PORTRET AKTORI

Xhevat Oena, aktori zeshkan me shpirt te bardhe

Xhevat Qena, ka arritur qė pėr kėto dyzet vite te krijimtarisė se tij, te pėrēojė "bardhėsinė" e shpirtit te tij krijues, t’ia pėrēojė emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojė dhe ta dojė.

Jeton Neziraj

Xhevat Qena ka lindur me 5 tetor 1932, ne Mitrovicė. Ka luajtur ne mbi 150 shfaqje teatrore, si: "Besa", "Halit Gashi", "Mita", "Duart e ndyra" (Slobodan Popiq), "Mbreti Edip" (Veselin Llukiq), "Sinkopa", "Dashuria", "Perkolgjinajt", "Gjenerali i ushtrisė se vdekur" (Piro Mani), "Ora","Othello", "Erveheja" (Muharrem Qena), "Garderoberi", "Babai" (Selami Taraku), "Zhorzh Dandeni", (Muharrem Qena), "Dhėndrri nga Parisi", "Halili e Hajria" (Qemajl Lila), "Dervishi dhe vdekja" (Vllada Milqin). "Era dhe lisi" (Ljubisha Giorgievski), "No pasaran" (Fadil Hysaj), "Lavirja e denjė pėr respekt", "Revizori" (Besim Sahatēiu), "Peripetitė e kohės" (Kristė Berisha), "Studentėt e pėrjetshėm", "Vinetu", "Tartufi", "Pėrqafimi" (Tomislav Durbeshiq), "Ushtari i mire Shvejk" (Abdurrahman Shala), "Profesori Mamio". "Oda e errėt", "Ora", "Brazat e palavruara" etj.

Ka luajtur ne filmat artistik: "Si te vidiset", "Sulmi i kuq", "Uka i bjeshkėve te nemuna", "Fidani", "Proka" etj., si dhe ne dhjetėra videokomedi televizive, ne shumė radiodrama e emisione televizive. Pėr rolin e tij episodik ne shfaqjen "Tartufi" ėshtė shpėrblyer ne Festivalin e atėhershėm te ish-jugosllavisė "Takimet e Joakim Vujiqit".

Si fėmijė, nėna i kishte thėnė: "Tė kam gjetur ne oxhak, prandaj edhe je kėshtu je i zi". Xhevat Qena, si duket, i kalitur ne atė "oxhakun" ku ishte "gjetur", padyshim mund te konsiderohet si njė prej aktorėve shumė te suksesshėm te teatrit kosovar, veēanėrisht i suksesshėm pėr rolet e tij ne komedi. Tradita e tij famiijare prej bukėpjekėsish, siē duket, i kishte lėnė atij trashėgim zanatin me te cilin ai pėr mbi dyzet vjet te krijimtarisė se tij artistike, "do te gatuajė" personazhet e tij, qė kanė lėnė gjurmė ne teatrin kosovar. Xhevat Qena fillon te punojė si aktor ne vitin e hershėm 1952, me energjinė dhe elanin rinor, i cili shpejt do t’ia hapė rrugėn drejt suksesit... Para po gati 50 vjetėsh, ai, duke shėtitur pranė xhamisė se Sinan Pashės ne Prizren, ishte ndalur dhe kishte shikuar njė fotografi ne vitrinėn e njė fotografl te qytetit. Shokut qė po e shoqėronte i kishte thėnė: "Qyre, Bajram, nėse e gjej kėtė ēikė, pa u martu me te s'e la...!". Leze Qena, vajza e atėhershme e fotografisė se asaj vitrine, tash e qė nga ajo kohė ėshtė gruaja dhe partnerja ne shumė shfaqje ku ka luajtur Xhevat Qena.


Portreti i aktorit

Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatėr. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndėrmjet viteve 1956-19957. Sensi i tij pėr komiken si dhe profili i tij i veēantė kanė bėrė qė ai te jetė njė prej aktorėve me te kėrkuar ne komedi, megjithėqė, sic pohon ai ne njė intervistė te tij, me tepėr e ka dashur dramėn: "Une e kam dashur dramėn se e kam ne vete njėfarė dramaciteti, e kam njėfarė fuqie pėr drame... P.sh., roli qė me ka lėnė mbresa shumė ka qenė njė rol episodik i njė avokati, i njė te ēmenduri, ne dramėn "Oda e errėt". Gati jam ēmendur edhe vete, duke u thelluar ne atė rol". Kolegėt dhe njerėzit qė njohin potencialin e tij, mendojnė se ėshtė mėkat qė ai ėshtė shfrytėzuar shumė pak ne drama. Xhevat Qena ka luajtur shumė, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjė shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenėn, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te pėrshkruhet si aktor qė ka njė aftėsi te jashtėzakonshme te mbajė te pėrqendruar vėmendjen e publikut. Ėshtė shumė sugjestiv, aktor qė, siē shprehet ai vete, ėshtė pėrpjekur gjithmonė te jetė "pėrdhesė", i "tokės". Krijon improvizime, por gjithmonė ne kontekst te batutės se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilėn ndodhet personazhi qė ai luan.. ."Edhe nėse Xhevati ka luajtur vetėm ne njė skenė te vetme, nuk ka qenė e mundur te kalojė 'pa u hetuar' prej publikut. Xhevati ėshtė aktor qė di t'i krijojė hapėsirė vetes...", shprehet aktorja Igballe Qena.

Rolet me te suksesshme

Njė prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenės ėshtė padyshim ai ne shfaqjen "Pėrqafimi", i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetėr, ku potenciali i Xhevat Qenės si aktor del i plotė, ėshtė "Duart e ndyra", te Sartrit, ne te cilėn luan edhe bashkėshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja "Ushtari i mire Shvejk", ne regji te Abdurrahman Shalės, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, njė personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen "Vinetu" (vitet e 60-ta), ne te cilėn luan rolin kryesor, atė te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe....

Dyzet vjet...

Pėr mbi dyzet vjet ne skenė, Xhevat Qena hyn ne radhėn e aktorėve cilėsor, me merita te pakontestueshme pėr teatrin kosovar. Rolet e tij, por edhe te bashkėshortes se tij Leze Qena, pėr kėto vite kanė rrezatuar te publiku subtilitetin qė ofron bota artistike a teatrit dhe flimit... Aktori "zeshkan", Xhevat Qena, ka arritur qė pėr kėto dyzet vjet te krijimtarisė se tij, te pėrēojė te publiku "bardhėsinė" e shpirtit te tij krijues, t’ia pėrēojė emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojė dhe ta dojė.

Faruk Begolli: Pėr rolin e tij ne filmin artistik "Sulmi i kuq" te Predrag Golluboviqit, prodhim i Kosovafilmit, ne te cilin kan luajtur edhe aktorė te njohur si: Bata Zhivojnoviqi, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Boris Dvomiku, Olivera Katarina etj, Xhevat Qena, ne njė festival te atėhershėm, ėshtė shpėrblyer si aktori me i mire... Xhevati ėshtė njė aktor sharmant, njė aktor i cili nuk i le hapsirė asaj « rampes » qė shpesh krijohet mes shfaqjes dhe publikut...

Igballe Qena: Shfaqja e pare qė kam luajtur me Xhevatin ėshtė "Sinkopa" e Anton Pashkut, ne regji te Slobodan Popiqit, e realizuar ne vitin 1969, shfaqja e dytė ėshtė "Perkolėgjinajt". Si aktorė e re ne atė kohė, kisha njė respekt te madh pėr Xhevatin dhe pėr punėn e tij. Kėto vitet e fundit kam luajtur ne shumė projekte me Xhevatin, sidomos ne videoprojektet e Adem Mikullovdt. Ne njė shfaqje ku ke partner Xhevatin, shumēka ėshtė me lehtė, pasi ai nuk mendon vetėm pėr veten, por edhe pėr partnerin me te dlin luan.

Drita Krasniqi: Shfaqja e pare ku kam pasur partner Xhevatin ėshtė "Perkolėgjinajt". Xhevati luante njėrin nga vėllezėrit e mi. Pastaj kam luajtur edhe ne shumė shfaqje me te, por edhe me Lezen... Xhevati ėshtė aktor me shumė imagjinatė dhe me plot sharm. Aktor qė di te bėjė trasnformime te befasishme, te bėjė kalime interesante nga situata ne situatė... Aktor qė di te krijojė atmosferė ne shfaqje dhe ta mbajė te pėrqendruar vazhdimisht vėmendjen e publikut... Xhevati ėshtė aktor me shpirt poetik, i lindur si i tille...

Adem Mikullovci: Xhevat Qena ėshtė aktor shumė i veēantė. Ka diēka te posaēme ne artikulimin vokal te tij, ne nuancat, akcentin logjik, me lartėsinė e zėrit dhe me shikimin e gjestin. Ai ėshtė aktor qė vazhdimisht hulumton kur krijon rolin. Me kujtohet kur gjatė provave te shfaqjes "Gjenerali i ushtrisė se vdekur", ne te cilėn une isha si asistent regjisor, i thashė Xhevatit, qė luante njė prej roleve te rėndėsishme ne shfaqje: Pse Xhek nuk po e mėson tekstin?, ai ma ktheu: "Nėse ėshtė problemi vetėm te mėsimi i tekstit pėrmendėsh, atėherė merre rolin tim dhe jepja njė nxėnėsi, ai e mėson pėr dy dite. Xheku ėshtė aktor qė nuk i do teprimet, ekzagjerimet, ēirrjet... Ai te bėn te jesh i relaksuar para ēdo shfaqjeje. Ai mua me ka mėsuar qė "mjeshtria e interpretimit ėshtė te mos interpretohet".

Dibran Tahiri: Xhevat Qenėn si aktor e njoh qė nga viti 1969. Pėr here te pare me te ne skenė kam luajtur ne shfaqjen "Revizori" te regjisorit Besim Sahatēiut… Prandaj, ne atė shfaqje te pare, ne atė ballafaqim timin te pare me Xhevatin, me ėshtė dashur shumė punė qė te bėjė njėfarė "nivelizimi" te lojės sime karshi te tijės... Xhevat Qena ėshtė aktor qė me shumė sukses ka interpretuar edhe nėpėr komedi edhe nėpėr drama. Ėshtė shumė i pėrshtatshėm si partner. Ne njė turne ne Gusi, ku ishim me shfaqjen "Halili e Hajria", Xhevatit i ndodhi te harronte njė pjesė te tekstit... Shfaqja po luhej ne njė oborr. Ai duhej te thoshte: "Shtėpia e 'filanit' nuk po qet me tym, por ne vend te kėsaj ai tha: "Shtėpisė se 'filanit' i dual flaka..". Publiku qė po shikonte shfaqjen, u kthye te vėshtronte rrotull, se dlės shtėpi po i del flaka...! Ne aktorėt e tjerė te shfaqjes ndėrsa shpėrthyem ne gaz...

Leze Qena: "Pėr here te pare ne Krushė te Madhe shkuam pėr te luajtur njė shfaqje. E, kur e filluam shfaqjen ne salle pa karriga, ata ishin ulur rrafsh e neve na u qit njėfarė gazi. Xhevati e luante rolin kryesor, e ne hynim ne skenė me radhė, por secili duke qeshur, s'mund flisnim... Atėherė Xhevati na thonte: "Hė, ēka erdhe? Ēka po don me thanė? E di kėtė, e kėtė, e kėtė... Hajt, dil jashtė!" Kėshtu qė Xhevati na nxuar duke i thėnė tekstet e te gjithėve. Ne vetėm hynim e dilnim. Publiku u ter duke qeshur. Qesh na e qesh ata. Edhe kur dolėm, ata na thanė: 'Jaaa, na keni kėnaqur! Sa mire, bre, po dishi me keshė. Si po mundeni ashtu?!". Mandej, tashti vonė, ishim ne Gjermani me njė komedi, por na mungonin disa aktorė, nuk na i lėshuan prej teatrit. Mbasi nuk i lėshuan, u detyruam t’i marrim tre aktorė ne Shkup, te cilėt i kishin bajagi do role kryesore e qė tekstet s’i dinin. U munduan t'i mėsojnė gjatė udhėtimit, po kot. Kur mbėrrimė ne Munih, shkuam drejt ne skenė. Publiku tashmė ishte aty. Kur filloi shfaqja, shkupjanėt hynin ne skenė, por nuk e dinin tekstin, por Xhevati i nxirrte, duke u thėnė: "A ti erdhe, a? A mos deshte kėtė te ma thuash...? "Regjisor ka qenė Atdhe Gashi. Ai rrinte dikund ne fund te salles kurse Xhevati e thėrriste: "0 Atdhe, ku na prune kėshtu hė...!", duke dashur ta shajė, e publiku duartrokiste si pėrmendej emri "atdhe". "Bravo, bravo!...", i thonin...

(Marre nga shtojca "Jeta")