Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Emri:  lul-1024x602-612x360.jpg

Shikime: 1989

Madhësia:  33.8 KB

    Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

    Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

    Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

    Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

    Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

    Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

    “Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

    “Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

    Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

    Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

    Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

    Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

    Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon.

    Emri:  Sondazhi-besimi-te-qeveria-600x360.jpg

Shikime: 1913

Madhësia:  23.6 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-12-2016 më 04:20

  2. #2

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Sipas ketij sondazhi i bie qe shqiptaret te cilesojne si te keqen me te vogel qeverisjen e Rames!

    Qesharake! Aq me teper kur i jep kaq hapesire Mero Baze.

    Parlamenti shqiptar eshte ne shumice i drejtuar nga emrat e komanduar nga Edi Rama dhe dihet nga te gjithe se çfare niveli kane ata.

    Ndersa opozita duhej qe t'ja kishte shkurtuar jeten qe para shume kohesh kesaj qeverisje amatore! E pafalshme qe shqiptaret te lihen te keqsundohen nga nje bande qe s'ka asgje te perbashket me nje parti socialiste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2016 më 18:16

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Problemi ne Shqiperi eshte opozita sepse kjo opozite cilisesohet dhe eshte edhe me keq se vet pozita o qeveria. Eshte opozite qe nuk jep dhe nuk ka asnje shprese si alternative.

    Por kjo do ishte diçka qe mbase edhe mundej te pranohej,prsh sikur te ishte nje opozite e perçare por opozita vet eshte kompakte ne kete boshllik njerezish dhe idesh.

    Eshte nje opozite qe nuk proteston dot per asgje; proteston per tenderat i pergjigjen qe kete keni bere dhe ju,proteston per hashashin kur vet kan krijuar e mbrojtur Lazaratin,prteston per Liqenin i pergjigjen qe kete keni bere dhe ju,proteston per plerat o per çdo gje tjeter dhe mer te njejten pergjigje.

    Por edhe kjo do ishte diçka qe mund te pranohej sikur ke nje opozite qe nuk di te protestoj,por kjo opozite po bllokon çdo lloj protestse qe mund te vinte nga shoqeria civile.

    Proteston per drejtesine,por proteston me pretekstin sikur Rama do te kapi drejtesine (nje budallik i pafund),kur kjo drejtesi nuk ka ngritur as edhe nje gisht kunder Rames. Pra eshte nje opozite qe nuk proteston kunder drejtesise qe nuk ngrihet kunder Rames por proteston se ka frike veten. Eshte paradoks,por Rama nuk mundet ta kapi me shume drejtesise sesa e ka kapur. Nuk ka asnje hetim kunder qeverise. Qeveria nderton stadjum e parkim pa leje drejtesia hesht.

    Por edhe kjo do ishte diçka qe mundet te pranohej qe drejtesia hesht karshi qeverise,por ajo qe nuk mundet te pranohet eshte se eshte opozita qe do te mbroje kete heshtje.

    Edhe e vetmja shprese qe mundet te jete vota prap kjo opozite nuk fiton dot zgjedhjet edhe sikur ti besh brenda familjes se Berishes.

    Eshte kjo opozite qe e mban krizen e sistemit. Eshte kjo opozite qe krizen e sistemit nga patologji e ka kthyer ne fiziologji. Si te thuash qe eshte kjo opozite qe bllokon çdo lloj ndryshimi.

    Ne çdo vend te botes nje qeverisje e tille do binte brenda vitit. Vetem ne Shqiperi jo qe nuk bie por eshte shum here me e preferuar se opozita.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Rezultati i sondazhit provon dy gjera:

    1. Ilegjitimitetin ne syte e publikut shqiptar te pushtetareve te sotem - me popullorce "Kjo qeveri na e ka nxirre jeten!"
    2. Pritshmerine e shqiptareve qe zgjidhjen e situates e presin gjithmone nga politika, ne kete rast opozita. - me popullorce "Ore ju demokrate, pse nuk e rrezoni Ramen nga pushteti se po na e nxin jeten?"

    Te dyja keto se bashku, nxjerrin ne pah, se shqiptaret vazhdojne te ngelen nje popull pa njohjen dhe vleresimin e duhur te lirise se tyre si njerez. Liria per shqiptarin eshte ai topi i futbollit me te cilin luajne futboll partite politike dhe ne mendjen e tyre ata nuk e kane te drejten te prekin topin, e jo me te luajne futboll ne fushen e politikes. Nje mentalitet per te ardhur keq, qe i kthen shqiptaret sot nga njerez te lire, ne bujkrober. Liria per shqiptarin sot nuk ka as shenjteri e as vlere. Per shqiptarin e sotem ajo qe ka vlere eshte vetem buka dhe paraja. Paraja zakonisht eshte produkti i punes, por ne rastin e shqiptareve, puna e ndershme eshte tashme ne zhdukje e siper, dhe paraja behet vetem ose duke u vetepunesuar ne industrine e droges: ose si tregtar, ose si prodhues, ose si bujkrob qe punon ne plantacionet e hashashit.

    Sic na meson historia, shqiptaret ishin populli i fundit i bllokut sovjetik te rrezonte komunizmin, e do te vazhdoje te jete populli i fundit qe do te zbuloje vleren, dinjitetin dhe shenjterine e lirise per nje qytetar te lire.

    Teksa shqiptaret shtrengojne dhembet dhe i japin fund jetes se tyre ne menyre tragjike perdite nga stresi i nje jete te paperballueshme, Ilir Meta hedh valle ne Diber kurse kryeministri qe duhet te qeverise vendin e tu japi zgjidhje problemeve te qytetareve, ben ekspozita arti me zhgaravinat e tij ne tavolinen e Kryeministrit.

    Albo

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Qe shqiptaret jane te pakenaqur me opoziten kete e dime dhe nuk perben ndonje lajm sepse ua pame hajrin ne 8 vjecarin e qeverisjes.

    Sa i perket kesaj qeverie, di te them qe shume te rinj largohen nga ky vend pasi jane te pasigurte per te ardhem ne tyre dhe nje nder ata jam edhe une.
    Edhe pse edhe kete mandat qe vjen e ka te mare perseri!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Ate vend e ka mar lumi,por edhe lumi kur te mer te çon ne ndonje vend tjeter. Ate vend e ka mar moçali.

    E ka bllokuar kriza.Kriza eshte bere nevoje jetike per ate sistem,çdo ndryshim behet qe te mos dilet nga kriza.
    Cdo reforme,çdo rotacion ka si qellim krizen. Eshte kthyer kriza ne diktature,ku nuk ka asnje mundesi qe te dilet.Dilet nga nje krize per tu futur ne nje krize tjeter.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Nuk eshte krize asgje ne Shqiperi, por problem eshte se ju nuk ia doni te miren vetes dhe nuk deshironi te ndertoni shtet. Pra ne rend te pare politikanet dhe populli qe pa menduar i voton ata politikane. Me Edi Ramen keni pak suksese, po te vazhdonit me Saliun Shqiperia do te behej nje fshat i madh dhe do ta merrte emrin Lazarat. Kur te kryhet reforma ne drejtesi Shqiperia fillon te ece perpara, se sa shpejt do ta beje kete ecje perpara varet perseri nga ju, (nga njerezit qe jane ne pozita). Rama nuk eshte fajtor se ka ngecje por fajtor eshte PD-ja. Ku ki pa more partia e nje shteti me i qu leter BE-se qe te mos hapen negociatat per vendin e tyre?!?!?!?! Kjo eshte me e rende se vetvrasja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Si mer nuk eshte ne krize Shqiperia ! Ne Shqiperi jane ne krize 1) Shteti. 2) Parlamenti. 3) Drejtesia. 4) Rendi. 5) Sistemi politik,vota. 6) Ekonomia-shkolla-mjeksia-kultura- etj etj ...Vet popullsia eshte ne krize,per shkak te emigracionit, çdo vit ai popull zvogelohet si numer banuesish. Po te heqesh tenderat dhe hashashin çdo gje tjeter eshte ne krize. Edhe gjerat e tjera si pasoje,mosdashja e vetes,mosndertimi i shtetit,votimi-sistemi etj jane pjese e kesaj krize.

    Edi Rama shkaterroi nje qytet te tere.Ne nje shtet tjeter edhe budist do ta kishin varur perball permendores se Skenderbeut.

    Reforma ne drejtesi do ta keqesoje edhe me shume politiken e atij vendi,kush mendon e pohon te kunderten eshte ne krize inteligjence.

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si mer nuk eshte ne krize Shqiperia ! Ne Shqiperi jane ne krize 1) Shteti. 2) Parlamenti. 3) Drejtesia. 4) Rendi. 5) Sistemi politik,vota. 6) Ekonomia-shkolla-mjeksia-kultura- etj etj ...Vet popullsia eshte ne krize,per shkak te emigracionit, çdo vit ai popull zvogelohet si numer banuesish. Po te heqesh tenderat dhe hashashin çdo gje tjeter eshte ne krize. Edhe gjerat e tjera si pasoje,mosdashja e vetes,mosndertimi i shtetit,votimi-sistemi etj jane pjese e kesaj krize.

    Edi Rama shkaterroi nje qytet te tere.Ne nje shtet tjeter edhe budist do ta kishin varur perball permendores se Skenderbeut.

    Reforma ne drejtesi do ta keqesoje edhe me shume politiken e atij vendi,kush mendon e pohon te kunderten eshte ne krize inteligjence.
    Duhet te jemi te kenaqur nese reformohet sistemi dhe anetaresohet ne BE kah 2022-2023 me se largu ne 2025. Sistemi i drejtesise nuk funksionon ne Shqiperi ndersa ne Kosove eshte edhe me keq.
    BE-ja po e kerkon qe te kryhet reforma ne drejtesi, d.m.th. kjo reforme vetem po e bejka situaten ne Shqiperi edhe me keq?! Kjo qe po thua ti qenka e cuditshme kur dihet se BE-ja dhe sidomos shtetet qe na duan te miren si Gjermania po na dojkan te keqen dhe menyra se si t'i behet keq Shqiperise qenka duke e bindur Shqiperine qe ta kryeje reformen ne drejtesi?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 02-01-2017 më 05:07

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Duhet te jemi te kenaqur nese reformohet sistemi dhe anetaresohet ne BE kah 2022-2023 me se largu ne 2025. Sistemi i drejtesise nuk funksionon ne Shqiperi ndersa ne Kosove eshte edhe me keq.
    BE-ja po e kerkon qe te kryhet reforma ne drejtesi, d.m.th. kjo reforme vetem po e bejka situaten ne Shqiperi edhe me keq?! Kjo qe po thua ti qenka e cuditshme kur dihet se BE-ja dhe sidomos shtetet qe na duan te miren si Gjermania po na dojkan te keqen dhe menyra se si t'i behet keq Shqiperise qenka duke e bindur Shqiperine qe ta kryeje reformen ne drejtesi?!

    Vetem idea qe nje reforme duhet ta kerkojne te huajt tregon qe ne ate popull ka "diçka" qe nuk shkon,dhe nuk eshte problem kulturor eshte problem inteligjence.

    Te jemi kaq te trash si popull qe te shpresojme se nje reforme drejtesie duhet ta kerkojne dhe garantojne te huajt ! Por pa ndryshuar asgje,dmth qe ti zgjedh dhe paguan nje klase politike qe nuk mundet ta vlersosh per asgje sepse çdo shprese dhe veprim varet nga te huajt. Si deshtoi por edhe pati sukses reforma prap pergjegjsia bie mbi te huajt.
    Edhe ne Kosove mungesa e popullit "normal" ben qe drejtesia te mos funksionoje dhe te mos kete asnje pergjegjes.Pra po krijojme nje popull qe nuk di te kerkoje politikes as minimumin e pergjegjsise qe sjell vota dhe demokracia.

    Ne çdo vend te botes politika ecen me program; "do bejme reformen e drejtesise ne vitin X,do ta antaresojme Shtetin ne vitin X,do ti jap vizat popullit ne vitin X etj etj ",ne qofte se nuk e bej kete premtim programi;jap doreheqjen, qe te vij dikush tjeter qe mbase eshte me i zoti.

    Problemi i reformes ne drejtesi qendron se do ta bejne po ata qe jane fajtor per drejtesine (perfshi dhe te huajt). Pra si princip,si moral eshte nje reforme e gabuar sepse nuk kerkon pergjegjsin e askujt si per te shkuaren ashtu edhe per te ardhmen,duke ditur qe gjykatesit o prokuroret dikush i ka zgjedhur....

    Nga te huajt mund te kerkosh gjithçka por ate qe nuk mundet kurre ta garantojne eshte inteligjenca e popullit dhe deri diten qe ne nuk pranojme se jemi te pazot,te paditur,te papergjegjshmem,te pa ... ,nuk ka reforme qe mundet te sjelli edhe nje minimum progresi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 02-01-2017 më 10:18

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Shqiperia nuk ka opozite por ajo fryme vet-destruktive duket sikur kerkon te linde opozitare si ne gjithe boten, ku marrin nje ceshtje B(ceshtjet A jane lene menjane meqe ishin debate pa fryte) dhe i bejne oponence serioze.

  12. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Është gjë e mirë apo e keqe..? ��
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Është gjë e mirë apo e keqe..? ��
    Cka po na vet neve ti i di krejt...

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Shqiperia nuk ka opozite ende dhe ata qe bejne opoziten jane si puna e atyre tifozeve gjaknxehte qe nuk e bejne dot ekipin kundershtar me thirrje dhe pretendime, edhe pse ata u zgjodhen nga rojet e stadiumit pasi ata vrane ish opoziten apo armiqte e enverit kapitenit te partizanit qe pretendonte se ishte komunist.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

    Vendi i nastrdinave. Bejn veting pronat e polikanve spreken.
    Sorrosi eshte ber si tutor e babe e edit, e ish berishes, dhe takohet dhe me lulit. Nga cdo premitm i dhene asgje seshte bere .
    Asnje sngrihet gjitkto vite qe nga 90 vidh vidh ju vodhen ik sala erdh ky faranoi, droge gjithandej ,sorros eshte be si shpise , borxhe me imf, ekonomi per dhjam te qenit, imgracjoni pa fund, korrupsjoni pa fund, tani dune ta ndajn pushtetin.
    Tamam vend nastradinash ngrihet dhe vendet e fundit ne evrope si rumania per korrupsjon minimal, shqiptaret vashdojn merren politiken e klube ne nje vend ku korrupsjoni eshte pa fund dhe duke pat rrogat mesatare 250 $ me tulta ne evrope me cmimmet me te larta per kositin e jeteses dhe trecereku i tifozave jane pa pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 12-06-2017 më 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •