Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Zyrtare: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump[/B]

    Emri:  auto_d1484069790.jpg

Shikime: 2521

Madhësia:  24.3 KB

    Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.

    Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatori republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij - Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatorit Marty Golden, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të, SHBA, Donald Trump.

    Në ftesë e tij senatori republikan i Shteti të Nju Jorkut, zoti Golden, i drejtohet Madhërisë së Tij Princi Leka - duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ceremoninë Presidenciale, atë të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 - në Washington D.C. ku zoti Donald J. Trump do të bëjë betimin si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta "Bota sot".

    Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

    Përveç, kësaj, kjo ceremoni inaugurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës".

    Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

    Sinqerisht, Senator Martin J. Golden - Anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut.

    p.s Kam ven re se ky lajm nuk eshte prekur fare nga mediat shqiptare. Prandaj mendova ta perhap ku te mundem.
    Me behet qefi qe kane ftuar kete djale i cili jo vetem qe vjen nga nje familje fisnike e vertete dhe qe e pasqyron kete gje me se miri nepermjet sjelljes dhe maturise qe perdore mes hienave dhe kanibaleve qe kane kapur rob shtetin shqiptare per me shume se 75 vjet. Kjo eshte nje shuplake per te gjith politikanet e Shqiperise.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Interesant eshte fakti qe se ka dhene asnje media, "megjithato media e parti te djadhta" !
    E dyta,mbase qe lidhet dhe me te paren,shoku im,qe deri tani jeta e princit nuk ka asgje "interesante".

  3. #3
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Sepse asnje parti ne ate vend nuk eshte e djathte e vertete dhe se demokracia nuk egziston ne ansje lloj niveli, as mediat, asngje. Princin e kan lejuar te jetoj ne vendlindjen e babait dhe te gjyshit dhe te gezoje ate 'figure' qe ka sepse e dine shume mire qe nuk ka interes per te hyr ne politike te pakten tani per tani. Ose jan kane bere te qarte se nuk duhet te ket interes. Ai eshte i rrethuar me njerez nga 'ata'. Ta garantoj une se asnjerit nuk i ka ardhur mire per kete ftesen qe ka marr. Me fjale jane munduar te 'rihabilitojne' figuren e gjyshit por me shpirt dhe zemer ata e urrejne sepse ne venat e tyre rrjedh gjak i 'kuq' bollshevik. Njesoj si programet televizive me debate qe krijojne per te dhen pershtypjen se ka liri fjale dhe se njerezit jane te lire te thone dhe ate qe mendojne, por ama asnjeri nuk guxon te thote nje gjysem fjale per enverin, dhe kur disa marrin guximin e castit i hidhen ne fyt.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin

    Jam dakort me te gjitha,te gjitha jane te verteta.

    Problemi eshte Princi,qe nuk eshte aspak interesant, ose mbase eshte por asnje nuk e ka degjuar te flase.

    Perveç "modes" o fotomodelit ky princ ka ndermend te meret me politike ? Ka nder mend te bej diçka qe brezat qe do vine ta kujtojne si shqiptar ? Se mbase si princ do jete e veshtire...

    " E di,qe mbase eshte dhe e vertete shprehja qe "nen rrap nuk mbin rrapi",e kuptoj dhe "hijen" qe i ben rrapi i madh,dhe mbase edhe qe nuk behet dot rrap por te pakten te behet ndonje shkurre a ndo nje pem e vogel. Deri tani nuk duket as bari,poshte rrapit".

  5. #5
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jam dakort me te gjitha,te gjitha jane te verteta.

    Problemi eshte Princi,qe nuk eshte aspak interesant, ose mbase eshte por asnje nuk e ka degjuar te flase.

    Perveç "modes" o fotomodelit ky princ ka ndermend te meret me politike ? Ka nder mend te bej diçka qe brezat qe do vine ta kujtojne si shqiptar ? Se mbase si princ do jete e veshtire...

    " E di,qe mbase eshte dhe e vertete shprehja qe "nen rrap nuk mbin rrapi",e kuptoj dhe "hijen" qe i ben rrapi i madh,dhe mbase edhe qe nuk behet dot rrap por te pakten te behet ndonje shkurre a ndo nje pem e vogel. Deri tani nuk duket as bari,poshte rrapit".
    As une nuk e di. Por di qe asnje perreth tij nuk eshte per tu besuar. Te gjith strukturat dhe metodat e 'vjetra' te survejimit dhe kontrollit jan akoma ne funksion. Nuk ma ha mendja se ai eshte aq naiv sa duket. Nuk e di a ka bere ndo nje marreveshje qe ta lene te rimekembi imazhin e familjes se tij duke dorezuar cdo te 'drejte' per zyre dhe karrike. Dicka qe anes tjeter i leverdis. Nje princ sa per koperrtine qe te japin pershtypjen se ka demokraci dhe jemi edhe ne gjoja vend me tradita europiane nuk besoj se i kercenon, sidoms kur di qe ata kane fuqine absolute ne ate vend.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    As une nuk e di. Por di qe asnje perreth tij nuk eshte per tu besuar. Te gjith strukturat dhe metodat e 'vjetra' te survejimit dhe kontrollit jan akoma ne funksion. Nuk ma ha mendja se ai eshte aq naiv sa duket. Nuk e di a ka bere ndo nje marreveshje qe ta lene te rimekembi imazhin e familjes se tij duke dorezuar cdo te 'drejte' per zyre dhe karrike. Dicka qe anes tjeter i leverdis. Nje princ sa per koperrtine qe te japin pershtypjen se ka demokraci dhe jemi edhe ne gjoja vend me tradita europiane nuk besoj se i kercenon, sidoms kur di qe ata kane fuqine absolute ne ate vend.

    Qe jan akoma ne funksion nuk diskutohet,mjafton te shikosh perberjen e partive ku vet e djadhta si balli dhe legaliteti kan me teper spiun te komunizmit sesa vet partite komuniste.

    Mer Ballin Kombetar p.r.sh sot,me te vetmen gje qe mburren eshte aleanca qe kane me partin e sigurimit qe eshte PD. Edhe ky princi nuk eshte larg ketij pozicioni.

  7. #7
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe jan akoma ne funksion nuk diskutohet,mjafton te shikosh perberjen e partive ku vet e djadhta si balli dhe legaliteti kan me teper spiun te komunizmit sesa vet partite komuniste.

    Mer Ballin Kombetar p.r.sh sot,me te vetmen gje qe mburren eshte aleanca qe kane me partin e sigurimit qe eshte PD. Edhe ky princi nuk eshte larg ketij pozicioni.

    E mer Sero...Mjer populli se ata nuk kan per tu shkulur edhe per disa breza te tjere.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    E mer Sero...Mjer populli se ata nuk kan per tu shkulur edhe per disa breza te tjere.
    Do shkulen do shkulen. Siç duket mbase nuk do shkulen nga populli fatkqeqsisht por do shkulen duke ngrene njeri-tjetrin.

    Ne qofte se komunizmin e shkuli varfelliku keta do ti shkuli maskaralliku. Nuk e kane te gjate.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •