Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Thoni ça te doni por politika e jashtme serbe eshte per "ti hequr kapelen". Dolen nga nje izolim me nje akrobaci spektakolare,nga nje vend qe duket te jepte llogari per krimet ne nje vend qe po kerkon llogari per krimet. Asnje nuk e mendonte se do vinte nje dite ku Serbia ta kerkonte kete llogari.

    Dhe mundet te vazhdohet me politiken,nje kembe ne Rusi dhe nje kembe ne Europe.Perçarjen Shqiperi-Kosove. Nje politike qe duket sikur dialogon me te gjithe,mos flasim per marveshjet me Kosoven o Kosov-Europe,ku i ka lene "derrin maç" ne doren e Kosoves. "Ne,thon serbet,marrveshjen tone me Kosov-Europe e arritem,duhet te jete Kosova qe duhet ta zbatoje,o me sakte duhet te jete Europa qe duhet ta detyroje Kosoven qe ta zbatoje".

    I fusin dhe ne fund,disa urdher arestime e kerkesa ekstradimesh si trysni dhe si presion mbi kete marrveshje sa qe politika e Kosoves eshte hutuar fare,nuk din çfar te kerkojne dhe nuk din se çfare te bejne. " Te leshojne "kolltukun" apo te pranojne kerkesat e Serbise ?" Se te dyja si ben dot.

    Natyrisht,perfundimi dihet,do mbahet kolltuku dhe si gjithmone me justifikimin;se na detyruan nderkombetaret.

  2. #22

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    I vogli gjithmone i vogel mbetet. Te maresh historine e ta studiosh me kujdes, gjithmone shtetet Europiane kane qene kunder Shqiperise dhe Kosoves natyrisht. Serbi dhe greku gjithmone jane avantazhuar me shume se ne qofte dhe padrejtesishte. Te na rrojne politikat Amerikane qe na kane dhene dore e jemi ktu ku jemi.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    I vogli gjithmone i vogel mbetet. Te maresh historine e ta studiosh me kujdes, gjithmone shtetet Europiane kane qene kunder Shqiperise dhe Kosoves natyrisht. Serbi dhe greku gjithmone jane avantazhuar me shume se ne qofte dhe padrejtesishte. Te na rrojne politikat Amerikane qe na kane dhene dore e jemi ktu ku jemi.
    Mos ishin shtetet europiane me shum propabilitet sot po te ishe nga veriu do flisje serbisht dhe nga jugu greqisht. Ku jo vetem te krijuan si shtet por edhe shtetin ta mbrojten nga coptimi.

    Te maresh historine e ta studiosh me kujdes do mesosh qe kemi rojtur gjithmon me lek borxh,ku tani eshte maksimumi i borxhit historik qe kemi pasur ndonjeher. Dhe po ta studiosh edhe me pak ne kete shum kujdes do mesosh qe ne vitet 1990-1997 Shqiperia ishte vendi i pare ne bote i financuar nga Bashkimi Europian.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    mesia4ever (10-01-2017)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë

    Akuzat ndaj tij, tha presidenti i vendit, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

    “S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #25
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    I vogli gjithmone i vogel mbetet. Te maresh historine e ta studiosh me kujdes, gjithmone shtetet Europiane kane qene kunder Shqiperise dhe Kosoves natyrisht. Serbi dhe greku gjithmone jane avantazhuar me shume se ne qofte dhe padrejtesishte. Te na rrojne politikat Amerikane qe na kane dhene dore e jemi ktu ku jemi.
    Mos e perfshij gjithe shtetet evropiane. Mos harro se Austro Hungaria ka dashur gjithmone forcim te faktorit shqiptar dhe dobesim te faktorit serb ne Ballkan. Qysh ne kohen e Pjeter Bogdanit e me heret perandoria Austro Hungareze ka kontribuar per shqiptare por ne gjithmone kemi luftuar kunder vetvetes. Mos harro gjithashtu se gjithe ata luftetare te UCK-se te vrare nuk u vrane te gjithe nga Serbia, plot te tille u vrane nga dora e shqiptarit per interesa personale. Patriotet e vertete u vrane nga nje grup idiotesh qe sot na udheheqin dhe qe ne i kemi vene ne krye. Evropa nuk ka pasur partnere tek shqiptaret per kete me perpara skane bashkepunuar me ne, dhe ne ishim budallenje si sot qe duam te hame koken e njeri tjetrit, si ne Shqiperi, Kosove e poashtu ne Maqedoni. Problemi eshte tek ne sepse nuk besojme ne Zot dhe nuk dijme dhe nuk mundemi te krijojme shtet. Se Serbia dhe Greqia jane avantazhuar me shume se ne perseri nuk eshte faji i evropes por idiotsia jone. Shiko tani nje % e madhe prej nesh don baba sulltanin ne krye e atehere Evropen do ta kesh armike sepse Evropa nuk don sulltane. Ne skemi kulture per shtet andaj keshtu do te shkoje edhe per dekada te tera, pra kaos. Perderisa Greqia u rreshtua drejt Evropes Shqiperia ne anen tjeter u rreshtua drejt Kines e Rusise, andaj si do te te doje Evropa kur si ke qene besnike asaj per shekuj te tere.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (10-01-2017)

  8. #26
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mos ishin shtetet europiane me shum propabilitet sot po te ishe nga veriu do flisje serbisht dhe nga jugu greqisht. Ku jo vetem te krijuan si shtet por edhe shtetin ta mbrojten nga coptimi.

    Te maresh historine e ta studiosh me kujdes do mesosh qe kemi rojtur gjithmon me lek borxh,ku tani eshte maksimumi i borxhit historik qe kemi pasur ndonjeher. Dhe po ta studiosh edhe me pak ne kete shum kujdes do mesosh qe ne vitet 1990-1997 Shqiperia ishte vendi i pare ne bote i financuar nga Bashkimi Europian.
    Evropa ka dhene miliarda euro per Kosoven qe nga pas lufta ndersa politikanet tane i kane vjedhur dhe keqperdorur ato para. Kur ta shohin se ne po vjedhim shtetin normal qe as Evropa nuk na ndihmon, sepse perse ata te paguajne para te taksa paguesve te tyre per pasurimin e politikaneve tane dhe familjeve te tyre. Midis Evrope Shqiperia ne kohen e Saliut u be vendi i pare per prodhim droge. Ani bile moderatore e anetare te ketij forumi e lavderojne ate periudhe dhe luten per 'rikthim'...

  9. #27
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Eshte momenti me i mire qe politika Kosovare te kerkoje nje politik te re dhe bashkim.

    Eshte koha dhe momenti me i pershatshem per te dhene nje pergjigje politike. Eshte koha te pranohen gabimet dhe te krijohet nje pergjegjshmeri e re. Reset.

    1)Zgjedhje o ndryshim i aparatit te jashtem,fryme e re me njerez te rinj. 2) Te pranohet qe Vetvendosja kishte te drejte.

    Vetem nga keto dy pika mundet te fillohet. Deklaratat e tjera jane;"jo do ti heqim breket sot jo do ti heqim breket neser" .

    Dhe mbase te mbaroj e gjitha kjo,mbasi te pritet Haradinaj me lule siç e meriton,direkt duhet çuar perpara drejtesis per kontrollim pasurie.

  10. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Evropa ka dhene miliarda euro per Kosoven qe nga pas lufta ndersa politikanet tane i kane vjedhur dhe keqperdorur ato para. Kur ta shohin se ne po vjedhim shtetin normal qe as Evropa nuk na ndihmon, sepse perse ata te paguajne para te taksa paguesve te tyre per pasurimin e politikaneve tane dhe familjeve te tyre. Midis Evrope Shqiperia ne kohen e Saliut u be vendi i pare per prodhim droge. Ani bile moderatore e anetare te ketij forumi e lavderojne ate periudhe dhe luten per 'rikthim'...

    Ajo qe na e kan fajin shtete e huaja eshte ber trashgimni,eshte bere dogme. Duke filluar qe nga Turqia,Bota dhe Europa e me radhe.

    Fakti eshte qe ne kemi mentalitet feudal,ku politikanin e shikojme si beun e fshatit asnjehere nuk e shikojme si kryetar fshati te zgjedhur nga fshati.

  11. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Sapo takova mikun e madh të Kosovës dhe një nga kongresmenët kryesorë amerikanë, Eliot Engel.

    E lëshuam këtë deklaratë të përbashkët:

    Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

    Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Pas Ramush Haradinajt, Serbia synon arrestimin e Hashim Thaçit

    11 Janar
    Serbia nuk e ka ndërmend t’i anulojë fletarrestimet ndërkombëtare për liderët kosovarë, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Pas arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë me fletarrest të Serbisë të lëshuar qysh në vitin 2004, Serbia synon që po me fletarrest ndërkombëtar të arrestojë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

    Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka thënë se në Serbi ende është në fuqi fletëarresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që procedura kundër tij vazhdon, transmeton lajmi.net.

    “Në procedurën kundër Thaçi tashmë ekziston aktvendimi i shkallës së parë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka ardhur deri te zgjerimi i aktakuzës për vepër penal të gjenocidit dhe fletarrestim në Serbi ende është në fuqi”, ka thënë Kuburoviq.

    Ajo e pranon se për dallim prej Serbisë, fletarresti për Thaçin në vendet e Interpolit është stopuar kështu që ai nuk shihet në sistemet e tyre.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #31
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte momenti me i mire qe politika Kosovare te kerkoje nje politik te re dhe bashkim.

    Eshte koha dhe momenti me i pershatshem per te dhene nje pergjigje politike. Eshte koha te pranohen gabimet dhe te krijohet nje pergjegjshmeri e re. Reset.

    1)Zgjedhje o ndryshim i aparatit te jashtem,fryme e re me njerez te rinj. 2) Te pranohet qe Vetvendosja kishte te drejte.

    Vetem nga keto dy pika mundet te fillohet. Deklaratat e tjera jane;"jo do ti heqim breket sot jo do ti heqim breket neser" .

    Dhe mbase te mbaroj e gjitha kjo,mbasi te pritet Haradinaj me lule siç e meriton,direkt duhet çuar perpara drejtesis per kontrollim pasurie.

    I ke ren kokes...

    Ramushi esht trim atdhetar dhe te gjitha, nuk duhet te perzihej ne politike..., po ashtu edhe Hashimi me te tjere ish luftetare te UÇK-se sot te aktivizuar ne politike.

    Pas shpalljes se pavaresise, te gjithe duhet te luanin ne prapaskene, politiken duhet t'ua linin ne dore nje shtrese tjeter...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #32
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    I ke ren kokes...

    Ramushi esht trim atdhetar dhe te gjitha, nuk duhet te perzihej ne politike..., po ashtu edhe Hashimi me te tjere ish luftetare te UÇK-se sot te aktivizuar ne politike.

    Pas shpalljes se pavaresise, te gjithe duhet te luanin ne prapaskene, politiken duhet t'ua linin ne dore nje shtrese tjeter...

    Ashtu eshte Skender. Duhet te kishin qendruar o duhet te ishin terhequr nga pjesmarja ne qeverisjen e vendit.

    Nga jashte politikes do t'ju degjohej dhe fjala. Tani jo vetem qe fjala nuk ju degjohet,se thon vetem budalliqe,por nuk po duan (populli) as t'ja shikojne me surratet.

  15. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ashtu eshte Skender. Duhet te kishin qendruar o duhet te ishin terhequr nga pjesmarja ne qeverisjen e vendit.

    Nga jashte politikes do t'ju degjohej dhe fjala. Tani jo vetem qe fjala nuk ju degjohet,se thon vetem budalliqe,por nuk po duan (populli) as t'ja shikojne me surratet.

    Hulumtimi i Gallup'it: 56 % e kosovarëve të lumtur, veç 11 % s’janë kurse 30 % neutral

    GazetaExpress E diel, 01 Janar 2017 18:00

    Sipas hulumtimit të Gallup'it, nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.

    Instituti botëror për nxjerrjen e e të dhënave nëpërmes anketave në gjithë botën, Gallup, ka publikuar të dhënat për shumë vende të botës se sa të lumtur janë qytetarët në vendet përkatëse.

    Anketat e kryera në Kosovë në muajin nëntor, sy më sy me qytetarë, kanë rezultuar se kosovarët në shumicë janë të lumtur, transmeton Koha.net.

    Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare. Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.

    Që nga paslufta kosovarët janë shpallur njerëzit më optimistë në botë. Kosova ka numrin e papunësinë më të madhe në Evropë. Megjithëkëtë kjo nuk i pengon ata të jenë optimistët më të mëdhenj në botë.

    [B]Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #34
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    E kan bere sondazhin brenda parlamentit.
    Nuk ka mar statistikat ,emigracionin , papunesine,varferine dhe nivelin e arsimit.

  17. #35
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

    Emri:  ramushitlg-3-780x439.jpg

Shikime: 441

Madhësia:  24.6 KB

    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është liruar nga ndalimi policor në Francë.
    Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata në Colman të Francës ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe dy herë në javë të lajmërohet tek autoritetet.
    Kjo situatë do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.
    Lirimin me kusht të Haradinajt e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë të AAK-së.
    Ndryshe, autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.
    Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Telegrafi

  18. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E kan bere sondazhin brenda parlamentit.
    Nuk ka mar statistikat ,emigracionin , papunesine,varferine dhe nivelin e arsimit.
    Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.

    -----------------------------------------

    edhe ne keto vende e paskan ba sondazhin ne parlamentin e Kosoves sipas teje a hehehehe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #37
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Haradinaj: Duhet reciprocitet me Serbinë

    Pas lirimit me kusht, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë për mediat kosovare se argumentet për pavlefshmërinë e fletë-ndalimit serb nuk janë marrë në shqyrtim nga gjykata, pasi Serbia nuk i ka paraqitur ende qëndrimet e veta.

    Duke folur në një intervistë telefonike nga Franca për KTV, Haradinaj tha se ka udhëtuar edhe më herët në shumë vende të BE-së, por kësaj radhe i kanë shpjeguar se ka ndodhur një riaktivizim në INTERPOL me kërkesë të Serbisë.

    Haradinaj ka thënë se në rrafshin personal nuk ka vërejte me mënyrën se si ka vepruar shteti gjatë këtyre ditëve. Por, Prishtina zyrtare është shumë e dobët në marrëdhënie me Serbinë, ka thënë Haradinaj, duke deklaruar se duhet të marrin shembull Kroacinë për reciprocitet me Serbinë.

    Haradinaj nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Presidentit kosovar Hashim Thaçi, se bileta për në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të blihet 500 dollarë, duke aluduar në ftesën që Haradinaj thoshte se e kishte për këtë ceremoni.

    “Duket e vështirë që do të shkoj për shkak se procedurat mund të zgjasin edhe një javë. Shpresoj të jem në Uashington. Është nder për Kosovën kushdo i yni që shkon në Uashington”, tha Haradinaj.

    / Top Channel

  20. #38
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Shtyhet vendimi për Ramush Haradinajn

    Emri:  1486653556090217_HARADINAJ_15_1_1_11.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  84.3 KB

    Këtë të enjte gjykatat franceze pritej të dilnin me një vendim në lidhje me Ramush Haradinajn, i ndaluar që në fillim të muajit janar nga autoritetet e këtij vendi në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë.

    Por në mediat e Kosovës raportohet se vendimi është shtyrë. Indeksionline shkruan se vendimi do të bëhet zyrtar më 2 mars.

    Indeksonline mëson se vendimi për Ramush Haradinajn është shtyer. Mësohet se ky vendim do të bëhet zyrtar me datë 2 mars.

    Më herët, avokati mbrojtës i Haradinajt, Arianit Koçi është shprehur i bindur se kryetari i AAK-së do të lihet i lirë nga autoritetet franceze.

    “Kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar dhe krejtësisht politike”, citohet të ketë thënë ai, duke kujtuar deklaratat e politikanëve serbë: kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm.

    “Të mos harrojme se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviçit dhe Ivica Daçiç zëdhënës i partisë SPS”, ka kujtuar juristi i ish-kryeministrit.

    Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftën ndaj politikës se genocidit të pushtetit të Millosheviçit”.

    Politikanët serbë ndërkohë i kanë përshkallëzuar presionet. Pretendimeve të organeve juridike dhe krerëve të shtetit për ekstradimin e ish-liderit të UÇK-së i janë bashkuar së fundi edhe deputetë serbë, të cilët pretendojnë se të gjithë popujt në rajon kanë vuajtur pasojat e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë ka qenë në arsyetimin e tyre absurd “një prej viktimave më të mëdha”.

    / Top Channel

  21. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Vlora Çitaku ‘dridhë’ OKB-në për Ramush Haradinajn – Ja çka bëri

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku e ka konsideruar persekutim arrestimin në Francë të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Këtë ajo e deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, në të cilën po diskutohet për Kosovën për të paren herë për këtë vit.

    “Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës”, tha ajo, përcjell Gazeta Express.

    “Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, deklaroi Çitaku gjatë fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB’së.

    “Ky është një akt dëshpërues i Serbisë që të kthejë historinë mbrapa”, tha tutje ambasadorja në SHBA.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •