetem ne prodhim e dritherave prane fshatit dhe vetem ate pak dhe shpesh e pamjaftueshme per konsumim te brendshem,kur mundet te kishte prodhuar kuantitete te medha edhe per eksportin. Ketyre fushave do te vine dhe ti shtohen me mbrapa edhe bonifikimet keshtu qe dhe malaria do te jete vetem nje kujtim per popullin,hapesirat sot te permbytura te bregdetit shqiptar nga Shengjini deri ne Vlore. Kur keto pjese te fushave bregdetare do te behen te perdorshme,qe eshte e pasur me humus ne ēdo vend,do te kultivohen te gjitha varietetet mesdhetare te terreneve te thata dhe atyre te njoma,pergjithsisht kultivimi i orizit. Me fjale te tjera,toka shqiptare mundet te zhvillohet shum shpejt ne keto kultivime si ajo e fushave Padane ose e Italise qendrore dhe jugore. ...

    Nje administrim i menēur dhe nje qeveri e forte mundet te sigurojne ringjalljen e bujqsise shqiptare. Pengesat per tu zgjidhur jane sigurisht madheshtore. Pronesia e tokes eshte shum pak e ndare midis popullsise edhe shume feudal dhe bejlere jane te prapambetur. Fshatari qe ka vetem kafshet e punes dhe shum pak mjete te tjera te duhura per te punuar, merr vetem gjysmen e ketij prodhimi ; kur mjetet,kafshet dhe materjalet i furnizon i zoti i tokes fshatarit si mbetet vetem se nje e treta e prodhimit.
    Ne pergjithsi kondicionet sociale te vendit kane mbajtur popullsin rurale ne gjendjen me mizerabile te mundur dhe mungesa e sigurise dhe barbarise te Turqeve e ēuan nga inercia ne indiference,qe fshatari te kultivoj aq sa i nevojitet thjeshte per te jetuar dhe per te paguar "te dhjetat",ti japi te zotit te tokes pjesen e tije.
    Ky degradim ndaj punes vjen si pasoje edhe te kushteve dizastroze higjenike dhe te pamundesise per te shitur prodhimet per mungesen e rrugeve qe shpesh e bejne largesine shume te madhe ndaj qendrave te populluara. Shqiptari flen dhe ha pak dhe keq, dhe eshte i ndjekur nga semundje te ēdo lloji,midis te gjithave malaria,mungesa e ēdo strukture ne mbledhjen e plerave si dhe gjithashtu edhe mungesa ne veshje (1). ...

    Ne kohen e Turqise,Qeveria merte rregullist taksen e te dhjetave. Si detyrim kishte formuar disa banka buqsore,por ato nuk funksiononin sepse nuk kishin kapital te mjaftueshem dhe interesat ishin shume te larta, dhe formaliteti e bente te pamundur te funksiononin ;mosbesimi dhe mashtrimi ishin normale midis Shtetit dhe fshatit. Asiguracioni bujqesor nuk njihej,dhe keshtu nuk kishte as bashkime sindikatash dhe as nje sistem kooperativash.Ne Shqiperi nuk ka egzistuar asnjehere nje shkolle agrikulture,qe domethene nuk egzistonin as laboratoret agrar dhe as stacionet meterogjike. Ne 1900 u vendos, vetem sa per emer, nje vend per inspektorin agrar ne Shkoder dhe Janine.

    Per ta nxjerre agrikolturen shqiptare nga kjo gjendje braktisjeje gjenerale ne te cilen ndodhet,duhet pernjehere te vendosen parcela eksperimentale per te familjarizuar fshatarin me metodat dhe instrumentet e agrikoltures moderne. Ne Shqiperine bregdetare te veriut,deri ne Shkumbin mundet te merret,mendoj une,300.000 hektar siperfaqeje te kultivuara dhe po aq nga Shkumbini e poshte. Terreni,(toka) qe mundet te kultivohej ne fshatrat ne afersi te detit kushtonin ne kohen e Turqise 750 franga per hektare ; por ato me larg qendrave ku popullsia ishte e rralle nuk gjenin bleres as edhe me 10 franga hektarin. ...


    (1) I dottori Santucci e Rotolo,della prima Missione Sanitaria dell l'Albania settentrionale (1914),hano riscontato nella popolazione un numero impressionante di malarici,di turbecolotici,di luetici, nonche le forme piu varie e piu gravi di anemie profonde,di bronchiti cronicissime,di affetti di polireumatismo articolare,di cardiaci,e, infine,una straordinaria quantita di malattie della pelle e del cuoio capelluto. Nell'Albania centrale,i dottori Sanmartino e Schiro,della seconda Missione Sanitaria italiana,fecero constatacioni non dissimili da quanto ha riscontrato la prima missione,se si eccetua una notevole prevalenza delle forme luetiche.
    I luoghi visitati sono rattristanti,poiche il quadro di miseria,di abbandono in cui giacciono quegli abitanti,l'assoluta mancanza di comodita e di agi della vita,produce nell'animo dell'osservatore un senso di penoso scoramento,tanto piu profondo quanto si pensi alla naturale fertilita dei terreni e alla sveliata intelligenza degli Albanesi,che potrebbero,tutti, con un po'di buona volonta e inspirandosi al conctetto della patria,risorgere a nuova vita,dando forma e contenuto civile al nuovo stato.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Shqiperia ne vitin 1916

    100 vjet me vone jemi prape cope cope

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •