Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

    Emri:  1484109214Obama.jpg

Shikime: 2094

Madhësia:  49.7 KB

    Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

    "Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë” nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

    Por Presidenti në largim paralajmëroi se "Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë".

    Ai iu lut amerikanëve t’i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur "ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë".

    Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

    Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane - pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në "flluska", ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

    Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: "Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim - por në tuajat".

    Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

    / Top Channel

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

    Presidenti Barack Hussein Obama Soetoro, eshte presidenti me i ndyre qe ka pasur ndonjehere Amerika!!!
    Kryemyftiu Obama e ka shnderruar Ameriken ne nje vend me te cilin tallet e tere bota...e ka shnderruar ne nje vend ku tere pakicat ndjehen "shumice" dhe ne gjendje te perhershme konflikti me Shumicen; e shnderroi ne nje vend nga ku investimet ia mbathin me te katra; e ka shnderruar ne vendin ku te bardhet e kane per turp te jene krenare per origjinen dhe kulturen e vet; a ka shnderruar ne nje vend ku gazetaret kane per misio shperberjen e fjales se lire dhe zevendesimin e saj me vendosjen e kultures marksiste, mundesisht asaj islamike; e ka shnderruar ne nje vend ku vijne perpara lirite e krimineleve perpara lirive te njerezve te mire; e ka shnderruar ne vend te" botes se trete"!!!
    E si mund te jete ndryshe kur nje president amerikan,ai qe duhet te jete pasardhes dhe perçues i idealeve te Linkolnit, palladin i demokracise dhe lirise se fjales, paturpesisht dhe ndyresisht i puth doren me perulje mbretit te Arabise Sadite dhe thote perpara mikrofoneve se "E ardhmja nuk duhet t'i perkase atyre qe tallen me profetin e Islamit"!!!
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •