Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Emri:  sdfdgf_6-441x381.jpg

Shikime: 1166

Madhėsia:  37.9 KB

    Njė emigrant shqiptar qė punon nė Greqi u kthye pėr pushime nė Shqipėri, por ėshtė hasur me njė aksident qė i kushtoi shumė, jo nė aspektin fizik, por nė vlerė monetare dhe nė njė dhimbje tė madhe, qė vendi i tij vėshtirė se do tė bėhet ndonjė ditė.
    Ai ishte nisur pėr nė Greqi, por nė vendin e quajtur Markosh, nė Tepelenė u pėrplas me njė makinė “Land Rover” me targa shqiptare AA816KM dhe me emėr Agim Selim Ziflaj.

    Nga tė dyja automjetet pėrveē dėmeve materiale nuk pati tė lėnduar dhe sipas drejtuesit tė automjetit, Sofokli Prifti, faji ishte i tė moshuarit, ndaj ai u afrua dhe i kėrkoi falje duke i thėnė se do tė paguante dėmet.

    Por, kur erdhi policia gjithēka ndryshoi, i moshuari sė bashku me tė tjerėt qė kishte nė makinė, jo vetėm qė nuk pranuan fajin, por bėnė tė pafajshmin dhe gjobėn e mori Sofokli Prifti, i cili thotė mė tej polici i ofendoi edhe familjarėt, pėrfshirė kėtu edhe gruan.

    Denoncimi ne JOQ

    “Me quajne Sofokli Prifti. Makina: Nissan Navara me targa MIP****. Ne daten 3-1-2017 u nisem nga Shqiperia per te ardhur ne Greqi ,ishte ora 9 (me oren shqiptare) ne vendin Markosh TEPELEN ..kur na u perplas nga ana e djatht nje plak me makine Land Rover me targa shqiptare AA816KM me emer AGIM SELIM ZIFLAJ. Per fat te mire te gjith shpetuam mire (nga te dyja makinat) Nderkohe qe i moshuari doli nga makina bashk me gruan e tij duke u qar na tha se do paguante fajin qe beri sepse kuptovi qe ai kishte fajin. Tani do kalojme ne temen qe shkaktoj zemerimin tone …dhe do perpiqemi te drejten pavarsisht sa e veshtire mund te jete ..

    Erdhen policet te vendit TEPELEN ..fillimisht na pyeten ne se jemi te gjith mire …deti ketu gjithcka mire …pak minuta me vone erdhi komandanti i policise qe zoti ta bej police kete njeri me emer KUDRET MALAJ …Ne fillim vajti dhe takoj te moshuarin sepse njifeshin te dy …dhe mbas 5 minutash u afrua nga ne dhe me aspak respekt na fliste sikur ishim kriminel ,pas pak thirri nje shokun e tij gjasme si teknik per te bere matjet e aksidentit . Duke folur pak me larg se ne ,u afruan dhe na thane se fajti ishte i yni (nderkohe qe duket shume mire nga fotografite se kush ishte fajtori ) Dhe ne oren qe po u shpjegonim se si ndodhi aksidenti ,zoti KUDRET MALAJ ju drejtua femijes time dhe i tha “PSE ME RRI ATY SI GANGSTER AFER MEJE IK QE KETU DHE MI HIQ ATO DUART NGA XHEPAT ” ketu duhet te themi qe temperatura ishte -10grade.

    Edhe nderkohe qe ishim te gjithe te tronditur nga ngjarja prap zoti KUDRET MALAJ i tha gruas time qe po i shpjegonte se si u perplasen makinat “Ik me pirdhu budallacke futu brenda ne makine dhe mos llafose” ne ate moment u hodhen drejt tij dy femijet e mi dhe i larguan policet e tjere. Nderkohe qe po ndodhnin keto gjera te gjithe na u kundervune neve qe nuk kishim faji dhe atij qe shkaktoj te gjith aksidentin nuk i tha asnjeri asnje llaf mbas pes minutash nje nga fisi i te moshuarit pyeti zotrin KUDRET MALAJ kujt i ishte Nissan Navara dhe polici u pergjigj “Ja atit budallait atje” duke treguar mua! Un i njejti vajta dhe i kerkova te moshuarit te tregonte me saktesi cfare kishte ndodhur por ai me tha “nuk do them asgje me le rehat “kur pak minuta perpara se te flasi me zotin KUDRET pranoj qe ai kishte fajin! Zoti KUDRET MALAJ me coj ne polici dhe mori vendimin qe fajin e kisha un me denuan edhe me gjobe dhe me kercenoj qe neqofte se nuk firmosja letrat qe kishte mbushur ai sipas deshires te tij nuk do te me jepte dokumentat e mija (lejen e qarkullimit, patenten, karten jeshile edhe siguracionin )

    Bente shume ftohte jasht ishte -10 grade, e gjithe familja ime kishte ftohte keshtu qe u detyrova te firmosja letren. Sa e firmosa polici KUDRET MALAJ shikonte te moshuarin edhe i buzeqeshi plakut duke u tallur edhe duke nenvleresuar mua dhe pastaj me tha “Ik pirdhu tani”. Ne ate moment ju drejtova dhe i thash do flasim prap ne te dy dhe te jesh i sigurt qe do kerkoj per te drejten time. Ai qeshi prap me ironi dhe me tha “kur te kthehesh prap nga greqija hajde ndonje xhiro ketej qe te kerkoje te falur”! Njerez si keta i bejn keq vendit tim edhe perlyejn emrin e policise Shqiptare! Shpresoj qe ju mos tju ndodh kurre qe te mplekseni me njerez te tkurre!”

    Burimi: Dritare net

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Sipas asaj qe deklaron zoti Sofokliu duketr sikur ai ka te drejte, por nuk mund te themi se cila eshte e verteta pa degjuar edhe palen tjeter.
    Gjithsesi rruga me e drejte eshte ti cosh keto ceshtje ne prokurori dhe jo me gazetare e internet sepse duket sikur e imponon te drejten tende edhe nese ke apo jo.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Sipas asaj qe deklaron zoti Sofokliu duketr sikur ai ka te drejte, por nuk mund te themi se cila eshte e verteta pa degjuar edhe palen tjeter.
    Gjithsesi rruga me e drejte eshte ti cosh keto ceshtje ne prokurori dhe jo me gazetare e internet sepse duket sikur e imponon te drejten tende edhe nese ke apo jo.
    Nuk ke kuptuar ne thelb ate qe emigranti po ngre. Ajo qe ai po thote nuk eshte se kush e ka fajin e aksidentit e kush duhet te paguaje per demet. Ceshtja qe ai ngre eshte se ne ate vend, nuk ke as si te kerkosh te drejten, pasi njerezit qe e kane per detyre te ndihmojne qytetarin, ne kete rast polici, keta jane ata qe jo vetem nuk te ndihmojne, por te ofendojne e tallin. Dhe ne kushte te tilla ku qytetari nuk ka se ku te perplaset qe te gjeje te drejten e tij, nuk ngelet vecse te rrefeje per publikun e gjere ate qe i ndodhi kur u kthye ne Shqiperi. Dhe une e pergezoj kete qytetar qe beri kete denoncim publik, pasi tregon qytetarine e tij. Sa raste te tilla ndodhin perdite ne ate vend, dhe qytetaret nuk kane kurajon as ti denoncojne publikisht?

    Dhe kur mendon se nje polic sillet ne kete menyre me nje bashkeqytetar te vete emigrant, mendo se si do te sillej me nje turist te huaj qe nuk di as shqip?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-01-2017 mė 15:24

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Pėr: Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Sipas asaj qe deklaron zoti Sofokliu duketr sikur ai ka te drejte, por nuk mund te themi se cila eshte e verteta pa degjuar edhe palen tjeter.
    Gjithsesi rruga me e drejte eshte ti cosh keto ceshtje ne prokurori dhe jo me gazetare e internet sepse duket sikur e imponon te drejten tende edhe nese ke apo jo.
    Nuk ka te beje as pala pala tjeter,as aksidenti dhe as sjellja e policit qe mundet te jete e diskutueshme. Ka te beje thjesht firmosja e gjobes.Ne qofte se eshte bere kunder deshires te ankuesit o personit ne fjale,polici ka thyer ligjin, qe shkon nga mashtrimi e deri tek kercenimi.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Dihet ajo pjese, sepse u nderroi uniformat Rama sdo te thot qe kane ndryshuar edhe sjellje. Abuzimet ne zonat kufitare nuk kane te sosur dhe cdo dite njerezit ankohen per situata te tille brenda dhe jasht kufirit!

    Gjithsesi thjesht nuk me pelqen kjo situate qe kerkohen te sqarohen gjerat ne menyre albitrale, mendoj se nuk jane thene te gjitha te vertetat..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Pėr: Polici fyen gruan e shoferit emigrant.

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Dihet ajo pjese, sepse u nderroi uniformat Rama sdo te thot qe kane ndryshuar edhe sjellje. Abuzimet ne zonat kufitare nuk kane te sosur dhe cdo dite njerezit ankohen per situata te tille brenda dhe jasht kufirit!

    Gjithsesi thjesht nuk me pelqen kjo situate qe kerkohen te sqarohen gjerat ne menyre albitrale, mendoj se nuk jane thene te gjitha te vertetat..
    Nuk eshte fare arbitrare,per njerezit qe nuk kane mundesin-kohen e denancimit nepermjet ligjit eshte e vetmja menyre.

    Pastaj dhe vet Sulltani Rama ka dhene qe denoncoini neper media a portalin qeveritar.

    Keshtu qe policet te marin ndonje kamer a ndonje paisje tjeter filmike dhe ta vertetojne punen e tyre, Edhe se sikur i kishte paisur Pashai i Ministris se Brendshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 07-01-2017 mė 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •