Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Bashkia Tiranë po miraton me arrogancë dhe antiligjërisht masterplanin e klientit të Kryeministrit

    Emri:  IMG_7333.jpg

Shikime: 290

Madhësia:  54.1 KB

    Para pak ditësh, Bashkia Tiranë njoftoi papritur dhe në shkelje të ligjit, dëgjesat publike për masterplanin e Tiranës, pa respektuar as afatin e njoftimit dhe pa bërë fare publik masterplanin për të cilin publiku duhet të japë mendime.

    Dëgjesa e parë publike për specifikimet teknike u mbajt dje në Hotel Plaza. Ndërsa nesër më 26 dhjetor në orën 11:00, ditë zyrtare pushimi, Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të organizojë një dëgjesë publike për masterplanin në Sallën UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar dhe mbasdite me qytetarët.

    Në mënyrë të qëllimshme dhe në shkelje të ligjit shkresa nga Kryesia e Këshillit u ka shkuar këshilltarëve bashkiakë ditën e shtunë, që do të thotë që këshilltarët nuk do të kenë asnjë ditë pune për t’u përgatitur për dëgjesën.

    Ndërkohë që në mënyrë tallëse dhe përçmuese këshilltarëve nuk u është dërguar asnjë kopje e masterplanit, që do të thotë se ata ftohen të japin mendime dhe diskutojnë për një plan që nuk e kanë parë. Informimi paraprak i qytetarëve as që bëhet fjalë.

    Emri:  IMG_7334.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  55.7 KB
    Njoftimi i degjesave publike. Facebook

    Në njoftimin e Bashkisë Tiranë thuhet se masterplani do të votohet në Këshillin Bashkiak më 29 dhjetor 2016, së bashku me buxhetin e vitit 2017.

    Sipas ligjit të dëgjesave publike, bashkia duhet të organizojë të paktën dy dëgjesa publike të mëdha në nivel bashkie dhe t’i njoftojë ato, së bashku me dokumentat e projektit të cilat duhet të diskutohen, një muaj përpara se ato të miratohen.

    As faqja “transparenca” e bashkisë (e cila ironkisht përfshin edhe ligjin i cili nuk po zbatohet), as regjistri i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) nuk kanë bërë publike asnjë njoftim rreth dëgjesave publike, të cilat mbahen me qëllimin për të diskututar planin e përgjithshëm vendor të Tiranës, i hartuar në kuadër të reformës territoriale.

    Në faqen zyrtare dhe në Facebook të TR030, të cilat u njoftuan si platforma kryesore të shkëmbimit të informacionit me publikun, nuk paraqitet asnjë aktivitet deri më tani. Faqja zyrtare është ende duke u ndërtuar, ndërsa postimi i fundit në Facebook daton më 1 tetor.

    Prej fillimit, masterplani i Tiranës nën mbështetjen e të pamposhturit, arkitektit dhe politikanit italian Stefano Boeri, ka qenë mbuluar në dyshime për korrupsion e klientelizëm dhe keqmenaxhim.

    Tani duket se Bashkia Tiranë do të kalojë produktin e studios së tij dhe të UNILAB-it gjatë periudhës së festave, pavarësisht nga fakti se gjithcka po bëhet në shkelje të ligjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-12-2016 më 13:29
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2

    Për: Bashkia Tiranë po miraton me arrogancë dhe antiligjërisht masterplanin e klientit të Kryeminist


  3. #3

    Për: Bashkia Tiranë po miraton me arrogancë dhe antiligjërisht masterplanin e klientit të Kryeminist


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •