Nėse duhet folur pėr nismėtarėt e krijimit tė teknikave tė kalorėsisė sė lehtė evropiane, nė fillimet e erės moderne, atėherė duhet folur patjetėr pėr shqiptarėt. Ishin kėta tė fundit, qė tė njohur me emrin stradiotė, hynė si mercenarė nė shėrbim tė ushtrisė veneciane, nė luftėrat qė bėnte republika kundėr Perandorisė Otomane aty nga shekulli i XV-tė. Kėta luftėtarė qė mė parė kishin shėrbyer edhe nė ushtrinė e Bizantit nėn udhėheqje shqiptare, u shpėrndanė kryesisht nė bastionet veneciane qė nga Peloponezi e deri nė Itali.
Po cilėt ishin kėta njerėz, pėr tė cilėt ka pafundėsi burimesh qė tregojnė pėr trimėrinė, zgjuarsinė, grabitjet, natyrėn e tyre tė egėr, forcėn e rezistencėn e pashembullt?
Ata ishin shqiptarė tė thjeshtė, tė ardhur nga fiset shqiptare e tė angazhuar nė ushtri thjesht pėr fitime personale. Nė lidhje me kėtė gjė mund tė pėrmendim Nicholas C. J. Pappas, i cili nė njė shkrim tė shkurtėr studimor citon disa burime qė thonė:
Historia e shqiptarėve meriton njė studim tė veēantė, mė vete. Tė tėrhequr nga shpata, grabitjet e arit dhe nderi, ata lanė malet e tyre pėr tu bėrė ushtarė. Nė shekullin e XVI ata gjendeshin nė Qipro, Venecie, Mantova, Romė, Napoli e Sicili e deri nė Madrid, arrogantė e dominues gjithmonė gati pėr luftė e pėr aventurė.
Nė kėtė shkrim (pjesė tė shkėputura nga Botimi nė shqip, Stradiotėt, Paolo Peta) do tė bėjmė njė pėrshkrim tė shkurtėr nė lidhje me kėta njerėz, tė cilėt shfaqėn aftėsi tė rralla kalorėsiake. Shkrimi bazohet kryesisht nė punėn kėrkimore studimore qė ka kryer, arbėreshi Paolo Peta. Vetė mbiemri i tij ėshtė njė mbiemėr qė nė Italinė e shekullit tė XV, i pėrkiste dinastive shqiptare stradiote.
Forum - AL.com
Krijoni Kontakt