Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Sulm në një klub nate në Stamboll

    Emri:  3D29512E-BCD1-424F-A18D-178EDCA6AB8C_w987_r1_s.jpg

Shikime: 674

Madhësia:  39.9 KB

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën se personi i armatosur që sulmoi klubin e natës në Stamboll duke vrarë 39 persona, synonte kaosin në vend, po ai dështoi.

    "Ata po provojnë të shkaktojnë kaos, të dëshpërojnë njerëzit tanë dhe te destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme mbi civilët", tha ai. "Në do të qëndrojmë më kokë të ftohtë si komb, duke qëndruar më të bashkuar dhe nuk do të krijojmë hapësirë për lojëra të tilla të pista", nënvizoi ai.

    Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu dhe Vasip Sahin, kryetar i Stambollit thanë se sulmi në klub është kryer nga një person i armatosur.

    Soylu tha ae autoritetet janë vënë në kërkim të personit të armatosur që hapi zjarr në klubin përplot kremtues të Vitit të Ri.

    Në mesin e viktimave të identifikuara deri tash, 16 janë të huaj, ndërsa pesë janë turq, tha Soylu, duke shtuar se në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

    Soylu tha se 69 veta janë duke u trajtuar nëpër spitale, katër nga të cilët në gjendje të rëndë.

    Emri:  C04AB456-DB28-452E-9C22-99CF3EC4F0F2_w610_r1_s.jpg

Shikime: 624

Madhësia:  42.1 KB

    Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

    Kryetari i qytetit, Sahin, e cilësoi incidentin si sulm terrorist. Ai tha se sulmuesi kishte përdorur një armë të rëndë për të qëlluar brutalisht dhe pamëshirshëm mbi kremtuesit.

    Policia turke po mban të rrethuar zonën përreth klubit Reina në lagjen Ortakoy, një zonë në ngushticën e Bosfrorit e njohur për praninë e personave të famshëm dhe të huajve.

    Dëshmitarët thanë se mbi 600 persona ishin brenda klubit gjatë sulmit dhe disa na kremtuesit u hodhën në ujërat e Bosforit për të shpëtuar nga të shtënat. Mediet lokale thanë se një polic dhe një civil u qëlluan jashtë klubit para se sulmuesi të hynte brenda.

    Aziz Ozcan, vëllai i të cilit, Sulejmani punonte në barin e klubit të natës, i tha Zërit të Amerikës në gjuhën turke se ai punonte diku tjetër në kohën kur dëgjoi për sulmin.

    "Babai dhe nëna ime janë të vjetër, ata nuk mund të vinin këtu prandaj erdha unë. Por, nuk di çfarë të bëj. Nuk kemi marrë asnjë informacion...Nuk e di nëse është gjallë apo jo... Po presim", i tha Ozcan shërbimit turk të Zërit të Amerikës.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, shprehu ngushëllime për sulmin dhe udhëzoi ekipin e tij që t'u ofrojë ndihmë autoriteteve turke.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Sshultz tha se "presidenti është informuar nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare për sulmin në Stamboll".

    Ai tha se presidenti Obama, i cili ndodhet për pushime në Hawaii, krahas ngushëllimeve për jetët e pafajshme, ka udhëzuar ekipin e tij që të ofrojë ndihmën e përshtatshme për autoritetet turke. Presidenti Obama ka ritheksuar mbështetjen amerikane për Turqinë, aleaten e NATO-s.

    Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, zëvendësi i zëdhënësit, Mark Toner tha se "sulmet e tilla vetëm sa forcojnë vendosmërinë tonë për të punuar me qeverinë turke për të luftuar të keqen e terrorizimit".

    Masat e sigurisë ishin shtuar në qytetet më të mëdha turke pas sulmeve terroriste të muajve të kaluar.

    Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi të futbollit në Stamboll më herët gjatë dhjetorit, lanë pas vetes 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur.

    Një grup militant kurd kishte marrë mbi vete përgjegjësinë.

    Në qershor, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik, la pas vetes 40 të vrarë në aeroportin Ataturk në Stamboll.

    Burimi: ZeriAmerikes.com

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Sulm në një klub nate në Stamboll

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën se personi i armatosur që sulmoi klubin e natës në Stamboll duke vrarë 39 persona, synonte kaosin në vend, po ai dështoi.

    "Ata po provojnë të shkaktojnë kaos, të dëshpërojnë njerëzit tanë dhe te destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme mbi civilët", tha ai. "Në do të qëndrojmë më kokë të ftohtë si komb, duke qëndruar më të bashkuar dhe nuk do të krijojmë hapësirë për lojëra të tilla të pista", nënvizoi ai.
    Ky eshte po ai president qe bente tregeti me ISISin, qe lejoi Turqine qe te jete baza e furnizimit te terroristeve islamike me mish te fresket rekrutimi, qe "de facto2 ka shnderruar Turqine ne nje diktature??!
    Qesharake...

    Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu dhe Vasip Sahin, kryetar i Stambollit thanë se sulmi në klub është kryer nga një person i armatosur.
    Booooo sa te zgjuar keta politikanet turq mer jahu......si do ta kene kuptuar se ishte i armatosur??!!
    Soylu tha ae autoritetet janë vënë në kërkim të personit të armatosur që hapi zjarr në klubin përplot kremtues të Vitit të Ri.

    Në mesin e viktimave të identifikuara deri tash, 16 janë të huaj, ndërsa pesë janë turq, tha Soylu, duke shtuar se në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

    Soylu tha se 69 veta janë duke u trajtuar nëpër spitale, katër nga të cilët në gjendje të rëndë.
    Aha, sulmi paska qene ndaj te huajve e jo ndaj Turqise dhe popullit turk!! Ta kete kuptuar valle sulltan Erdogani??!
    Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
    Vertet???! Nuk e kane hapur kurre Kuranin keta politikanet e kalif Erdoganit???!
    Kryetari i qytetit, Sahin, e cilësoi incidentin si sulm terrorist. Ai tha se sulmuesi kishte përdorur një armë të rëndë për të qëlluar brutalisht dhe pamëshirshëm mbi kremtuesit.
    Gjithmone e me i zgjuar ky kryetari i Kostandinopolit.......
    Policia turke po mban të rrethuar zonën përreth klubit Reina në lagjen Ortakoy, një zonë në ngushticën e Bosfrorit e njohur për praninë e personave të famshëm dhe të huajve.
    Ruajne kotecin mbasi skilja e ka bashatisur.....epo, te zgjuar keta policat e kalif Erdoganit!!!

    Presidenti amerikan, Barack Obama, shprehu ngushëllime për sulmin dhe udhëzoi ekipin e tij që t'u ofrojë ndihmë autoriteteve turke.
    Aha, kryemyftiu HUssein Obama paska udhezuar te ndihmojne autoritetet turke e jo turistet qe e pesuan ne atentat!!!Epo, edhe ky i zgjuar si kalif Erdogani....
    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Sshultz tha se "presidenti është informuar nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare për sulmin në Stamboll".
    PAsi e moren vesh edhe gjarperinjte e shkretetires se ç'ndodhi ne Stamboll, "ekipi i sigurise kombetare" i Obames, na qenka zgjuar dhe e paska informuar!!!
    Ja se si eshte katandisur Amerika e kryemyftiut Hussein Obama Soetoro.....
    Ai tha se presidenti Obama, i cili ndodhet për pushime në Hawaii, krahas ngushëllimeve për jetët e pafajshme, ka udhëzuar ekipin e tij që të ofrojë ndihmën e përshtatshme për autoritetet turke. Presidenti Obama ka ritheksuar mbështetjen amerikane për Turqinë, aleaten e NATO-s
    E qysh do ta ndihmoje???!Cila eshte ndihma e pershtatshme??! Ajo e arrestimit te te gjithe gazetareve qe kane mbetur dhe vendosja e sheriatit me kushtetute???!
    Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, zëvendësi i zëdhënësit, Mark Toner tha se "sulmet e tilla vetëm sa forcojnë vendosmërinë tonë për të punuar me qeverinë turke për të luftuar të keqen e terrorizimit".
    Cilit terrorizem???! Si do te luftojne "terrorizmin" kur s'kane guximin as t'ia permendin emrin dhe rrenjet???! Apo kane parasysh gazetaret qe shkruajne kunder Erdoganit dhe Obames me "terrorizem"???!
    Masat e sigurisë ishin shtuar në qytetet më të mëdha turke pas sulmeve terroriste të muajve të kaluar.

    Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi të futbollit në Stamboll më herët gjatë dhjetorit, lanë pas vetes 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur.
    Kane shtuar sigurine per te mos qene ne gjendje te ndalojne aktin terrorist islamik ne klubin e nates???
    Aha, kane shtuar massat e sigurise kunder gazetareve dhe kundershtuesve te kalifit......
    Një grup militant kurd kishte marrë mbi vete përgjegjësinë.
    E si gjithmone, fajin e kane kurdet.....edhe kur akti terrorist eshte i stampes islamike te ligjeruar me Kuran....e edhe kur pak rreshta me siper shkruhet se askush nuk e ka marre pergjegjesine per sulmin.....
    Në qershor, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik, la pas vetes 40 të vrarë në aeroportin Ataturk në Stamboll.
    A duhet t'i Shtetit Islamik apo kalifit Erdogan dhe kryemyftiut Obama???!

    Zgjedhjen ua leme dudumave....
    Jarigas

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Sulm në një klub nate në Stamboll

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E si gjithmone, fajin e kane kurdet.....edhe kur akti terrorist eshte i stampes islamike te ligjeruar me Kuran....e edhe kur pak rreshta me
    Jo jo fajet i kishin 'cionistat', cifutet po i bindin myslimanet qe te bejne kasaphane ne jo myslimane dhe asesi feja Islame dhe aq me pak Kurani.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Sulm në një klub nate në Stamboll

    Cionizmi eshte genjeshtra me e madhe po nga klani i fshehte qe le ti quajme cifuta, edhe pse jane Hungareze, natyra te fshehta pa vetedije popullore dhe pshtojne boten me intrigat e tyre. Po si arriti cionizmi hungarez deri ne stamboll? Mbase ne natyren e tyre te perbashket tatare, te denuar per kaq shume vite stepave nga po ky klan, kane mbetur nerva te gjalle por te lodhur qe shperthejne pakenaqesi. Kurse Bibla dhe Kurani(apo Kushtetuta dhe Nenet) Hungarez jane mistere te perjetshme dykuptimore dhe te hapura, meqe nuk kane armiq.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •