Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Emri:  Haradinaj.jpg

Shikime: 1056

Madhësia:  142.8 KB

    Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në edhe familja e Haradinajt. Gazeta nuk ka mundur ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë apo AAK’së.

    Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato të Kosovës për arrestimin e tij, shkruajn mediat. Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

    Mësohet se Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.

    “U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër arresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

    AAK më tej i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.

    Ne 2015-ën, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.

    (gazeta-Shqip.com)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Keto gjera ndodhin ne vendet ku nuk ka nje kulture shteterore,ku asnje organ i shtetit nuk mban pergjegjsi per asgje dhe ajo qe eshte me e keqja qe asnje nuk e kerkon. Doli,rendija o klasifiki i arsimit ne Kosove su ngrit asnjeri te kerkonte pushimin o dorheqjen e ministrit te arsimit.

    AAK duhet te kerkonte dorheqjen e qeverise. Te tjeret duhet te kerkojne dorheqjen e atij qe garanton te drejtat e nje parlamentari qe duhet te jete o ministri i jashtem ose kryetari i parlamentit.

    Natyrisht i kerkohet Serbise qe fletarrestet ti heqi, Serbia kerkon diçka tjeter,qe e fitoi dhe zakonisht e fiton por edhe kur nuk e fiton nuk humb asgje, dhe keshtu mbyllet dhe ky muabet.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    mesia4ever (08-01-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj


    Hashim Thaçi
    I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

    Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe.

    Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

    Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj



    Kadri Veseli


    Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Franca gjithmon ka qen dhe esht besnike e Serbise!

    Padrejtësitë ndaj popullit shqiptar në Konferencën e Paqes
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...cZjS4J814I0n3Q
    Oficeri francez që ndau Mitrovicën: Britanikët luftuan për shqiptarët, francezët për serbët
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...9fi7rfwDkhUTyw

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Nje efekt qe nuk eshte i parendesishem ky arrest e ka. Hapa keto sitet-gazetat e huaja qe pak a shume meren me politiken e Ballkanit dhe prisja natyrisht qe do ta tregonin kete ngjarje si acarimin i mardhenieve Kosove-Serbi.

    Por u habita,se theksi kryesisht vihet mbi "krimet" e Haradinajt-UCK mbi popullaten civile serbe,(nuk flitet me mbi krimet serbe)do me thene qe, keshtu e shpegojne mediat e huaja, qe do te thote nga ana e lajmit jepet si diçka me moral te drejte ky arrestim. Edhe lirimi o pafajsia e tije e meparshme shpegohet me mungese dhe vrasje deshmitaresh.

    Por deri ketu edhe "haet",por vazhdojne qe : Haradinaj me nje pjese te politikes ka akumular pasuri te madhe....Si te thuash qe per opinionin publik 1 + 1 baraz dy. (nje krimi dhe nje vjedhja )

  8. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Fajin e kane argatet e militantet e partive qe drejtojne Kosoven e bisedojne me Serbine vetem duke bere leshume Serbise. Ja rezultatet duken qarte. E liron Haga por e arreston frengu..

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj



    Prishtina ftoh raportet me Beogradin


    06 Janar 2017 • 17:18 •

    Fletë-arrestet e Serbisë përmes INTERPOL-it, që çuan në ndalimin e disa figurave politike të Kosovës, së fundit edhe të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Basel, kanë përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet, edhe ashtu jo të mira, të Prishtinës me Beogradin.

    Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar masa reciprociteti në fusha të ndryshme në raport me Serbinë, pasi që ky vend në vazhdimësi, po vlerësohet se po provokon destabilizimin e Kosovës përmes veprimeve të ndryshme.

    Duke u nisur nga rasti i fundit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e Haradinaj në Basel, dhe procedurave që po zhvillohen atje, sipas fletë-arrestit dhe kërkesave shtesë të Serbisë.

    Para kabinetit qeveritar, Mustafa ka deklaruar se Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi.

    “Më lejoni që të ritheksoj qëndrimin e pa dilemë të Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër këtyre fletë-arresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Mustafa.

    Ndalimi i Haradinajt mbi bazën e fletë-arrestit serb, sipas kryeministrit Mustafa, është i papranueshëm dhe ka rikujtuar se Haradinaj, tashmë e ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në proceset gjyqësore në Tribunalin e Hagës.

    “Aktet e ndalimit të Haradinajt, por dhe personaliteteve të tjera në Kosovë, i konsiderojmë se janë akte të palejueshme, duke pas parasysh edhe faktin se Haradinaj e ka dëshmuar para drejtësisë ndërkombëtare në dy raste pafajësinë e tij. Po ashtu, ai është përballur edhe me ndalesa të tjera të përkohshme të cilat e kanë konfirmuar se fletë-arrestet serbe nuk kanë asnjë bazë”, ka theksuar Mustafa.

    Që nga ndalimi i Haradinajt nga policia franceze, Qeveria e Kosovës është përballur me presionet e shtuara të opozitës dhe shoqërisë civile për ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe vendosjen e masave të reciprocitetit në fushat ku Kosova ka mundësi ta bëj një gjë të tillë.

    Si kundërpërgjigje e parë ndaj fletë-arresteve serbe, ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos i lejuar vizitën në Kosovë, presidentit serb, Tomosllav Nikoliq. Ai po planifikonte që të qëndronte në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse.

    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se autoritetet e Kosovës i janë nënshtruar një presioni të madh ndërkombëtar pas këtij vendimi.

    “Reagimi ynë i parë ka qenë se si do të duhet të sillet Republika e Kosovës në këtë rast dhe me këtë të tregojmë një kulturë të mos dorëzimit në raport me Serbinë dhe njëri prej vendimeve ishte ai për të parandaluar vizitën e Nikoliqit në Kosovë. Është përtej imagjinatës tuaj presioni ndërkombëtar që ka qenë mbi mua, por vendimi ka qenë sovran”, ka deklaruar Hoxhaj.

    Autoritetet në Prishtinë, u kanë drejtuar tashmë edhe letra zyrtarëve dhe vendeve të Bashkimit Evropian, ku, sipas tyre, sqarojnë obstruksionet që Serbia po u bën jo vetëm zbatimit të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, por edhe ndërhyrje tjera, siç ishte rasti me ndërtimin e murit në Mitrovicën veriore.

    Këto sjelle të Beogradit, sipas zyrtarëve në Prishtinë, duhet të marrin kundërpërgjigje adekuate nga Kosova.

    Ndërkaq sa i përket dialogut, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë ndryshuar pozicion dhe se bisedimet kanë mbetur ende në fuqi, me kërkesa të shtuara për ndryshimin e formatit, temave dhe përmbajtjes së tij në të ardhmen. (REL)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Pse dhe kush e kërkon eliminimin e Ramush Haradinajt?!

    Ramush Haradinaj është ndaluar të mërkurën e shkuar nga policia kufitare franceze me arsyetimin se për këtë është lëshuar në vitin 2004 një urdhër arresti nga një gjykatë e Serbisë. Ishte hera e dytë që kreu I AAK-së ndalohet sipas të të njëjtit urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli serb. Para dy vitesh ai u ndalua në Slloveni me të njëjtin justifikim dhe u lirua pas sqarimit të rrethanave.

    Ky akt është komentuar në mënyra të ndryshme. Shumica e komentuesve e kanë heroizuar Haradinajn, duke mbrojtur jo vetëm atë, por edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj të drejtë, pa çka që shumë prej komandantëve të asaj lufte e kanë denigruar qëllimin idealist të saj. Në ndonjë rast është aluduar në konspiracione të tilla, sikur “kjo që I bëhet Haradinajt është e qëllimshme, pasi Serbia përpiqet ta demonizojë dhe faktorizojë zotin Haradinaj, me qëllim që ai të fitojë kapital politik”.

    Në fakt akti I ndalimit të ish-komandantit të UÇK-së ka krijuar një “hartë politike” me kufij të qartë pro dhe kundër tij. Në këtë hartë reagimesh vihen re tri ngjyra:

    Së pari, ngjyra e kuqe e dominon debatin brendashqiptar, çka do të thotë se shqiptarët nuk pajtohen asesi me akte të tilla armiqësore të Serbisë dhe aleatëve të saj në Europë kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Çka do të thotë gjithashtu se shqiptarët janë të mendimit se Serbia dhe aleatët e saj kanë shkelur jo vetëm lirinë dhe të drejtën individuale njerëzore e politike të Ramush Haradinajt, por edhe dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.

    Në fakt kjo e vërtetë është e dhimbshme, sepse në asnjë rast shqiptarët nuk kanë parë të arrestohet ndonjë bandit serb pjesëmarrës në masakrat kundër tyre. E ndërsa këta banditë e kriminelë me shumicë shëtisin lirshëm në të gjithë botën, luftëtarë të UÇK-së ndalohen si delet sa herë që shtetet përkatëse duan të fitojnë ndonjë koncesion nga qeverisja e Beogradit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që Haradinaj nuk u prangos nga policia franceze në qershor të vitit të kaluar kur ai ndodhej atje për të ndjekur kampionatin europian të futbollit, pavarësisht se urdhri i Interpolit mban datën e një prej ditëve të 2004-es.

    Se kriminelët serbë të masakrave kundër shqiptarëve janë të lirë të riorganizohen ende sot kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo është e dëshmuar në dhjetra e qindra raste, përfshirë dhe rastin e kryekriminelit Vojisllav Shejshel. Gjithkush në botë e njeh faktin që 15 mijë viktima të terrorit në Kosovë nuk kanë mundur t’i shkaktojnë 10-20-30-apo 50 veta sa Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dhe gjykatat serbe kanë nxjerrë deri më sot në bankën e të akuzuarve. Dhe nëse ish-presidenti i Serbisë, pastaj ministër i Jashtëm i kohës së luftës, Milan Milutinoviç, u shpall i pafajshëm, Ramush Haradinaj u shpall dy herë i pafajshëm, ndërkohë që pafajësia e tij është miliona herë më e përligjur dhe më e moralshme sesa pafajësia e Milutinoviç.

    Kjo diferencë e të bërit drejtësi nga Europa që na reklamon shtetin e së drejtës është mesazhi më i keq që ajo i jep shqiptarëve dhe popujve e demokracisë europiane. Ky është diskriminim, ky akt, në kuptimin e mësipërm është vazhdimi i aparteidit të Milosheviçit ndaj Kosovës dhe sidomos popullsisë shqiptare në Kosovë. Nëse dikush gjen një perifrazim më të butë që t’i shkojë të vërtetës, jam i gatshëm të kërkoj ndjesë. Por arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze në zbatim të një urdhëri të një gjykate serbe, që vetëm krinimelë nuk ndëshkon, është vazhdimi i politikave të diskriminimit kundër shqiptarëve, tashmë përmes një policie që pretendon se ka shpik demokracinë e revolucionit francez, madje me parullën e famshme liri-barazi-vëllazëri. Zaten ata që artikulojnë të tilla stampa e bëjnë këtë për të fshehur urrejtjen, pabarazinë dhe tiraninë.

    Së dyti, u dallua qartë ngjyra e zezë e këti teatri politik. Dy momente më ranë në sy gjatë kësaj skene dhe aplikimit të kësaj skeme denigruese antishqiptare. E para, se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, me qëllim që “krimet” e tij t’i gjykojë si në kohën e Milosheviçit i njëjti gjyqtar i asaj kohe, kur dënonte shqiptarët, pse janë shqiptarë. Nëse do të ndodhte kjo, pra ekstradimi, drejtësia do të duhej vendosur me konflikt të përsëritur midis serbëve dhe shqiptarëve.

    Dhe e dyta ishte Marine Le Pen, ajo e cila u kërkoi me ngulm autoriteteve të vendit të saj që të “zbatojnë ligjin” dhe ish-kreun e UÇK-së ta dërgonin para gjykatës. Të dy këta u bashkuan hapur në politikat e tyre antishqiptare. Justifikimi: “Të bëhet drejtësi”!!! Por ama asnjëherë nuk i ka dëgjuar dikush këta “drejtësibërës” të kërkojnë drejtësi për mijëra viktimat shqiptare që Serbia i shkaktoi vetëm në luftën e fundit në Kosovë?! Asnjëherë nuk i dëgjoi dikush të “thërrisnin për drejtësi” për mijëra gratë dhe vajzat shqiptare të përdhunuara nga policët, ushtarët dhe paraushtarakët serbë në kohën e konfliktit në Kosovë?!

    Ndërkaq drejtësinë për Ramush Haradinajn e ka dhënë dy herë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Dhe në këtë rast, nëse e individualizojmë fenomenin, politika serbe e Beogradit dhe e Frontit Nacional Kombëtar në Paris nuk bën tjetër, vetëm se ushtron presion ndaj drejtësisë. Rasti i Haradinajt na dha kështu mundësinë dhe njëherë të shohim se sa re të zeza fryjnë në qiellin e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare në Ballkan. Forcat antishqiptare në Europë po bashkohen, ndërkohë qe ne shqiptarët po i fryjmë me ndihmën e liderëve tanë “botërorë” zjarrit të përçarjes!!!

    Së treti, në këtë rast u shfaq dhe ngjyra gri, ngjyra që përfaqëson marrëdhëniet e vëllazërim-bashkimit shqiptaro-serb, ngjyra e politikave të kastës së korruptuar të Prishtinës dhe Tiranës në marrëdhëniet me Beogradin, Parisin dhe ndonjë kryeqytet tjetër antishqiptar në Europë. Këta të ngjyrës gri bënë ca deklarata folklorike, gjë për të cilën ishin kujdesur të dukeshin sa më pompoze në fjalor, por pa asnjë akt presioni ndaj Beogradit ose Parisit. Ngjyra gri e Ramës, Thaçit apo Bushatit u duk si kombinim i atyre tri ngjyrave të flamurit francez në xhepin e vogël të xhaketës së kryeministrit shqiptar. Mund të konsiderohen edhe si tri ngjyrat e flamurit jugosllav, sepse nuk kishte ndryshim midis këtyre dy flamujve, përveçse vendvendosjes së tyre.

    Ngjyra gri e reagimit në Kosovë u kondicionua me të qenit kundërshtarë politikë. Pushteti e konsideron Haradinajn armik, jo rival në politikë, për pasojë nuk reagon me forcë kundër aktit. Ky pushtet nuk merr guximin as të kërkojë ndjesë, pse nuk e ka kushtëzuar dialogun në Bruksel me anulimin e këtyre urdhërave të arrestit serb kundër shqiptarëve! Asnjëri prej tyre, as këta të Tiranës, as ata të Prishtinës nuk iu kundërvunë politikave të tilla të denigrimit të Serbisë dhe të Francës. Në Tiranë dihen arsyet: Hollande do të vizitojë kryeqytetin shqiptar në mars dhe nuk “duhen trazuar ujërat”, ai, edhe pse në ikje nuk duhet cënuar në dinjitet. Dhe shqiptarët janë I vetmi komb që zgjedh si liderë ata që më shumë përkujdesen për integritetin e dinjitetin e botës sesa të vetin?! Këtyre tanëve u mjafton imazhi, makiazhi, egoja për elozhe. Më i rëndësishëm është imazhi i kryeministrit Rama, se sa jeta, integriteti dhe dinjiteti i ish-kryeministrit të Kosovës dhe i shqiptarëve! Më e rëndësishme është lidhja e ngushtë e bashkim-vëllazërimit kryeministrin e Serbisë, sesa e drejta dhe e vërteta!

    Po në Prishtinë pse nuk duhej një reaksion i ashpër. Pse mos të nxirrej një urdhër-arresti për ish-zëvendësin e Sheshelit e ish-ministrin e kohës së luftës në Kosovë, presidentin aktual serb, Tomisllav Nikoliç e për ish-ministrat e Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç e Ivica Daçiç, së paku për t’ua prerë rrugën për vizita në Kosovë? Nikoliç do të shkon nesër në Kosovë dhe askush nuk e cenon as në majën e flokut, as në dinjitet e as në integritet! Pse? Se dëmtohet dialogu?! Se dëmtohen përpjekjet për paqe në rajon?! Kur kriminelët nuk e duan paqen, pse duhet ta pranojnë viktimat e tyre?! Aq më tepër në kushtet e diskriminimit?! A nuk u bë lufta për liri, drejtësi, barazi e sintetizuar kjo në pavarësinë e Kosovës?! Sot, mbas 18 viteve kur lufta ka mbaruar dhe mbas 9 viteve pavarësi, Kosova nuk është e zonja jo më të kërkojë drejtësi e barazi, por po ve në pikëpyetje rezultatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të saj. Këtë mesazh na e japin qëndrimet e ngjyrës gri të të dy kryeqyteteve tona në rastin e Haradinajt.

    Duke e përmbyllur këtë kolumne dua të shpreh gjithashtu shqetësimin se autoritetet shqiptare ende nuk po kuptojnë se gjeopolitika ka ndryshuar dhe për pasojë ka sjellë disfavore për ne shqiptarët, disfavore, të cilat ne vetë po i shumëfishojmë me qëndrimet gri nga njëra anë dhe fushatën nacionaliste folklorike elektorale nga ana tjetër, gjithnjë për të maskuar debulesën e oligarkëve tanë ndaj aleancave që favorizojnë korrupsionin, krimin, ryshfetin dhe antishqiptarizmin.

    Ndërkohë, gjithë këto përpjekje për ta eleminuar fizikisht e politikisht Ramush Haradinajn e bëjnë atë një protagonist të padiskutueshëm në skenën politike të Kosovës. Meqenëse përpjekjet për dënimin e tij kanë filluar që në vitin 2004 e vazhdojnë edhe sot, kjo do të thotë se teoritë e konspiracionit janë shpikje e atyre shqiptarëve që nuk e duan politikisht Ramush Haradinajn. Pikërisht se ai është i padëshirueshëm në Beograd, duhet të jetë protagonist i politikës së Prishtinës.

    Me këtë rast dua të theksoj se qeverisja e sotme e Prishtinës në shumicë është produkt i vullnetit të përbashkët të qeverisjes së Tiranës dhe asaj të Beogradit. Nëse Fatos Nano fliste me Milosheviçin (1997) për projektin e zgjidhjes së konfliktit, ai dhe Milosheviçi përcaktonin dhe realizuesit e projektit të tyre. Nëse Ilir Meta fliste për projektin e Kosovës pa Rugovën (2001) me ish-kryeministrin e ndjerë serb, Zoran Xhinxhiç, ata flisnin dhe për njerëzit që do të implementonin këto projekte. Nëse Edi Rama harton projekte të përbashkëta me Vuçiçin (2013-2017), të dy këta kanë projektuar edhe stafin në krye të institucioneve të Kosovës për realizimin e këtyre projekteve. Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet jashtë këtyre projekteve. Madje po bëhen përpjekje për ta eliminuar, ndoshta edhe si i preferuar i presidentit amerikan, Donald Trump. Pikërisht kjo e bën atë të kompletuar dhe të domosdoshëm për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike të vendit.

    Enver Bytyçi

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj




    Presidenti Thaçi:Institucionet po bëjnë çmos për lirimin e Haradinajt


    “Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

    “Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha Presidenti Thaçi për RTK-në.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndroi në një vizitë zyrtare në SHBA.

    Ai njoftoi se atje do të takohet me personalitet të rëndësishme të administratës së Obamës në largim, por edhe me zyrtarë të rëndësishme demokrat dhe republikan.

    Presidenti në një intervistë telefonike për RTK-në ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan, Joe Bide.

    Kjo për faktin se sipas tij, asnjë zyrtar kosovar nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan.

    Madje, Thaçi i cili po qëndron në ShBA në një vizitë zyrtare, tha për RTK-në se në ceremoninë e zgjedhjet së Trumpit president, nuk janë ftuar as delegacione nga vende të tjera të huaja.

    “ Unë këtu jam në vizitë zyrtare dhe jo për inaugurim. Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë – as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, tha Thaçi.

    Presidenti i Kosovës tha se gjatë qëndrimit të tij në SHBA do të vërë kontakte me zyrtarë të administratës së Trump, duke konfirmuar edhe një takim me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.

    Thaçi tha, se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

    “Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

    Presidenti Thaçi, fol edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

    “Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

    “Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha Presidenti Thaçi për RTK-në.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #11
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Franca gjithmon ka qen dhe esht besnike e Serbise!

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...cZjS4J814I0n3Q
    Oficeri francez që ndau Mitrovicën: Britanikët luftuan për shqiptarët, francezët për serbët
    Franca ka qene besnike e Serbise dhe me te drejte ka qene sepse serbet kane qene pjese e qyteterimit perendimor ndersa ne deri me 1912 me shume kemi qene ne lidhje politike e kulturore me Lindjen. Jo te gjithe por shumica e popullsise.
    Gjithashtu Franca ka dashur ta mbaje nje balance force ne mes Austro Hungarise dhe Rusise. Ne mendojme se ne kete bote jetojne vetem dy popuj, shqiptaret dhe serbet dhe bota sillet rreth ketyre dy popujve!? Jo vella bota eshte e madhe dhe keshtu ka qene gjithmone. Mos harro se kjo France eshte qe kur Perandoria Ruse kur po forcohej tej mase beri aleance me Perandorine Osmane kunder Perandorise Ruse.

    Mitrovica u nda sepse ne shqiptaret me 1999 po u benim serbeve ate cfare ata na bene neve perpara, pra spastrim etnik. Spastrimi etnik eshte krim pa marre parasysh se a eshte i organizuar mire (ne kohen e Milloshevicit) apo i pa organizuar mire (ne rastin tone). Ne qe thirreshim ne drejtesi po benim vet padrejtesi.

    Sa i perket rastit te Haradinajt. Nuk e di a ke ndegjuar per Interpolin dhe se si funksionon kjo organizate do ta kuptosh se ketu nuk ka te beje asgje politika. Neve qe na genjejne keta politikane qe i kemi ne pushtet dhe na mbushin me genjeshtra eshte dobesia dhe mosdituria jone dhe jo forca e Serbise apo armiqesia e Frances?! Ne qe votojme politikane qe shikojne te mbushin vetem gjepat e tyre dhe ne qe shesim voten per 5 euro nuk na ka faj Franca por askush tjeter perpos vetes sone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 08-01-2017 më 17:32

  13. #12
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto gjera ndodhin ne vendet ku nuk ka nje kulture shteterore,ku asnje organ i shtetit nuk mban pergjegjsi per asgje dhe ajo qe eshte me e keqja qe asnje nuk e kerkon. Doli,rendija o klasifiki i arsimit ne Kosove su ngrit asnjeri te kerkonte pushimin o dorheqjen e ministrit te arsimit.

    AAK duhet te kerkonte dorheqjen e qeverise. Te tjeret duhet te kerkojne dorheqjen e atij qe garanton te drejtat e nje parlamentari qe duhet te jete o ministri i jashtem ose kryetari i parlamentit.

    Natyrisht i kerkohet Serbise qe fletarrestet ti heqi, Serbia kerkon diçka tjeter,qe e fitoi dhe zakonisht e fiton por edhe kur nuk e fiton nuk humb asgje, dhe keshtu mbyllet dhe ky muabet.
    Zoteri keta politikane qe i kemi ne pozita aty jane per te marre rroge dhe jo per te dhene pergjegjesi ndokujt perse deshtojme. Ne shtetet normale kur ndodhin kesi deshtimesh mund te bije krejt qeveria tek ne as edhe nje minister nuk jep doreheqje.

    Kaja nanen cfare jane duke i bere keta politikane ketij vendi dhe sa prapa e e lejne.

  14. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Kadri Veseli


    Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.
    Jo more zotri Kadri ju na thoni se Serbia defakto e ka njohur Kosoven...

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Franca ka qene besnike e Serbise dhe me te drejte ka qene sepse serbet kane qene pjese e qyteterimit perendimor ndersa ne deri me 1912 me shume kemi qene ne lidhje politike e kulturore me Lindjen. Jo te gjithe por shumica e popullsise.
    Gjithashtu Franca ka dashur ta mbaje nje balance force ne mes Austro Hungarise dhe Rusise. Ne mendojme se ne kete bote jetojne vetem dy popuj, shqiptaret dhe serbet dhe bota sillet rreth ketyre dy popujve!? Jo vella bota eshte e madhe dhe keshtu ka qene gjithmone. Mos harro se kjo France eshte qe kur Perandoria Ruse kur po forcohej tej mase beri aleance me Perandorine Osmane kunder Perandorise Ruse.

    Mitrovica u nda sepse ne shqiptaret me 1999 po u benim serbeve ate cfare ata na bene neve perpara, pra spastrim etnik. Spastrimi etnik eshte krim pa marre parasysh se a eshte i organizuar mire (ne kohen e Milloshevicit) apo i pa organizuar mire (ne rastin tone). Ne qe thirreshim ne drejtesi po benim vet padrejtesi.

    Sa i perket rastit te Haradinajt. Nuk e di a ke ndegjuar per Interpolin dhe se si funksionon kjo organizate do ta kuptosh se ketu nuk ka te beje asgje politika. Neve qe na genjejne keta politikane qe i kemi ne pushtet dhe na mbushin me genjeshtra eshte dobesia dhe mosdituria jone dhe jo forca e Serbise apo armiqesia e Frances?! Ne qe votojme politikane qe shikojne te mbushin vetem gjepat e tyre dhe ne qe shesim voten per 5 euro nuk na ka faj Franca por askush tjeter perpos vetes sone.
    Çka je ka flet o prift ?

    N'vitin 1912, Egjipti, Palestina, Jordania, Algjeria e shume shtete te lindjës ishin t'okupuara nga Franca kolonialiste !

    E verteta eshte qe Franca dhe Serbia jan shtete gjakatare, per ty ; Jan shtete te krishtere "me te drejt" sepse nuk jan muslimane, por nje dhe e vertet, si Franca, si Serbia, kan nje te kaluar te tmerrshme dhe me te cilen askush nuk mund te ndjehet Krenar !

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Dallimi mes pritjes se shqiptareve ne Franc dhe shqiptareve ne Turqi.

    Ne Franc, poshtërohën maksimalisht !
    Ne Turqi, priten si burreshtetas të vertet !

  17. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Dallimi mes pritjes se shqiptareve ne Franc dhe shqiptareve ne Turqi.

    Ne Franc, poshtërohën maksimalisht !
    Ne Turqi, priten si burreshtetas të vertet !
    Ti je gezuar me kete arrestim sepse Ramushi ka qene dhe eshte anti radikal sikur puna jote. Po te kishit forcen ju moti do t'i vrisnit e likuidonit njerezit si Ramushi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 09-01-2017 më 08:58

  18. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Çka je ka flet o prift ?

    N'vitin 1912, Egjipti, Palestina, Jordania, Algjeria e shume shtete te lindjës ishin t'okupuara nga Franca kolonialiste !

    E verteta eshte qe Franca dhe Serbia jan shtete gjakatare, per ty ; Jan shtete te krishtere "me te drejt" sepse nuk jan muslimane, por nje dhe e vertet, si Franca, si Serbia, kan nje te kaluar te tmerrshme dhe me te cilen askush nuk mund te ndjehet Krenar !
    'Prifti' po flet te verteten.

    Algjeria ka qene koloni e Frances por Egjipti, Jordania dyshoj, per Palestinen jam i sigurte se kurre nuk ka qene koloni e Frances. Ti qe beson se nje pedofil eshte shembull per njerezimin e ke njesh ne fe, edhe ne histori sje per me shume.
    Po more baba hoxhe per ty vetem ISIS dhe arabet jane te mire, te tjeret jane shejtane qe duhet te u hiqet koka pa nje pa dy. Te tjeret sbejne ose jane prifterinje ose jane kafira.
    Serbia ka bere spastrim etnik me miratimin e Sulltanit mos harro. Shkembimi i popullsive poashtu u be ne marreveshje me sulltanin.

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    ....fituam luften me ndihmen e Perendimit.dDhe menjehere pas luftes,doli ne pah paditurija jone e perqafuar dhunshem nga osmanija dhe qaluam rruge.Perqafuam osmanet e ri dhe,filluam dalngadal te humbim miqt e Rugoves dhe miqt tane ,qe me shume mund i fituam,fal largpamesise se te madhitRugova....Pas luftes kombetare qe beri populli yne,ne ishim te perkdhelurit e Perendimit,porse kete perkdhelje nuk kemi ditur ta kthejme me hapa te matur dhe te menqur,perkundrazi,me paditurine tone te fituar nga osmanet gjakatar,ne harruam perkdheljen e Perendimit dhe morem hapa drejt lindjes osmanike,gje qe per Perendimin eshte e papranuar.Populli yne shkurtpames,lojti lojen e flliqt:kaperceva ujin e te q.... kalin,pa e ditur qe sebija kete kishte trumbetuar gjithmone,duke na paraqitur turq perpara Perendimit,dhe,faktikishte keshtu edhe doli,sepse,qindra e qindra luftetare shkuan ne issis.Kaq luftetar qe shkojne ne siri irak e gjetiu,nuk kishte nje kohe as ne Kosove.Sido qe te jete per fund do thosha nje fjali kuptimplotea bere Kryq faqesh nuk ka shpetim,vetemse do shkojme drejt humneres dhe do jete e fituar serbija.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dielli1 për postimin:

    bojana (09-01-2017)

  21. #19
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    MPJ franceze: Çështja e Haradinajt nuk ka dimensione politike

    Emri:  haradinaj-933x445.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  25.5 KB

    Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.

    Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

    Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

    Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme” dhe se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”.

    “Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

    Nadal tha se “Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.

    Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. (REL)

    Burimi : tvklan.al

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Kjo është lista e re e Serbisë për ‘terroristët’ nga Kosova, aty janë edhe Thaçi dhe Veseli (FOTO)


    Me fotografi e me biografi aty janë Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e tj.







    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •