Siri, masakër në kufi me Turqinë, 60 të vdekur në një treg

Emri:  Siria-768x432.jpg

Shikime: 1108

Madhësia:  35.0 KB

Janë të paktën 60 viktima dhe 150 të plagosur në një atentat në Azaz, një qytet sirian në kufi me Turqinë i kontrolluar nga rebelët. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Kombëtar për të drejtat e njeriut, që ka sinjalizuar shpërthimin e një autobombe në një treg të mbipopulluar përballë një gjykatë islamike. Disa nga viktima janë rebelë, por për pjesën më të madhe bëhet fjalë për civilë.

Emri:  Siria-1-768x432.jpg

Shikime: 984

Madhësia:  40.7 KB

Sulmi vjen në një kohë ndërsa është në fuqi armëpushimi i arritur mes regjimit dhe rebleëve që nuk përfshin ISIS-in.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel brahman, ka shpjeguar që identifikimi i viktimave është shumë i vështirë, sepse disa trup a janë djegur plotësisht në shpërthim.

Imazhet tregojnë re të mëdha tymi që dilte nga zona e shpërthimit, e cila ishte shndërruar në një rrënojë të vërtetë. Rreth saj, makina që digjeshin dhe zjarrfikës që tentonin t shuanin flakët.

Një avokat, i cili gjendej në skenën e momentin të shpërthimit, Osama al-Mehri, ka deklaruar që “këto lloj krimesh kryhen vetëm nga grupi terrorist i ISIS-it”. “Ata shënjestrojnë civilët dhe grupet që duan të ndërtojnë këtë vend”, – shtoi ai.

Ai në sheshin e tregut, është atentati i fundit i ndodhur në qytet, ku në muajin nëntor kishin vdekur 25 persona, mes civilëve dhe militantëve rebelë pas shpërthimit të një tjetër autobombe. Rebelët akuzuan Shtetin islamik për sulmin, pasi kërkon të avancojë drejt lokalitetit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.
g.shqip