Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Një tjetër deputet i dënuar për trafik në Itali, pritet t’i hiqet mandati

    Emri:  IMG_7320.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  30.7 KB

    Brenda pak ditëve pritet që një tjetër deputeti të mazhorancës t’i hiqet mandati, pasi në formularët e dekriminalizimit nuk ka bërë publik një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90.

    Bëhet fjalë për deputetin e LSI-së në Vlorë, Shkëlqim Selami, i cili është i dënuar në Brindizi.

    Sipas një dokumenti, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.

    E pikërisht këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994 ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e ka bërë publike, por ky është vetëm fillimi i këtij skandali.

    Këto dokumente mësohet se janë në dorën e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka përdorur si formë presioni ndaj deputetit Shkëlqim Selami gjatë muajit korrik, kur Rama kishte frikë së Ilir Meta ishte duke mbledhur vota për ta rrëzuar qeverinë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një tjetër deputet i dënuar për trafik në Itali, pritet t’i hiqet mandati

    Edi Rama bëhet mik me Shkëlqim Selamin e Vlorës

    Dobësia që ka për të fortët e ka vënë disa herë në vështirësi Edi Ramën, por dëshira për t’u rrethuar nga njerëzit që përfliten për krime ka mbetur e njëjtë.

    Mjafti dalja e lajmit se Shkëlqim Selami, dyshohet se ka qenë trafikant qëniesh njerezore dhe menjëherë Rama është kujdesur ta ketë përkrah rrugëve të Vlorës. Në këto 3 vjet, Rama me Shkëlqim Selamin nuk ishin parë bashkë. Jo pa qëllim, kryeministri ka shpërndarë në Facebook fotot me deputetin që tani ka një reputacion të dyshimtë, duke reklamuar afërsinë me të, pavarësisht të kaluarës së tij të dyshimtë.
    Emri:  IMG_7321.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  36.6 KB

    Prokuroria ndërkohë ka dërguar një shkresë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku pretendonte “se pas bërjes publike të formularit të vetëdeklarimit të deputetit Shkëlqim Selami rezulton se ka mospërputhje informacioni sa i përket të dhënave të paraqitura në formular nga subjekti deklarues”

    Ndërkohë dyshohet që deputeti Selami të ketë fshehur një dënim në Itali në fillim të viteve 90, për trafik te qenieve njerëzore.

    Shkëlqim Selami rezulton të jetë zyrtarisht deputet i LSI-së, megjithëse prej kohësh është më pranë strukturave të PS së Vlorës. Përtej kësaj, ajo që bie në sy është filozofia e Edi Ramës, se i rrethuar nga të fortët është më i sigurtë politikisht dhe jo vetëm.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një tjetër deputet i dënuar për trafik në Itali, pritet t’i hiqet mandati

    Deputeti Selami në prokurori: Nuk deklaroi një dënim në Itali?

    Emri:  IMG_7322.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  34.2 KB

    Deputeti i mazhorancës, Shkëlqim Selami, është paraqitur në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Përgjithshme. Organi i akuzës ka nisur një hetim ndaj tij, për fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, një detyrim i ligjit për dekriminalizimin. Sipas prokurorisë, Selami Dyshohet se nuk ka deklaruar një dënim në Itali. Por deputeti ka mohuar që të ketë qenë i dënuar në shtetin fqinj. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •